Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


28
02.2008

Avni Mula - Nga ditari i Kompozitorit

:::ShkoderZemer
Ditari i kompozitorit

Prenk Jakova
Mësuesi im i parë. Ai më hapi dritaret, të fshehtat, bukurinë dhe fuqinë që bart fjala muzikë. Prenka, njeriu i thjeshtë, fjalëpakë, pasionant, i sinqertë e punëtor i palodhur. Nuk i harroj edhe sot fjalët që më thoshte: shumë shkrimtarë, sidomos poetë të talentuar, kur vargjet e tyre u futën në pentagramin e muzikës, ato marrin përpjesëtime të paimagjinueshme. Unë i jam shumë mirënjohës këtij njeriu.
Ibrahim Tukiqi
Shoku i fëmijërisë, i rinisë dhe i pleqërisë. U njoha në moshën shtatëvjeçare në Shkodër, në klasën e parë. Ai nga lagjja “Rus”, unë nga lagjja “Parrucë”. Na bashkoi edhe festa e mevludit, më xhaminë e bukur “Fusha e Qeles”, ku këndonim rituale fetare. Kështu për

çudi, për afro 70 vjet, nuk u ndamë asnjëherë. Fëmijërinë dhe rininë bashkë. Paradite në shkollë, pasdite unë furxhi e ai kovaç. Pas çlirimit unë mësues, ai mekanik. Për gjashtë vjet na bashkoi Ansambli Artistik i Ushtrisë. Në studimet e larta nga viti 1952 në të njëjtin konservator në Moskë, me të njëjtin profesor, unë bariton, ai tenor. Të dy profesionistë, solist lirik, në TOB më 1957. Me dhjetëra e qindra koncerte dhe role të përbashkëta, brenda e jashtë shtetit. Të dy Artistë të Merituar, Artistë të Popullit. Unë kompozitor, ai edhe solist me Ansamblin shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore. Por papritmas më iku shoku, miku, vëllai. Ai është legjenda e këngës popullore qytetare, e këngës shkodrane e mbarë kombëtare. Zë timbrik, i fuqishëm, dramatik e lirik në interpretim, i thjeshtë, i dashur, besnik, kavalier e patriot. Këngëtar si Ibrahimi një herë lindin. Unë me dy vajza: një pianiste e një këngëtare. Ibrahimi me dy djem dhe një vajzë. Një pianist, Genci, tjetri kompozitor, Davidi dhe Lejla, mjeke. Sikur na ka lindur një nënë.
Gjoni Athanas
Një shok i jetës, i dashur me të gjithë. Tenor i talentuar po edhe mjeshtër i barcaletave. Jeton larg në SHBA, por ndodhet kurdoherë në mendjen time, në zemrën time.
Çesk Zadeja
Kompozitor i njohur, analisti më i thellë, profesori, shoku, bashkëpunëtori, por edhe kavalieri.
Tish Daija
Kompozitori, profesori dhe akademiku, shoku dhe kolegu i dashur me të gjithë, por jo pak edhe pas ëmbëlsirave dhe filmave.
Pjetër Gaci
Violinist virtuoz, kompozitor i talentuar, i thjeshtë, me humor, peshkatar, por edhe i gotës.
Luk Kaçaj
Bas i mirënjohur, interpretues i rrallë, i dashur e merakli pas të ngrënit.
Rifat Teqja
Dirigjent i palodhur, por i pafat në poker.
Mentor Xhemali
Ah Lakja. Bas i famshëm, rigoroz me të gjithë, gjuetar peshku, por edhe i qengjit në hell.
Milto Vako
Dirigjent i talentuar kori, i dhënë pas veshjes, gjithmonë elegant.
Albert Paparisto
Kompozitor, kritik i hollë, drejtor i parë i TOB, i shkrirë me shoqërinë tonë.
Mustafa Gërcaliu
Kulturolog, drejtor i TOB, organizator i palodhur, shok dhe mik besnik e i sinqertë, gojëmbël, serioz në punë e alegro në shoqëri.


Artisti
Avni Mula lindi në Gjakovë në vitin 1928. Studimet e larta muzikore i kreu në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës (1952-‘57), ku u diplomua si këngëtar lirik. Karrierën artistike e nisi menjëherë mbas kthimit nga Moska si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit, duke realizuar role kryesore të repertorit operistik të kohës, përmes së cilave u dallua për nivelin e lartë të zgjidhjeve muzikore-skenike. Veçohen realizimet e figurës së Figaros te “Berberi i Seviljes” të Rosinit, Onjeginit tek “Eugjen Onjegin” të Çajkovskit dhe Gjetës tek “Mrika” e Prenk Jakovës. Zhvilloi një aktivitet të pasur koncertal brenda dhe jashtë vendit. Veprimtarinë krijuese e nisi në gjysmën e dytë të viteve ’60, fillimisht në fushën e këngës e të romancës dhe më pas si autor i veprave të mëdha vokale-koncertale, kantata, poema vokale dhe skenike, ku veçohen opereta “Karnavalet e Korçës” dhe opera “Borana”. Firmën e tij mbajnë edhe shumë këngë të muzikës së lehtë, mes të cilave “Valsi i lumturisë”.

Vazhdo Leximin...
Komenti 3printer friendly
Comments
Avni Mula - Nga ditari i Kompozitorit, SuperGirl 02 Mar : 23:02 Reply to this

Foto nga koncerti "Valsi i Lumturise" i organizuar me rastin e 80 vjetorit te kompozitorit Avni Mula, nga e bija Inva dhe nga Ministria e Kultures, rinise dhe sporteve. Me kete rast atij iu dha edhe titulli "Nder i Kombit" nga Presidenti i Shqiperise



~`~


Avni Mula - Nga ditari i Kompozitorit, GJYSHI 03 Mar : 09:38 Reply to this

per avni mulen nuk ka goj kush me e sha per zoten se hin ne gjynah e ka hallall at qe i ka fal zoti =D>
nice post..., lindaray4u 16 Mar : 08:13 Reply to this

[blocked by admin]

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1677 sec, 0.0384 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,233kB