Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


31
07.2006

"Shekuj lame pas, Dhe s'e harrojme kurre" .Historia e personalitetit qe svdes kurre...

:::ShkoderZemer
HAXHI HASAN ALIA
(SHEH SHAMIA)
(1814 -1891)


Te gjithe biografet e kane te qarte lidhjen e ngushte midis kushteve historike dhe formimit te nje personaliteti. Ne gjysmen e dyte te shekullit XIX qyteti yne po perjetonte nje kulm te zhvillimit te tij ekonomik, zhvillim qe kishte filluar qe nen sundimin e Bushatllinjve. Ishte qyteti i me se 50.000 banoreve dhe i zejtarive shume te zhvilluara, qe me rritjen e punishteve çuan edhe ne krijimin e manifakturave te para 1).


Qyteti ishte dhe nje qender e fuqishme tregtare, me nje volum qarkullim malli te habitshem ndermjet nje rrjeti te gjere tregjesh qe gjendeshinjo vetem buze detrave Adriatik e Mesdhe, por edhe ne brendesi te Ballkanit e te Evropes. Shkodra numeronte mbi 3500 dyqane. Fillimet e zhvillimit kapitalist sollen dhe nje zhvillim te polarizimit shoqeror, me pasoja te hidhura per shtresat e pambrojtura ekonomikisht. Faktoret politike qene te tille, qe sollen edhe rrjedhoja ekonomike te pakenaqshme per pjesen e varfér. Lufta e Krimese (turq-anglezeitaliane-franceze kundra Rusise) jo vetem qe bllokoi flotat tregetare, por solli edhe nderprerjen e tregtise se drithit me Rusine, duke u krijuar probleme serioze vendeve te Ballkanit 2). "Kriza e drithit" i nxiti tregtaret matrapaze te Shkodres qe te grumbullonin dritherat e vendit ne sasi te medha, me qellim perfitimi nga kerkesat e tregjeve te jashtme, duke ofruar çmimet e tyre te larta. Nje grumbullim i tille i ethshem boshatisi tregun e brendshem dhe ngriti lart çmimet e bukes. Drama e njerezve te varfér u be edhe me e madhe me thatesiren e atij viti. Kjo krize solli pasojen e pashmangshme, zine e bukes.

Ne keto kushte u poqen shanset per nje revolte popullore. Ne kujtesen e Shkodres nuk ishte shlyerjehona e levizjes se madhe popullore e 1836-tes me ne krye Harnz Kazazin e Haxhi Idriz Boksin e qe pat mbyllur valiun turk, Hafiz Pashen, per gjashte muaj ne kalane e qytetit. Pakenaqesia qe kishte ndjere populli qe me kohe ndaj reforinave te Tanzimatit po shtohej dhe nga urrejtj a po kalonte ne revolte, kur e pati te qarte rolin negativ qe po luante valiu i ri, Osman Pasha, i cili ne vend qe t'u vinte fre spekullimeve me drithin, ishte kthyer ne nje bashkepunetor i zellshem me matrapazet, me qellimin qe te pasurohej sa me shpejt e sa me shume. Gjendja e shtresave popullore u keqesua me teper dhe tensioni u rrit shume kur filluan vdekjet e para nga uria. Paralajmerimet qe iu bene pashait nga dergata e zgjedhur prej nje mbledhjeje popullore, qe kryesohej nga intelektualet perparimtode Sheh Shamia, Ahmet Efendi Kalaja dhe luftetari i shquar Hamz Kazazi, ndeshen ne vesh te shurdher. Mosperfillja e pashait ndaj kesaj proteste dhe ndonje perpjekje e tij per diversion dhane shkendine per revolten e fuqishme te dates 9 shkurt, q'e njohu si udheheqes te saj Hasan Aline, te quajtur me vone Haxhi Sheh Shamia.

