Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


04
09.2006

Marubet, pionieret e artit te fotografise shqiptare

:::ShkoderZemer
LEDIA LLESHI
3 Shtator Historia e dinastise, qe shfaqen edhe filmin e pare ne Shkoder

SHKODER – Arti i fotografise ne vendin tone, i filluar rreth mesit te shekullit XIX ne qytetin e Shkodres, mbetet nder me te njohurit ne fushen e fotografise evropiane, per periudhen nga gjysma e dyte e shek.XIX deri ne gjysmen e pare te shek.XX.

Ishte pikerisht atelieja e pare e ngritur ne vitin 1858 ne qytetin e Shkodres, e cila me ane te fotove te rralla profesionale te stampuara per dekada me radhe, fiksoi kete pjese te artit shqiptar, ne historine e fotografise evropiane.

Atelieja e pare

Fillesat e kesaj atelieje lidhen me emrin e Pjeter Marubit (1834-1903), i cili ishte dhe mbeti i njohur si mjeshter i vertete i fotografise. Puna mbi 40-vjeçare e Pjeter Marubit ka lene gjurme me vlera historike dhe artistike, duke fiksuar ngjarje dhe persona historike, siç jane ato te periudhes se Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, fotografite per kryengritjen e Mirdites (1876-1877) te botuara ne “La Guerra d’Oriente”, nderkohe qe fotot e Lidhjes Shqiptare (1878-1881) u botuan ne “The Illustrated London Nees”. Nder fotografite e tij me te hershme njihen ato te Hamza Kazazit dhe te Leonardo De Martinos.

Atelieja e pare, apo “Driteshkronja” siç e quante vete Pjeter Marubi, ishte nje dhome e madhe me siperfaqe 35 metra katrore, gjysme prej muri, gjysme prej xhami. Ana e djathte e mureve dhe çatia ishin te tera prej xhami, ne menyre qe drita te hynte e te depertonte ne menyre sa me natyrale.

Klishete e para bardh e zi ishin te formateve 21x27, 26x31 dhe 30x40. Me pas fillon evolimi dhe fotografi arrin te krijoje klishe pothuajse te te gjitha formateve te kohes.

E gjithe kjo pune behej ne nje periudhe kur vete Evropa kishte pak vite qe kishte filluar artin e fotografise.

Duke qene se Pjeter Marubi nuk la femije, eksperieca e tij u trashegua nga familja Kodheli, duke filluar nga nxenesi i tij Mati Kodheli e duke vazhuar me pas me Kel e Gege Kodhelin.

Pjeter Marubi

Dinastia Marubi fillon me Pjetro Marubin, lindur ne Piaçenca te Italise, ne vitin 1834. Pjetro Marubi, i vetequajtur me pas Pjeter, ne vitin 1856 u detyrua te vije ne Shkoder.

Idete politike, aktiviteti garibaldist dhe pjesemarrja ne luften kunder pushtuesit austro-hungarez te kohes, ishin shkaqet kryesore qe shtyne Pjetro Marubin te linte vendin e tij dhe te vendosej ne Shkoder, ku siguroi azil politik prane qeverise osmane te asaj kohe.

Ne Shkoder, Marubi u vendos te familja e Rrok Kodhelit dhe filloi aktivitetin e tij artistik ne fushen e fotografise, por edhe te arkitektures, piktures e skulptures.

Ne vitin 1858, ne studion e tij, Marubi nisi te fotografoje persona te njohur ne Shkoder, si luftetari Hamz Kazazi, por dhe jeten dhe veprimtarite politike, jashte studios, te cilat mbeten deshmi ne faqet e revistave evropiane me te njohura te kohes.

Duke marre permasat evropiane, Pjeter Marubi zgjodhi dhe mori per ndihme ne studion e tij djemte e Rrok Kodhelit, duke filluar me Matine, te cilin e dergoi dhe per specializim ne Trieste, por qe fatkeqesisht nderroi jete i ri (1862-1881), dhe me pas me vellain e Matise, Mikelin (Kelin), i cili per nder te mjeshtrit te tij, mori mbiemrin Marubi.

