Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


03
08.2006

--Vllaznia, edhe 3 vende “vakant” per nje skuader titulli

:::ShkoderZemer
-Vllaznia, edhe 3 vende “vakant” per nje skuader titulli
Plotesimi i skuadres shkodrane me lojtare cilesore ka ardhur duke u perfeksionuar. Ndonese e nisur me vonese, merkatoja e saj pergjithesisht ka qene e mire per te mos thene e persosur deri ne keto momente. Kete fakt e konfirmojne levizjet e deritanishme ne skuader megjithate ajo qe pohohet nga te gjithe eshte se Vllaznia ende nuk eshte e plotesuar me te gjithe lojtaret e duhur. Organika e saj ka ende nevoje per perforcime ne repartet e mesfushes dhe sulmit. Kete e ka pranuar edhe vete presidenti Fushaj i cili pas prezantimit te blerjes se tij te fundit, Dabulles, ka shprehur edhe faktin se duhen edhe 3-4 lojtare per te mbyllur kompletimin e ekipit. “Porten dhe mbrojtjen i kemi te blinduara tashme. Ajo qe po tentojme ne merkato eshte afrimi i nje mesfushori te krahut te djathte ose te qendres si dhe te dy sulmusve te mire. Pikerisht ne keto pika, do te jete e perqendruar edhe puna jone ne ditet e ardhshme per te ndertuar keshtu ate skuader qe deshirojme te gjithe, nje Vllazni pretendente”-ka thene “bosi” i kuqebluve. Ne te vertete, fakti qe Vllaznia po vuan ne gjetjen e lojtareve per keto 3 vende vakant ne skuader, ka ardhur edhe nga deshtimi i tratativave me disa prej futbollisteve te fokusuar per t’u veshur kuqeblu. Ketu perfshihen pikerisht dy brazilianet Abilio e Leandro qe kishin premtuar se do te bashkoheshin me skuadren ne Gjermani, si dhe shkodrani Kaçi. Asnjeri prej ketyre tre futbollisteve sot nuk eshte tek Vllaznia e per rrjeedhoje mungesa e tyre ka krijuar nje “grope” qe po duket veshtire per ta mbushur. Kjo edhe ngaqe deri tani merkatoja shkodrane ne token gjermane ende nuk ka dhene asnje rezultat. Deri tani jane provuar tre futbolliste; nje paraguajan Fernandos, nje hungarez Kovaç dhe nje nigerian Akbu. Por informacionet qe kane ardhur dje nga Magdeburgu, vendi ku jane duke zhvilluar fazen pergatitore kuqeblute, kane bere te ditur se stafi drejtues i Vllaznise, dy prej ketyre lojtareve i ka lene te lire. Behet fjale pikerisht per sulmuesin hungarez Kovaç per te cilin fillimisht u thane fjale te mira nisur edhe nga paraqitja e mire ne miqesoren e zhvilluar tre dite me pare ku ai shenoi plot 6 gola. Por ne ditet ne vazhdim, sulmuesi 29 vjeçar duket se nuk i ka bindur siç duhet shkodranet prandaj dhe atij i jane dhene “duart”. Te njejtin veprim kane bere edhe me mesfushorin nigerian Akbu i cili ka qendruar vetem dy dite ne prove dhe eshte larguar me pas si i panevojshem. I vetmi futbollist qe vazhdon te provohet tek Vllaznia eshte paraguajani 20 vjeçar Viktor Fernando qe luan si mesfushor i qendres dhe i krahut te djathte. Nga ana tjeter, ne kampin shkodran nuk ka shume entuziasem sa i takon ardhjes se lojtareve te tjere per t’u provuar megjithesee ishte projektuar testimi i disa lojtareve gjermane, çeke e polake. Duke qene keshtu presidenti i kuqebluve nuk ka hequr dore edhe nga kampionati shqiptar. Behet e ditur se ne mes drejtuesve te klubit shkodran eshte diskutuar edhe per mundesine e marrjes se sulmuesit elbasanas Klevis Dalipi, por per kete problem ende nuk ka nje prononcim te qarte. Po ashtu i eshte bere oferte edhe Daniel Xhafes por ai e ka pasur me teper mendjen tek nje ekip finlandez. Per rrjedhoje “sulmi” shkodran do te vazhdoje te jete i perqendruar edhe ne gjetjen e 3-4 lojtareve cilesore ne menyre qe skuadra te konsiderohet perfundimisht e kompletuar.
Gjergj KOLA


