Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


28
08.2006

Shkodra, mes rrenojave dhe shkelqimit te dikurshem

:::ShkoderZemer

Ështe nje pranvere e shkurter ne Tirane- dielli I cmendur te qe ne oret e para te mengjesit te uron rruge te mbare. Do nisemi per ne Shkoder, sepse per kete qytet aq shume sa ke degjuar, ne fakt aq pak e njeh. Sepse Shkodra ne lulezimin e saj do te kete patur ate energji qe te ndjell ky diell I cmenduar janari: mbushur me rini, kafene dhe poezi.

Nje vizite ne Shkoder per turistet do te ndahej ne dy pjese, duke perfshire nje shtetije brenda qyteti, per te pare lagjet e vjetra dhe per te hyre neper dyqane, kurse vizita e dyte eshte per te shkuar ne keshtjellen dhe ndertesat historike per rreth. Nga sheshi kryesor ka nje park te vogel plot kjoska ku mund te shijosh pije te mira dhe nje akullore, nese ze nje nga karriget ku bie dielli. Hoteli eshte nje pike shume e mire referimi: ne verilindje te tij, gjate bulevardit kryesor rreth 400m, do te shijoni te vetmen “xhiro” te qytetit. Nje shesh qendrr e ze monumenti mjaft I madh prej bronxi, kushtuar clirimit te qytetit. Nga ana veriore e parkut ngrihet nje kulle sahati e shekullit 19-te, Kulla e Padget-it, ndertuar prej misionarit ungjillor anglez, Lord Padget. Kulla eshte nje ndrehine e cuditcme por interesante, e cila ka vecantine dhe ruan dicka nga atmosfera e Shkodres se shek te 19-te. Lordi anglez, kishte idene te ndertnte nje shtepi per vete dhe baze te misionareve protestante qe kishin ardhur ne ate khe ne Shqiperi. Kati I siperm eshte ruajtur ashtu sic ka qene ne kohen kur jetoi I zti I saj dhe ai vlen te vizitohet. Shkalla e hijshme prej druri te veshur te shpie ne nje salle te madhe mbledhjesh, ku nddhet galleria e siperme per grate qe vizitonin kullen. Te ngjall ndjenjen e nje dhome te madhe kolegji te Oksfortit te sheku 19-te, Kolegj Kelbe, me dritare te rreme gotike, me veshjen prej druri te erret dhe me rradhet e karrigeve; dekoret marrin edhe format e artit popullor shkrodren te te njejtes periudhe: si Tregtar shajaku e Simon Rrotes, Les Deux Rutes e Kol Idromenos, qendrisma dhe harta etngrafike. Kati perdhes eshte kthyer ne nje kafene te llojit te stem, me pamje te pakendshme dhe nje shembull I keqperdorimit te nje ndertese me te tilla vlera.

Ne anen e pertejme te rruges eshte ndertuar Xhamia e re e El Zamirit.eshte nje ndertese e madhe befasuese, xhamia me e madhe ne Shqiperi dhe njera nga me te medhate ne Ballkan. Ështe e munduar te vizitohen dy minarete binjake te hijshme prej guri me hulli te gdhendura, si edhe kupola e vetme qendrore, mbuluar me celik te pandryshkem. Xhamia ze nje siperfaqe prej 762 m katrore, ndersa kopshtet rrethuese zene rreth 800 metra katrore. Kjo xhami eshte ndertuar ne vendin xhamise se Parruces (quhej keshtu prej lagjes se Paruces ne kete pjese te Shkodres) e cila u shemb nga kmunistet, pas demtimeve qe pesi gjate Luftes se Dyte Boterore.

Ne fund te rruges, ne te majte, ngjituar me seline e Shoqates te Perndjekurve Politike, ndodhet Kafja e Madhe- nje instituacuin per qytetin dhe monument kulture. Ndertesa eshte ngritur ne khet e para te sundimit osman dhe eshte perdorur per 400 vjet si kafene.