Hasani lindi rreth viteve 1814-15. Ai qe i biri i tregtarit te pasur, Osman Alia, i cili ishte shpemgulur ne Shkoder nga lagjja "Dragonj" e Krajes, sot "Dragoviç", ku kishte qene i ngarkuar me detyren e bylykbashit 3). Kjo familje ishte e njohur per bujari e trimeri. Qe ne fémijeri Hasani dha shenja zgjuarsie te rralle dhe ne moshen 14-vjeçare iu vu ndjekjes se mesimeve fetare. Thuhet se keto i erdhen te veshtira ne fillim, per arsye moshe, por paska qene rilindasi i shquar, Daut Boriçi qe e paska nxitur. Ka nje anekdote : "Si pedagog i mirefillte dhe i devotshem, Daut Boriçi e paska çuar nxenesin tek gryka e pusit dhe guret e lemuar nga férkimi ia paska krahasuar me rolin e vullnetit dhe kembenguljes per studim". Mirenjohja e ish-nxenesit ndaj edukatorit qe e perhershme, sepse ai shpeshhere shkonte dhe e vizitonte ne shtepi. Sipas H.Bushatit), mesimet teologjike i kreu ne Medresene e Mehmet Ali Pashes se Misirit ne Kavalle te Greqise. Biograid Shehil) sjellin vitin 1837 si vit te perfundimit te studimeve filozofike. Po nga ky burim, si prove te konsideratave qe gezonte si nje klerik shume i pergatitur, qenka thirrur ne vitin 1842-44 ne Kongresin e Ulemave ne Stamboll, ku u shquaka me erudicionin e tij. Titullin "haxhi" e fitoi duke shkuar ne Meke si pelegrin. Nuk mund ta percaktojme vitin e haxhillekut, por ka nje shenim 4), ku informohemi se Hasani paska shkuar ne Meke dy heresh "bedel" per te tjeret heren e pare, por nuk qenka kthyer, sepse vitin tjeter paska kryer haxhillekun per vehte. Ne intervalin njevjetor qendruakej ne Meke si "muxhavir" (ndjekes i lutjeve fetare prane vendeve te shenjta) dhe merrka titullin "sheh". Ai nuk u shpall asnjehere ndjekes i ndonje tarikati, megjithese thuhet se edhe mund te kete qene i tarikatit "Nakshibendi" 7). Biografi H.Bushati hedh poshte tezen e Z.Shkodres se Sheh Hasani qe bektashi, me argumentin se ne Shkoder tarikati Bektashi s'ka qene i mirepritur, madje i luftuar, çka nuk do te perputhej me popullaritetin qe arriti te gezonte ai me vone.

Ngjarjet e vitit 1854 do ta vinin ne epiqender te tyre. Ne grupin e tregtareve te lidhur me rrjetin e matrapazeve te drithit duhet te j ete perzier edhe i ati, tregtar i mekembur. Flitet se revolta pushtoi zemren fisnike te klerikut, kur pau me syte e vet te uriturit ne prag te vdekjes, keshtuqe u vu ne krye te zejtareve, te punetoreve e te te varférve te mbushur me urrejtje e zemrim ndaj atyre qe pasuroheshin me mjete çnjerezore. Pazari u mbyll. Objekti i pare i sulmit te qytetareve te armtosur qene magazinat e te atit, nje prove tieter e zemergjeresise dhe e shpirtit te tij bujar Rrezja e veprimit u shtri mbi te giitha depot e drithit ne Pazar, pavaresisht se u desh te kacafyteshin me forcat e armatosura qeveritare e te pronareve te pasur. Perpjekja qe e rrepte dhe ne perleshje e siper Sheh Shamia u plagos ne dore, mirepo ai nuk u terhoq, derisa turqit u ndryne ne keshtjelle. Shpemdarja e drithit u be sipas lagjeve dhe keshtu u mposht gogoli i bukes. Nga dy vargje popullore kuptojme se ai mori si sekretar per shitjén e drithit nje katolik : "Rrofte e qofte Hasan Alia/ sekretar Filip Çurçia" 8)

Sipas deshmise se M.Sirriut 9) qytetaret e revoltuar nuk u terhoqen nga pozicioni i tyre i protestes dhe nuk u kenaqen nie suksesin e "aksionit" te pare; ata u hodhen ne nje demostrate te fuqishme duke kerkuar transferimin e Osman Mas'har Pashes. Per t'i prere hovin kesaj levizjeje te fuqishme, qe mund te çonte ne nje krize te vertete, pashai perdori diversionin duke u ndihniuar nga diplomatet franceze. Jane pohimet e vete H.Hekardit, konsull francez ne Shkoder, qe sqarojne motiver e kesaj levizjeje, zhvillimin e saj dhe rolin amortizues qe luajten te huajte ne mbrojtje te interesave te administrates. Ja konkretisht, çfare shkruan Hekardi: "Levizja qe ndodhi me 1854 ne Shkoder, pati si pretekst akaparimin dhe eksportimin ne Vlore te dritherave. Popullsia, e çueme peshe nga nje hoxhe i ri, i quajtur Sheh Shamia, iu rras Pazarit dhe plaçkiti disa dyqane; pastaj, mbasi pasha ishte ndry ne kala, populli mori armet dhe po pergatitej te perterinte ngjarjet e vitit 1836, por u hyri ne mes nenkonsulli i Frances dhe shpjegoi rreziqet qe mund te ndodhnin dhe ku mund ta çonin vendin e tyre, ne nje kohe kur sulltani ishte ne lufte me te huait 10). Shenimi i mesiperm, ku Hekardi, ashtu si dhe foklori perdor titullin "sheh", le te kuptosh se ai kete titull e kishte fituar perpara ngjarjeve te, vitit 1854. Kete presion konsulli francez e shoqeroi me premtimin se valiu do te transferohej dhe shkodranet me kembenguljen e tyre bene qe te nxirrej fermani sulltanor per largimin e valiut. Valiu i ri, Ragip Pasha, ruante çastin kur te hakmerrej me klerikun kryengrites dhe stafin qe e ndihmoi, por gjendja kritike ne kufi e pengoi per do kohe dhe atij nuk i interesonte te prishte ekuilibrin e krijuar pas atyre tensioneve shqetesuese qe pati provuar administrata turke. Ne personin e Sheh Shamise, sikur edhe ne ate te udheheqesve te tjere shihej nje rrezik jo i vogel, si nga ana e valiut, ashtu edhe tregtareve te medhenj. Kete e vertetojne edhe vargjet e meposhtme te nje kenge popullore:

"Gjithe tregtaret rrijne tue mendue
Sheh Shamine si me e luftue?!
Leter Pashes i kane çue
Sheh Shamiiie me e pushkatue.