-Kuqeblute, sot grupi i dyte drejt Gjermanise
Pasditen e sotme do te niset drejt Gjermanise grupi i dyte i futbollisteve te Vllaznise. Behet fjale per 9 lojtare te tjere, kryesisht ata qe kane nenshkruar ditet e fundit por edhe te tjere te rinj, te cilet do t’i bashkohen skuadres shkodrane qe eshte duke u stervitur prej nje jave ne provincen Glinde ne periferi te Magdeburgut. Ne kete liste perfshihen pikerisht Osja, Teli, Dabulla, Sukaj, Selmani, si dhe disa futbolliste te rinj si Dibra etj. Siç shikohet me grupin do udhetoje edhe blerja me e fundit e kuqebluve, ish-futbollisti i Tiranes Rezart Dabulla. Shkodranet i pershpejtuan procedurat per te e per rrjedhoje ai tashme do jete bashke me skuadren e tij te re. te nente keta futbolliste dje kane marre vizat ne Ambasades Gjermane ne Tirane dhe sot pra do nisen drejt Gjermanise. Me grupin e dyte te lojtareve nuk ka udhetuar Skerdi Bejzade i cili per arsye proceduriale nuk ka arritur te paiset ne kohe me vize. Ne kete menyre numri i futbollisteve qe do sterviten tani e tutje ne Magdeburg ka shkuar ne 26 pa harruar ketu edhe disa te huaj qe jane ne prove tek kuqeblute. Vllaznia do te kthehet nga Gjermania te shtunen e ardhshme.
Gjergj KOLA



-Vllaznia, firmos Dabulla, perjashtohet Ndreka
Klubi shkodran vazhdon perpjekjet e tij per te krijuar nje ekip pretendent. Duke qene keshtu dje ne dreke eshte bere edhe prezantimi zyrtar i blerjes me te fundit te kuqebluve. Ai eshte ish-mbrojtesi i Tiranes, Rezart Dabulla. Por nese vjen ky lojtar shume cilesor, nje tjeter futbollist me peshe i kesaj skuadre largohet nga Vllaznia. Behet fjale per mbrojtesin tjeter-Henri Ndreka. Ky i fundit behet e ditur se gjate diteve te fundit te stervitjes se ekipit ne Gjermani, e ka thyer disa here disiplinen e per rrjedhoje mbremjen e se merkures, kur ishte mbyllur gjithçka me Dabullen, ka ardhur edhe perjashtimi i ketij lojtari.
-Dabulla, lojtari qe kishte kerkuar Shulze
Nje nga premtimet e presidentit Valter Fushaj per merkaton e kuqebluve, dje eshte bere realitet. Rreth ores 14.00 ne ambjentet e Hotel “Colosseu” qe eshte prone e presidentit te kuqebluve eshte bere prezantimi zyrtar i firmosjes se kontrates me Rezart Dabullen. Ky i fundit kishte mberritur ne Shkoder nje ore me pare dhe nuk i eshte dashur shume kohe te bisedoj per kontraten pasi çdo gje ishte mbyllur qe nje nate me pare. megjithate firmosja zyrtare e kontrates eshte bere pak çaste me vone edhe ne prani te mediave te ndryshme teksa lojtari qe ka luajtur per disa sezone me rradhe me Tiranen, ka pozuar edhe me fanellen e re, ate kuqeblu qe do mbaje te veshur sezonin e ri. “Sot (dje) siç e shihni po bejme realitet nje tjeter blerje te Vllaznise. Ai eshte Rezart Dabulla i cili me ne fund eshte pjese e skuadres sone. Ka qene deshira e madhe e vete lojtarit, per te mos thene saktifica e tij, ajo qe ka bere te mundur ardhjen ne Shkoder”- ka thene Fushaj. Por nga ana tjeter numri 1 i klubit shkodran nuk ka dashur kurrsesi qe kjo blerje te lidhet me largimin e Ndrekes prandaj ka shtuar: “Nese Dabulla eshte tani me ne, kjo ka ardhur ngaqe ishte vete trajneri Shulze ai qe e kerkonte me ngulm ne skuader kete lojtar. Shulze ka pare vetem nje ndeshje te ketij lojtari, ate te finales se kupes se edicionit te kaluar mes Tiranes dhe Vllaznise dhe menjehere me ka kerkuar te beje ç’ishte e mundur qe ta kishte ne skuader kete lojtar”. Kesisoj tashme duket se per lushnjarin 27 vjeçar nis nje eksperience e re qe sipas vete lojtarit “shpresoj te jete po aq e suksesshme sa ajo me Tiranen”. Me pas ne prani edhe te noterit te klubit Klement Radovani eshte bere edhe firmosja e kontrates njevjeçare te bashkepunimit mes dy paleve.
-Ndreka thyen disiplinen, Vllaznia “e perze”
Ne ceremonine e prezantimit te blerjes me te fundit te kuqebluve, presidenti i ketij klubi ka bere te ditur edhe largimin nga skuadra te mbrojtesit Henri Ndreka. Arsyeja qe behet e ditur eshte ajo e thyerjes se disiplines per te disaten here nga futbollisti. Duke folur ne lidhje me kete çeshtje Fushaj ka deklaruar: “Po bej te ditur ketu edhe vendimin tjeter qe kam marre dhe te ka te beje me perjashtimin nga skuadra te Henri Ndrekes. Arsyeja e marrjes se ketij vendimi ka te beje me thyerjen e disiplines nga ana e lojtarit. Edhe gjate ketyre diteve te stervitjes ne Gjermani jam njoftuar se ky lojtar ka shkuar me vonese ne stervitje e po ashtu ka perdorur edhe nje fjalor te padenje per nje futbollist profesionis. Duke qene keshtu, mbreme (parmbreme) kam vendosur per perjashtimin e tij nga ekipi. Ndaj ketij lojtari Vllaznia ka toleruar shume dhe jeni vete ne dijeni te ndodhive te tij sezonin e kaluar. Tashme megjithese kishte premtuar se do ishte ndryshe, ben serish te njejtat veprime prandaj dhe vendosa ta largoj. Premtimi i pare qe kam bere ne diten qe jam zgjedhur president, ka qene ai i sjelljes ne ekip te lojtareve cilesore por qe mbi te gjitha jane djem te mire. Prandaj dhe do i mbahem ketij parimi deri ne fund”. Presidenti Fushaj ka ngarkuar edhe avokatin e klubit Apollon Haxhi per ndjekjen e procedures se prishjes se kontrates ne kete rast, kur kemi te bejme me thyerjen e disiplines nga vete lojtari. Gjithsesi qe nga mbremja e se merkures, Henri Ndreka nuk eshte me pjese e Vllaznise.
Gjergj KOLA