Po te ndiqni majtas rrugen per 100m d te gjendeni ne rrugen 13 Dhjetori, pjesa me dyqane. Aj eshte restauruar mjaft mire ne vitet 1960 duke ruajtur natyren e dyqaneve te kohes osmane. Ndertesa kombetare e kohes se Zogut, me brendesine e hijshme dhe klonat prej metali te stilit neoklasik, e cila u dogj gjate trazirave te 1997- eshte rindertuar. Jane interesante per t'u vizituar rruginat me locale, restorante, dyqane dhe shtepi private tipike qytetare shkodrane.

Ashtu si Kruja, edhe ky qytet brumosur nga kultuara dhe tradita, eshte nje senduk mbushur me suvenire dhe antike shqiptare- si vegla muzikore tradicionale, qendisma, kstume popullore dhe gdhendje ne dru. Ditet e pazarit jane zaknisht te merkurave dhe te enjteve, ku shume malesore veshur me kostume tradicionale dalin per te shitur produktet e tyre.

Keshjella Rozafatit
Per te vizituar Kalane dhe rrethinat e saj rekomandohet te merrni nje taksi, ndonese eshte e mundur te ecni rreth3 km ne drejtim te saj, ne anen jugore te qytetit, poshte rruges Vasil Shanto. Ne anen e kundert te lumit, pertej nje ure te vogel, ndodhet lagjia e romeve te Shkodres, fshati Shiroke dhe Mali I Taraboshit. Keshtjella eshte vendosur nemenyre te mrekullueshme mbi nje ngritje shkembore prej gelqerori 135 m mbi nivelin e detit, ne nje pike ku lumi I Bunes bashkohet me lumin e Kirit. Per shumicen e vizitoreve ajo I ka te gjitha elementet e dramave qe prodhojne legjendat mbi kalate e medha mesjetare te Ballkanit, is kjo e Rozafatit. Rruga qe te çon ne keshtjelle eshte plot dredha, shtruar me kalldren nga hyrja jugore e saj. Nga te gjitah anet happen pamje teper te bukura te fushave per rreth, sidomos mbi Liqenin e Shkodres dhe lumin te Bunes. Per te vizituar te gjithe Keshjellen do te duhej te pakten tre ore, por nese nuk keni kohen ne dispozicion mjafton tekenaqeni me nje shteptitje nga pikat me te larta te kalase prej ngamund te admirohen qiej edhe toka pafund.

Nga rruga e ardhjes do te kaloni neper nje porte te mbuluar, duke hyre brenda mnureve, qe kane gjatesi te pergjithshme rreth 600 m dhe permbyllin nje siperfaqe vezake prej 9 hektaresh. Muret ndjekin pervijimin e majes se shkembinjve dhe mbrohen nga tete kulla. Ne anen lidore ndodhet nje kulle venedikase massive, ne te djathte te kalimt kur hyn brenda. Ne pjesen kryesore te Keshjelles do te gjeni rrenojat e Katedrales se Shen Stefanit, e cila me 1497 u shendrua ne xhami. Kjo katedrale ishte nderuar ne 1319 dhe ishte kthyer ne Katedralen e qytetit. Ështe ndertuar ne stilin dalmat dhe tregon ndikomin e gjere Italian mbi qytetin. Ështe nje ngrhine e rrepte dhe e zgjatur, mes tukture te perbere prej nje çatie , ndonese sot nukgjendet me dhe brendesia eshte nemeshire te fatit. Nga ana veriore e murave ka kulla te forta mbrojtese. Nga aty gjithashtu pamjet jane marramendese, por shetitjet duhet te jene te matura gjate rrepirave te mbuluara nga bimesia. Ne perendim te katedrales ndodhet burgu I kalase dhe depoja e municioneve.

