Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


31
08.2006

Faik Luli, i perkushtuar ne sherbim te fese dhe gjuhes shqipe.

:::ShkoderZemer

Gusht 2006
Faik luli

eshte akorduar me:

1. Me titullin “Arsimtar i Dalluar” viti 1962
2. Me urdherin “Naim Frasheri” Kl. I-re, ne vitin 1987
3. Me titullin “Mesues i Popullit” viti 1993
4. Me titullin « Doctor Honoris Causa » viti 2000
Ka botuar:
- 10 libra e tekste mesimore per metodiken e gjuhes shqipe e letersine nga kopshti deri ne arsimin e larte
- 20 libra per shkollen, historine e arsimit dhe kulturen islame
- Mbi 200 artikuj, studime e kumtesa ne 40 gazeta e revista brenda e jashte vendit
- Ka redaktuar 24 libra
- Ka perfshire 25 materiale e studime ne botime te akademise se Shkencave, Universiteteve, Muzeut e Medresese etj.




nga

Islam Dizdari

Faik Luli ishte mesuesi i palodhur, pedagogu dhe didakti i shquar, studiuesi dhe autori i shume veprave shkencore, besimtari dhe njeriu i devotshem.


--------------------------------------------------------------------------------

Me krijimin e Bashkesise Islame te Shqiperise menjehere pas fillimeve te demokracise nje grup intelektualesh te Shkodres bashkepunuan ngushte me Myftinine e ketij rrethi dhe me Komunitetin Musliman duke ndihmuar me te gjitha aftesite e tyre per rimekembjen dhe funksionimim normal te ketyre institucioneve. Kjo pune u forcua sidomos me ngritjen e Medresese “Haxhi Sheh Shamia” dhe me fillimin e veprimtarive kulturore dhe perkujtimore te figurave te shquara te fese islame ne Shkoder. Faik Luli eshte pjesetar i te gjitha veprimtarive qe organizoi Myftinia e Shkodres e kryesuar nga Haxhi Faik Hoxha, kryesisht i atyre veprimtarive qe lidheshin me botimet, me edukaten dhe me traditat e trashegimine kulturore islame ne treven e Shkodres dhe me gjere. Tashme ai me vullnet dhe kembengulje shembullore behet nje autoritet i shquar ne fushen e studimeve dhe te botimeve. Jane nje varg veprimtarish qe e provojne kete. Mes te tjerash po permendim te gjithe punen per dekorimin e dijetareve dhe hoxhallareve te shquar te Shkodres. U bene te gjitha propozimet, u miratuan ne Myftini dhe u prit miratimi i Presidentit te Republikes. Natyrisht si gjithnje propozimet tona pesuan ndryshime rruges gjate miratimit, megjithekete disa nga figurat me te shquara u dekoruan dhe u nderuan me tituj dhe medalje te ndryshme. Veprimtarite e organizuara per nder te tyre ne Teatrin “Migjeni” te Shkodres, ne sallen qendrore te Universitetit “Luigj Gurakuqi”, ne sallat e bibliotekes “Marin Barleti”, apo ne Muzeun Popullor, kerkonin nje bashkepunim te sukseshem mes grupit te inteklektualeve te angazhuar prane Myftinise se Shkodres dhe Institucioneve shkencore te qytetit. Keshtu u perkujtuan nje grup hoxhallaresh te nderuar ne Teatrin “Migjerni”, Daut Boriçi me nismen e Muzeut Historik te Rrethit, Jufuf Efendi Tabaku dhe Esad Efendi Myftia ne Biblioteken “Marin Barleti”, Imam Vehbi Ismaili apo Shefqet Muka ne Teatrin “Migjeni” me angazhimin e Muzeut Historik te Rrethit, Hafiz Ali Ulqinaku me nismen e Katedres se Pedagogjise dhe te Psikologjise se Universitetit “Luigj Gurakuqi” etj. Ne te gjitha keto veprimtari Faiku mori pjese me referate apo me kumtesa. Ato jane nje shembull i kujdesit dhe i konsiderates qe breznite e reja ruanin per veprimtaret e shquar te se kaluares. Keto i pasoi nje varg botimesh ne gazetat dhe revistat e kohes, apo ne botime te veçanta per pesonalitete te shquara si: Nderim per dijetaret, edukatoret dhe hoxhallaret e shquar te shkodres, Esad Myftia drejtues i shquar arsimor, H. Ali Ulqinaku-personalietet i