Pasha i Shkodres asht idhnue
Sheh Shamine k'tu gjalle e due!
Sheh Shamia thote nje fjale:
"Pashes ne dore nuk i bie i gjalle! 11)

Konsekuente te qendrimit te tyre, armiqte vendosen ta vrisnin fshehtas Sheh Shamine 12) por nuk ia arriten. Atehere u perdor dredhia. U thirren kreret per dialog, por ata nuk shkuan. Duke shfrytezuar befasine dhe duke shkelur amnistine e premtuar, valiu arrestoi udheheqesit: Hamz Kazazin, Jusuf Efendi Tabakun, Ahmet Kalane. Ne nje situate te tille Sheh Shamia vendosi te largohej, ashtu siç e konfirmojne edhe vargjet e kenges:

Sheh Shamia ban kuvend
S'kam si te rri ma ne kete vend
Kam vendose me dale ne mergim
Me punue per vendin ti

Sipas nje doreshkrimi Shehu ne fillim qenka strehuar ne lagjen Bahçallek (!), ku "banojshin ma te miret e familjeve myslimane, si Mehmet Age Shllaku etj., prej te cilave pritet dhe kerkon ndihmen e tyne kundra kercenimeve te pashes qe donte me e kape". Me poshte vazhdohet ... Keshtu percillet e hike ne Ulqin prej Ali Seles me shoket e tjere, ku aty shpia e Becejve e shtien ne barka te veta dhe e çojne ne Aleksandri te Egjyptit, ku mbahet mire prej shoqnive t'atjeshme...14). Arratisja e tij pershkruhet ndryshe nga biografè te tjere. Sipas Z.Shkodres dhe vell. Shehi, ai u largua me anijet e Gjylve per ne Itali, France e Spanje. Vellezerit Shehi mendojne se ai ka kaluar me vone ne Egjipt, ku ka qendruar 10 vjet, i strehuar tek Basri Ahmet Efendiu, mik i Mehmet Ali Pashes, sundimtarit te vendit. Qendrimi ne France i paska krij uar mundesine Shehut qe te ndiqte kurse mjekesie ne Paris, ta pervetesonte aq mire frengjishten, sa "t'i hynte p'e'rkthimit te Kur'anit ne ate gjuhe". Po aty shenoliet se " ... kishte shkrue shume artikuj duke treguar se çka ka qene e çka do te jete Shqypnia" dhe " ... veprat e tij shenjohen ne biblio.teken e Parisit" 15). Ne mungese dokumentacioni kuptohet qe keto te dhena merren me rezerve. Ne shkrimet e siperme (3,6) flitet per nje perpjekje, sigtirisht ne emigracion, te Shehut per te bashkepunuar me kniazin Danillo te Malit te Zi dhe per te luftuar per liri. Pyetjeve provokuese e me prapamendim te Danillos Shehu iu paska pergjegje: "Tane Shqypnia asht gati me u çlirue dhe, nese doni te dini sa anne kemi, ato do t'ia marrim amnikut. Prijsit do t'i nxj erre lufta... Si p'èrgjegjes per latin e popullit asht mire te shtrohemi ne kuvend...... Mendohet se takime te tilla duhet te kete bere edhe me fqinj te tjere, por pa sukses. Me siguri, nje veprimtari e tille, bashke me denimin me vdekje ne mungese 16) e mbajten larg Shqiperise per nje kohe aq te gjate. U desh nderhyrja e personaliteteve te tilla, si Mehmet Ali Pasha i Egjyptit, prane Sulltan Hamitit, qe ai te falej dhe te kthehej ne Shkoder me 1864. Falja iu kushtezua me mosmarrjen pjese ne veprimtari politike. Biografi L.Sekuj ne doreshkrimin e cituar mbron argumentin se Shehu nuk e fshehu antagonizmin e tij ndaj politikes zyrtare edhe me vone; keshtu " ... me rastin e ngjarjeve ne Mirdite (1835) u burgos me te tjere perhapes te gjuhes shqipe, si: Hafiz Durro Begu, Imzot Prenge Doçl, Gasper Çoba, Gjon Muzhani, Zef Simoni, Mikel Çoka. U desh qe Dom Leonardi, prifti i Lezhes t'i shkruante anglezit George Gomberlain Mhibrovni (!), kryetar i Komitetit te Shqiptareve ne Londer, ku benin pjese Mehmet Ali Pasha, Osman Pasha, Sabri Korça etj. dhe me nderhyrjen e diplomateve te huaj u be i mundur lirimi i tyre 17). Perserisim mendimin e meparshem se vetem hulumtimet arkivale te mevonshme mund t'i konfirmojne keto te dhena.

