:::ShkoderZemer
Bashkia e Vaut te Dejes akuzon DPRR-ne se nuk ka marre leje per uren e Gomsiqes
Anila Dushi
Ndertimi ures se re te Gomsiqes ne Vaun e Dejes eshte duke u bere pa leje ndertimi nga KRRT-ja e kesaj bashkie. Kryetari i Bashkise se Vaut te Dejes, Dede Dodani, thote se Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve duhet te merrte lejen e ndertimit dhe te paguante ne arken e bashkise 2 per qind te vleres se objektit qe po nderton. Ai shprehet se ndertimi i ures se re te Gomsiqes ka filluar qe ne vitin 2005, por per te nuk eshte marre leje. Per banoret e Gomsiqes e Karmes, por dhe gjithe zones kjo eshte nje zgjidhje e perhershme pasi ura ekzistuese, rruga ngjitur me te dhe prita perkatese disa here jane demtuar nga vershimi i lumit, duke u care dhe duke mbetur te izoluar nga pjesa tjeter, qe i lidh me Komanin e Kosoven. Madje dhe punonjesit e hidrocentralit te Komanit kane qene te detyruar ta bejne me varka kete pjese rruge, e cila eshte segment i aksit rrugor nacional Shkoder – Koman.” Zgjidhja e bere, duke ndertuar nje ure te parametrave bashkekohore, eshte nje zgjidhje e perhershme por ajo ka nje mangesi teknike qe lidhet me zbatimin e ligjit per urbanistiken. Objekti ndertohet ne territorin e bashkise se Vaut te Dejes dhe Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve qe eshte dhe institucioni qe po e nderton uren e re, eshte dashur qe ligjerisht te merrte lejen e ndertimit ne KRRT-ne e bashkise te Vau i Dejes. Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve, duke mos marre lejen e ndertimit, i eshte shmangur detyrimit ligjor per te paguar ne fondin e buxhetit nga te ardhurat te bashkise Vau i Dejes, 2% te vleres se objektit, siç e parashikon ligji. Duke qene se ky objekt ka nje fond te konsiderueshem, mospagesa e 2% te tij ka bere qe buxhetit te kesaj bashkie t’i mungoje nje shume e konsiderueshme e te ardhurave nga fondi i dhenies se lejeve te ndertimit. “Kjo me ben qe te dyshoj se leja qe nuk eshte marre tek ne mund te jete dhene nga ato qe nuk e kane te drejte ligjore. Objekti eshte ne ndertim e siper, dhe per ne ai eshte pa leje, dhe pse eshte i mirepritur dhe shpresojme te perfundoje sa me shpejt”,- thote Dodani. Ne bashkine e Vaut te Dejes nuk e diskutojne faktin se ky objekt me nje rendesi te madhe por ato kerkojne qe institucioni qe po e nderton te respektoje ligjin dhe te marre lejen e ndertimit. Taksa qe duhet te paguhet ne bashki per ndertimin e ures eshte sa 1/3 e grantit te ardhur per kete njesi vendore kete vit.
30/08/2006
[
Submitted by ShkodraOnline]
You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup |