Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


24
07.2006

Shkodranet, verimi ne fillim te viteve ’30-te nga Kolldashi i Malit te Zi, deri ne Puke

:::ShkoderZemer
VIRTYT ABDYLI
24 Korrik Tradite e hershme e pushimeve verore

Pushimet verore aq te deshirueshme per njerezit dhe sidomos per shkodranet, duket se jane nje tradite e hershme per Shkodren. Kjo, vertetohet jo vetem nga pohimet e te moshuarve, por edhe nga kujtimet e shkruara te studiuesit Ahmet Bushati, ne te cilat sqarohet se ku veronte Shkodra, gjate viteve ’30-te.

Sipas Bushatit, Shkodra qysh ne fillim te viteve ’30-te, kishte nisur te dilte per verim kryesisht ne Boge e Razem, me pak ne Thethin disi te larget, ne Kollashin te Malit te Zi, dhe se fundi edhe ne Puke.

Verimi ne Shkoder

Ne Boge dhe sidomos ne Razem, shume prej frekuentuesve te rregullt te ketyre pikave, te cilet ishin kryesisht familje tregtaresh, pasi kishin vleresuar vlerat natyrore te ketyre zonave, kishin ndertuar perfundimisht edhe shtepite e tyre te perhershme, te cilat i perdornin per pushime familjare. Duke perjashtuar familje qytetaresh te ndryshem, qe ne Boge e Razem kishin dale gjate nje apo dy verave si “abonente“ te perhershem te pikes se mrekullueshme te Boges, mund te rendisim familje te tjera, si ajo e Zef Muzhanit, Brahim Hoxhes, Nush Topallit, Gjon Bumçit, Dan Dibres, Jak e Pjeter Saraçit, Shuqo Lumanit, Hamdi e Metush Haxhit, Hasan Kastratit, Fabianit, dhe te ndonje familje tjeter.

Kurse ne Razem, dilnin per pushime familjet e Pjeter e Zef Çurçise, Loro Shkrelit, Tef e Zef Pogut, Zef e Salvator Kurtit, Lec Çobes, Zef Kokes, Zef Çarkut, Zef e Ndoc Kçires, Age Kaçulini, Loro Pistullit, si dhe ndonje familje tjeter qe shkonte me rralle.

Si familje qe kane dale rregullisht ne Thethin piktoresk, me uje e klime me te mire se te zonave qe permendem, kane qene ato te Tafilices e Kadukut. Ndersa, per pushime te shkurtera dhe te herepashershme shkonin vazhdimisht grupe te rinjsh, apo dhe individe.

Ne Kolashin te Malit te Zi, per disa vite me rradhe dilnin per verim familjet e Rexhep Vjerdhes, Musa Krajes, Elez Tahirit, Tahir Ymerit, Haxhi Muhamet Bekteshit, Dan Hasanit, Fadil Rrojit, pa perfshire ketu grupe prej dy-tre te rinjsh ose familje qe veronin me rralle ne kete zone.

Verimi ne Puke

Ne kujtimet e studiuesit Bushati, mesohet se Shkodra gjate fillimeve te viteve ‘30-te, veronte edhe ne Puke. Ne lulishten e bukur te nderteses se nenprefektures se Pukes, çdo mbasdreke e deri ne oret e vona te nates, qendronin nder tavolina nepunes e ushtarake, shume prej te cileve nga jugu, por dhe shume pushues te ndryshem nga Shkodra.

Puka, nje qyteze e vogel simpatike, me rreshtin e dyqaneve poshte rruges dhe ne vazhdim me disa shtepi te uleta te shperndara aty-ketu, me çezmen e re ne qendeer te qytetit dhe pak me siper, ne te perpjeten e qytezes rreshti i barakave verore, ndertuar me derrasa te reja qe kundermonin arome te kendshme pishe, me hotelin e ri dykatesh te Abdullah Salihit ndertuar me gure te gdhendur mali, si dhe nje tjeter perdhese te vogel qe quhej “Hoteli i grave“, kishte filluar te terhiqte gjithnje e me teper pushues nga Shkodra.

Binin ne sy mjaft te rinj shkodrane te asaj kohe qe pasditeve luanin futboll ne fushen e shkolles se Pukes, ku jepte mesim edhe Migjeni.

Ne Puke, shkonte per te veruar nga Shkodra se bashku me familjen e saj, edhe vajza e dyte e Bajram Currit.

Ne kujtimet e Bushatit perfshihen dhe pikniket e gezueshem qe beheshin ne Pyll te Hoxhes nga grate shkodrane.

Ndryshe nga zonat e tjera piktoreske klimaterike te Shkodres, Puka nga ana e saj, si qender administrative kishte banoret e saj vendas, por pushimet e shkodraneve ne ate zone, u bene si shkak qe disa familje shkodrane te shperngulen atje me tregti. Nder keto familje, permenden si, familjet Hafizi, Kraja, si dhe ato te disa nepunesve te ndryshem.

Familjet e dala nga Shkodra per verim ne Puke kane qene me dhjetra, por ne kujtimet e Ahmet Bushatit, permenden familjet e vellezerve, Ymer e Abaz Dervishit, Fetah Metes, te se vejes se Bajram Currit, Elez Mukes, familjet e Hamza e Man Jukes, e te Asllan Bekteshit.

Paradoski

Kriza ekonomike, nuk i pengonte shkodranet per pushimet verore

Daljen e shume familjeve shkodrane per verim, per kohen qe ishte, studiuesi Bushati, e cileson si nje fakt tregues te zhvillimit te gjithanshem te Shkodres.

Interesant eshte fakti se, per sa i perket viteve ’30, shkodranet vazhdonin rregullisht pushimet e tyre, pavaresisht se perkonte me krizen e pergjithshme ekonomike qe kishte perfshire gjithe Europen, si rezultat i se ciles edhe ne Shkoder u kufizuan apo edhe u pezulluan prodhimet e fabrikave e punishteve te ndryshme. Ndersa ne “pazarin e vjeter“ me 2 500 dyqane te Shkodres, me i madhi ne Ballkan, pas atij te Stambollit, nderprene aktivitetin mbi 600 njesi tregtare dhe artizanale. Megjithate, Shkodra do te krijonte nje paradoks te bukur duke vazhduar zhvillimin e saj ne te gjitha drejtimet, pa harruar dhe pushimet ne pikat e bukura turistike te veriut shqiptar.

[Submitted by ShkodraOnline]
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1538 sec, 0.0594 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,236kB