Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


24
08.2006

SULMUESI I TALENTUAR SHKODRAN PRITET TE FIRMOSE ME SKUADREN DANEZE ODENSE BK TE DANIMARKES

:::ShkoderZemer
E Enjte, 24 Gusht 2006


Hamdi Salihi largohet papritmas nga Tirana. Nje telefonate e ardhur ne celularin e tij mbremjen e se henes e ka bere sulmuesin bardheblu qe menjehere te nisej dje heret ne mengjes ne drejtim te Danimarkes.

Duke mos pasur kohen e mjaftueshme ne dispozicion, shkodrani eshte mjaftuar duke njoftuar trajnerin Mirel Josa dhe shokun e ngushte, Vioresin Sinanin. Kaq ka mjaftuar qe brenda skuadres lajmi te marre dhene dhe njekohesisht te sjelle deshperim ne radhet e drejtuesve, te cilet e konsideronin Salihin armen me te forte ne sulm.

Per momentin mesohet se “shkjesi” i kesaj levizjeje te Salihit drejt kampionatit danez ka qene Edi Martini, ndersa skuadra eshte Odense BK, e cila, pas pese javesh kampionat ne kete vend renditet ne vendin e 7 te, me 9 pike. E sigurte eshte qe sot ai do te kryeje vizitat mjekesore dhe me pas te hedhe firmen mbi kontrate.

Trajneri Josa u shpreh i shqetesuar ne lidhje me kete levizje te befasishme te shkodranit, duke thene: “Nga sa u informova, largimi i Salihit nga Tirana eshte definitiv. Sigurisht, me vjen keq qe nuk do ta kem ne dispozicion per ndeshjen e kthimit me Kajserisporin, ku kisha menduar nje strategji per ta permbysur rezultatin, por ja qe tani do te detyrohem te ndryshoj shume gjera.

Me shume se sa kaq, nuk di se çfare te them, nisur nga fakti se ai deri ne momentet e fundit e kishte mbledhur mendjen qe edhe ne kete sezon do te luante me fanellen e Tiranes,” thote per gazeten njeshi i stolit bardheblu. Edhe vete shoku i ngushte i Salihit, shkodrani tjeter Vioresin Sinani, as qe e priste kete largim, pasi me pare nuk ishte diskutuar pista per te shkuar ne Danimarke.

“Dje paradite e kisha lene me Salihin qe te takoheshim, nderkohe qe ai me merr ne telefon dhe me komunikon se po nisej ne Danimarke. Nuk e di se per çfare skuadre behet fjale, pasi edhe ai vete ishte i paqarte, megjithate, e urova qe çdo gje t’i shkoje mbare,” shton Sinani.

Ne prag te sfides me Kajserisporin, Tirana ka vetem nje sulmues ne dispozicion, duke pare qe edhe Pema nuk mund te luaje. Pritet qe trajneri Josa te shtyje perkrah Sinanit kapitenin Devi Muka, nderkohe qe ne krahun e majte te mesfushes do te aktivizohet Allmuça.

Pertej rezultatit te ketij takimi, tashme duhet thene se nenkampionet kane humbur “Kepucen e arte” te sezonit te kaluar, qe mban emrin e Hamdi Salihit.

Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1559 sec, 0.0452 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,228kB