Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


20
05.2008

Bajzë, 2.22 milionë dollarë për largimin e pesticideve

Edmond-Cela
20/05/2008 Projekti i PNUD-it, synon pastrimin e zonës. Banorët, nën kërcënimin e sëmundjeve kanceroze

Stacioni i vetëm hekurudhor ndërkombëtar i Bajzës do të pastrohet përfundimisht nga rreth 200 ton mbetje toksike të depozituara në ambientet e saj, në sajë të një projekti me vlerë rreth 2,2 milionë dollarë në kuadër të Programit të Kombeve të Bashkuara




Projekti i realizuar nga PNUD financohet nga Qeveria holandeze dhe Qeveria shqiptare.

Me zbatimin e këtij projekti rreziku dhe shqetësimi i komunitetit i krijuar prej vitesh nga këto mbetje do të marrë fund plotësisht.

Projekti

Ky fakt është bërë i ditur nga Lirim Selfo, menaxher i Programit për Pikat e Nxehta Mjedisore gjatë prezantimit në Shkodër të projektit “Forcimi i kapaciteteve në vendet e Ballkanit perëndimor, për të zbutur problemet mjedisore me anë të rehabilitimit të pikave të nxehta prioritare”, ku bën pjesë edhe stacioni i hekurudhor i Bajzës. Prof. dr. Lirim Selfo bëri të ditur se projekti ka filluar në shtator 2007 dhe do të përfundojë në mars 2010.

Përzgjedhja e firmës që do të zbatojë projektin, do të bëhet me një tender ndërkombëtar, ku do të kryhet jo vetëm largimi i helmeve, por edhe rehabilitimi i zonës së ndotur për ta rikthyer në një zonë të pastër.

Duke qenë se ndotja me helme toksike, ka hyrë edhe nëpër shtëpi dhe njerëzit janë të painformuar kryetari i komunës, Gjovalin Vneshti, theksoi se “Banorët mbajnë ushqimet në bidonët që dikur kishin helmet dhe pranë stacionit hekurudhor janë të rrezikuar seriozisht nga sëmundjet e ndryshme. Ndonëse askush deri tani nuk ka bërë analiza për shëndetin, është e qartë se ndotja e mjedisit për shkak të pesticideve që akoma vazhdojnë të jenë në këtë stacion, ka ndikuar negativisht për jetën e tyre”.

Njëkohësisht kryetari i komunës Kastrat, Gjovalin Vneshti,thekson se banorët që bashkëjetojnë me këto pesticide që në vitin 1991, ambalazhet e tyre, kryesisht bidonë plastikë e fuçi të llojeve e përmasave, i përdorin për shërbime të ndryshme.

Ndotja

Banesat afër stacionit kanë nga 10 deri 15 bidonë plastikë, dikur me pesticide helmuese që prej vitesh përdoren për ruajtjen e produkteve ushqimore, nga turshitë deri te bërësit e rrushit. Për të siguruar ujë të pijshëm, banorët kanë hapur puse që shkojnë në thellësi 60-80 metra dhe nuk përjashtohet mundësia që nën tokë pesticidet e lëngshme të derdhura prej vitesh të kenë depërtuar dhe të ndikojnë në ndotjen e ujit të pijshëm.

Me gjithë shqetësimin e shprehur, institucionet e Shëndetit Publik nuk kanë bërë analiza të hollësishme për situatën e ndotjes në këtë rajon, dhe kryesisht për ujin, produktet e ndryshme që prodhohen në Bajzë, ajrin dhe vetë banorët.

Vitet e fundit, thekson kryekomunari Vneshti, ka pasur shtim të rasteve të personave të sëmurë me kancer, në zonën përreth vendit ku prej shumë vitesh ndodhen këto pesticide, ku duket se një nga faktorët është e lidhur me praninë e tyre.

“Nëpërmjet këtij projekti ne synojmë të përmirësojmë cilësinë e jetës së qytetarëve që jetojnë në dhe rreth zonave të ndotura, të përmirësojmë gjendjen ambientale duke përkrahur dialogun për politika konstruktive kombëtare dhe lokale”, u shpreh në Shkodër përfaqësuesja e përhershme e PNUD-it dhe Koordinatore e agjencive të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Gulden Turkoz-Cosslett. Klodiana Marika, koordinatore teknike e projektit tha: “Identifikimi dhe prioriteti i pikave të nxehta mjedisore në Shqipëri, ka si objektivat specifike mbështetjen e Qeverisë shqiptare për të arritur objektivin e saj afatmesëm, në lidhje me rehabilitimin e zonave të ndotura përmes eliminimit të materialeve toksike, si dhe në forcimin e administratës mjedisore për kryerjen e vlerësimeve të plota të zonave të raportuara, të cilat kanë probleme mjedisore dhe shëndetësore”.

I përdorën fuçitë për turshi

Bajzë, si u magazinuan dhe më pas u sulmuan nga banorët lëndët e rrezikshme

Bajza është një qytezë e vogël në komunën e Kastratit. Është e vendosur në pjesën veriore të Shqipërisë, rreth 17 km larg nga qyteti i Shkodrës. Në fillimin e viteve ‘90 një sasi prej 200-250 ton pesticidesh të skaduara (Rrogor, vofatox, nogos, selinon, novakrom, spitsornit, 2-4 D, fugorat, sevin, lindan, etj.), kimikate industriale dhe materiale të tjera u bashkuan dhe u depozituan në magazinën e stacionit hekurudhor të Bajzës.

Origjina e pesticideve nuk është shumë e qartë, megjithatë, gjatë viteve 1991-1992 kompania gjermane “Schmidt-Cretan” importoi dhe magazinoi përkohësisht në Bajzë 480 ton kimikate të rrezikshme. Nga këto kimikate, më të rrezikshmet ishin toxaphene dhe phenyl mercury acetate, të dyja të ndaluara në BE nga viti 1983.

Në vitin 1993, banorët nga zonat përreth sulmuan stacionin dhe morën fuçitë, të cilat i zbrazën direkt në stacionin e trenit dhe nëpër magazinë.

Gjithashtu më pas u raportuan se shumë dele, të cilat kullosnin rreth magazinës dhe në pjesën kodrinore të stacionit hekurudhor, ngordhën pas këtij incidenti. Për më tepër, në vitet e mëvonshme peshkatarët e liqenit të Shkodrës kanë raportuar ngordhje në masë të peshkut në liqen.



Vazhdo Leximin...
Komenti 1printer friendly
Comments
Bajzë, 2.22 milionë dollarë për largimin e pesticideve, shehrezade 20 May : 17:50 Reply to this

per do fuqia me myt vedin na jena popull me bisht e injorant kuku...

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1720 sec, 0.0350 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,233kB