Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


25
08.2006

Thethi , vendi i 7 Shaljanve dhe i bukurise malore

:::ShkoderZemer
E Enjte, 24 Gusht 2006


THETHI, VENDI I SHTATE SHALJANEVE DHE I BUKURISE MALORE

Ne qender te Alpeve shqiptare, rreze malit te Radohimes, shtrihet fshati piktoresk i Thethit, rreth 100 km larg qytetit te Shkodres. Formacionet malore te bjeshkeve te kesaj zone te thelle malore te mahnisin me bukurite e tyre. Vargu i maleve ne mase vigane, si kurore e larte, mbyll gjithnje horizontin, duke imponuar madheshtine e vendit te shtate shaljaneve.

Thethi del per here te pare ne dokumente te vitin 1485 me emrin Fusha, por mendohet se mund te jete me i vjeter, pasi ne baze te toponimeve vertetohet se ne kete fshat kane jetuar Aksetet, Bitidoset etj. Ne kete fshat per here te pare eshte hapur shkolla ne vitin 1917 nga Shtjefen Gjeçovi. Ndersa, ne vitin 1936 eshte hapur rruga automobilistike.

Thethi eshte shfrytezuar ne menyre te organizuar per pushime ne veren e vitit 1887 nga Kolegji Françeskan. Banori i pare qe ka pushuar me familjen e tij ne vitin 1924 ne Theth eshte mjeku shkodran, Hasan Kaduku, qe me vone eshte pasuar edhe nga shume shkodrane te tjere qe kane ngritur vilat e tyre.

Kur fshati kthehet ne nje qyteze

Ne stinen e veres Thethi i ngjan nje qyteze te vogel, ku popullsia gjashtefishohet nga 200 banore qe ka ne dimer, ndersa ne vere ky numer arrin 1200 vete e me shume. Kjo rritje e numrit te popullsise eshte pasoje e rritjes se numrit te turisteve qe vijne per te pushuar ne ajrin e paster dhe ujin e kristalte te burimeve te Radohimes qe jane te shumte.

Thethi eshte fshati i pare i zones se Dukagjinit, ndaj dhe quhet porta e Shales. Per te shkuar ne Theth duhet te ecesh rreth tre ore me makine. Rruga eshte e veshtire, me shuma kthesa dhe me nje terren te thyer malor. Fshati piktoresk shtrihet ne gjerdanin e arte te Alpeve tona, ku duket qarte qe natyra eshte treguar bujare. Thethi shtrihet ne nje lartesi rreth 1600 metra mbi nivelin e detit dhe dimrin e kaluar temperaturat arriten deri ne minus 15 grade celsius.

Ne vitin 1985 trashesia e debores ka arritur 290 cm. Rreze malit te Radohimes, i veshur me pyje ahu dhe pishe, gjendet shtepia e pushimit te punetoreve, me nje varg ndertesash karakteristike. Deri ne vitet '90 ketu vinin per te kaluar pushimet verore qindra punonjes mes qetesise se burimeve te freskta te "ledhatuar" nga flladi i kendshem i bjeshkeve.

Ne Theth gjenden 50 per qind e llojeve te bimesise se Shqiperise, disa prej tyre endimike. Ketu rriten 1600 bime te llojve te ndryshme, prej te cilave 120 lloje bimesh mjekesore dhe 40 lloje bimesh ngjyruese. Mbi 50 lloje bimesh te egra perdoren per ushqim.

Kjo zone turistike afron 170 shpella, ku 10 prej tyre te kategorise nderkombetare, zona turistike me vlera te medha kurative. Ne Theth pyjet mbarojne ne lartesite 1800 metra. Pas kesaj lartesie ndodhen kullotat alpine, me lugina te rrethuara me pyje plot gjelberim qe mund te shfrytezohen per turizmin dimeror.

Ne kete zone te pasur me burime ujore mund te ndertohen hidrocentrale te vogla lokale. Pyjet e Thethit jane te pasura me ah, pisha, bredha, etj., qe do te jene burim zhvillimi per kete fshat te thelle malor. Te gjitha keto pasuri qe i'a ka falur natyra Thethit, do te bejne qe nje dite banoret t'i shfrytezojne, duke i vene ne dobi te rritjes se mireqenies se tyre, qe banoret e ketyre aneve te mos braktisin token e tyre, por nje dite t'u rikthehen trojeve te te pareve.


[Submitted by ShkodraOnline]
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2162 sec, 0.0683 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,232kB