-Dabulla: Kuqeblu per te thyer Tiranen
Nga dita e djeshme eshte tashme pjese e Vllaznise. Kjo eshte zgjedhja e re e 27 vjeçarit lushnjar Rezart Dabulla. Lojtari qe ka luajtur per disa sezone me rradhe ne rradhet e bardhebluve te Tiranes duke fituar me te shume trofe, duket ne te vertete i etur per te fituar serish, tashme me Vllaznine. Suksesi me kete skuader natyrisht qe do ishte edhe nje “goditje” per drejtuesit e Tiranes qe sipas “Dabit” nuk treguan shume respekt ndaj tij si lojtar. Per rrjedhoje vete stoperi i ardhshem i shkodraneve premton se pikerisht per kete gje, ai do te jape me te miren me kuqebluve. Ja intervista e pare e Rezart Dabulles si futbollist i Vllaznise:
-Rezart, keni pasur shume oferta te tjera. Pse preferuat Vllaznine?
-Nje nga arsyet pse zgjodha Vllaznine siç e kam thene edhe me pare, ka qene deshira per te qene nje dite pjese e kesaj skuadre e cila ka nje tifozeri te mrekullueshme. Une deri me tani kam qene gjithnje kundershtar i tyre por e pranoj se i kam admiruar per menyren si e kane mbeshtetur skuadren e tyre. Perveçse realizimi i kesaj deshire, kuptohet qe ka qene edhe plotesimi i kerkesave te mia financiare, nje nga arsyet pse sot jam ketu. Pa harruar pastaj faktin se tek Vllaznia kam shume shoke midis te cileve edhe Suad Lici, njeriu qe me nxiti te vija ne Shkoder.
-Shpresoni qe te keni sukses me skuadren tuaj te re?
-Ajo qe konstatoj une eshte se ketu po behet nje pune e mire. Kane ardhur disa lojtare cilesore, mund te vijne edhe te tjere dhe me sa kuptoj une, pretendohet per te patur nje ekip cilesor sivjet per te pretenduar trofe. Nuk eshte problemi se erdha une dhe u be ekipi. Problemi eshte qe Dabulla dhe te gjithe sebashku te bejme me te miren dhe nese kjo arrihet edhe suksesi do vije.
-Do luani ne nje repart qe thuajse eshte i gjithi i ri per Vllaznine. Do jete i veshtire harmonizimi i lojtareve?
-Kete gje e ka ne kompetencat e tij trajneri. Ai eshte pergjegjes per gjithçka ne skuader sepse gjuha e futbollit eshte e njejte ne te gjithe boten.
-Dihet qe jeni larguar jo ne menyren e duhur nga Tirana. Deshironi qe me Vllaznine te luani fort ne menyre qe drejtuesit e kesaj skuadre kane gabuar me largimin tuaj?
-Nje nga arsyet kryesore pse zgjodha Vllaznine eshte pikerisht ajo qe kjo skuader do jete pretendente. Duke qene e tille, edhe une do te mundohem te tregoj te gjithe vlerat e mia per te treguar sesa vlej. Por me mire do ta shihni ne perballjet direkte me Tiranen kur edhe vete drejtuesit e ketij klubi do ta shohin kush eshte Dabulla. Une nuk kam inat me ta, sepse po te kisha inat do t’i kisha hedhur ne gjyq per te marre leket qe me takojne nga prishja e kontrates. Megjithate ajo qe dua te tregoj une eshte se menyra qe zgjodhen per te larguar, nuk ishte ajo e duhura.
Gjergj KOLA

