Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


16
07.2006

Sahati i Inglizit dhe intrigat qe mbart ai nder vite...”

:::ShkoderZemer
Sahati i Inglizit dhe intrigat qe mbart ai nder vite...”


Petrika GROSI

“Para disa koheve kam lexuar shkrimin shume interesant te zotit Kolec Traboinit nga Bostoni, “Sahati i inglizit, Shkoder” – Ish-Muzeu Historik i qytetit te Shkodres. Zoti Traboini ka bere nje pershkrim te bukur te historise se sahati te vendosur ne kullen me te njejtin emer. Shkurt, ndertesen e kishte pas ble lordi anglez Paget, i ardhur ne Shkoder andej nga fundi i shekullit XIX, ku nder qellime te tjera ka pasur edhe perhapjen e protestantizmit. Kete rezidence te veten lordi e kishte rindertuar me stilin mesjetar duke pasur parasysh funksionin e saj te ardhshem si kishe protestante, duke ndertuar edhe nje kulle apostafat per kambanat. Mbasi per arsye te ndryshme nuk ia arriti qellimit, ai pruri prej Anglie nje sahat me tri fusha dhe e vuri ne kullen e vet. Kjo ndertese mandej kaloi dore ne dore te pronaret e fundit, vellezerit Salih Mehmeti. Ne kohen e komunizmit ndertesa, oborri dhe kulla se bashku me sahatin iu shtetezuan vellezerve Mehmeti. Ndertesa u kthye ne Muze Historik te qytetit, ndersa kulla me sahat iu kalua zjarrfikesve. Ma vone sahati u hoq per t’u vendosur ndoshta ne Tirane- si shume objekte te tjera… Kjo ishte shkurt çka shkruante zoti Traboini. Duke kene se kjo ndertese ishte ne qender te qytetit, duke kene se ne oborrin rreth e perqark ka pasur shume objekte muzeale terheqese pllakash guri, kolona guri e qypa dheu, duke qene se kulla kishte nje pamje te bukur te nje ndertimi origjinal mesjetar, “Sahati i Inglizit” ka qene vend pikepjekje per shume te rinj e te reja dhe gjithfare moshash. Aty shkonin studentet shoke e shoqe dhe familjet me femije per me be fotografi. Kur linim pikepjekje, kishim si per “verifikim” “Sahatin”, qe nuk te linte te gaboje me tri fushat e tij si “Tri sy te bukur” dhe me ding-donget e oreve. Ishim mesuar te gjithe me ate sahat. Ishte pjese e jetes sone ne kete qytet ai sahat, edhe pse nuk ishte i asnjerit prej nesh. Por ç’ndodhi?! Me kujtohet si nje tash kur ne nje dite “te bukur”, dhe kesoj ditesh te bukura kemi pas boll, erdh ne Shkoder Enveri… E pa Sahatin Enveri, dhe tha: Sa i bukur ky sahat!!! …Si u mor vesh me vone gojazi, “na” doli nje vendim i Kom Ekz. te Shkodres: Shkodra ia dhuron Sahatin e vet te Inglizit qytetit te vendlindjes se shokut Enver - Gjirokastres.- Dhe Sahatin brenda pak koheve e çmontuan…Ra komunizmi, qofte harruar! Vazhdon postkomunizmi tash 15 vjet. Iu kthye prape pronareve shtepia me gjithe “Kullen e Inglizit”, POR kulla ka mbetur prape qorre, pa ato “Tre sy te bukur” te Sahatit te vet. S’mund ta shoh ate Sahat pa Sahat!!!! Provojeni nje here, me ia dergu atyre ne Gjirokaster nje fjale, se ndoshta e vene doren ne zemer dhe u mbushet mendja me ua kthye Sahatin jo vetem te zoteve legjitime, qe jane vellezerit Salih Mehmeti, por edhe te gjithe qytetit. Ne ne Shkoder themi: Kthehet gjeja tek i zoti…
(Paul Tedeschini – derguar ne -email-)


