Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


01
09.2006

Buna kercenon Shirqin, Investimet i merr lumi

:::ShkoderZemer
Kisha mesjetare ne rrezik. Lumi ka rrembyer dhe nje pjese te varrezave te vjetra prane kishes




Anila Dushi

Shkoder - Gerryerja e tokes nga lumi Bune rrezikon seriozisht nje nga monumentet me te rendesishme te kultures ne Shkoder, Kishen e Shirqit. Ajo çfare ka mbetur nga ky objekt i kultures mesjetare ne Shqiperine e Veriut rrezikohet te shembet, pasi uji i lumit Buna i ka shkuar fare prane. I vendosur ne nje pjese te ngritur te fshatit Shirq ne komunen e Dajçit ne rrethin e Shkodres, rrjedha e lumit Buna i cili prej kohesh vazhdon te marre toke te kesaj komune, ka shkaktuar probleme dhe per objektin. Situata e krijuar rreth tij, prej vitesh eshte bere shqetesuese. Nuk kane munguar dhe investimet per ngritje panelesh e pritash mbrojtese ne afersi te objektit. Ne vitin 2001 u dhane 4.5 milione leke nga Ministria e Bujqesise dhe 2 milione leke nga ajo e Kultures per te evituar erozionin e tokes qe shaktohet nga vershimi i lumit ne ate krah ku ndodhet dhe objekti. U ndertuan panele mbrojtese qe u hodhen ne disa vende ne uje, prita prej muri me beton. Nga gerryerja e lumit, para disa vitesh shihej nje themel qe vazhdonte nga perendimi i murit jugor. Edhe nje kolone graniti qe ruhet sot mund te kete qene e portikut, por lumi qe ka gerryer token e ka rrezuar, ka arritur te merret dhe te dergohet ne muzeun e Shkodres. I vizituar nga ministrat Arta Dade e Bujar Leskaj qe kane pare konkretisht gjenden ku ndodhet objekti, jane dhene dhe 2 milione leke te tjere ne vitin 2004 nga dikasteri i Ministrise se Kultures per mbrojten e saj. Aktualisht Buna nga 70m larg objektit qe ka qene ne vitin 1999, tani eshte vetem 4 meter. Prita e ndertuar ne forme kendi te drejte, mur betoni qe rrethon pjesen e tokes ku ndodhet objekti eshte çare ne disa vende, duke bere qe jo vetem investimi i bere te shkoje ne lume, por dhe tashme objekti te rrezikohet maksimalisht. Nenkryetari i komunes Dajç, Ernest Luka, shprehet se “prane kishes erozioni eshte me i theksuar pasi lumi eshte me i thelle dhe bregu eshte i pjerret thike. Investimet e bera ne ngritje muresh e ndertime panelesh qe jane vendosur dhe vazhdojne te ndertohen, me se shumti kane ndikuar negativisht, pasi nuk jane bere te studiura nga grupe specialistesh qe do mund te percaktonin qarte se ne çfare menyre e drejtimi duhej nderhyre, me qellim qe te eliminohej erozioni i tokes nga lumi Buna”. Lumi ka rrembyer dhe nje pjese te varrezave te vjetra prane kishes. Banoret qe kane te varrosur te paret e tyre aty shprehen teper te shqetesuar dhe per kete fakt, pasi vazhdimisht kane pare te shkojne ne uje eshtra apo dhe rroba te vdekurish qe prehen ne oborrin e kishes.
Kisha e Shirqit ka luajtur rol te rendesishem ne Mesjete, sidomos ne tregtine e zones se Shkodres. Aty ishin depot, dogana dhe nga shekulli XIV behej edhe nje panair. Aty zhvilloheshin edhe pelegrinazhe, pasi vendi quhej i shenjte. Kisha ka sherbyer si vend celebrimi martesash i princerve malazeze dhe serbe ne Mesjete. Kisha ka mbi nje shekull qe nuk ka funksionuar si objekt kulti. Banoret e Shirqit, e kane lene ate si vend te shenjte dhe pas ‘90-es aty kryhet mesha e Shen Premtes e cila behej ne oborrin ku jane varret. Historikisht mendohet se ky objekt te jete ngritur ne shekullin e VI ne kohen e sundimit te perandorit Justinian ne vitet 527-565. Emri i ketij vendi rrjedh prej emrit te shenjtit Sergius. Dokumentet flasin per ekzistencen e saj dhe per abatin e manastirit, benediktin e Shirgit, ne shekullin XII, viti 1166. Ne keto dokumente te historianeve dhe studiuesve te kohes si Pseudo-Theofilosi, Farlati, Shuflaj, e Fokasi, jepen fakte qe lidhen me kete manastir. E jo vetem ato por dhe objektet arkeologjike te gjetura ne kete zone, flasin per gjurme te jetes aty. Kisha (ose manastiri) ka qene i ndertuar me mur guri. Mbi tre pilastra u krijuan dy harqe te verbra. Mbi keto harqe ka nje brez guri prej gjashte radhesh. Mbi te vijon korniza ku mbeshteteshin edhe tjegullat e çatise me ulluqe te lidhura me llaç. Nikja e pare nga perendimi ka nje dritare te larte te mbuluar me hark te mprehte dhe shpatulla te pjerreta ne pjesen e brendshme dhe te jashtme te saj. Nga nikja e trete ne lindje ruhet vetem shpatulla e portes dhe gjurme te murit. Porta jugore ka qene me hark te ulet qe vazhdonte me kater nike deri ne qoshen juglindore. Ne anen jugore te frontonit ka qene kembanorja. Deri vone ruhej fasada perendimore dhe ajo jugore, nje pjese e murit ne lindje dhe pese nga pilastrat. Sot ekziston me pak se gjysma e murit jugor duke filluar nga kendi jugperendimor.
Ndodhen, ndonese te demtuara, edhe dy mbishkrimet e portes perendimore, njeri tek arkitrau i rrafshet, e tjetri ne shpatullen e majte. Ky i fundit flet per ndertimin e kishes ne vitin 1290 nga mbreteresha Helena me dy djemte e saj Uroshin e Stefanin. Mbishkrimi tjeter flet per nje rindertim te kishes nga mbreti i serbeve Stefani ne vitin 1318. Sot ruhet vetem nje pilaster me gure drejtkendesha nga pese te tilla qe ruheshin ne fillim te shekullit te kaluar. Ne anen perendimore te objektit ka gjurme harqesh te nje portiku. Ne viziten e fundit qe i ka bere ministri Leskaj ketij objekti, nga specialistet qe e shoqeronin eshte hedhur dhe ideja e zhvendosjes se tij, gje qe teknikisht eshte e papranueshme pasi objekti do te shkaterrohej plotesisht.




01/09/2006

Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1813 sec, 0.0424 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,237kB