Vizita ne keshtjelle eshte mire tenderthuret me viziten ne Xhamine e Plumbit, qe mund te shihet poshtemureve, is edhe nje grup- shtepish te stilit oman nga ana juglindore e Rozafatit. Ështe ngritur e vetmuar pak larg nga shtepite, rrethuar nga toka te punuara qe dikur kane qene keneta. Perballe xhamise, ne krye te shtegut qe te çon drejt saj gjendet nje shtpi turke shume e bukur, e cila dikur ka qene muze. Ështe nje ndertese emadhe banimi me dy kate, e shekullit 18-te, por nuk eshte e hapur per publikun.

Legjenda e Rozafatit
Emri I keshtjelles se Rozafatit vjennga varianti I nje legjende per gruan e murosur ne murin e keshtjelles, elemnt mjaft I perdorur ne legjendat ballkanike. Legjenda eshte e njohur per shqiptaret: 3 vellezerit qe duan te ndertojne keshjellen murosin me miren nga grate e tyre, gruan e vellait te trete, sipas fjaleve te babait te tyre te vjeter. Por ajo qe nuk degjohet shpesh eshte se Keshjella e Shkodres eshte ndertimi me ivjeter ne Ballkan ,qe ka per teme flijimin e dikujt gjate ndertimit te saj. Folkloristi gjerman I shek XIX Jakob Grim e ka kalsifikuar kete legjende is shembull karakteristik I Legjendes se Murimit.

Shenime per jeten e Shkodren lene nga te huajt:
Gjate diteve qe pritem per t'u pergatitur per udhetim, shkuam ne shume kafene, ku pinim kafe te embeldhe hanim lokume, duke sodituar me kenaqesi njerezit qe na kalonin praen. Vendi yne I preferuar ishte nje kafene e vogel muslumane, afer qendres se pazarit dhe trumbullit te ujit. Nder veshjet e grave kishte te pakten tete variante te ndryshme: grate katolike me kapuç te kuq veneciane te qendrisura ose me vello me fistona dhe dimite te gjera; nuset malesore me fundet e tyre is kambana te gjera, xhubletat, me brezin e marteses nje pellembet te gjere te qendisur rende me argjend dhe me shtizat e thurrjes gjithmone ne duar; grate fusharake me floke te zinj te mbledhur top mbi koke, me fustane te bardha dhe bojegjaku; mirditoret is Shen Meria veshru ne te zeza; grate e varfra te qytetite mbeshjella me shami te kuqe dhe vija te bardha, madje edhe katoliket te mbuluara me keto shami, duke lene jashte vetem njerin sy; ose grate shtatgjata e te hijshme me prejardhje nga Mali I Zi, me kesulat e vogla is petulla te vena mes gershetave te medhenj mbi mantelat e gjata ngjyre bojeqielli te zbehte qe I merr era. Malesoret I mbajne foshnjat e tyre ne djepe druri, te hedhura prapa kraheve, por mund te shihen edhe dadot e qyteti, me krahet plot boçe, duke nxituar me foshnjat ne djepin e vene mbi koke, qe me shkathtesi mbahet te mos bjere. Burrat mund te ndahen ne kater grupe kryesore variantesh, ndonese cilido fis malesie ka gjethet e veta te qendisjes, keshtu qe nje sy I stervituar mund t'I dallonte aq lehte sa edhe nje skocez qe shquan stofat me katrore.

Shkodra eshte nje nder qendrat me te vjetra qytetare te Gadishullit te Ballkanit. E ngritur ne shekullin e IV para eres se re, ajo ndodhet rreze kodres ku sot ngrihet kalaja e Rozafes. Bukurite e shumta natyrore te pranishme fale pozicionit gjeografik te qytetit, arkitektura tradicionale me objekte historike qe vijne nga lashtesia e deri ne ditet tona , bejne qe ky qytet te terheqe vemendjen e vizitoreve. Megjithese problemet ekonomike dhe ato te infrastruktures zoterojne qytetin veriperendimor, askush nuk mund te thote se Shkodra nuk ka se çfare te ofroje. Pozicioni gjeografik ben te mundur afrimin e lumenjve Drin, Kir e Buna, liqenin e Shkodres, detin Adriatik ne Velipoje, pika turistike alpine dhe shume objekte historike me vlera muzeale. Mund te permenden kalaja e Rozafes, Ura e Mesit, rruga muze e Pijaces, shtepi karakteristike te Shkodres etj.