Nga Shkodra
Petrika GROSI

Ashtu siç i premtuam z. Tedeschini, kur i botuam letren disa dite me pare, ne u interesuam per Sahatin e Inglizit. Shkuam dje ne Muzeun Historik te Shkodres ku kerkuam te dhena me te hollesishme mbi Sahatit e Inglizit dhe me ndihmen e punonjesve qe u treguan mjaft dashamires ndaj nesh, arritem me ne fund qe neper arkivat e shumta, te gjenim disa faqe doreshkrim nga studiuesi Hamdi Bushati, i cili i kishte shkruar kur ishte ende gjalle per Sahatin dhe Kullen e Inglizit. Interesant eshte fakti se Sahati i Inglizit dhe ndertesa e lordit Paget lidhen me nje sere historish te dokumentuara duke nisur qe nga me te zakonshmet, deri tek te çuditshmet, interesante, e hera-heres te tilla, qe te ngjallin ndonje buzeqeshje apo te krijojne rrudha mbi balle gjate leximit. Por le te mos zgjatemi me tej. Ja tek eshte doreshkrimi sipas origjinalit qe mundem te fotokopjonim nga arkivat e Muzeut te Shkodres. Ndersa per sa i perket vendndodhjes se Sahatit te Inglizit nga qytetaret e Shkodres na u tha se duhet te jete ne Gjirokaster, ashtu sikurse shprehej edhe Paul Tedeschini ne letren e tij, por degjuam dhe disa zera, sipas te cileve sahati mund te kete perfundar ne Elbasan. Ky nuk eshte sahati i pare qe i iken ketij qyteti. Ka pasur dhe disa sahate te tjere siç tregojne banoret e vjeter neper kisha e xhamia, te cilat jane çmontuar dhe jane nisur neper qytete te tjera gjate kohes se monizmit. Ndertesa e Lordit Paget vitet e fundit ishte muze, kurse tani eshte shnderruar ne nje lokal, ku pas tij duket kulla e heshtur me shenjat e Sahatit te Inglizit ne tre faqe te saj. Per me teper ne lidhje me gjendjen aktuale te sahatit te Inglizit dhe vendndodhjen e tij, gazeta “Shekulli” do ta vijoje kete teme ditet e ardhshme duke e ndjekur çeshtjen deri ne Gjirokaster, apo edhe me thelle, ku presupozohet te ndodhet sahati i vjeter. Gjithashtu çdo lexues qe ka dijeni per kete teme mund te na shkruaje ne adresat e Kontakt



Sahati i Inglizit (Hamdi Bushati – Dhene per “Kontakt” nga arkivat e Muzeut te Shkodres)