kultures shqiptare, Ibrahim Kaduku-intelektual i shquar arsimor dhe fetar, Haxhi Muhamed Bekteshi-personalitet i shquar fetar, Haxhi Vehbi Gavoçi-personalitet i shquar i kultures islame, Xhevdet Zylaj-mesues dhe edukator i nderuar, Prof. Hysniu, ne kujtim te profesorit te nderuar Hysni Bushati, Xhemal Naipi-intelektual i shquar fetar e atdhetar, Qazim Hoxha-teolog i shquar islam, Studime dhe vleresime per Daut Boriçin, Imam Vehbi Ismaili, teolog, atdhetar dhe dijetar i shquar, Pershtypje nga haxhilleku, Hafiz Adem Kazazi-fetar i devotshem, humanitar dhe atdhetar, Sheuqet Muka-intelektual i shquar islam; e plot artikuj e studime te tjera qe u permblodhen ne shume vepra madhore, ne te cilat ose mori pjese me studimet e tija, ose qe edhe bashkautor. Mes tyre po permendim:
a. Ne permbledhje studimesh e kumtesash, si:
-Sheuqet Muka-Mesues i Popullit, figure e shquar atdhetare, arsimore dhe kulturore;
-Daut Boriçi- Personalitet i shquar i historise, i kultures dhe i arsimit kombetar;
-Revista “Zani i Nalte”, me rastin e 75-vjetorit te botimit te numrit te pare etj.
b. Ne vepra te plota si bashkautor ose si autor i tyre:
-Nje jete ne sherbim te fese, kushtuar Hafiz Sabri Koçit,
-Ne kujtim te brezave, kushtuar 40 dijetareve dhe hoxhallareve te shquar te Shkodres,
-Imam Vehbi Ismaili,
-Historia e Mevludeve ne gjuhen shqipe,
-Opinione per njerez, vepra, ngjarje,
-Sheh Ahmed Shkodra,
-Hafiz Ali Ulqinaku, jeta dhe veprat.
c. Krahas ketyre ai ka pasur edhe shume plane per te bashkepunuar ne nxjerrjen ne drite te shume librave te tjere. Mes tyre po permendim:
-Historiku i Medreseve te Shkodres,
-Xhamite e Shkodres, qendra fetare, arsimore, kulturore, etj.
Te gjitha keto veprimtari, kumtesa, referate, artikuj, studime dhe vepra te ndryshme e afirmuan Faik Lulin si nje nder aktivistet dhe studiuesit me te shquar te traditave dhe te kultures islame ne Shqiperi.
2. Nje pune po kaq e madhe u be edhe per ngritjen dhe funksionimin normal te Medresese “Haxhi Sheh Shamia”. Ai qe nje nder themeluesit e ketij institucioni me kaq rendesi per arsimin dhe edukimin fetar islam te breznive te reja. Madje me nje grup intelektualesh hartuan rregulloren e pare te medreseve. Faiku qe anetar i komisionit te hartimit te kesaj rregulloreje, madje njeri nga anetaret me kompetent. Kjo rregullore u dergua per miratim ne Komunitetin Mysliman te Shqiperise i cili ftoi ne nje mbledhje te tij, Islam Dizdarin, per ta paraqitur para Kryesise se ketij institucioni i cili ishte mbledhur posaçerisht per ta diskutuar. Mbas shume pyetjesh dhe diskutimesh, kjo rregullore u miratua dhe u ngarkuan Islam Dizdari dhe Kujtim Gjinishi te negocionin prane Ministrise se Arsimit, qe te miaratohen ne parim problematikat qe lidheshin me te drejtat e detyrat e shkollave qe do te ngrinte Komuniteti Mysliman. Problemet u diskutuam dhe u miratuan me zv/ministrin e Arsimit te asaj kohe. Medresete do te kishin statusin parauniversitar, ne baze te planit mesimor te hartuar nga Ministria e Arsimit dhe Komuniteti Mysliman. Maturantet e ketyre shkollave kishin te drejte te regjistroheshin ne çdo fakultet te universiteteve shqiptare dhe te huaja, nxenesit per arsye te ndryshme mund te transferoheshin nga Medreseja ne çdo shkolle tjeter pa pengese, ne shkolle mund te vazhdonin mesimet djemte dhe vajzat, mesimi mund te fillonte nga klasa e peste deri ne te teten dhe vazhdonte nga e nenta deri ne te dymbedhjeten etj.
Kolektivi pedagogjik me ne krye drejtorin e pare te medresese se Shkodres, Zoteri Ahmet Osja beri nje pune te madhe per krijimin e kushteve sa me te mira per realizimin me sukses te detyrave te shkolles. Faik Luli qe nje nder konsulentet me te rendesishem ne maresine e puneve te medresese.
