Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


29
08.2006

“12 femije amerikane, te veshur me flamurin tone...“

:::ShkoderZemer

Gjon Bruçi, Shkoder

Ditet e fundit kemi disa letra per seksionin “Une njoh nje njeri”. Shumica e letrave jane nga emigrante dhe familje emigrantesh ne Shqiperi. I falenderojme te gjithe dhe zgjodhem per botim kete histori qe na vjen nga Shkodra dhe qe e ka shkruar lexuesi yne Gjon Bruçi. I dashur Gjon. Faleminderit per letren ne seksionin tone “Une njoh nje njeri”. Do t’ju ishim shume mirenjohes nese na dergoni dhe fotot perkatese te femijeve dhe te Nikoletes.

Leter ne adresen e “Shekulli”

Ne ditet e nxehta te gushtit ne qytetin Shkodres erdhi per pushime ambasadorja e vendit tone ne SHBA, Nikoleta Dushi. Te me fale lexuesi per...

kete pasaktesi me te cilen nisa shkrimin. Zyrtarisht, ambasador i Shqiperise ne SHBA eshte nje burre, i cili nuk ka asnje lidhje me personazhin tone. Nikoleta Dushi eshte nje intelektuale shkodrane, e cila, pas tri viteve emigrim ne Amerike, ka ardhur ne qytetin e lindjes qe te çmallet... Por me tablone e shkurter qe do te paraqese per jeten dhe punen e saj atje ne vendin e larget, ju do te bindeni si une, se ajo eshte ambasadorja e vertete e vendit tone, ndersa ambasada zyrtare ben hije... Nikoleta per te cilen po ju flas, pasi emigroi ne SHBA me lotarine vjetore, prej rreth dy vitesh eshte mesuese ne shkollen private “Delphi Akademi” ne Kuins te shtetit Masaçusit ne SHBA, dhjete milje nga Bostoni. Nepermjet kasetes filmike qe kishte sjelle me vete dhe rrefimit te saj, u njohem me punen qe ben ne shkollen e vogel te vendit te madh. Klasa e saj ka 12 nxenes. Ne pame 12 vogelushe, veshur qe te gjitha me bluza te kuqe, ne mesin e te cilave ishte stampuar shqiponja e flamurit tone dhe mbishkrimi ALBANIA. Pamjet ne fjale nuk ishin inskenime, por rrjedhoje e punes se mesueses sone. Nikoleta, krahas mesimit ne anglisht, nuk ka reshtur asnje çast t’u flase vogelusheve per Shqiperine, per Shkodren, per bukurite natyrore te vendit tone, per historine e lashte te tij, per doket e zakonet. Komunikimi i ngrohte me nxenesit e vegjel ka bere qe keta te fundit ta duan shume mesuesen e tyre “from Albania”. Ne shkollen ku ajo jep mesim, eshte tradite qe, gjate vitit mesimor, njeri nga muajt emerohet “muaji i gjeografise”. Per kete muaj te veçante, nxenesit zgjedhin nje nga shtetet e botes per te cilin pastaj zhvillojne aktivitete te ndryshme. Fale punes pergatitore te Nikoletes, nxenesit e saj kete vit zgjodhen ALBANIAN, vendin e mesueses se tyre te dashur. Kjo zgjedhje e entuziazmoi Nikoleten, por njekohesisht e vuri edhe ne pozite. Ç’duhej te bente qe aktiviteti te realizohej siç duhej? Ne aktivitet nuk mjaftonin vetem fjalet, duheshin dhe mjete figurative. Materiale dhe objekte nga vendi i saj. Ne qytetin ku banon, nuk ka asnje bashkepatriot prej te cilit mund te kerkonte ndihme. Ndaj guxoi e mori ne telefon ambasaden shqiptare ne Nju Jork. Nepunesja e ambasades qe u pergjigj ne telefon, nuk e la te vazhdonte gjate dhe i tha: “Zonje, ju duhet te plotesoni nje formular-kerkese, te cilen ne pastaj ia nisim Tiranes per miratim. Nese miratohet kerkesa, ne ju njoftojme sipas rregullave”. Zinxhiri i burokracise shteterore shqiptare kishte arritur matane Atlantikut. Por koha nuk premtonte kapercimin e ketij “zinxhiri”, ndaj Nikoleta shpejtoi te bente kerkesen e fundit ne telefonaten me ambasaden: “Po se paku a keni ndonje fletepalosje me pamje nga Shqiperia?”
“Me vjen keq, zonje, nuk kemi”, - ishte pergjigjja e thate e nepuneses dhe pas kesaj sinjali i mbylljes se telefonit. Nikoleta ngriu ne vend me receptor ne dore, nuk u besonte vesheve, por nuk u dorezua. Pa u vonuar, i telefonoi shoqes se saj ne Shkoder, Arlinda Ulqinakut. Ajo me shpenzimet e saj bleu ne Tirane 12 bluza te kuqe, mbi te cilat stampoi shqiponjat me mbishkrimin “Albania”, si dhe nje flamur kombetar dhe disa fotografi. Nepermjet disa emigranteve qe udhetonin per ne Amerike, ia nisi dorazi. Keshtu, ne ditet e muajit te gjeografise, klasa e Nikoleta Dushit kishte marre pamjen e nje klase shqiptare. Ne balle te klases, flamuri yne kombetar; poshte tij nje steme me harten e Shqiperise. Por gjithashtu edhe disa te dhena te shkurtra dhe fotografite e Skenderbeut, Nene Terezes, Xhim Belushit, Eliza Dushkut...
Shohim ketu ne Shkoder kaseten filmike dhe kenaqemi me entuziazmin e vogelusheve te pertej Atlantikut, te cilet veshur me bluzat Albania kendojne e hedhin valle nen melodine e kengeve te Bujar Qamilit etj., qe Nikoleta ka incizuar ne kasetofonin e klases. Por mbi te gjitha, ne entuziazmohemi me vajzen e qytetit tone, e cila, pa frike, mund te quhet ambasadore e Shqiperise ne SHBA. Komentet per ambasaden tone zyrtare ne SHBA apo edhe ne vendet e tjera, te cilat me se shumti bejne hije dhe “ruajne” dollaret, le t’i bejne vete lexuesit kur te njihen me kete episod per Nikoleta Dushkun, e cila ka shoqe te tjera te shumta midis emigranteve tane neper bote.



Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2311 sec, 0.0895 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,231kB