“Shtepia bashke me kuminaren e sahatit asht e ndertueme me fondet e te quajtunit Lord Paget, nenshtetas ingliz i ardhun ne Shkoder rreth çerekut te fundit te shek.XIX. Kjo banese ku sot asht Muzeu Popullor ndodhet me njene faqate ne rrugen Muhamet Gjollesha e tjetren e ka ne rrugen e theatrit Migjeni. Kjo shtepi ne vet vedi asht nje monument historik. Sahati i Inglizit siç i thote populli qe prej s’largu nalt i terhjek vrejtjen çdo vrojtuesi i cili deshiron te dije pak a shume historikun e kesaj ndertese qe te kujton shatote e vjetra te feudaleve;
Po ta marrim qe ne fillim, vendi ku asht ndertue ajo shtepi para 100 vjeteve ishte keneta ku gjuheshin rosa. Pjesa mbarpa, qe mandej asht ba pjese integrale e shtepise se inglizit ishte prone e te quajtunit Abdullahag Domnorit. Me kohe qeveria turke shtepine e Domnoreve e çpronesoj tue mbajte ne dispozicion te vetin. Me qene se n’ato kohna ne Mal te Zi kishte divergjenca politike prandaj kundreshtaret ndiqeshin nga kjaze Nikolla i Malit te Zi, keshtuqi nji i njoftun malazian nga fisi i Mercariçeve arratiset nga Mali i Zi dhe vjen e strehohet ne Shkoder. Qeveria Turke per ta ndihmue kete e stabilon ne shtepine e Domnoreve. Qe qeveria thame e kishte çpronsue apo ia shiten ketij malazianit direkt nuk dihet mire. Mercariçasi kishte krushqi me Filip Beroviqin i cili ishte ne keshillin administrativ. Filipi iu lut Valise qe ky te ndermjetesohej prane kjaze Nikolle te Malit te Zi per ta fale Mercariçasin. Mbas demarsheve te Valise malzianit i erdhi falja. Ky porsa e mori vesht faljen e tij me gjithse ne ate kohe ishte tue ngrane me familjen e tij, shpejt u çue prej sofret, nga gezimi, dhe u pregatit per t’u nise nga Shkodra. Mirepo, ky thuhet se la dy djelm te cilet u arratisen kunder qeverise turke dhe u bashkuen me disa komita qe endeshin neper male per krimet e tyne qe kishin ba. Njeni nga ata te cilit nuk kemi mund te ia gjejme emnim mbet i vram ne Nenshate te Zadrimes, tjetri i quajtun Mus Nilia i bashkuem me nje shqipetar mbet i vrame ne Bardhej. Kete shtepi qe banoi Mercariçani, pjesen perpara e bleu Lordi Ingliz Paget, kurse pjesen mbrapa turku ia fali te quejtunit Bozho Mikanoviq e ma vone pasardhesit e tij moren perseri emnin e vjeter Kadiq-J.B.

*****
Qeveria turke ia fali Bozho Kadiqit shtepine per favore politike sepse i vllaj tij Todor Kadiqi kishte vra knjaze Danilo Petroviqin ne Kotor ku kishte shkue per te ba banje, ne vitin 1860. Bozho Mikashi (Kadiq) i favorizuem nga qeveria turke perkrahte gjithnje politiken turke dhe i sherbente turqve; ne Luften e Tivarit te vitit 1876 ai qe kallauz (udherrefyes) i turqve dhe u vra atje. Turqit e sollen trupin e tij te vdekun ne Shkoder. Per meritat e tija e shoqja e Bozhos ka pase pension nga qeveria turke. Bozhoja la Togon dhe vllaznit. Ky ia shiti shtepine te quajtunit Jakup Dervishoviq. Pushteti Popullor kete shtepi ia aneksoj asaj t’inglizit per Muzeumin Popullor.
Lordi Paget mbasi bleu shtepine planifikoi rindertimin e nje shtepie ne stilin e nje shatoje sikurse shihet edhe sot. Simbas hulumtimeve tona Lordi Paget nuk qendronte vazhdimisht ne Shkoder. Ai me teper vinte ketu ne stinen e dimnit, ishte i dhanun mbas gjuetijet. Me shume borgjez shkodrane, mysliman e katolik kishte te njoftun e miqesie Lordi persa qindronte ne Shkoder, ushtronte edhe tregtine e antikiteteve. Populli tue mos dije t’i çmonte vleftjen e plaçkave antike, siç ishin sidomos ikonat e vjetra qe zotnojshin disa familje katolikesh, vepra artistike ato qe ai iu dinte çmimin, gjithashtu ai blente arme te parve tone e veshmathje te kohnave te vjetra qe familjet shkodrane i kishin trashigue nga gjysha e stergjysha te tyne. Lordi mbante dy atllare (kuaj) te bukur te sjellun nga jashte. Per perdorimin e tyre kishte dy stalier, njeni quhej Gjergji i Ndue Lekes, e tjetri Gjoka .... Shtepine e Pagetit e ruante i quajtuni Pjetri i Çise. Ne mungese te Lordit ne Shkoder, shtepia mbikqyrej prej xavenes konsulit ingliz Kol Sumes….