Gjate kohes ne arrati i vdiq babai ne Shkoder dhe iu konfiksua e gjithe pasuria, pasi qe i biri, trashegimtari i vetem, qe i denuar me vdekje. Keshtu, kur u kthye, ishte pa shtepi dhe u vendos me banim ne lagj en Karahasej, ku ishte edhe imam i xhamise. Jetonte ne nje shtepi fare te thjeshte, te cilen thuhet se ia-blene miqte e dashamiret. Ketu edhe u martua me nje bije nga familja e Oso Kukes.

Qe me predikimin e pare ne kete xhami fitoi konsideraten e nje "xhemaati" teper te madh, qe, duke mos e zene xhamia e vogel, mbushi qoshe me qoshe oborrin e saj 18). Predikimi i tij qe i nje niveli te rralle dhe me shume efekt tek te pranishmit per mesazhet qe sillte ne drejtim te zbatimit te disa normave morale-juridike. Thuhet se ky predikim per vite te tera eshte kujtuar si eveniment.

Ne saje te studimeve dhe te pervojes se gjatejetesore Shehu gezonte nje reputacion te veçante dhe konsiderohej si kleriku me i pergatitur mysliman ne fushen e'teologjise islame. Sipas kronikave, ai kishte krijuar nje studio ne Medresene e Pazarit, ku kalonte te gjithe kohen e lire dhe regjimin e studimit nuk e thyente as ne ditet e festave te medha te Bajramit 19). Regjimi i studimit respektohej me kaq rigorozitet, saqe vizitat e tij te rralla nder miq e te aferm i bente vetem naten. Ai kalonte nje jete shume te perkoret. lshin kushtet ekonomike qe ia impononin ne radhe te pare, sepse e vetmj a e ardhur ishte paga e imamit. Sigurisht qe edhe vete formimi i tij intelektual e prirte drejt shfaqjesh asketizmi, keshtu shpjegohet pse ai me te shumten ushqehej me nje hase (pite-N.B.) dhe me rrush te thate. Kuptohet qe ai duke kujtuar vdekjen sa me shpesh, purifikohej me shume shpirterisht.

Ashtu si ne fushen e filozofise, edhe ne ate tejurisprudences islamike Shehu ishte me autoritari nder kleriket e kohes. Interpretimi qe ai u bente paragrafeve te sheriatit ishin nga me objektivet, te interesuarit çuditeshin me shpejtesine e interpretimeve dhe saktesine e tyre. Bashkekohesit i mrekullonte edhe modestia e ketij personaliteti kaq te forte. H. Ibrahim Kraja, ish drejtori i arsimit, i kujtonte me respekt keto tipare te qenesishme te Shehut: "Me vinte naten per vizite, ulej nder gjunje dhe nuk ndigjonte me qendrue mbi mue, ndonese ishe ma i ri, tue me detyrue edhe mue te ulesha bri tij qe te kuvendonim giate e gjate … 20) Vetite e tij te rralla bene qe masa e popullit t'i atribuonte vetite e nje shenjti.
Kultura e tij ishte shume e kompletuar: njohurite mjekesore, qe i kishte marre giate qendrimit ne Paris, i kishin kultivuar pasionin per mjekesine popullore dhe, si rrjedhoje, kultin per bimet mjekesore. Nga bashkemoshataret mbaheshin mend shetitjet e tij te panumurta neper livadhet e kodrat e qytetit per te grumbulluar bime mjekesore e per te pergatitur ilaçe. Atij i njihet merita te kete gjetur bimet qe zhduknin "lythat". Nje prove interesante ne kete aspekt, d.m.th. mbi perkushtimin e Shehut per bim et mjekesore na percillet nga H.Bushati me ane te nje deshmie personale 21): niidis fleteve te disa librave te perdoruara nga Shehu autori gjeti bime mjekesore te harruara aty qe para nje shekulli, bime qe do t'i kene sherbyer dijetarit si lende vezhgimi.