Qyteti prezantohet se pari me kalane e Rozafes. E ndertuar rreth 4000 vjet me pare, ajo eshte vendi ku linden elementet e pare te jetes qytetare. Kalaja ka objekte qe i perkasin periudhave te ndryshme historike, si dhe muzeun e saj. Keshtjella mesjetare , formen e saj te tanishme e ka marre ne gjysmen e shekullit XIV. Pjeset perberese si portat , oborret, burgu, ambjentet e ndryshme etj, sipas arkeologeve paraqesin vlera te medha.

Prane kalase se Rozafes ndodhet nje tjeter objekt teper interesant, xhamia e Plumbit. E ndertuar ne vitin 1773, ajo eshte e vetmja ne Shqiperi e ndertuar sipas stilit osman. Kubete e kesaj xhamie kane qene te veshura me plumb, ndersa pjeset e saj ruajne vlera muzeale. Ura e Mesit eshte rreth 6 km larg qytetit dhe ngrihet mbi lumin Kir. Ajo eshte ndertuar ne shekullin e XVIII, ka 13 harqe guri dhe eshte mjaft e njohur per vizitoret e shumte.

Rruga karakteristike e Pjaces, ndodhet ne qender te qytetit, dhe eshte ndertuar ne fillim te shekullit XX, e projektuar nga Kole Idromeno. Objektet e kesaj rruge paraqesin nje ansambel ndertimor, qe dallohet per realizim arkitektonik te arritur. Ajo paraqet nje pamje te veçante dhe nga ana urbanistike, me blloqe ndertesash te ngjitura me njera- tjetren dhe paralelisht ne dy krahet e saj. Stili I ndertimeve mbetet ai klasik. Fasadat e objekteve te kesaj rruge, disa prej te cilave kane filluar te rikonstruktohen, paraqesin realizime te kombinuara te punimeve sovatuese, daltimit te gurit dhe tulla dekorative. Ketu ndodhen dhe objekte te njohura jo vetem ne Shqiperi, si Kafja e Madhe, Miletbahçja, me tej Sahati I Inglizit etj. Ne kete rruge nga me te frekuentuarat nga qytetaret e Shkodres, ka dhe sherbime tregtare te shumellojshme, perfshire hotele, bare e restorante te cilesise se larte.

Nuk mund te lihen pa permendur shtepite karakteristike te qytetit te Shkodres, siç eshte ajo e Oso Kukes, ku ndodhet dhe muzeu historik i qytetit. Banesat paraqesin punime mjeshtrore te drurit, gurit etj. Keto paraqiten ne pjese te tyre si dyert, harqet e dritareve e te dyerve, tavane, orendi te brendshme, oxhak, çardak, shkalle etj. Muzeu historik i qytetit ka rreth 2700 objekte e relike origjinale dhe rreth 5000 dokumenta. Keto objekte muzeale jane ne gjendje te mire, te gatshme per te qene te vizitueshme nga kushdo. Qyteti i Shkodres ka çfare u afron vizitoreve ne çdo stine te vitit. Prane objekteve muzeale, si dhe prane liqenit, lumit dhe detit, ka mjaft ambiente per pushues apo vizitore, duke bere qe ato te kalojne disa dite apo ore krijuese.




Komenti 1printer friendly
Comments
Shkodra, mes rrenojave dhe shkelqimit te dikurshem, ga 28 14 Dec : 08:32 Reply to this

shkodra eshte nje i bukur dhe aerkiologjik .Pooor duhet ruajtur dhe mirmbajtur.

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1790 sec, 0.0368 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,252kB