Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


31
08.2006

Rektori: 2 mije pranime per vitin e ri akademik

:::ShkoderZemer
GAZETA E SHKODRES Gusht 31, 2006


Prof.dr, Mahir Hoti shpjegon proceduren e re qe perdor Universiteti i Shkodres




Universiteti i Shkodres behet gati per vitin e ri akademik. Ky vit nis me perurimin e bibliotekes universitare, e cila do te jete e vetmja ne vend me nje strukture moderne. Investimi eshte 56 milione leke te reja nga buxheti i shtetit dhe 8 milion te reja nga te ardhurat e universitetit. Nderkohe qe qeveria austriake do te jape nje investim prej 300 mije eurosh per pajisjet e bibliotekes. Rektori i Universitetit te Shkodres, Prof.dr Mahir Hoti, qe eshte dhe kryetar i shoqates se miqesise Shqiperi – Austri, shprehet optimist per kete investim i cili do te rrise edhe me shume prestigjin e Universitetit te Shkodres.
Universiteti i Shkodres, tashme ka nje biblioteke model. Çfare e ben te veçante kete investim?
Ështe nje biblioteke me te gjitha kushtet; 4 mije metra katrore, 3 kate. Ndodhet prane kompleksit me te madh te Universitetit te Shkodres, ku eshte grumbullimi me i madh i studenteve. Fondi i investimit eshte 56 milione leke te reja nga buxheti i shtetit dhe 8 milion te reja nga te ardhurat e universitetit. Ndersa qeveria austriake do te investoje rreth 300 mije euro per modelim dhe pajisje. Ne zgjidhim keshtu nje nga problemet me te medha te universitetit, biblioteken. Biblioteka jone ka rreth 130 mije ekzemplare, e dyta ne rang universitetesh, pas Tiranes. Fondi eshte zgjeruar shume vitet e fundit, fale dhe bashkepunimeve tona me universitetet e tjera te huaja, me te cilat kemi lidhje. Biblioteka nuk do te jete vetem per studentet dhe pedagoget, por do te jete ne sherbim dhe te te gjithe atyre qe jane te interesuar. Do te kete nje status te hapur, nuk do te jete si bibliotekat tip magazine me sportele me xhama, por me rafte ne te cilat te interesuarit mund te marrin vete librat qe u interesojne.
Nje ambient shume i bukur do te jete ne katin e trete per femijet. Do te kete nje kend lojerash per femijet, si dhe nje fond librash per ta. Kjo behet per t’i ardhur ne ndihme nenave te reja qe duan te studiojne qofshin edhe studente, pasi tashme kemi shume studente te tilla. Ndersa ato studiojne ne biblioteke, mund t’i lene te sigurta femijet e tyre atje.
Nderkohe, a ka nisur puna per vitin e ri akademik ne Universitetin e Shkodres?
Sigurisht qe ka nisur puna me nje intensitetit te plote. Kemi nisur punen me listat e studenteve qe do te pranohen ne vitin e pare. Çdo student ka pese kolona me pike: 2 provimet e detyrueshme, 2 me zgjedhje dhe e pesta, kolona qe eshte mesatarja e kater viteve. Kemi bere me 21 gusht nje mbledhje me dekanet dhe kemi krijuar grupet e pranimeve me baze fakultetin, si dhe komisionin ne krye te te cilit eshte zevendesrektori. Çdo komisioni te fakultetit i kemi vene ne dispozicion nje pedagog te Informatikes, pasi kemi te bejme me llogaritje dhe nuk duam qe te behet asnje gabim.
Po ne rast ankesash te studenteve?
Kemi pasur deri tani 2 studente qe kane pasur ankesa. Nuk kane qene dakord me mesataren e 4 viteve te shkolles se mesme. Ne fakt, mesatarja nuk eshte llogaritur nga ne, por na ka ardhur e gatshme nga Drejtoria Arsimore dhe shkollat perkatese. Ne jemi te hapur per te zgjidhur çdo problem. Deri te henen tjeter kemi kohe, pasi te 6 sekretarite e fakulteteve kane vazhduar punen pa nderprerje.
Kur do te shpallen listat e studenteve fitues ne Universitetin e Shkodres?
Data 12 shtator eshte dita kur do te afishohen listat me rezultatet. Per deget me limit do te vendosim vizat ne fund. Nuk do te kete shtesa ne keto dege, pra ndryshe nga çfare eshte bere vitet e kaluara.
Cilat jane deget qe kane limit ne Shkoder?
Nga Ministria e Arsimit na kane ardhur 4 dege me numer te kufizuar studentesh: Juridik, Psikologji, Pune Sociale dhe Gjuhe- Letersi. Por ne i kemi derguar nje shkrese Ministrise se Arsimit, ku kerkojme qe numri i degeve me numer te percaktuar studentesh te shtohet, kjo per shkak te fluksit te madh te te regjistruarve dhe pamundesise se universitetit tone per ambiente dhe pedagoge. Kemi kerkuar qe te vendoset limit per Historine, Gjeo-grafine, Infermierine dhe Anglistiken.
Sa do te jete numri i studenteve qe do te ulen per here te pare ne Universitetin e Shkodres?
Ne parashikojme nje numer rreth 2 mije studente qe do te regjistrohen ne te gjitha deget tona. Kjo rritje e numrit vjen si nga rritja e numrit te studenteve ne deget ekzistuese, si dhe nga hapja e dy degeve te reja: Komunikim-Media dhe Edukim dhe Sporte. Per kete te fundit do te kete konkurs. Vend per ndonje shqetesim nuk ka. Gjithsej jane 23 mije e 500 studente, te cilet jane regjistruar ne 2,3 madje dhe 4 dege ne universitete te ndryshme. Keshtu qe studentet do ta gjejne veten ne nje nga alternativat.


[Submitted by ShkodraOnline]
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2317 sec, 0.0940 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,235kB