Kele Marubi

Mikel Kodheli apo Kel Marubi (1870-1940) filloi te punonte ne studion “Marubi”, perkrah mjeshtrit te madh, qe ne moshen 15-vjeçare.

Pas vdekjes se Pjeter Marubit (1904), Kel Marubi, duke u bere trashegimtar legjitim i studios, e transformoi ate ne nje atelie te vertete arti. Fotot e tij pasuruan fototeken me figura te njohura te kohes, si Fishta, Migjeni, Koliqi, Galica, Gjoluli, Curri, Noli, Zogu etj., si dhe me foto te njerezve te zakonshem me kostume te ndryshme kombetare.

Pamjet nga ngjarjet dhe jeta e qytetit dhe e fashatit, peizazhet dhe aspektet e tjera nga jeta ne Shqiperi ne fund te shekullit te XIX dhe fillim te shekullit te XX, e bene ate figuren kryesore evropiane ne fotografine publike e kronikale te kohes, pasi ndoqi gjithçka nga ngjarjet e rendesishme shqiptare, per afro 55 vjet. Kel Marubi, duke qene nje patriot i flakte, u aktivizua ne levizjen per pavaresine e Shqiperise, si dhe u be pjese e themelimit te nje sere shoqatave si “Gjuha Shqipe” (1908), pa lene jashte vemendjes dhe pjesemarrjen ne botimin e gazetes “Zeri i Shkodres”.

Emri i Kel Marubit pati jehone edhe jashte kufinjve, ku spikati interesimi i mbretit te Malit te Zi, Krajl Nikolles, per punime ne fotografi.

Gege Marubi

Brezin tjeter te dinastise Marubi e perfaqesoi i biri i Kelit, Gege Marubi (1907-1984), i cili u pajis me nje kulture profesionale dhe artistike me te larte se paraardhesit e tij, pasi studioi ne Paris ne te paren shkolle te fotografise dhe kinematografise ne bote, te themeluar nga vellezerit Lumiere. Ai zbatoi teknikat bashkekohore qe njihte arti i fotografimit, sidomos perdorimin e rrezeve infra te kuqe, te solarimit dhe te fotografimit ne reliev.

Gega mori medalje ari dhe flete nderi me 1936 ne panairin e Barit te Italise, ndersa ne vitin 1938, te njejten medalje e mori ne Selanik te Greqise.

Gjate atyre viteve ai punoi me perkushtim per pasurimin e fototekes, studios dhe arkives Marubi. Gega u be i pari ne Ballkan qe solli ne qender te qytetit te Shkodres, kinemane. Po keshtu, ai i pari projektoi filmin ne nje salle te Shkodres, qe u quajt kinemaja e qytetit.

Gjate viteve ‘20-‘30, krahas fotografise, kinemaja u kthye ne nje pasion te dyte per mjeshtrin Gege Marubi, nderkohe qe Shkodres i dha emrin qyteti i filmit dhe i kinemave.

Me pas, ne vitin 1970, Gega ishte i pari fotograf qe i dha ngjyra fotografise shqiptare.

Histori/ Ne 1970, fototeka iu dhurua shtetit

“Fototeka Marubi”, studio me histori 150-vjeçare

SHKODER - Fototeka “Marubi” u krijua ne vitin 1856 nga fotografi Pjeter Marubi, i cili ishte dhe pergjegjes i kesaj fototeke. Ne kete fototeke ndodhet nje arkiv prej 250 mije negativesh ne xham, 150 mije te familjes se Marubeve, Pjeter, Kel dhe Gege Marubi, 70 mije jane te Picit dhe pjesa tjeter e fotografit Jakova.

Perveç tyre, ne kete fototeke jane dhe 250 mije foto Nenshati, plan film.

