Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 06:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 15:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 09:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 06:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 16:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 09:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 16:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 10:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 06:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 13:44



Facebook -






11
09.2006

Arkitekti Zef Çuni, ne nuk mund te tjetersojme pronen publike

:::ShkoderZemer

Besi Bekteshi.

Arkitekti Zef Çuni, ne nuk mund te tjetersojme pronen publike. Lulishtja “milet bahçe” ka 200 vite qe nuk preket, ate nuk mund te prekim ne.Shkoder—Tashme ne Shkoder sipas arkitektit Zef Çuni dhe njekohesisht kreut te komisionit te posaçem ne Bashkine e Shkodres, po preken te gjitha vlerat muzeale dhe po tentohet te transformohet ky qytet.Problemi eshte parimor thote ai per gazeten “SOT” dhe pyet publikisht: Ne keto vlera duam ti humbim? Ne Shkoder eshte prishur shtepia e “Luigj Gurakuqit” dhe per kete kam folur njeqind here thote ai. Ate e kane shkaterruar, duke pasur pushtetare te “gjalle” ne kembe ne 2004-ren deklaron Çuni. Po prishen ndertesat muze ne rrugen “13 Dhjetori”, eshte prishur shtepia e “Daut Boriçit” dhe neser mund te prishin ndonje diçka tjeter, sepse “kush i ndal” keto, pyet serish arkitekti Çuni, keshilltar socialist dhe kreu i komisionit per urbanistiken ne Keshillin Bashkiak te Shkodres.

9shtator06



Problemi shqetesues per Çunin eshte se Bashkia e Shkodres po lejon te shkaterrohet “Milet Bahçe” ne qender te Shkodres dhe per me teper ate ne Keshillin Bashkiak nuk e kane lene te flase, duke shkelur te gjitha rregullat. Per me teper deklaron Çuni me akuzojne se kam probleme me pronaret dhe me ndertimet moderne. Per kete dua te sqaroj se pronaret te ndertojne brenda kushteve te tyre si te duan, por ne respekt te zones muzeale, kurse per sa i perket prones publike te Bashkise se Shkodres e cila eshte “tash 200-t vite” e pa prekur nga askush administrate, kjo nuk duhet te transformohet dhe te preket ne asnje menyre. Ne duhet te bindemi thote Zef Çuni dhe te vije i gjithe dokumentacioni per te mesuar se si jane te lidhura qerate me personat qe e kane “Lulishten popullore” ne qender te Shkodres.
Une pyes si jane dhene lejet e ndertimit, sepse aty jene dhene leje dhe si mund te jepet leje vetes, sepse toka eshte e Bashkise, sqaron opinionin publik arkitekti Çuni. Mirepo privatit qe i eshte dhene kjo gje eshte bere pa dokumkent mbi nje prone dhe kjo eshte e paligjshme. Por keto letra nuk i di askush, sepse nuk ka asnje lloj transparence, vazhdon Zef Çuni. “Ne mund te gabojme ne demin tone thote Çuni por nuk na lajohet te gabojme ne dem te brezave qe vijne” perfundon ai.

Ne fakt idete per ndertimin e nderteses gjigande ne qender te Shkodres interpretohet si ndertim mbi nje prone private. Kurse Çuni thote qe nuk eshte vertete, sepse “lulishtja nuk eshte prone private” por jashte saj ka prone private. Ne nje zone muzeale te kategorise se pare sipas arkitetektit Çuni, nuk mund te ndertohen shumekatesha, sepse aty ndodhet biblioteka e vjeter e qytetit e para qe ka ndertuar Bashkia, ka qene banda muzikore e qytetit dhe ka foto origjinale qe nga 1885-sa si si ka qene “Milet Bahçe” e asaj kohe. Duhet thene se kjo lulishte ne fakt deri ne komunizem nuk eshte tjetersuar keshtu ashpersisht asnjehere si forme dhe permbajtje. Po keshtu edhe ndertimi i disa bisneseve eshte bere duke u dhene me qera dhe jo perjetesisht. Por faktikisht aty eshte privatizuar nje pjese, sepse qeramaresit kane hedhur ne gjygj Bashkine dhe kjo e fundit nuk ka shkuar asnjehere ne gjygj, duke e humbur ate dhe kjo bie ne sy si nje “vet-humbje” e saj. Ne fakt Bashkia ka humbur te gjitha keto lloj gjygjesh me pronat e saj dhe keshtu kuptohet se kjo nuk eshte pune e mire thote Çuni, kur humben te gjitha gjygjet me privatet. Aq me teper se nuk eshte ndeshkuar penalisht asnje jurist i Bashkise se Shkodres e cila eshte gjithmone ne “terheqe” te vazhdueshme dhe konstante perballe privateve me pronat e saj.
Arkitektit Çuni akuzat nuk i kane munguar nga pronaret te cilet kane nje pjese te siperfaqes ku do te ndertohet nje gjigand ne mes te Shkodres. Aty ka prone edhe familja Topalli dhe farafisni e kesaj familje si dhe pronareve te tjere, por Çuni deklaron se nuk ka asgje me pronen e tyre dhe ndertimin qe ato kane ne toke te tyre si planifikim dhe plan rregullim. Problemi qendron te mos prekja e tradites dhe qendres kulturale dhe muzeale te Shkodres dhe sidomos ate qe eshte ne prone te Bashkise se Shkodres, sepse kjo do te ishte ne dem te femijeve tane. Per kete Çuni ka dale ne forme proteste nga mbledhja e Keshillit Bashkiak ne te cilen nuk ju dha edhe fjala. Arkitekti Çuni eshte restauruesi i dhjetra ndertesave ne lagjet e vjetra te Shkodres si dhe denocuesi i ngushtimit ne menyre drastike te siperfaqeve te gjelberta ne qytetin me te madh te veriut.

Prangoset sepse ka fyer e goditur inspektorin e policise.

Shkoder—Nga DPQ-ja e Shkodres behet me dije se dje ne ora 17-00 eshte bere prangosje e shtetasit Lazer Tom Pema rreth 23 vjeç i lindur ne Shllak dhe banues ne Shkoder ne lagjen “Skenderbeg” vetem me tete klase shkolle.
Ky shtetas eshte arrestuar nga policia sepse ka fyer, goditur dhe kanosur inspektorin e policise se rendit te zones Postribe. Materialet ne ngarkim te ketij shtetasi do ti kalojne prokurorise se rrethit Shkoder per vepren penale “Fyerje, kanosje dhe goditje per shkak te detyres” te parashikuara nga nenet 237,238 dhe 239-te te kodit penal.



[Submitted by ShkodraOnline]
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup

Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2270 sec, 0.0357 of that for queries. DB queries: 38. Memory Usage: 2,151kB