Ne vitin 1996, sapo u emerua drejtor Islam Dizdari, Faik Lulit i behet thirrje te punoje prane Medresese “Haxhi Sheh Shamia”, ku per afro 10 vjet, edhe pasi u emerua z. Hiqmet Bekteshi, i dha ketij institucioni vlera te medha arsimore dhe edukative. Ne kete institucion punoi me te gjithe aftesite, perkushtimin dhe pervojen e tij, kryesisht si mesues i gjuhes dhe i letersise, si drejtues i komisionit te lendeve te shkencave shoqerore, si keshilltar dhe bashkepunetor i perhershem i drejtorise dhe si veprimtar i shquar ne fushen e studimeve dhe te veprimtarive te shumta shkencore. Ne vitet 1995-2005 eshte njekohesisht edhe anetar i keshillit te Myftinise. Me qendrimet e tij ndaj problemeve qe shtroheshin per zgjidhje, me diskutimet dhe mendimet e pjekura, ai dha nje ndihmese te vyer per forcimin e Myftinise se Shkodres qe drejtohej me shume seriozitet nga Haxhi Faik Hoxha.
3. Faiku u zgjodh Kryetar i Shoqates se “Intelektualeve islame”, Dega e Shkodres. Nuk ka veprimtari shkencore apo kulturore-edukative qe zhvilloi Medreseja, Myftinia, Qendra Kulturore “Daut Boriçi”, Komuniteti Musliman ne shkalle rrethi, kombetare apo edhe nderkombetare ku nuk mori pjese Faiku me cilesine e Kryetarit te Shoqates se intelektualeve islame, si organizator, autor i referateve, kumtesave apo bisedave. Dega e Shkodres e kesaj shoqate u shqua ne rang kombetar fale drejtimit me kompetence nga Kryetari i saj, Faik Luli. Kete te vertete do ta pohonte ne shume veprimtari Prof. Dr. Bedri Bylyku, kryetar i shoqates per te gjithe Shqiperine.
Nderkohe shkroi dhe botoi nje seri veprash te shquara duke bashkepunuar ngushte me koleget e vet. Ai sikurse e kane cilesuar shume autoritete shkencore, arriti kulme te tilla saqe u shqua ne fushen e studimeve islame, sidomos per traditat kulturore, ne shkalle vendi por edhe ne te gjitha trevat shqiptare, ne Kosove, Maqedoni, Mali i Zi etj. Nga te gjitha anet dhe autoritetet me te larta shkencore kane dhene per Faikun vleresime duke e cilesuar ate si nder te paret dhe nder me te shquarit autoritete te fushes se studimeve islame. Vleresime te tilla kane dhene Imam Vehbi Ismaili, Haxhi Vehbi Gavoçi, Mr. Naim Ternava, Prof. Feti Mehdiu, Mr. Qemajl Morina, Prof. Ismail Ahmeti, Prof. Pajazit Nushi, Prof. Jashar Rexhepagiq, Dr. Mehdi Polisi, etj.
Njeriu i mire
Miresia ishte nje aspekt tjeter i jetes se Faikut. Kush e ka njohur, mbi te gjitha ka dalluar tek ai njeriun e mire. Ai ishte nje bashkeshort dhe familjar i mire, ishte nje shok dhe mik i mire, ai e shihte te miren kudo ne jete, ne shoqeri, ne çdo veprimtari. Ai kishte gjithnje fjalen e mire ne goje te shoqeruar me nje buzeqeshje te embel si tek rralle kush e shihje. Gjithnje ne çdo situate sado te tensionuar, ai gjithnje dinte te gjente rrugen me te drejte, me te mire, dinte te qetesonte gjakrat dhe ta fuste zgjidhjen e problemeve ne rrugen e vet te shtruar e te qete. Tek ai ishin kombinuar bukuria shpirterore me ate fizike. Nje burre, ne rini i hijshem, ne burreri shume fisnik ne pamje dhe ne sjellje, qe ne jeten e vet kishte rrezatuar gjithnje miresi dhe edukate shembullore. I veshur mire, shume hijshem, gjithnje i kerrpitur, prezantonte veten dhe rangun e tij familjar me shume dinjitet ne te gjitha sferat shoqerore. Kudo dhe kurdohere ai ishte i matur, serioz ne çdo situate dhe dashamires deri ne fund. I dashur me nxenesit, i dashur me shoket dhe veçanerisht i dashur ne familjen e vet. Ishte shembulli me i perkryer i nje qytetari me cilesite me te larta. Me te drejte shoku i tij Maliq Gjyli duke pare se Faiku perdorte shume sheqerin (nje kafe e pinte me tri apo kater luge) pati thene me shaka: “Mos kini frike, Faikut nuk i ben dem sheqeri. Ai ha shume, por edhe derdh shume sheqer”. E me te vertete kush buzeqeshte çilter si ai, kush jepte keshillen e embel per çdo zemer nevojtare si ai, kush derdhte me shume sheqer se ai?
