:::ShkoderZemer
24 Gusht Pergjate linjes Shkoder-Tirane
Mbikalimet te shinat e hekurudhes Shkoder-Tirane prishen diten dhe ndertohen naten. Nderkohe qe Policia Ndertimore i shkaterron diten, mbikalimet rivihen gjate nates nga ana e banoreve te fshatrave pergjate shinave. Per keta banore, kryerja e nje veprimi te tille eshte fare e lehte, pasi mjafton nje kamion me dhe, apo ne rastin me te mire, me zhavorr dhe mbikalimi tek shinat e trenit rikkthehet perseri ne gjendjen e mepareparshme.
Mbikalimet
Policia Ndertimore e Shkodres, gjate gjithe muajve te ketij viti ka zhvilluar nje sere aksionesh per prishjen e mbikalimeve hekurudhore, ne menyre qe te shmagnin aksidentet e mundeshme hekurudhore. Gjate ketij viti, kjo polici ka prishur rreth 80 mbikalime, ne nje gjatesi prej 55 km hekurudhe, nga Bajza deri ne perfundim te rrjetit hekuruldhor te rrethit te Shkodres, ne kufi me Lezhen.
Nderkohe, te dhenat nga Policia Ndertimore saktesojne se perseri jane rihapur 11 mbikalime.
Duket se historia e prishjes dhe rivenies se mbikalimeve do te vazhdoje pambarim, pasi banoret e zonave ne dy anet e shinave te trenit kerkojne te dalin ne rrugen kryesore me çdo kusht.
Banoret
Zona rreth hekurudhes, eshte populluar gjate 15 viteve te fundit nga banore te ardhur nga zonat e ndryshme, kryesisht malore. Numri i ndertimeve ne te dy anet e shinave eshte tepet i madh. Ky numer, sa erdhi dhe u rrit gjate ketij viti, kur u mor vesh per legalizimin e ndertimeve pa leje.
Banoret e ardhur ne zonen pergjate shinave duan te jetojne ne kushte normale ne keto zona, prandaj edhe mbikalimet te shinat behen te domosdoshme, sidomos per rastet kur duhet nderhyrja e zjarrefikesve apo autoambulancave ne rastet emergjente. Nisur nga ky fakt, mbikalimet paraqiten nga banoret si nje problem i madh social.
Te gjendur para ketyre kushteve, banoret gjithmone do te ndertojne mbikalime te jashteligjshme mbi shina, duke krijuar keshtu nje rrezikshmeri te larte aksidentesh dhe demtime shinash.
Ndertimoret
Drejtori i Policise Ndertimore per Shkodren, Gjelosh Prendi, shprehet se duhen gjetur zgjidhje te tjera, perveç prishjes se mbikalimeve, pasi keshtu nuk mund te vazhdohet.
Prendi jep edhe idene e zgjidhjes.
”Duhet patjeter te behet ligjerimi i disa mbikalimeve ne gjatesine hekurudhore, ku vihen re me dendur riveniet e tyre te paligjshme”.
Per zgjidhjen e ketij problemi, Prendi eshte takuar edhe me drejtues te Drejtorise se hekurudhave per Shkodren, por deri tani nuk eshte arritur ne ndonje zgjidhje perfundimtare. Sipas tij, duhet pushteti lokal i zonave ne fjale qe te beje kerkese prane Drejtorise se hekurudhave, per te ligjeruar mbikalimet. Pas kesaj kerkese, Drejtoria e Pergjithshme e hekurudhave vendos per numrin e mbikalimeve, si dhe te vendit ku do te mund te ndertohen apo vendosen mbikalimet.
[
Submitted by ShkodraOnline]