:::ShkoderZemer
GAZETA E SHKODRES
Qershor 21, 2006
Gezim Galiçi: Bashkia te heqe tregun. Reagojne tregtaret
Era e rrobave te gabit asfikson spitalin rajonal
Brikena Shllaku
SHkoder
Era rende e pirgjeve te medha te rrobave qe dikur jane perdorur ne Perendim dhe qe shiten afer godinave te Spitalit Rajonal te Shkodres asfikson kalimtaret e shumte, pacientet dhe vizitoret e huaj qe ndalin hapin ne kete institucion shendetesor. Qe prej me shume se tre vitesh rreth 100 tregtare ambulante ushtrojne aktivitetin afer ketij spitali, i cili eshte me i madhi ne veri te vendit. Pirgjet e medha te rrobave te ketij gabi te improvizuar pa lejen e Bashkise kane zene te dy anet e trotuarit dhe per çdo dite ekspozohen ne kangjellat e hekurta qe rrethojne spitalin, duke u kthyer ne nje problem mjaft te mprehte jo vetem per drejtuesit e ketij institucioni, por edhe per pacientet e te afermit e tyre. Nisur nga situata e krijuar, drejtori i spitalit te qytetit verior, Gezim Galiçi i ka kerkuar Bashkise se Shkodres qe te heq tregun nje ore e me pare. Nderkohe, tregtaret kane reaguar ndaj kesaj kerkese duke pohuar se nuk kane vend tjeter ku te tregtojne dhe se me kete aktivitet mbajne gjalle familjet e tyre.
GABI
Cilido qe do te shkoje ne Spitalin Rajonal te Shkodres i duhet te kaloje neper dengjet e medha te rrobave te perdorura dhe thirrjet e zhurmeshme te tregtareve qe ekspozojne mallin e tyre. Rrobat e vjetra te varura neper kangjella pengojne pamjen e ketij spitali nga rruga. Te afermeve te pacienteve, por edhe vizitoreve apo mjekeve te huaj u vret syrin kjo
pamje jo e zakonte, e cila bie ne kontrast me godinat e saporikonstruktuara dhe bashkekohore te ketij spitali. Mjeket, infermiere dhe drejtuesit e spitalit pohojne se nuk eshte aspak normale qe nje treg i tille te jete ne dyert e ketij institucioni. Sipas tyre, era e rende dhe pirgu i madh i mbeturinave mund te behen shkas per perhapjen e infeksioneve. Numri nje i ketij spitali, Gezim Galiçi ka kerkuar ndihmen e krereve te bashkise per heqjen e tregut dhe te ambulanteve qe shesin ne kete treg.
TREGTARET
Kerkesa e krereve te Spitalit Rajonal te Shkodres per heqjen e tregut te rrobave te perdorura, ka pasuar me reagimin e 100 tregtareve qe ushtrojne aktivitetin ne dyert e ketij institucioni shqendetesor. “Nese bashkia na largon nga tregu, nuk kemi vend tjeter ku te shkojme. Ështe hera e katert qe na largojne nga vendet ku shesim rrobat. Me pare kemi shitur te Teatri “Migjeni” dhe na hoqen prej aty, u zhvendosem ne lagjen “Rus”, por edhe aty nuk na la bashkia. Familjet tona i mbajme gjalle me kete pune, ndaj duhet qe te zgjidhet problemi yne”, shprehet Agroni, njeri prej tregtareve qe ushtron aktivitetin ne tregun afer spitalit.
Nderkaq, tregtare te tjere thone se bashkiaket nuk duhet t’i largojne nga ky treg ku edhe kane krijuar klientelen e tyre.
[
Submitted by ShkodraOnline]
Comments
GAZETA E SHKODRES Qershor 21, 2006 Ambulantet sfidojne tregtaret e licensuar Bashkia, OK kerkeses se spitalit Policia: Do t’i zhvendosim qe andej
-------------------------------------------------------------------------------- Drejtues te Bashkise se Shkodres dje kane deklaruar se jane ne dijeni per problemin e krijuar nga aktiviteti i 100 tregtareve ambulante ne afersi te Spitalit Rajonal te ketij qyteti. Bashkiaket shprehen se kerkesa e stafit te ketij spitali per heqjen e ketij tregu do te realizohet shume shpejt. “Prej vitesh perballemi me aktivitetin e paligjshem te tregtareve ambulante ne zona te ndryshme te qytetit. Nuk eshte aspak normale qe ne dyert e spitalit te shiten rroba te perdorura, ndaj Policia Bashkiake do te nderhyje shume shpejt per largimin e tyre', thone burimet nga ky institucion. Sipas bashkiakeve, muajt e fundit eshte rritur ndjeshem numri i tregtareve ambulante qe shesin ne afersi te spitalit te qytetit. Kjo per faktin, se tregu i rrobave te perdorura tek spitalet ka qene nga me te preferuarit per banoret. Vetem disa muaj me pare tregtaret qe shesin ne tregjet e Shkodres i kerkuan bashkise qe te largoje te gjithe ambulantet qe kane zaptuar rruget e trotuaret e ketij qyteti. Ata deklaruan se po falimentojne nga konkurenca e pandershme. Ambulantet preferojne te shesin neper trotuare, pasi keshtu i shmangen detyrimeve qe duhet te paguajne ne bashki.
|
Tash ka ardh koha qe kjo soj tregtie te ike nga qarkullimi pasi shkodra e kaloi fazen e emergjenses e me tan ata celular te shtrejt me ate frekuentim lokalesh te nji niveli evropian mendoj se ky treg stonon e aq ma teper ne rruge, ndokush mund te mendoje se ka ende njerez ne nevoje e i frekuenton ketoj lloj tregjesh ok, bashkia te krijoje mundesine e tregtimit ne dyqan |
You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup |