Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 06:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 15:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 09:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 06:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 16:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 09:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 16:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 10:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 06:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 13:44



Facebook -






21
12.2007

Si u bënë tmerri i qytetit të rinjtë e familjes Bajri

:::ShkoderZemer
Gazeta Shqiptare
( 19/12/07) Granit Sokolaj- SHKODER -Familja Bajri është bërë nga më të njohurat në Shkodër. Po t’i kujtoje dikujt pak kohë më parë mbiemrin Bajri, nuk do t’i vinte mirë. Bëmat e djemve dhe kushërinjve, kishin bërë që ata të ishin “zotër” të qytetit. Arrestimi i dy ditëve më parë në Belgjikë i Behar Bajrit, i akuzuar për vrasje, grabitje e përdhunime, nuk ka mbetur pa u komentuar dhe shumë njerëzve mund t’u jetë bërë qejfi. Ndërkohë që për të, tashmë kanë

nisur procedurat e ekstradimit. Po çfarë ka ndodhur vërtet me djemtë Bajri? Çfarë kanë bërë dhe për çfarë akuzohen?
Djemtë e xhaxhait, Ilir dhe Safet Bajri, aktualisht ndodhen në burg të akuzuar për vrasjen e Pal Kosterit, në gusht të 2006-ës. Po kështu, policia e Shkodrës ka prangosur kohë më parë edhe 24-vjeçarin Dritan Gerxhari, (kushëri i Behar Bajrit), banues në lagjen “Salo Halili” të qytetit të Shkodrës, pasi ka tentuar të vrasë për motive gjakmarrjeje Isak Dashin, 48 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori” të qytetit të Shkodrës.
Arrestimet
Më datë 03.11.2006, rreth orës 02:00, pas një operacioni të policisë u arrestua Lulzim Smakaj. Prangosja e tij u bë pasi ishte dënuar me 3 vjet burg për pengmarrje. Ky person, në bashkëpunim dhe me shtetasin Ylber Rrustemi (Bajri), më datën 31.12.2004, kanë marrë peng J.K., duke e futur atë në bagazhin e automjetit. Në vitin 2006, prangoset Ilir Bajri, i akuzuar për vrasjen e 59-vjeçarit Pal Kostori, në shenjë hakmarrjeje pas një konflikti me djemtë e viktimës. Sipas policisë, Ilir Bajri së bashku me vëllain e tij, 23-vjeçarin Safet Bajri, i cili është arrestuar nga policia më datë 18 gusht 2006, akuzohen si autorë të vrasjes së 59-vjeçarit Pal Kosteri, në fshatin Stom-Golem të Komunës Rrethina në qytetin e Shkodrës, më 4 gusht të këtij viti.
Për kapjen e vëllezërve Bajri, policia e Shkodrës ka organizuar disa aksione, ku disa prej tyre nuk janë finalizuar me sukses. Konkretisht më 18 gusht, policia merr informacion se vëllezërit Bajri ndodhen në periferi të Shkodrës, në livadhet e lagjes “Dobraç”, pranë Liqenit të Shkodrës. Në këtë aksion, policia arrin të prangosë vetëm 23-vjeçarin Safet Bajri dhe një person tjetër të akuzuar për vjedhje, ndërsa të kërkuarit e tjerë që ndodheshin aty, duke përfituar nga terreni arrijnë të largohen. Gjatë kësaj kohe, policia kishte organizuar mbi 10 aksione për kapjen e Ilir Bajrit, por vetëm pas 23 ditësh, policia pas një informacioni të marrë në rrugë operative, siguron vendndodhjen e saktë të të kërkuarit për vrasje, Ilir Bajri, i cili sapo kishte hyrë në banesë. Pas marrjes së këtij informacioni, banesa është rrethuar nga forca të shumta policie, si dhe është mbajtur nën vëzhgim nga agjentë të Policisë Kriminale. Thirrjes së policisë për t’u dorëzuar, Bajri i është përgjigjur negativisht, duke u hedhur nga dritarja e shtëpisë, me qëllim që të fshihej tek një kanal pranë. Në këtë moment, për të neutralizuar çdo veprim të tij, forcat e policisë i janë afruar shumë pranë të kërkuarit, duke qëlluar në ajër me armë zjarri dhe duke e rrethuar. Në këto kushte, 30-vjeçari Bajri ka kërkuar të dorëzohet.
Lirimet
Shumë herë, vëllezërit dhe kushërinjtë Bajri janë arrestuar, por janë lënë të lirë për mungesë provash, megjithëse flitet se ishin autorë të shumë ngjarjeve. Ata, mes tyre dhe Behar Bajri, janë ndaluar nga 5-6 herë secili, por janë dënuar ose gjobitur vetëm për armëmbajtje.