Familjari i perkryer
Dashurine dhe nderimin per te gjithe rrethin e vet te gjere familjar, ai e shprehte me nje ndjenje te larte pergjegjesie dhe perkujdesjeje per secilin. Jo vetem njerezit e aferm, por te gjithe e kane ndjere perkujdesjen dhe pergjegjesine qe ndiente Faiku per to. Nuk ka nip apo mbese qe nuk ka ndjere perkujdesjen dhe dashamiresine e tij ne zgjidhjen e shume problemeve qe ka jeta. Ai e lidhte shume ngushte dashurine me sakrificen e pakufi ndaj tyre. Madje nuk mund ta kuptonte dashurine ndaj brezit te vet familjar, pa sakrificen maksimale ndaj tyre, ai ishte gjithnje i gatshem te ndihmonte, te futej me guxim ne te fshehtat e problemeve te secilit dhe te jepte maksimumin e mundshem ne zgjidhjen e tyre. Prandaj edhe te gjithe keshilloheshin me te, gjenin tek ai perkrahje dhe ndihme, qetesi dhe besim. Nje shembull i kesaj simpatie publike mbare familjare dhe shoqerore eshte edhe ceremonia e varrimit te te ndjerit. Ne familjen e tij nuk mbeti kush pa ardhe per ngushellim, ne sallen e Medresese ku u vendos trupi i tij per homazhe, erdhi per t’i dhene lamtumiren e fundit mbare Shkodra dhe me gjere, miq nga Tirana, Turqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, ne faljen e xhenazes moren pjese aq shume xhemat sa nuk ishte pare ndonjehere ne nje ceremoni mortore, erdhen me dhjetra telegrame, e-maile dhe letra ngushellimi nga te kater anet e botes. Te gjitha keto shprehin nderimin e madh mbare shoqeror dhe familjar per te.
Ai ishte nje bashkeshort i denje. Gruaja e tij, Melihaja, tashti e ndjen humbjen e madhe. Faiku per te qe bashkshort, shok e mik. I dashur me te gjithe por i perkryer ne sjellje dhe ne mirekuptim ndaj se shoqes. E gjithe veprimtaria e tij e gjere shkencore dhe botuese, e gjithe puna e tij e madhe ne arsim dhe ne shoqeri, nuk mund te ishin realizuar pa mirekuptimin dhe perkrahjen e Zojes Meliha. Ajo gjithnje ishte perkrahese e te shoqit, i krijonte kushte jete e pune, asnjehere nuk u ankonte, i sherbente me dinjitet. Natyrisht ajo eshte kryelartee per ate burre te nderuar me te cilin ndau travajet e jetes por qe hengri, siç thote populli, buke te embel ne paqe dhe ne harmoni.
Faiku ishte mik i te gjitheve. Shumekush mund te thote se e kam pase mik, madje te gjithe krenohen qe kane punuar, kane jetuar dhe kane jane shoqeruar me te. A ka pasuri me te madhe se te kesh miq e shoke te mire si Faiku? E Faiku qe i perkryer. Ai frymezonte besim dhe dashuri tek te gjithe, por sidomos tek bashkepunetoret e afert te tij. Ai jepte gjithnje shembullin ne kryerjen e detyrave, ishte ne balle te puneve, prandaj edhe shoket e miqte e tij e kishin per nder te punonin me te, te zgjidhnin problemet me te, te sigurte se se bashku me te do te ecnin perpara ne rrugen e drejte e te ndershme. Ne mund ta provojme me nje mije shembuj kete, por shume qe e kane njohur do ta quanin te tepert. Kjo eshte nje aksiome qe nuk ka nevoje per vertetim.
