Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


07
08.2006

Shkodra me klinike dentare atehere kur ne Shqiperi nuk kishte nje spital te mirefillte

:::ShkoderZemer
Nje tregues tjeter per civilizimin , kulturen dhe emancipimin e popullit shkodrane eshte edhe fakti se ne Shkoder u hap per te paren here nje klinike dentare private nga nje mjek i specializuar dhe i diplomuar per stomatologji.
Ishte viti 1909 kur biri i Shkodres Hasan Kaduku, nje burre rreth te dyzetave i sapo kthyer nga emigracioni, ku qe diplomuar per stomatologji vendosi te hapte kliniken e tije private ne sheshin e parruces. Studiuesi Osman Hoxha e pershkruan keshtu figuren e Hasan Kadukut : “Njeri madheshtore, shtatlarte e shpatullgjere, syshqiponje e hundeshkabe, me mjeker te bardhe dhe shume i pashem, fisnik dhe zemergjere, i respektuar dhe mendjemprehte, energjik dhe i paperkulur, i dashur e bujare, ishte gjithmone mes njerezve, qe e donin dhe i donte aq shume. Ishte i punes por dhe i pushkes. Ne kohen e rrethimit te Shkodres nga malazezet ne vitet 1912-13 Dr.Hasan Kadukune gjejme te rreshtuar ne llogore perkrah vullnetareve te tjere, duke kryer detyren ndaj atdheut. Ky nuk la pasdore as detyrat shpirterore. Mesoi Kur’anin permendesh duke u bere ‘hafiz’. Me vone Kreu edhe ritin fetare te myslimaneve ne Qabe duke fituar titullin e larte ‘haxhi’. Keshtu qe mjeku u thirr Dr. Haxhi Hafiz Hasan ef. Kaduku”
Per Dr.Hasn Kadukun ishte hera e dyte qe kthehej ne Shqiperi. Kur erdhi per te paren here nuk ishte diplomuar per stomatologji por kishte ndjekur kurse dhe kishte punuar me dentistet me emer te perandorise Osmane si Halid Shenazi Bej apo profesor Dionisi nga te cilet kishte fituar teknikat me te mira te ketij profesioni, po kjo nuk e ndaloi ate qe te punonte si dentist ne Shkoder bile edhe ne Mal te Zi me lejen e Krajl Nikolles. Pastaj atij iu dha mundesia te studionte ne Fakultetin e mjekesise ne Stamboll ku dhe u diplomua. Me pas erdhi ne Shkoder serish dhe hapi kliniken e tije private. Ai i merrte materialet e para per protezat nga jashte nga firmat me te njohura te Botes. Kjo klinike qe shume e preferuar edhe nga te huajt qe vinin ne Shkoder apo ata qe ishin te trupave diplomatike.
Sipas djalit te tije,Hakise, i cili edhe ai ndoqi profesionin e te atit , Hasani e mori vendimin e tij te mesonte per stomatologji pasi kur ishte ne Stamboll dhe filloi te mesonte Kur’anin deshironte ta recitonte ate me ‘texhvid’ (rregulla universale te gjuhes arabe ne recitimin e Kura’nit), po kjo nuk ishte e mundur pasi Hasanit i mungonin dhembet e pare, dhe keshtu i lindi deshira per profesionin e dentistit.
Figura e ketij mjeku dhe e shume e shume personaliteteve eshte treguesi me i mire per traditen kulturore qe ke pasur , ka dhe do te kete Shkodra, qyteti jone i dashur.



__________________
Referencat:
“Shkodra dhe motet”, Hamdi Bushati.
“Ne kujtim te brezave”, Faik Luli, Islam Dizdari, Nexhmi Bushati.

[Submitted by Bossi]
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1637 sec, 0.0339 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,231kB