Ne historine e vendit tone Shehu ze vend'n e merituar jo vetem si personalitet i shquar per atdhedashurine dhe ndieniat demokratike, per shpirtin e iniciatives dhe te guximit qytetar, per erudicionin e thelle si klerik, por edhe per prirjet e tij te theksuara prej reformatori. Ky tipar i personalitetit te tii te fuqishem u shfaq si ne problemet Cardinale, si ato te ritualit fetar tradicional, ashtu edhe ne ato "te zakonshmet", qe lidheshin me jeten e perditshme qytetare. Fale qiohurive ne fusha te ndryshme te diturive te fese islame, fale mendjes se ndritur, devocionit te tii te pamatur per fene respektit te madh per besimtaret dhe dashurise se vertete per gjuhen amtare, ai ndermori hapin e guxinishem duke mbaitur ligjeratat e se premtes ne gjuhen shqipe, duke sjelle nje permbysje te tradit,s fushen delikate te litu 'ise e te praktikave fetare islame ne vendin ne tone. Ai nuk iu tremb kesai "reforme", sepse ai donte qe aty ku ishte,e mundur, gjerat duheshin shikuar me syrin e kohes. Nje hap i tillejo vetem qe nuk demtonte, por ndihmonte, si forcimin e besimit te vetedijshem, ashtu edhe te ndjenjes se kombit. Fundshekulli qe jetoi Shehu ishte i mbushur me grabitje te njepasnjeshme trojesh e me synime te medha shoviniste nga fqinjet e veriut e te jugut. Vellezerit shqiptare te trojeve te tjetersuara, krahas fese se ndryshme, do te kishin edhe gjuhen e tyre, qe do t'i ruante nga asimilimi i huaj. Per nje hqp te tille Shehu do te ndeshte ne dy pengesa : ne autoritetet turke, qe nuk e shikonin me sy te mire perdorimin e gjuhes shqipe, veçanerisht mbasi kishin filluar te hartoheshin edhe mevludet shqlp. Pengesa tjeter paraqitej nga nje shtrese hoxhallaresh fanatlke, dogmatike e pa arsim te plote, qe kete hap e numeronin per herezi. Megjithese pati mbeshtetjen e myftiut, Jusuf efendi Tabakut, kundershtaret ia dolen qe te bindnin Meshihatin ne Stamboll per pezullimin e kesaj praktike per nje periudhe dyvjeçare. Ne saje te kembenguljies nga ana e vete Shehut dhe te atyre qe e perkrahnin, si Myftiu Isuf Tabaku e Daut Boriçi me shoke, u arrit te lejohej futja e gjuhes shqipe ne praktiken fet'are. Ndihme ne kete drejtim qe edhe mbeshtetja e forte e valiut te ri, Basri Pasha, njeri me koncepte liberale 20) Biografet kujtojne taktin qe perdori Shehu per ta bindur masen e begimtareve mbi dobite e perdorimit te shqipes, qe, si çdo "e re", pritet me rezerva.

Nje dite xhemaati te shumte Shehu hipi ne "qyrs" (vendi i predikimit), hapi qitabin arabisht, lexoi disa rreshta, mbylli librin dhe u largua pa folur, duke befasuar te pranishmit. Te nesermen drejtoi pyetjen se çfare kishin kuptuar nga leximi i nje dite me pare. Pasi mori pergjigje negative, mbajti "vasen" shqip, duke i paralajmeruar se te premten me te aferme do ta thoshte edhe "hytben" ne shqip, d. m. th. do te perkthente edhe lutjet. Te pranishmit ne fillim u befasuan, por pastaj mbeten shume te kenaqur, ndersa pjesa e klerikeve konservatore e qe ishin te pranishem, u larguan te indinjuar. Keshtu, ne saje te perkushtimit e te iniciatives se Shehut edhe "hytbeja" u fol ne shqip duke menjanuar arabishten, ashtu si ne mevludet qe menjanuar turqishtja.21) Nisma e Shehut te kujton perpjekjen fisnike dhe te guximshme te klerikeve katolike shqiptare te Veriut, qe nga Buzuku, per ta futur gjuhen shqipe ne veprimet liturgjike.

Ne kujtimet e bashkemoshatareve ruhet ky perfytyrim per Shehun ne moshe te avancuar : Nje burre i gjate, i veshur me te bardha, me nje fytyre te hequr dhe te zbehte, me sy te mprehte e te ndritshem. Edhe poeti anonim e ndihmon parafytyrimin tone me ane te ketij portretizimi ne vargjet :

Sheh Shamia me petka te bardha Si melek po prin perpara. 24)

Edhe çallma e tij ishte krejtesisht e bardhe, sepse fesin e kuq, qe mbahej nga hoxhallaret e tjere, e kishte mbeshtjelle krejtesisht me nje shami te bardhe.2'l Nga k-jo hollesi thuhet se i ka mbetur ndajshtimi "Sliamia". Kete "look" (menyre veshjeje) e kane ndjekur edhe klerike te tjere me vone, si per shembull Shehui Tixhanive, H. Shaban Domnori.

Burime te tjera pohojne se ndajshtimi i mesiperm i kambetur qe nga viti 1854, kur ne perleshjen e Pazarit i ishte ngaterruar per çallme nje shami e bardhe, nga ato qe shitesit vamin per reklame perjashta dyqaneve te manifaktures. Konsulli Hekard perdor llagapin "Shamil", siç e perdoren turqit. Shkaku duhet kerkuar (shih H.Bushati, veper e cituar) ne perqasjen qe gjeten ata midis udheheqesit shkodran dhe Shamilit, udheheqes i Dagestanit, qe ne lufte me ruset arriti ta çlironte vendin e tij ne vitin 1832. Mund te hipotetizohet se titulli "Sharnia" mund te jete deforinim i emrit "Shamil". Ne traditen gojore te qytetit te Shkodres emri i Sheh Shamise eshte i lidhur ngushte edhe me disa te "reja" qe u vune ne praktike ne jeten e perditshme te qytetit, pikerisht, sepse u paten sugjeruar e rekomanduar nga ai me qellimin fisnik, qytetar, per te thjeshtuar e lehtesuar menyren e jeteses. Popullata myslimane ishte e ndjeshme nga predikimet e Shehut, prandaj reagoi pozitivisht, duke hequr dore nga disa zakone te vjetra, praktika prapanike e rite mesjetare, si :

-mbajtja e tallaganave ne krye prej burrave ne raste zie te kobshme
-ndezja e qirinjve ne xhami e ne varreza per te perkujtuar te vdek-urit (rit pagan ky)
-gatimi i hallves per te dyzetat
-veshja me "futa te zeza" e grave myslimane ne raste vdekjeje.

