Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


22
08.2006

Vllaznia, "fabrike" golash ne kampionat

:::ShkoderZemer
Sulmuesi tiranas i ekipit kuqeblu, Skerdi Bejzade, thote se sulmi do te shkelqeje 22-08-2006



Bejazde me trajnjerin gjerman Shulz

Gjergj Kola

Shumekush mendon se pika me e dobet e Vllaznise kater dite perpara fillimit te kampionatit mbetet sulmi. Mungesa e nje lojtari cilesor ne kete repart po kthehet ne nje gangrene per kuqeblute, qe ne limitet e merkatos po tentojne te sjellin ndonje sulmues goli. Por nuk eshte i ketij mendimi njeri prej titullareve te skuadres shkodrane.

Behet fjale per Skerdi Bejzaden, lojtarin qe e njeh mire si lojen ne mesfushe, ashtu edhe ne sulm. "Arusha", e shnderruar tashme ne "Tigrin kuqeblu", nuk e sheh kaq problematike gjetjen medoemos te nje sulmuesi gjate ketyre diteve. Kjo edhe ngaqe mundesite per te gjetur ate lojtar qe e pelqejne te gjithe, tashme thuajse jane shume te pakta. Prandaj, i pyetur ne lidhje me kete çeshtje, ai do te pergjigjej: "Une per vete nuk e shikoj ne kete menyre gjendjen per te cilen po alarmohen shume drejtuesit dhe tifozet e skuadres. Jam dakord me faktin se mungon nje lojtar per sulmin, per te mos thene qe do te duheshin edhe dy, ngaqe kampionati eshte i gjate, por problemi qendron diku tjeter. Edhe nese vjen ky sulmues, kjo nuk do te thote se ai do te zgjidhe gjithçka, sepse ai nuk mund ta marre topin ne mesfushe dhe te bej gol ne porten kundershtare ne çdo ndeshje. Pastaj eshte edhe problemi tjeter, ne kete periudhe, kur po mberrijme ne fund te gushtit: cili lojtar i mire ka mbetur pa e gjetur nje skuader? Duke qene keshtu, mendimi im eshte se nuk duhet te shqetesohemi shume se erdhi, apo s'erdhi ky sulmues. E mira eshte qe skuadra te kishte edhe 2 3 lojtare te tjere, ne menyre qe te rritej forca e skuadres. Pa u ndalur aspak tek emrat, sepse Vllaznia nuk duhet ta bazoje lojen tek ata, por te kolektiviteti." Duke thene keto fjale, Skerdi kerkon te marre si shembull Elbasanin e nje sezoni me pare, pjese e te cilit ka qene, duke u shpallur edhe kampion i vendit. Situata thuajse eshte analoge, prandaj ai ben krahasimin: "Tek Elbasani i sezonit te kaluar thuajse ishte e njejta situate. Kishim nje mbrojtje te mire (e tille eshte edhe te Vllaznia e sotme) dhe po ashtu edhe ne mesfushe nuk kishim nje organizator te mirefillte, qe s'e kemi as ne Shkoder. Duke qene ne pozita te tilla dhe pa nje sulm te bujshem me emra, arritem te dalim kampione. Por parimi i lojes sone ishte qe e gjithe skuadra te mbronte ashtu siç duhej dhe te sulmonin te gjithe. Prandaj jo me kot pesuam me pak gola nga te gjitha ekipet e tjera, ashtu siç shenuam te gjithe, duke filluar nga portieri, mbrojtesit, mesfushoret dhe ne sulmuesit. Une jo me kot e bera kete krahasim, sepse shoh se ka shume ngjashmeri. E rendesishme eshte qe ekipi te funksionoje mire ne te gjitha aspektet. Nje top erdhi nga krahet ne ndeshjen miqesore me Teuten dhe goli u shenua. Nese ndodh qe te kete shume topa te tille ne ndeshje, kuptohet qe dikush do ta dergoje ate ne rrjete dhe me pas, duke u mbrojtur mire i gjithe ekipi, vjen edhe fitorja." Vllaznia e sivjetme nga shumekush konsiderohet nje nga pretendentet kryesore per fitimin e te dy trofeve. Por vete Bejzade mendon se ai dhe shoket e tij te skuadres nuk duhet te hyjne me kete mendim ne kampionat. "E rendesishme per ne eshte te mendojme vetem per ndeshjen e radhes dhe jo me teper. Prandaj kryesore per ne per momentin eshte te kalojme nje here Luftetarin dhe me pas te shohim drejt Beses per ndeshjen e dyte. Nuk duhet kurrsesi te mburremi se do te jemi pretendente, apo gjera te tjera te ngjashme. Duhet te qendrojme me kembe ne toke. Nese ndodh keshtu, edhe suksesi do vije," ka thene ne fund te prononcimit te tij lojtari i Vllaznise, Skerdi Bejzade.

Kuqeblute, gjysma e ekipit dje pushim
Stervitja e ekipit te Vllaznise dje nuk ka qene e plote. Pasdite, ne fushen sportive te Shtojit eshte stervitur vetem grupi i lojtareve qe nuk kane luajtur fare, ose kane luajtur pak minuta ne miqesoren ndaj Teutes diten e shtune. Bashke me ta eshte stervitur edhe kamerunasi me pasaporte gjermane Francis Joseph Etouke. 11 shja e formacionit baze ne kete ndeshje kunder durrsakeve per rrjedhoje e ka pasur diten e djeshme pushim. Nderkohe, sot do te kete dy seanca dhe skuadra normalisht hyn ne rrjedhen e pergatitjeve per ndeshjen e radhes kunder Luftetarit, qe eshte edhe e para per kampionatin e ri. Paradreke, kuqeblute do te jene ne ora 9:00 ne sallen e forces te kompleksit sportiv "Zmijani", kurse pasdite, ne ora 17:00, do te jete puna ne fushen e stervitjes me pergatitjen tekniko taktike.


Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1778 sec, 0.0576 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,231kB