Fotografia me e vjeter njihet ajo e vitit 1858 e Hamz Kazazit, foto e bere nga fotografi Pjeter Marubi.

Ne vitin 1970, Gege Marubi ia dhuroi shtetit shqiptar fototeken e studios, me nje pasuri e arte e fotografise shqiptare.

Me ane te kesaj pasurie te rralle u krijua nje qender e rendesishme “Fototeka Marubi”, e cila sherbeu edhe si burim arkivor–shkencor, per albume, te botuara edhe ne France e Itali.

Tradita vazhdon...

“Marubi”, galeri e pasur e jetes zakonore dhe pasurise natyrore

SHKODER - Dinastia Marubi krijoi nje art unik, i cili u vleresua jo vetem brenda vendit tone. Perveç se fotot e kesaj dinastie u perdoren si objekt ilustrimesh per historianet, folkloristet, etnografet, arkitektet dhe urbanistet, ato u bene dhe pjese e nje albumi ne France, nje ne Itali, nje gjysme ne Shqiperi. Me pas duke pare rendesine e ketyre fotove u krijua dhe nje fletepalosje e vogel per te huajt, e botuar rreth 14 vite me pare.

Me kalimin e viteve vlerat e padiskutueshme historike te fotove te Marubit, nxiten dhenien e fondeve per nxjerrjen e kalendarit te pervitshem me foto te ndryshme te Marubit, si dhe dixhitalizimin e tyre, proces qe vazhdon ende.

Nje interesim i jashtezakonshem per fotot e Marubit, po tregohet dhe nga Mali i Zi, qe po pergatitet te hape nje fotoekspozite me punimet e Marubeve ne ate shtet, pasi ne fototeken “Marubi” ekzistojne rreth 1000 negativa fotosh te bera ne oborrin mbreteror ne Mal te Zi. Shtyse per kete ndermarrje ka qene fakti se ne Çetine, fotot e Marubit ishin me te shtrenjtat dhe ne “Bar-Cafe-Krajl”, ne qender te Çetines, nuk kishte pasur asnje pikture apo zbukurim te varur ne mure, pasi ishin zene me fotot e permasave te medha te Marubit.

Nje vleresim maksimal fotot e Marubeve moren ne vitin 1998 ne Bari te Italise, ku u organizua nje ekspozite.

Te njejtat vleresime u dhane dhe ne pranveren e vitit 2000, kur nje tjeter ekspozite u hap ne Rimini, po te Italise. Vizitoret dhe specialiste te fotografive ishin mrekulluar me fotot e shekullit te kaluar, ku spikasnin kombinimi i dritehijeve dhe pastertia e figurave. Perveç kesaj fotot u vleresuan dhe per dy planet qe ekzistonin brenda tyre. Veç planit njerezor, fytyrave dhe portreteve te luftetareve, ne foto binin ne sy edhe planet e dyta, siç ishin ambientet, malet e realizuara dhe pasqyruara me nje force te madhe artistike.

Veç anes mjeshterore te kombinimit te dritehijeve, nxjerrjes qarte te figures dhe portretit njerezor, me karakteristikat e gjithsecilit, Marubet kane nxjerre ne plan te pare edhe kostumet tradicionale popullore. Me ane te ketyre fotove mesohen ndarjet e kostumeve sipas krahinave, sekseve, grupmoshave, kategorive shoqerore dhe rasteve ne te cilat visheshin.

Te gjitha keto edhe sipas kohes evolutive te tyre.

E ndersa brezat e tjere te Marubeve nuk e vazhduan traditen e fotografise, ishin te tjere fotografe te medhenj te Shkodres qe e ruajten kete tradite ne Shkoder.

Tashme, ne kete qytet, perveç Marubeve jane te spikatur emrat e fotografeve si Pici, Jakova, Rraboshta, Nenshati etj.




Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1351 sec, 0.0332 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,245kB