Krahas ketyre, ndryshime te nje lloji tjeter

-diten e dasmes nusja te sillej me karroce e jo me kale
-burrat te mbathnin kepuce te tipit evropian te hiqej dore nga vajtimi me ze te larte te thjeshtesohej veshja e grave qytetare.

Me lart pame se Shehu kishte si sekretar te vetin nje katolik, prove kjo e shpirtit te tij tolerant. Ne shkrimin e vellezerve Shehi sillet edhe nje episod tjeter, qe verteton kete shpirt a prirje tolerance te tij : "Tregojne se bashmyftari Osman mblodhi te gjithe kleriket e qytetit, dha urdher te arrestohej Imzot Marinaj duke e shpallur ate armik te profetit dlie te Allahut, sepse sherbesat fetare i kishte bere ne gjuhen shqipe. Hasan Alia iu pervesh keq bashmyftarit dhe ne ate kohe, i ndihmuar nga populli rrembeu nga xliandaret priftin katolik dhe, pasi shtiu me kobure ne ajer, u foli besimiareve: "O nierez te Zotit, eshte e lehte te ushqehesh me mish te pjekur, por ç'na lypset se si quhet ai turqisht ?! A nuk asht ky nji mekat qe ju hidheni kunder levruesve te gjuhes amtare dhe mbroni ate te nje te huaji ?! A mos iu kane rrjedhur trute ?! Shkoni dhe rrini prane grave dhe femijeve tuaj : aty do te mesoni se buka quhet "buke" dhe "babes" i thone "babe". Pastaj Hasan Alia e dergoi Imzot Marinajn ne famulline e Hotit. 26)

Nje jete kaq intensive e plot perplasje e lodhi klerikun e nderuar, keshtu qe dita e vdekj es po afrohej. Sipas deshmise goj ore te plakut 90-vjeçar, Selim Reçi 27) Shehu, i lodhur, e paska parandjere afrimin e vdekjes dhe paska shkuar tek kryetari i bashkise, Bejtash Age Kazazi, pronar i nje livadhi afer shtepise se Shehut dhe ia paska kerkuar per nje grumbullim njerezish, duke pyetur edhe per çmimin e barit, sepse donte tia paguante. Kur pronari i çuditur, i paska kerkuar sqarime, i vetmi shpjegim paska qene: "mbledhja e popullit do te jete e madhe". Bejtash Aga ia paska dhene pa shperblim. Çudia qe ketu : te nesermen Shehu nderroi jete dhe per ta percjelle si duhej u grumbulluan aq njerez, saqe me zi i zuri livadhi i lartpermendur. Me te moshuarit kujtojne edhe raste te tjera te ngjashme, qe i atribuojne Shehut aftesi te tilla parashikuese, jshte fuqive te zakonshme dhe te permasave mbinjerezore. Te gjitha keto arsye bene qe ceremonia e varrimit te Sheh Shamise, e zhvilluar me 25 mars 1891, te gdhendej ne kujtesen popullore si diçka e pazakonte per pjesemarrjen e gjere te qytetareve shkodrane. Ky klerik me frymemarrje te gjere diti te harmonizoje meditimin e thelle me probleme te jetes se perditshme, levizjen popullore te kohes me ndjesite kombetare.

Me porosine e tij, si gur varri qe perdortir nje shkemb i Pagdhendur. Me vone familjaret meremetuan varrin ne lagjen Karahase, por eshtrat i rivarrosen ne Fushe-Shtoj, sepse varri i pare u prish per arsye urbanistike gjate dekadave te fundit.
Per vepren e ketij kleriku eshte shkruar ne Historine e Shqiperise, ne te dy botimet, ne Fjalorin Enciklopedik (Tirane, 1985, fq 1000), por, duke u interpretuar sipas klisheve te logj ikes zyrtare marksiste, e reduktuar ne nje vleresim te njeanshem, per arsye se feja dhe kleri ishin ne listen e zeze. Gjykime ne nje sens tjeter, me te gjere, jane dhene ne revisten "Zani i nalte" si dhe nga studiuesi O.Myderrizi, Z.Shkodra e H.Bushati.

Vitet e pluralizmit politik dhane mundesine per ta ridimensionuar figuren e Sheh Shamise e per ta vendosur ne piedestalin qe ai meritonte; perurimi i Medresese se Shkodres, viti 1991, me emrin e ketij biri te shquar te Shkodres duhet kuptuar jo vetem si nje tregues i ketj rivleresimi objektiv te merituar, por edhe bartes i mesazhit te madh qe u percillet klerikeve te ardhshem misioni i tyre i shenjte e fisnik, krahas nje perkushtimi te perliershem per ngritjen morale-fetare e kulturore, kerkon qe interesat e fese duhet te mbareshtrohen me ato te popullit e te kombit, si dy ane te se njejtes medalje.