******
Shtepia e naltpermendum mbet vetem banese e tij. Ai perveç asaj shtepie kishte nje prone te gjane qe zgjatej deri ne qoshe te rruges se Mapos s’industriale. Shtepia qesot asht klubi i puntorve ishte ndertese e lordit Paget. Ne kohet e fundit konsujt frances aty kane pase konsulaten dhe banimin e tyne. Lordi Paget ne kohen e Luftes se Pare Boterore kur serb te ndjekun nga gjerman po kalojshin nga qyteti i jone, atehere pati raste te vine edhe nje here ne Shkoder bashke me gjeneral Filipsin, ish guvernator i Shkodres ne periudhen e internacionalit te ketij vendi ne vitin 1913. Lordi Paget thohet se shtepine e tij ia kushtoi nje organizatorit, oficer ingliz, te regjimit te Zogut. Ai e shiti firmes tregtare, vll. Salih Mehmet per 3600 napoliona ar te dy shtepiat bashke me hinterlandin e tyne qe ne vitin 1930. Shtepia e aristokratit ingliz ne pikpamje konstruktive formohet prej 15-16 dhomash te vogla e te mdha. Nje nga keto asht ndertue krejt ne stil oriental te modelit turko-shkodrane me tavan te gdhenun me dalte, me trapazan e te ndame te tjera te tipit te shtepiave te mdha borgjeze. Para se te hapej rruga e theatrit Migjeni kishte deren e oborrit, dy kapakesh drrase te sjellun nga jashte, te daltuem ne t’a ishte stema inglize. Mbi kete porte qemerlie naltohej nje pyrg i bukur shume artistik me dy dhomat e rojes pranash te ndertuem krejt me mur te latuem nga mjeshtrat shqipetar. Kjo dere kompleksive ishte pjesa e jashtme ma e bukra qe i binte ne sy çdo vrojtori. Kapaket antike te portes se permendun nuk dihet se ku mbaruen ne vend qe te ruheshin e muzeumin popullor!? Siç kemi thane ma siper, ngjitas me ndertesen asht kulla e sahatit; edhe kjo prej gurve te latuem e zbukurueme siper me bedena gursh te gedhenun. Ketu ishte i stabiluem nje sahat i madh me tri fusha qe dallohej qysh larg dhe n’oret e caktueme degjohej kumbona e tij tinglluese. Edhe sot duken shejat e bashke me ndoj agrep te vjetruem t’asaj ore. Kjo kumunare tani perdoret si observator zjarri sepse prej aty duket krejt qyteti. Me qene se ky sahat shpesh here nuk ngrehej nga kujdestaret, nje bejtexhi qiti keto bejta: “Kepucaxhija ne maje te bizit/ Te pusi i Salih Ages/ Çpo punon sahati‘ Inglizit/ Porsi mullini‘ Hajdarages”.



Historia e nuses se stallierit kapadai te “Inglizit”

Ne mes te ketij historiku po tregojm nje ndodhje kapadailleku te sezit Gjergj Ndue Leka te sipershenuem. Gjergji mbahej kapadai, shitej per burr trim e madje dikush ia kishte frigen. Me qene se n’ate kohe duet thane nga viti 1870-80 edhe varezat katolike rrijshin te mbylluna sikur te myslimanve; mirepo Gjergji nje dite e vegon te motren e Kol Doçit dhe i pelqen shume, vendos ta marre per gru e i dergon fjale familjes se vajzes tue iau kerkue me kambengulje kurse prindt e refuzojshin kategorikisht fejesen e vajzes se tyne per nje sherbyes qe nuk perkonte me rangun e tyne familjar. Ma ne fund Gjergji iu kercnohet me ahmarrje gjakut sepse e konsideron te fyeme mospranimin e njaj fejese. Prind e shkrete tue pase frige se Gjergji po iu vret djalin e vetem qe kishin u detyruene te sakrifikojne vajzen e tyne dhe te bajne krushqi me nje te padishruem. Kjo ngjarje nuk asht nje fenomen i jashtzakonshem te saj periudhe veç te jep me kuptue sjelljen e kapadaive qe kishin kundrejt esnafeve te cilet nuk ishin te zotet te mbrojne vedin as nuk kishin mbrojtjen e te tretit….