-Fushaj: Nuk dua te flas per “çeshtjen Duro”
Megjithese ka filluar te diskutohet, madje edhe te publikohet ne media interesimi i presidentit te Vllaznise Fushaj per mesfushorin e Tiranes Klodian Duro, numri 1 i klubit shkodran nuk ka dashur te flase per kete çeshtje. Ai ka dashur ta kaloje ne heshtje çdo gje pa dhene te kuptoje nese vertet ka interesim per kete lojtar, apo jane fjale qe thuhen. “Nuk kam deshire te jap asnje sqarim per kete çeshtje”-i eshte pergjigjur ai interesimit te gazetareve ne konferencen e djeshme per shtyp. Ne kete menyre mbetet mister çdo gje qe ka te beje me kete lojtar, i cili siç dihet eshte nje nga lojtaret me te mire te kampionatit tone dhe Tirana veshtire se e leshon. Nga ana tjeter Duro ka luajtur edhe me pare me Vllaznine dhe dihet nga te gjithe simpatia qe ai ka per kete qytet. Gjithsesi per momentin asgje nuk mund te thuhet ne lidhje me kete çeshtje, nese do tentohet te mbyllet kjo tratative apo thjesht ka qene nje thashethem merkatoje.
Gjergj KOLA

-Anullohet miqesorja me Magdeburgun
Ne ditet e qendrimit ne ambjentet e “Sport Park Glinde” prane Magdeburgut, ekipi i Vllazniee kishte planifikuar edhe nje ndeshje miqesore me skuadren vendase me te njejtin emer. Kjo ka qene nje nga deshirat me te medha te trajnerit te kuqebluve Uli Shulze pasi Magdeburgu eshte skuadra e zemres se tij. Por nga sa behet e ditur, kjo ndeshje eshte anulluar per faktin se drejtuesit e skuadres gjermane qe militon ne kategorine e trete te Gjermanise, nuk kane dashur te ndeshen me shqiptaret e Vllaznise. Arsyeja nuk ka qene asgje tjeter veçse nje “inat” ndaj trajnerit Shulze, qe eshte edhe nje nga emrat me simbol te ketij klubi. E gjitha kjo ka ardhur ngaqe perpara se te firmoste per shkodranet, portieri i njohur gjerman ka qene nje nga kandidaturat kryesor per postin e trajnerit te Magdeburgut, por ne fund drejtuesit e klubit kane preferuar tjeter trajner. Duke qene keshtu rruget jane ndare megjithate pritej te bashkoheshin ne kete miqesore qe gjithsesi nuk do realizohet. Shkodranet jane duke u munduar tashme te gjejne nje kundershtar tjeter.
Gj. KOLA

[Submitted by ShkodraOnline]
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1670 sec, 0.0434 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,253kB