Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 06:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 15:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 09:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 06:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 16:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 09:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 16:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 10:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 06:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 13:44



Facebook -






22
08.2006

Njofton Konsullata e Italise ne Shkoder

:::ShkoderZemer
“Procedurat per dorezimin e dokumentave e marrjen e vizes, nepermjet ’Union Ekspres’“

22 Gusht

Konsullata e Italise ne Shkoder, ka falenderuar “Union Ekspres” dhe ka bere te ditur procedurat qe duhet te ndjekin studentet kandidate epr ne Itali, per dorezimin e dokumentave dhe terheqjen e pasaportave te tyre, se bashku me 336 vizat e leshuara nga kjo konsullate, per 336 te rinj.

Deri dje...

“Sipas afateve te parashikuara nga normativa e pararegjistrimeve te studenteve te huaj ne universitetet italiane, studentet qe jane paraqitur ne Konsullate nga data 31 korrik deri me 3 gusht, do te mund te terheqin pasaportat e tyre prane sporteleve te ’Union Ekspres’, qe ndodhen ne çdo rreth te zones se mbulimit konsullor (Shkoder, Puke, Koplik, Kukes, Tropoje, Hasa, Lezhe, Rreshen, Diber) me 22 gusht“, bejne te ditur njeper nje njoftimi per shtyp, burime zyrtare te Konsullates se Italise ne Shkoder.

Sipas te njetit njoftim, mesohet se “jane 336 viza te leshuara, 6 per qind me shume, ne raport me vitin e kaluar. Fakultetet e perzgjedhura mbeten kryesisht ne argumentin juridik-ekonomik (Ekonomi, Juridik, Shkenca Politike) dhe ne argumentin teknik (Mjeksi, Inxhinjeri, Arkitekture). Nder zgjedhjet me te veçanta jane edhe akademite e arteve, veçanerisht konservatoret e muzikes”.

Sipas Konsullates se Italsie ne Shkoder, meoshet se Firenze eshte nje pike terheqese per studentet shqiptare, ne vazhden e nje tradite shekullore, te perterire keto 15 vitet e fundit, por edhe Milano, Padova, Bologna, Roma etj., me me pak synime drejt jugut dhe ishujve (Bari, Catagna, Cagliari).

“Shume studente, gjate bashkebisedimit, kane treguar njohje te mire te gjuhes italiane, fale edhe marrjes se certifikatave te gjuhes, te njohura ne shkalle nderkombetare, si ‘CELI’, qe do t’i perjashtoje nga provimi i gjuhes italiane prane universiteteve”, veren Konsullata e Italsie ne Shkoder.

“Studentet qe kane marre vizen, te vlefshme deri me 31 janar 2007, duhet te japin provimin e gjuhes italiane si dhe provimet e mundeshme shtese, per hyrjen ne kurset universitare me numer te kufizuar. Kush i merr keto provime, duhet te perfundoje regjistrimin ne kohen e parashikuar, me qellim dhenien e lejes se qendrimit”, terheq vemendjen Konsullata e Italise ne Shkoder.

Me pas...

Per sa i perket studenteve te tjere kandidate, qe ende nuk kane dorezuar dokumentacionin dhe qe ende nuk jane paisur me vize, Konsullata e Italise, shpjegon procedurat qe ata duhet te ndjekin.

“Komunikojme se, duke filluar nga dita e marte, 22 gusht, dokumentacioni per legalizim per Studime do te mund te dorezohet drejtperdrejte, prane zyrave te Union Ekspres te pranishme ne zonen e mbulimit te Konsullates, pasi te jete legalizuar nga Ministria e Jashtme e Shiperise. Zyrat e ‘Union Ekspres’ do te pranojne vetem dokumentacionin e paraqitur nga qytetare shqiptare, te cilet kane pasaporte qe hyn ne kompetencat e zones se mbulimit konsullor te Shkodres, te legalizuar nga Ministria e Puneve te Jashtme, me nje fotokopje te pasaportes se studentit. Sipas kesaj procedure, dokumenti do te mund te terhiqet i legalizuar nga Konsullata e Italise ne Shkoder per studime, brenda 7 ditesh me se shumti, duke filluar nga data e dorezimit prane zyrave te ‘Union Ekspres’”, shpjegon Konsullata e Italise ne Shkoder.

Ne fund, Konsullata shpjegon edhe tarifat per sherbimet qe ofron “Union Ekspres”.

“Kujtojme se legalizimi per studime eshte falas, pagesa eshte e detyrueshme vetem per sherbimin e dorezimit dhe terheqjes se dokumenteve prane agjensive te ‘Union Ekspres’, me tarifen e vendosur nga kjo zyre, qellimisht per kete lloj praktike, 250 leke per dokumentet e dorezuara ne Shkoder, 400 leke per dokumentat e dorezuara prane agjensive jashte Shkodres”, sqaron Konsullata.



[Submitted by ShkodraOnline]
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup

Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2222 sec, 0.0377 of that for queries. DB queries: 38. Memory Usage: 2,149kB