Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


18
07.2006

Phannenstiel, nje gjerman per porten e Vllaznise

:::ShkoderZemer

Monday, 17 July 2006
Karriera e tij eshte shume e pasur. Kemi te bejme me nje portier me nje stazh te gjate ne fushat e futbollit dhe qe prej dites se djeshme ai eshte bashkuar me Vllaznine ne stervitje dhe me shume mundesi mund te jete ruajtesi i ardshem i portes shkodrane. Behet fjale per Lutz Phannenstiel, i datelindjes 12.5.1973 qe fillimet e karrieres se tij i ka ne sezonin 1988-89 teksa eshte pjestar i ekipit te dyte te Bajernit te Mynihut. Me pas kalon tek FC Kotzing per te vazhduar me vone ne Finlande me ekipin e Tamperes. Vazhdon shtegtimin e tij ne Angli me te njohurit e Notingem Forest per te kaluar serish ne Finlande tek FC Haka. Luan edhe per Bradford City dhe me vone eshte ne Norvegji ne rradhet e ekipit Sk Baerum. Kohet e fundit ka luajtur edhe ne Zelanden e Re sebashku me shkodranin Kotrri ne rradhet e Otago United. Pikerisht njohja me Kotrrin, futbollistin dhe zevendestrajenrin aktual te Vllaznise e ka sjelle Phannenstiel ne Shkoder. Nga ana tjeter, vete portieri 33 vjeçar eshte shprehur se nje nga arsyet qe e kane bere ate te vije tek kjo skuader eshte edhe te qenit ne krye te saj te nje trajneri-bashkekombas i tij. “Kam ardhur nisur nga fakti se çdo njeri ka nevoje te shijoje nje pervoje te re.

Njohja me Uliks Kotrrin, ma ka shtuar deshiren qe nje dite te isha ketu dhe ja ku jam tani. Me Uliksin kemi qene sebashku edhe tek Energie Cottbus por se fundi edhe ne Zelanden e Re. prandaj sa me tha nese do deshiroja te vija tek Vllaznia, pranova menjehere”-ka thene dje pasdite para seances se pare stervitore me kuqeblute portieri gjerman Phannenstiel. Nuk perjashtohet mundesia qe ai te firmose menjehere per kuqeblute ngaqe shifrat financiare te kontrates nuk duhet te jene problem perderisa ai ka ardhur ne Shkoder. Nje gje e tille mund te kete perfunduar edhe mbreme vone por me shume gjasa do kryhet sot. Qe do te thote se shkodranet e kane gjetur edhe “gardianin” e portes qe kane kerkuar. “Kam ardhur per te qendruar ketu dhe jo per t’u provuar. Bisedimet thuasje i kemi mbyllur me presidentin dhe pritet vetem te firmosim kontraten. Nje gje e tille do te realizohet edhe sonte (mbreme) ne darke ose neser. Megjithate e rendesishme eshte qe une tashme e quaj veten pjese te Vllaznise”-ka shtuar me tej portieri me shume pervoje gjerman qe kesisoj kerkon te nise nje aventure te re, mbase te fundit ne karrieren e tij sportive. Sebashku me Grimen dhe Bishanin, porta e kuqebluve duket e garantuar tashme. Por nderkohe duke filluar ta quaje veten pjese te skuadres tashme, portieri qe ka luajtur ne disa vende te botes, thote edhe deshirat qe kerkon te realizoje me aktivizimin ne rradhet e Vllaznise. “Nga Kotrri kam degjuar shume gjera per Vllaznine. Mbi te gjitha qe eshte nje skuader e cila gjithnje pretendon per trofe. Nga informacionet e para qe kam marre, kam mesuar qe Elbasani, Tirana e ndonje tjeter do jene rivalet tona ne kampionatin e ri. Shpresoj shume qe te fitojme ndonje trofe per te luajtur me pas ne Kupat e Evropes, qe eshte edhe deshira ime”-thote ne fund te prononcimit te tij portieri gjerman Lutz Pfannenstiel. Nderkohe qe nga dita e djeshme ne stervitjen e ekipit shkodran eshte pare edhe nje futbollist me origjine shqiptare qe vjen nga Amerika. Behet fjale per Brikeno Mane, 27 vjeç qe luan ne rolin e organizatorit. Ky lojtar prej 11 vitesh jeton ne SHBA ku eshte aktivizuar edhe me ekipet e Detroit Rockers dhe Albanian Eagles. Para largimit nga shqiperia ka qene aktivizuar me ekipet zinxhir te Partizanit. Mane do jete ne prove per disa dite tek Vllaznia dhe me pas do vendoset nese do qendroje apo jo.
Gjergj KOLA