Shenim :

Ne botimin "Trima te kryengritjeve popullore", pjesa e dyte (Tirane, 1980, fq. 56-59) te M.Kokalarit, me synimin e vulgariziinit te historise, portretizohen shume luftetare e udheheqes levizjesh popullore. Vepra eshte destinuar per nje publik pa pretendime shkencore, veçanerisht per rinine shkollore. Pavaresisht nga kjo, autori, me zellin t'i qendroje besnik platformes zyrtare, cenon objektivitetin historik, se permes nje emfaze te dukshme ntrash se tepermi temperamentin luftarak "te birit te vegjelise shkodrane", qe mendjen sikur e pati vetem te pushka e qe, sikur u rrit ne "mjedisin obskurantist mesjetar islamik turk", duke erresuar te verteten se ai qe djale i nje familjeje te pasur, i edukuar ne nje mjedis shqiptar te mirefillte dhe ne kontakt me njerez te ngritur, si: Jusuf Efendi Tabaku, Sali Efendia i Madh, Ahmet Kalaja, Daut Boriçi etj., ne nje kohe qe fillimet e kapitalizmit po e lidhnin Shkodren ne shume fije. Neqoftese, sipas vargut popullor:

"Dha fetfane me mbyte babane", ky antagonizem qe ne planin moral dhe ekonomik, ndersa shprehj a e autorit "e denoi me vdekje t'ane", i krijon bindjen nje lexuesi te papervoje, sikur Hasan Alia e linçoi t'ane me duart e veta. Edhe vete portreti i cituar (ne bashkautoresi me piktorin) te jep pershtypjen, sikur Shehu paskej qene nje "komit" i zakonshem malesh, nje cub e jo nje klerik i devotshem, i ditur e konsekuent ne idealet e tij fisnike e humane, shume larg nje atevrasesi.

Heroizmi e humanizmi i Sheh Shamise pati frymezuar edhe poetin Skender Temali duke dhene subjektin e nje ballade (Revista "Ylli", Nr-8, 1990). Autori permes vargjeve

"Shekuj lame pas
Dhe s'e harrojme kurre"

behet shprehes i respektit te mbare nje qyteti qe heroit i ve vulen e pavdekesise.

Referencat :


1) Z.Shkodra : -Revolta qytetare e vegjelise shkodrane me 1854 nen udheheqien e Sheh Shamise", Bol. i Shkencave Shoqerore, Nr.2, Tirane, 1957.
2) Ilistoria e Shqiperise, veil.11, fq. 1 53-156, Tirane 1956,
3) Q.Shehi-G.Shehi : "Hasan Alia i mbiquajtur "Sheh Shamia (Drita islame", viti i pare, Nr.9, 1992).
4) H.Bushali : "Shkodra dhe motet-, doreshkrim.
5) Q.Shehi-G.Shehi, veper e cituar.
6) II.Bushati, veper e cituar.
7) Po aty.
8) Q.Shehi-G.Shehi, veper e cituar.
9) "Kronika" e M.Sirriuf' - Buletin i shkencave shoqerore, Nr. 1, fq.201-207 (Tirane 1957).
10) H.Hecquard, "Histoire de la Hante Albanie", Paris 1858, fq.464-465, sipas Z-Shkodra, veper e cituar, fq.62.
11, 12, 13) Q.Shehi-G.Shehi, veper e cituar.
14) Lazer Sekuj : "Sheh Shamia-patriot revolucionar" (broshure e ruajtur ne familjen Shehi).
15) Po aty.
16) Z.Shkodra, veper e cituar.
17) L.Sekuj, veper e cituar.
18) H. Bushati, veper e cituar.
19) Po aly.
20) Po aty.
2 1) Po aty.
22) Po aty.
23) Revista --Zani i nalte", Nr- 1 1, fq.367 (Tirane 1937) Osman Myderrizi: artikuli ne Buletinin e Shk-encave Shoqerore, Nr.2, fq. 1 52-153 (Tirane, 1955).
24) Q.Shehi-G.Sliehi, veper e cituar.
25) N.Bushali. veper e cituar.
26) L.Sekuj, veper e cituar.
27) N. Bushati: v. cit.

Literaiure plotesitese

1. Nexhmi Bushati : '-Sheh Shamia-kierik i ndritur e demokral" (Gazeta Shkodra, Nr. 1 0, Nenlor 1091 - Shkoder.
2. Ligor Mile : "Kryengritja popullore ne fil1im te Rilindjes" (fq. 163-164, 'rirane, 1962).
3. A. Buda : "Shkrime historike". pjesa e dyte. fq.43-44 (Tirane 1986),
4. Zel'Jubani : "Raccolta di canti popolari e rapsodie di poemi albanesi" ('rrieste, 1871).




