Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -






19
12.2008

Alarmi, rikthehet gjakmarrja në Shkodër

:::ShkoderZemer
SHKODER - Brikena Shallaku Balkanaweb.com Lufta ndaj kultivimit të bimëve narkotike në zonën e Shkodrës, duket se ka qenë një ndër pikat më të suksesshme të Drejtorisë së Policisë së Shkodrës. Fakti është bërë publik në analizën njëmbëdhjetë-mujore të Drejtorisë së Policisë së Shkodrës, nga drejtori i Policisë së Qarkut, Nikolin Bala. Sipas tij, "mjaft mirë është punuar për identifikimin e parcelave të mbjella me bimë narkotike, ku gjatë


operacioneve të organizuara deri në zonat tepër të thella malore është bërë e mundur asgjësimi i 86.603 rrënjëve bimë narkotike kanabis-sativa. Krahasuar me vitin 2007, ku janë asgjësuar 16.800 rrënjë, këtë vit janë asgjësuar 5 herë më shumë". Por shifrat e vrasjeve, të cilat këtë vit janë dyfishuar në raport me 2007-ën, duket se kanë qenë thembra e Akilit për policinë e Shkodrës. Në rang prefekture janë evidencuar 20 vrasje, prej të cilave 17 janë zbuluar e dokumentuar nga ana ligjore, me 20 autorë. Pozitiv është konsideruar fakti se nga 20 autorë të vrasjeve, për 17 prej tyre është bërë e mundur kapja dhe arrestimi menjëherë ose disa ditë pas kryerjes së krimit. Sipas drejtuesve të Drejtorisë së Policisë së Shkodrës se edhe për vrasjet e mbetura pa u zbuluar, nga ana e efektivave të policisë është bërë një punë e madhe investigative dhe janë kryer një sërë veprimesh proceduriale për dokumentimin ligjor të ngjarjeve, punë e cila vazhdon me intensitet. Nga vrasjet e evidentuara, 3 prej tyre kanë qenë për motiv gjakmarrjeje, ndërkohë që vitin e kaluar u konsiderua sukses mospasja e asnjë vrasjeje për gjakmarrje. Risi ka qenë ndërhyrja e policisë duke shmangur disa vrasje të sigurta, kryesisht për motive hakmarrjeje, ku janë arrestuar autorët.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, për këtë vit janë dyfishuar vrasjet. Në fakt, në rrethin e Shkodrës kanë ndodhur 18 vrasje dhe 2 në rrethin e Malësisë së Madhe. Viti 2008 ka rezultuar i suksesshëm dhe në kuadër të luftës antikorrupsion. Drejtori Bala ka pohuar në takim se është treguar vendosmëri dhe impenjim serioz në evidentimin dhe zbulimin e aferave korruptive në institucionet shtetërore, duke bërë kështu të mundur që nga Seksioni i Antikorrupsionit të dërgohen në prokurori për marrje në përgjegjësi penale mjaft zyrtarë dhe persona që kryejnë funksione publike, ku nga këta; një kryetar bashkie, 8 kryetarë komunash, një anëtar i Këshillit të Qarkut, një gjyqtar, një noter, 20 punonjës të Hipotekës dhe Kadastrës, 9 janë nëpunës të Komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave, 2 punonjës të Gjendjes civile, 1 ish-punonjës policie, 2 punonjës tatimesh, një doganier, 2 punonjës të sigurimeve shoqërore, 1 punonjës i zyrës së punës, 3 ish-drejtorë të Spitalit Rajonal Shkodër, 8 punonjës të KESH-it, 9 janë punonjës të Drejtorisë së Shërbimit Pyjor, 15 persona, përfaqësues të këshillave të komunave dhe punonjës në komuna". Drejtuesit lokalë të pranishëm në këtë takim kanë përshëndetur punën e bërë nga Drejtoria e Policisë së Shkodrës, si dhe pohuan bashkëpunimin e frytshëm mes këtyre institucioneve.

Vazhdo Leximin...
Komenti 1printer friendly
Comments
Alarmi, rikthehet gjakmarrja në Shkodër, L - N 19 Dec : 17:11 Reply to this

PA FY KEN E PA PAS QELLIM ME RANU KERKEN GJAKMARRJEN E KONSIDEROJ INJORANCE, NUK MUNEM ME KONCEPTU SE SI VRAHET VLLAI APO KUSHRINI NE VEN TE KRIMINELIT, PER MU HAKMARRJA ASHT DIKTATUR SI DIKTARURA E KOMUNIZMIT, DEL DIKUSH PREJ FISIT INJORANT E KRIMINEL ASHT E MJAFTUSHME ME SHKATTRU LOMPLET FISIN E TIJ PAMVARSISHT SE BABA E VLLEZNIT SI KAN HAK AS HILE, DIKUR ENVER HOXHA I KA INTERRNU E PUSHKATU TASH GJAKMARRSIT BAJN TE NJAJTEN GJA I VRASIN E I SHKATRROJN KREJT FAMILJEN PER NI MOLLE T KEQE MRENA SAJ, GJAKMARRJA PER MU ASHT KRIM E ASGJA MA SHUM SE KRIM E ME VJEN MARRE QE KA SHQIPTARE ALA QE KRIMIN E HAKMARRJES E SHOFIN SI DREJTSI E SI DETYRIM NEN EMEN TE NERIT E FAMILJES QE PER MU EASH NJISOJ SI ME KEN TU PERKTHY NEN EMET TE (INJORANC, URREJTJES E KRIMIT)

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup

Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1959 sec, 0.0359 of that for queries. DB queries: 38. Memory Usage: 1,338kB