Edhe nje aspekt te bamiresise se tij nuk mund te rrijme pa e permendur. A mundet kush te na tregoje se sa çifte ka afruar, ne sa familje ka trokitur per te thene fjalen e mire per nje djale apo per nje vajze. Ato çifte qe sot jetojne te lumtur me familjet e tyre dhe me femijet e tyre mund te krenohen se shtysat e para drejt nje familjeje te nderuar i kane marre nga Faik Luli. Po na thoni ne sa familje ka hyre per te dhene mendimin e tij me zemer ne dore per te ndare e sqaruar mosmarreveshjet, keqkuptimet, brengat dhe hidherimet qe i pasojne keto dukuri shoqerore. Shpeshhere edhe ne rastet me te veshtira, ai gjente melhemin e zemrave, i zbuste merite, i afronte njerezit, i pajtonte dhe i miqesonte. Vetem nje burre i urte dhe me zemer te madhe mund ta bente kete. Dhe i tille ishte Faik Luli.
Jeta e tij kishte kuptim vetem kur ishte e ngarkuar se tepermi. Gjithnje na bente pershtypje pranimi i çdo pune. Ai ishte i gatshem te pranonte çdo kerkese te çdo institucioni shkencor brenda dhe jashte vendit per te kryer nje kumtese, nje referat, nje liber shkencor, nje projekt etj. Le qe vete ishte gjithnje ne kerkim te diçkaje te re dhe interesante. Ne projektet qe kemi hartuar per studimin dhe botimin e trashegimise sone kulturore, Faiku nuk pushonte kurre. Edhe per Shefqet Muken, edhe per Daut Boriçin, per Hafiz Sabri Koçin, per Imam Vehbi Ismailin, etj., edhe per dijetaret islame te Shkodres, madje, kur u botua vellimi i pare “Ne kujtim te brezave”, me 500 faqe, filloi te na ngacmoje per te dytin, edhe per “Mevludet ne gjuhen shqipe” me 700 faqe, edhe per “Hafiz Ali Ulqinaku, jeta dhe veprat” me 500 faqe, etj. Ai nuk ishte i kenaqur kurre me punen, kerkonte çdo dite edhe me shume. Pa mbaruar njeri studim, pa dale ne qarkullim njeri liber e kishte filluar punen per tjetrin. Me vjen shume keq qe nuk e pa te botuar librin aq per zemer “Hafiz Ali Ulqinaku, jeta dhe veprat”, per te cilen punoi nje kohe te gjate, po keshtu me gjithe perpjekjet e bera nuk arriti te kryente dy pune me rendesi qe kishim planifikuar: “Historiku i medreseve te Shkodres” dhe “Xhamite e Shkodres”. Libri per Hafiz Ulqinakun doli ne qarkullim fale perkujdesjes se Logos-it, madje doli nje botim luksoz, edhe me i mire seç e kishim pritur ne. Nuk e di a do te kemi forcat e duhura per te kryer dy botimet tjera qe i kishim ne plan, per medresete dhe xhamite e Shkodres. Permes ketyre veprave ne synonim te tregonim traditat e shquara kulturore te Shkodres per t’i treguar te gjitheve dhe sidomos te rinjve se, ne Shkoder kane jetuar dhe punuar dijetare te shquar, se ketu kane jetuar dhe punuar personalitete te kultures shqiptare, se ato kane punuar dhe madje kane shkrire te gjithe jeten ne dobi te fese, te atdheut, te kultures dhe te shkences shqiptare, te edukimit dhe te arsimimit te breznive te reja. Jo me kot ne keto treva ka nje trashegimi te shquar, sepse kjo ka pasur rrenje te shendosha te ushqyera me mundin, djersen, diturine dhe gjakun e ketij populli. Askush sot nuk mund t’i cenoje apo t’i shkule keto. Dhe ne kete drejtim Faik Luli dha nje kontribut te shquar si rrallekush.
* Itali, Gusht 2005


[Submitted by ShkodraOnline]
Komenti 1printer friendly
Comments
Faik Luli, i perkushtuar ne sherbim te fese dhe gjuhes shqipe., .: Deno :. 12 Sep : 22:07 Reply to this

Kam pas fatin, nderin dhe privilegjin e madh te jem nxenes i ketij kolosi te gjuhesise shqipe.
Kam krenarine me te madhe qe gjuhen shqipe e kam mesuar nga nje njeri si profesor Faiku.
I jam mirnjohes gjithe jeten dhe e kujtoj me shum mall dhe dashuri kete personalitet te kultures shqipetare.
Kam deshire qe edhe shkodra, edhe shqiperia ta kujtoje ashtu si nxenesit e tije qe i kishte si femije.

Falenderoj shume shkoderzemer qe e ka botuar kete artikull


You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1679 sec, 0.0396 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,279kB