Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


04
09.2006

Vllaznia: Ne Kavaje, prova jone e karakterit

:::ShkoderZemer

Sunday, 03 September 2006
Ecuria e nje skuadre mund te varet edhe nga nje ndeshje e vetme. Aq me teper kur ajo konsiderohet delikate dhe njekohesisht vendimtare. E tille per Vllaznine duket se do jete edhe sfida e se shtunes te ardhshme ndaj Beses se Kavajes. Ndeshja do jete ne transferte dhe ndaj nje skuadre qe ka hyre edhe ajo me pretendime ne kete kampionat. Duke qene keshtu, ne kampin shkodran te gjithe jane te bindur se ky 90 minutesh eshte shume i rendesishem per ta. Aq me teper kur nje jave me pas do te presin as me shume dhe as me pak por Tiranen. Dhe per t’u “perveshur” mire per sfiden me bardheblute, Vllaznia duhet ta kaloje me sukses ndeshjen e Kavajes. Jo me kot kjo ndeshje do te vere ne prove edhe karakterin e kesaj skuadre qe eshte ndertuar per te qene triumfuese. Kjo ngaqe shpeshhere shkodranet ne ndeshjet jashte kane lene shume per te deshiruar me lojerat qe kane zhvilluar. Trajneri gjerman i kuqebluve Ulrih Shulze ka kohe qe kerkon t’u injektoje lojtareve te tij idene se ne futboll fiton ai qe eshte me i pergatitur, ai qe ka besim ne vetvete, pa paragjykuar faktin nese luan ne fushen e tij apo jashte saj. Megjithate eshte nje ndeshje qe po pritet me shume interes edhe nga ana e tifozeve shkodrane te cilet mendohet te jene te shumte ne fundjave ne transferten kavajase.

Madje nje pjese e mire e tyre e pranon haptazi se do ishin te kenaqur dhe me nje barazim ne kete ndeshje. Ajo qe konstatohet ne rradhet e Vllaznise eshte fakti se nje pjese e mire e lojtareve te saj jane me mentalitet fituesi per te mos thene qe te gjithe pjestaret e saj e dine se çfare eshte suksesi. Ne rradhet e saj jane kater lojtaret e shpallur vetem pak muaj me pate kampion me Elbasanin, pikerisht Bejzade, Osja, Dalipi e Sukaj, jane shkodranet e mesuar me trofe, Lici, Grima, Kotrri e Teli, ish-futbollisti i Tiranes se titujve Dabulla e po ashtu edhe malazezet Radusinoviç, Vukçeviç e Miliç qe kane ardhur per te qene te suksesshem ne vendin tone. Ky ansambel lojtaresh e ka te qarte se prej tyre pritet shume ne kete sezon. Secili prej ketyre lojtareve eshte paguar ne shuma teper te konsiderueshme nga presidenti Valter Fushaj vetem per te rikthyer entuziasmin ne rradhet e shkodraneve. Prandaj dhe te shtunen, te gjithe presin suksesin ndaj skuadres se Hasan Likes. Kuptohet suksesi ka brenda siç thame edhe barazimin por ajo qe nuk do falej ishte humbja. “1”-shi ne skedine as qe byj çohet nder mend tek Vllaznia. Ne kete takim shkodraneve do t’u duhet te perballen edhe me ish-lojtare te saj, Mustafen, Belishen dhe Krajen. Keta te fundit me shume te ngjare do bejne maksimumin e tyre per te treguar se duhej te ishin duke luajtur per skuadren e qytetit te tyre sot. Megjithate ata qe kane veshur fanellen kuqeblu do kene te njejten detyre: te tregojne se e meritojne te qenurit tek Vllaznia. Per te gjitha keto ky takim duhet pritur pa diskutim me shume interes.
Gjergj KOLA

-Shtypi malazez: Vllaznia po na “vjedh” futbollistet
Firmosja me se fundi e futbollistit malazez drazhen Miliç me Vllaznine, nuk ka kaluar pa komente edhe ne shtypin e Malit te Zi. Keshtu gazeta “Vijesti” por edhe te tjera te ketij vendi nder lajmet e botuara mbi kete tranferte, kane evidentuar faktin se Miliç, nje nga sulmuesit me te mire te ketij vendi, behet i treti futbollist qe firmos per skuadren e vendit fqinj, Vllaznine e Shkodres pas Radusinoviç e Vukçeviç. “Vllaznia po na “vjedh” futbollistet me te mire”-keshtu shkruhej ne nje nga gazetat malazeze keto dite. Ne te vertete, shkodranet prej vitesh i kane hedhur syte drejt tregut fqinj te futbollisteve. Arsyeja pse preferohen malazezet ka te beje me faktin se ata ne vendin e tyre paguhen shume pak dhe per rrjedhoje nje oferte e mire nga matane kufirit i ben ata “te çmenden”. Arsyeja tjeter pse preferohen malazezet, eshte karakteri i tyre shume luftarake ne fushe. Per kete arsye, kuqeblute herepashere kane hedhur syte nga futbollistet e ketij vendi dhe per pasoje numri i tyre ne rradhe e Vllaznise hera-heres eshte i konsiderueshem. Sivjet me kete skuader kane firmosur tre futbolliste nderkohe qe nuk perjashtohet mundesia qe ne janar te jene te tjere lojtare nga ky vend qe do vijne ne Shkoder. Per kete arsye behet e ditur se perfaqesues te klubit Vllaznia dje kane qene prezent ne Zete per te ndjekur ndeshjen mes ekipit vendas dhe Buduçnostit, dy skuadrave me te mira te Malit te Zi, me qellim evidentimin e ndonje elementi qe ne te ardhmen mund te vishet kuqeblu.
Gjergj KOLA



[Submitted by ShkodraOnline]
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1879 sec, 0.0439 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,235kB