“Inglizi” ktheu ne protestant vetem…1 shkodran

Ardha e tij ne vendin tone si vilagjator duke se ishte i ngarkuem me misione politike-fetare derisa ne shtepine qe ndertoi, sallonin e madh siç asht sot i ndertuem ne stilin oriental; me tavan te daltuem, me trapazan, etj e pregatiti per nje salon faltorje ne gjasim te kishave apo kapelave protestane. Gjithashtu dhe kumunarja (kulla) e sahatit njekohesisht do te sherbente per te rrahe kumbonen n’orarin e liturgjise. Me nje fjale Lordi Paget kishte marre iniciativen per themelimin e nje kishe anglikane ne Shkoder. Ai mbasi e ndertoi shtepine edhe nje pjese te saj e bani adapte per faltore, nisi te propogandoje per te terhjeke besnik per protestantizem; keshtu tue pague nga tre napoliona ne muej disa avanturjerve te cilet ne lakmi te te hollave filluene te grumbullohen prane lordit ingliz i cili iu ndante edhe disa libreca te ritit protestan. Nje i quejtun Ndrek Protestani ka qene gjalle deri vone; ishte nje nga ata qe kishte frekuentue predikimet e lordit misionar. Mirepo, kjo pune nuk vazhdoi shume sepse renegatet u paksuene e m’ane tjeter protestimet e klerit katolik dhe te konsulit austriak si mbrojtes i katolikeve te Shqiperise bani qe te deshtonte misioni i lordit Paget….





16/07/2006

[Submitted by ShkodraOnline]
Komenti 3printer friendly
Comments
Sahati i Inglizit dhe intrigat qe mbart ai nder vite...', Anonymous 31 Aug : 12:46 Reply to this

Plot gabime ortografike e fjale te huja. Si mos me kene Shkodran autoret e ketij artikulli. Mos guxoni te shkruni ma as ne Shkodranshe as ne gjuhe Letrare nese e keni nder mend me ba gabime. Marre e turp.
Sahati i Inglizit dhe intrigat qe mbart ai nder vite...', Petrika Grosi 11 Sep : 14:33 Reply to this

Zoterise anonim qe na kritikon per gabime ortografike ... i them dicka si autor i artikullit... Shkrimi eshte autentik si ne dosjen e vet autorit... pra do te ishte vertete komike, nese ky zoteri pretendon se nje nder studjuesit me te shquar shkodrane te kesaj fushe, ska dit me shkrujt ne dialektin e tij... gjithe te mirat dhe respekte P.GROSI
Sahati i Inglizit dhe intrigat qe mbart ai nder vite...', Anonymous 13 Sep : 14:34 Reply to this

A mund ta di pse komentet e mia fshihen ne menyre te perseritur??? Zoteria anonim qe na kritikoka per shkrim me gabime nuk e di se cfare quan gabime... Ah mania e tmerrshme e shqiptarit per tu bere si i zgjuar dhe kritik kudo... Mor' zoteri i dashur, une qe po shkruaj jam autori i atij artikulli, P.Grosi. dhe ju siguroj se hiq anen gazetareske dhe redaksionale atje ku ka nderhyrje gjithe pjesa tjeter e lene ne dialekt, eshte autentike sipas dokumentacionit qe na u vu ne dispozicion nga muzeu i Shkodres... Beni kujdes kur jepni opinione dhe beni mire te jeni me te ndergjegjshem dhe me pergjegjesi per aktet dhe fjalet qe leshoni, nese doni qe ky vend te eci para... Pasi qe ne kete pike nis carja dhe thejllohet deri atje ku arrin paradoksi...

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2034 sec, 0.0621 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,272kB