Vazhdo Leximin...
Komenti 5printer friendly
Comments
Si u bënë tmerri i qytetit të rinjtë e familjes Bajri, belgium 23 Dec : 15:11 Reply to this

tmerr i qytetit nuk ka qene kjo familje por e atyre qe e kan pesuar prej tyre.
keto familje dikur ne koh te diktatures,ishin nga me te varferat dhe nga me te urtat punonin si hamalle me karroca dore perpara mobilerive,neper stalla kuajsh.dhe gjithmone kembezbathur nga mos dija per te jetuar ku dhe shum persona te ngjashem si ato i kishin ato veti.shkodra eshte pushtuar nga vakabontazhi i vonuar te kohrave te meperparshme kur ne shkoder,rriheshin me lagje.por ato dhe ne lagjet e tyre nuk ishin,te mirepritun.lirimet e shumehereshme i bente kjo qeverisje dhe ka pas boll fakte ku sa here jan,ekstradu nga zvicra per ilegale,dhe burgosje me acuze trafikim droge dhe prostitucion,sot ne belgjike pervec se eshte arrestu nuk kan arrit te arrestojn,ashtu si duhej ku ai la ne belgjike prostitutat ne aktivitet dhe neser eshte i forte te paguaj cfardo lloj shume.....
Si u bënë tmerri i qytetit të rinjtë e familjes Bajri, skuteri 28 Dec : 17:20 Reply to this

eshte plotesisht e vertete por e pa moralshme menyra e te shkruarit.arsyeja eshte krejte e thjeshte . me tregoni se çfare pronash me te gjitha ato bema ka kjo familje . ka familje shume me te keqia dhe ne shkrimin tuaj nuk permenden fare .por ne qoftese i ke harruar gje qe nuk me duket e vertete por qe ke frike ti permendish por qe shkodra i njeh mire po ti permende une . perse nuk permendni mbiemra si "LICI" "çELA" "FUSHAJ" "ISUFI""KULLA"e shume te tjera qe parate e krimit i kane shndruar ne biznec ndertimi dhe nuk ka askush forcen ti kundershtojne por po ndertojne simbas qejfit te tyre dhe po shkaterrojne te gjith qytetin . i lutem autorit te me kthej pergjigje per sa shkruajta dhe a jane te verteta keto qe thashe .
Si u bënë tmerri i qytetit të rinjtë e familjes Bajri, skuteri 29 Dec : 15:31 Reply to this

jam perseri ne pritje.
Si u bënë tmerri i qytetit të rinjtë e familjes Bajri, belgium 29 Dec : 15:34 Reply to this

hahahahahahaha.per ca je ne pritje me i liru a?prit edhe da muj se neper shkoder tash po sorollaten
Si u bënë tmerri i qytetit të rinjtë e familjes Bajri, visho 29 Dec : 18:24 Reply to this

isuft ma scuteri as kan vjell as jan marr me prostitucion per sa e di un

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup

Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1852 sec, 0.0357 of that for queries. DB queries: 38. Memory Usage: 2,160kB