Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


20
07.2006

Ziambo: Dua te qendroj te Vllaznia

:::ShkoderZemer

Thursday, 20 July 2006
Surpriza e dites se djeshme sa i takon stervitjes se kuqebluve, ka qene padyshim prania ne te e sulmuesit afrikan January Ziambo. Ai qe ne stervitjen e paradites ka qene ne dispozicion te trajnerit Shulze dhe ne kete menyre lojtari qe ka luajtur per disa skuadra ne kampionatin shqiptar, ka shprehur deshiren per t’u rikhyer serish ne rradhet e Vllaznise me te cilen pat luajtur per njefare periudhe ne sezonin 2004-05. 26 vjeçari sezonin e fundit e ka mbyllur me Teuten por ditet e fundit ai duket se nuk ka rene dakord me presidentin Hasanbellit per shumat e kontrates dhe prandaj Ziambo eshte vene ne kerkim te nje ekipi tjeter. nga Shkodra i ka mberritur telefonata e pare dhe lojtari nuk ka hezituar te udhetoje drejt ketij qyteti per te biseduar me presidentin e kuqebluve Valter Fushaj. Ky i fundit behet e ditur se i ka shfaqur interesin e tij por nga ana tjeter i ka komunikuar edhe kushtin e qendrimit te tij.

“Do te firmosim nese arrin te bindesh trajnerin gjerman”-mesohet t’i kete thene Fushaj sulmuesit. Dhe ky i fundit e ka pranuar edhe kete kusht prandaj ka qene dje ne stervitje me shkodranet. “Drejtuesit e Vllaznise me kerkuan dhe une marten erdha dhe bisedova me presidentin. Ai me kerkoi te jem tre dite ne prove para trajnerit te ri dhe kete kusht e pranova sepse kuptohet eshte trajneri ai qe vendos. Kesisoj gjate ketyre diteve deri te shtunen do jem ne stervitje me ekipin dhe me pas do vendosim per te ardhmen time”-ka thene Ziambo. Ne seancat e para me Vllaznise kemi pare nje lojtar me parametra te mire fizike e kjo nisur edhe nga stervitja individuale qe futbollisti thote se ka bere çdo dite ne Kodrat e Liqenit Artificial ne Tirane. Megjithate ai qe do vendose do jete Shulze, njeriu i vetem qe vendos sa i takon merkatos se lojtareve. Nderkohe vete Ziambo ka bere te ditur se deshiron te qendroje tek Vllaznia jo vetem per te siguruar nje kontrate te mire financiare por edhe sepse i ka nje “borxh” te vogel shkodraneve me ate largim te papritur para dy sezonesh kur pat luajtur vetem 9 ndeshje me kuqeblute duke shenuar per ta edhe 3 gola. “Deshira ime eshte te qendroj tek Vllaznia prandaj dhe kam ardhur ketu. Nuk e di sa do arrij ta bind trajnerin por jam i mendimit se kam per te qene pjese e skuadres per sezonin e ardhshem”-ka shtuar ai. Verdikti per kete lojtar do jepet pra deri te shtunen nderkohe qe te dielen shkodranet do udhetojne drejt Gjermanise. Nese jepet “OK” per qendrimin e Ziambos, eshte e sigurte qe ai nuk do udhetoje me skuadren atje per arsye te mospaisjes me vize megjithate parashikohet qe drejtuesit e klubit te gjejne nje zgjidhje per stervitjen e lojtareve qe do qendroje ketu. Gjithsesi qe nga dita e djeshme, tek Vllaznia eshte edhe January Ziambo, nje njohje e vjeter e kuqebluve.
Gjergj KOLA



[Submitted by ShkodraOnline]
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1848 sec, 0.0524 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,232kB