-Tafili rikthehet, Cani jashte planeve te trajnerit
Ka qendruar vetem nje dite larg skuadres dhe 19 vjeçari i talentuar Alsid Tafili eshte rikhtyer serish ne rradhet e Vllaznise. Ka mjaftuar nje takim i zhvilluar dje me presidentin Fushaj dhe trajnerin Shulze dhe kerkeses se tyre per t’u rikthyer ne ekip, mesfushori me shume te ardhme i eshte pergjigjur pozitivisht. Lojtari qe muajin e ardhshem mbush 19 vjeç, te dielen ka vendosur te largohet nga Vllaznia duke qene se nuk ishte shume i bindur nese ishte ne planet e stafit te saj apo jo. Por konsideratat e trajnerit gjerman i cili ka deklaruar hapur se Tafili eshte nje futbollist i perspektives dhe pas dy vjetesh do jete nje lider i vertete i ekipit, e ka detyruar edhe presidentin Fushaj t’i kerkoje rikthimin ne skuader atij. Megjithate ky rikthim i tij ka ardhur pak me vonese ngaqe drejtuesit e klubit shkodran i kishin dorezuar ne ambasaden gjermane te gjithe pasaportat e futbollisteve qe do shkojne per tu stervitur atje. Megjithate 19 vjeçari Tafili do te vazhdoje te stervitet ne Shkoder nen drejtimin e Ferid Borshit per kete periudhe deri sa te kthehet ekipi. Por nese ndodh keshtu me kete futbollist, nuk eshte e njejta gje per nje tjeter futbollist i cilesuar me shume te ardhme per Vllaznine. Behet fjale per sulmuesin 20 vjeçar Nevian Cani i cili nuk eshte preferuar nga ana e trajnerit Shulze per te qene me ekipin ne Gjermani. Cani ka luajtur ne 18 ndeshje te kampionatit te kaluar dhe ka shenuar 2 gola duke u konsideruar futbollist me te ardhme megjithate tani pozitat e ketij lojtari tek Vllaznia jane lekundur. Megjithate ai edhe dje ka qene ne stervitje me ekipin shkodran.
Gjergj KOLA

-Albert Kaçi: E pres nje telefonate nga Fushaj
Nje nga futbollistet e ekipit kampion te Elbasanit pikerisht mesfushori-sulmues Albert kaçi ka bere te ditur se e pret nje oferte nga ana e skuadres se tij te zemres, Vllaznia. Me sakte ai gjate ketyre diteve pret nje telefonate me presidentin Fushaj, marredheniet me te cilin i ka mese te shkeqyera. Por nderkohe ne ditet e fundit, emri i tij sikur nuk eshte permendur shume ne ambjentet kuqeblu por kjo nuk do te thote kurrsesi se Kaçi eshte lene jashte listes se merkatos shkodrane. Te pakten keshtu beson vete lojtari i cili eshte shprehur: “U bene disa kohe qe nuk komunikoj me presidentin Fushaj por di te them qe me te pata komunikuar pas ardhjes nga Zvicra dhe e patem lene qe te takohemi pas perfundimit te aventures evropiane me Elbasanin. Mbase eshte kjo arsyeja qe nuk kemi folur me per momentin por une e kam thene gjithnje se deshiroj te kthehem tek Vllaznia. Kesisoj mbetet qe te mbaroj keto ndeshje me Elbasanin e me pas te bisedoj me presidentin Fushaj”.
Gj. KOLA

-Kuqeblute ne Ambasaden Gjermane per viza
Drejtuesit dhe futbollistet e Vllaznise dje paradite kane qene ne Tirane prane Ambasades gjermane pikerisht per te kryer proceduren e paraqitjes dhe intervistes per marrjen e vizave per shkuarjen ne kete vend per zhvillimin e disa diteve stervitje. Siç mesohet, pjestare te ekipit per kete stervitje disaditore ne Magdeburg do jene 24 persona. Ketu perfshihen futbollistet, trajneret, stafi mjekesor dhe drejtues te klubit. Behet e ditur se çdo gje ka shkuar mire dhe punonjesit e Ambasades gjermane u kane bere te ditur shkodraneve qe vizat duhet t’i terheqin diten e premte. Duke qene keshtu nisja drejt ketij vendi mendohet te behet te dielen me 23 korrik ndersa kthimi rreth dates 5 apo 6 gusht. Siç shikohet nuk behet fjale per shume dite qendrimi atje veçse gjate ketyre diteve mund te zhvillohen disa ndeshje miqesore me ekipe te atjeshme. Njekohesisht gjate ketyre diteve do te provohen edhe disa futbolliste te cilet mendohet te jene pjese e Vllaznise ne sezonin e ri. Behet fjale per 4-5 lojtare te cilet jane te kombesive te ndryshme, çeke, polake por edhe vendas, pra gjermane.
Gj. KOLA



[Submitted by ShkodraOnline]
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1903 sec, 0.0572 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,241kB