Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 06:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 15:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 09:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 06:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 16:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 09:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 16:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 10:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 06:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 13:44



Facebook -






09
12.2008

Ish-Dega e Brendshme, muze për të persekutuarit

:::ShkoderZemer
VIRTYT ABDYLI gazetametropol.com Shkodër, shoqata e të përndjekurve në pritje të realizimit të projektit. MKTRS, ende asnjë hap - SHKODER - Shkodra, përveç vlerave të padiskutueshme historike, kulturore, artistike, sportive, tregtare, njihet edhe për persekutimin e egër dhe të pashembullt komunist menjëherë pas largimit të


pushtuesit gjerman në vitin 1944. Vuajtjet e tmerrshme që janë përjetuar nga ajo pjesë e të dënuarve, të cilët arritën t’i mbijetonin egërsisë komuniste kanë nxitur prej rreth 4 vitesh shoqatën e të persekutuarve dhe të përndjekurve politikë që të kërkojnë hapjen në Shkodër të një muzeu ku të pasqyrohen të gjitha dënimet dhe krimet makabre të atij sistemi.

Muzeu

Ndrekë Bazhdari, kryetar i shoqatës së të persekutuarve të Shkodrës, sqaron se këtë kërkesë ia kanë drejtuar Ministrisë së Kulturës dhe është premtuar, por deri tani nuk është kryer asnjë veprim konkret. Madje shoqata e të persekutuarve ka sugjeruar dhe vendin se ku mund të hapej një muze i tillë. Për shoqatën vendi më i përshtatshëm do të ishte burgu, i cili kishte 40 mijë të burgosur asokohe, i cili ndodhej në ambientet e ish-Degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës. Ky burg ishte etiketuar nga shkodranët herë si “Burgu i Torturave” e herë si “Burgu i Madh”. Ky emërtim kishte ardhur për shkak se pothuajse të gjithë të dënuarit, kryesisht intelektualë të njohur shkodranë, pjesëtarë të familjeve të vjetra apo të pasura të Shkodrës, klerikë, tregtarë, patriotë të vërtetë, antikomunistë të flaktë, kishin kaluar më parë apo qëndruar në birucat e burgut të Degës së Brendshme tepër famëkeqe jo vetëm për Shkodrën, por edhe për të gjithë veriun e vendit tonë. Dyert e kësaj Dege të Brendshme në Shkodër konsideroheshin si më të frikshmet, pasi pothuajse të gjithë që futeshin, apo thirreshin të merreshin në pyetje përfundonin në birucat e saj, ku pasi torturoheshin nga hetuesit një pjesë e mirë gjente dhe vdekjen. Vetë kreu i shoqatës së të persekutuarve, Ndrekë Bazhdari, sot 70 vjeç, ka vuajtur në birucat e Degës së Brendshme si i burgosur politik që në moshën 17-vjeçare. Drejtuesit e shoqatës së të persekutuarve të Shkodrës theksojnë faktin se dhe sot, në muret e mbetura të këtij burgu ruhen "gjurmët" e lëna nga ish-klerikët dhe intelektualët më në zë të Shkodrës, të cilët nuk iu nënshtruan regjimit komunist. Burgu vazhdon të ruajë në mure mizoritë e sistemit komunist, ndaj është një e drejtë e gjithë atyre të mbijetuarve, si dhe e trashëgimtarëve të atyre që vdiqën në tortura në këtë burg, që ai të shërbejë si muze. Intelektuali i persekutuar Ahmet Bushati, një ndër iniciatorët për kthimin e ish-burgut të sigurimit në qendër muzeale, shprehet se "është thënë e provuar se një popull pa kujtesë historike është i destinuar të përsërisë të kaluarën e tij dhe këtë e provon çdo ditë jeta jonë politike e shoqërore”. Në birucat e burgut të ish-Degës së Brendshme janë torturuar intelektualët Myzafer Pipa, Imzot Ernesto Çoba, At Zef Pllumbi, At Bernardin Palaj, Papa Jani e shumë figura të njohura të Shkodrës.

MUZEU

Për të persekutuarit vendi më i përshtatshëm do të ishte burgu, i cili kishte 40 mijë të burgosur, i cili ndodhej në ambientet e ish-Degës së Punëve të Brendshme.

NDËRTESA

Në 1998 ndërtesa e Degës së Brendshme iu kthye pronarëve të mëparshëm, Provinçës Françeskane, të cilët mirëpritën projektin, i cili është pezull prej 2 viteve.

Vazhdo Leximin...
Komenti 1printer friendly
Comments
Ish-Dega e Brendshme, muze për të persekutuarit, L - N 10 Dec : 10:41 Reply to this

Me bahet qefi qe ju ka shku nermen me ba muze sepse jan kry krime e turtura te tmerrshme nen emen te komunizmit e poshtnimit. Asht e domosdoshme me rujt per brezat e ardhshem faktet dhe me pasqyru vujtjet e tmerrshme qe ka vujt inteligjenca dhe klasa intelektuale Shkodrane e Shqiptare ne kyt nertese famkeqe per 50 vjet komunizem. Duhet me lan me kalu te kalumen por nuk duhet me harru te kalumen pa msu prej gabimeve te saja sepse kerkush ma shum se na nuk vun kur ato perseriten. Gabimet e historis te krijume e te bame prej ne vet shqiptarve na kane ba me vujte ma shum se cdo komb ne europe tash 21 shekuj.

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup

Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.4002 sec, 0.0372 of that for queries. DB queries: 38. Memory Usage: 2,147kB