[Submitted by Bossi]

Komenti 1printer friendly
Comments
"Shekuj lame pas, Dhe s'e harrojme kurre" .Historia e personalitetit qe svdes kur, Paul Tedeschini 11 Aug : 08:31 Reply to this

Kush e Kundershtoi Prishjen e Xhamise ne Shkoder?
Paul Tedeschini
Çdo dite kur shkojshe ne gjimnaz kalojshe para kishes madhe, para kishes se Franceskanve, para xhamise ne qender te qytetit (Fushe Çele), para “Kafes Madhe,' para bibliotekes (aty ku sot ashte bashkia) dhe mrrijshe ne gjimnaz. Ne oren 12 te drekes shikojshim nga dritarja e klases sone se kur po del hoxha ne minaren e Xhamise me dy minare ne Parruce per te kendue lutjen e vet, se njate here mbaronte ora e katert. Pritshim hoxhen, sepse na, ne ate kohe nuk kishim asnjeni ore dore. Ne klase ishim si te krishtene si dhe muslimane. Ishim mesue me kisha e xhamija. Une nuk mund te flas per breznite e tjera, vecse po e tham me shume kenaqesi dhe nostalgji se ne breznine tone kena shkue aq mire, musliman e te krishtene, sa ju tham te drejten as qe e kena ndigjue ndonjihere diferencen midis nesh dhe miqesine e kena ruejt deri tesh e kesaje dite. Baba i jem avokat, Emid Tedeschini e kishte zyren ne zonen e Parruces, ku ishin te gjithe avoketnit, afer Xhamise me dy Minare. Ngandonjihere une u shkeputshe ne pushim per te shkue me e pà. Here ishte vetem, here me ndonji klient, here me ndonji hallexhì, here me ndonji koleg, here me ndonji intelektual, here me ndonji prift o here me ndonji hoxhe. Myftinia ishte ne shpinde te vargut te zyreve avokatore, aty ku sot asht Lulishtja e Madhe. Baba i im prej moshes 7-vjec e deri ne 27-vjec asht rrite ne Europen Qendrore: Austri-Itali-Gjermani-Zvicer, prandej, kjo ka qene arsyeja, qe kur u kthye ne Shqipni zgjodhi pikerisht Shkodren, si banim e jo qytet-lindjen e tij, Durresin, sepse vetem ne Shkoder gjente njerez me kulture taman europiane, qofte katolike qofte edhe muslimane. Ai ishte nji njeri i hapun dhe pa paragjykime. Ne mos gabofsha, ishte viti 1956, pra 40 vjet perpara. Sa shpejt kalojne vjetet! Tue shkue ne shkolle pashe se xhamine e Fushes Çeles, nji xhami relativisht e vogel e vendosun njaty ku kane qene dikur “Pese Herojt,' para se t`i trasfirojshin para Radio Shkodres, pra kete xhami po e prisheshin disa punetor. Na ishim mesue ne Shkoder, me pa tue na prishe gjithcka, tue ndigjue burgosje njerzish, gjyqe te bujshme me altoparlanta, ne salla te medha, ne Kinema. Une qyshe 4-5 vjec isha mesue me ndigjue automatikun kur pushkatojshin njerez mbas murit te vorreve te Rmaji, jo larg shtepise sime, vorre per te cilat flet Filip Shiroka ne vjerrshen “Kthè Dallndyshe'. Na ne Shkoder ishim mesue. Natyrisht na te tjeret, sepse ato te shkretit qe ishin protagonista, zor se ishin mesue. Keshtu edhe prishja e xhamise, neve qe po shkojshim ne shkolle, nuk na bante pershtypje, sepse sic e thashe ma siper, na ishim mesue... Por, jo te gjithe ishin mesue, jo te gjithe e pranojshin kete shkaterrim total e ne te gjitha pikepamjet te qytetit tone. Kur u ketheva ne shtepi mbas mesimit, baba i im me tregoi se ai kishte shkue tek Kryetari i Kom Ekzekutiv, Bilal Parruca, dhe kishte kerkue me insistim mosprishjen e xhamise se Fusekutivhe.......... Çeles, tue e motivue se ajo xhami ka nji minare me vlere artistike, sepse minarja asht e ndertueme jo me beton, por me gur te latuem dhe per kete aresye kjo minare, pra edhe xhamia nuk duhen prishe. Nuk ishte kollaj te takojshe menjihere kryetarin. Megjithe ate Bilal Parruca e kishte prite dhe e kishte ndigjue me vemendje. Po ashtu nuk ishte aq e kollajte ne ate kohe te shkojshe per te ba nji kerkese te tille. Bilali i kishte kerkue babes, qe kerkesen ta paraqiste me shkrim. Te nesermen baba im paraqiti ne Komitetin Ekzekutiv per kryetarin kerkesen me shkrim per mosprishjen e xhamise ne fjale, tue dhane edhe motivimin perkates. Me te marre kryetari kerkesen me shkrim dha urdhen per pezullimin e prishjes se xhamise, deri ne pergjegjen nga Tirana. Tirana dha urdhen per vazhdimin e prishjes se xhamise te Fushes se Çeles ne qender te qytetit te Shkodres. Ne kete menyre Shkodres iu prish edhe nji tjeter veper arti. Shkodra duhej zhgatrrue! Shkodra u zhgatrrue. Shkodra vazhdon te zhgatrrohet!
DERI KUR?
Paul Tedeschini, Itali, me 11.08.2006

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1998 sec, 0.0583 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,284kB