Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 06:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 15:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 09:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 06:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 16:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 09:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 16:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 10:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 06:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 13:44



Facebook -






24
02.2009

Eksplozivi" ne shkolle, panik te femijet

:::ShkoderZemer
Eksplozivi" ne shkolle, panik te femijet
Shkoder- Tre kallepe te ngjashme me dinamitin, jane hedhur ne korridorin e shkolles 9-vjecare jopublike, "Zemra e Krishtit" ne Shkoder, duke vene ne panik dhe ankth mbi 200 nxenes dhe stafin pedagogjik. Femijet kane dale ne alarm nga ambientet, rreth ores 10:00 te dites se djeshme, sapo roja dhe pastruesja kane konstatuar se pakoja e lidhur ishte vendosur ne shkolle. Pas pese oresh

hetimi dhe ekspertize, specialet e RENEA-s zbuluan se nuk behej fjale per eksploziv, por vetem per nje "loje" te hidhur femijesh me fishekzjarre. Burime zyrtare te policise vendore njoftuan oret e pasdites se pas proves shperthyese rezultoi se kallepet qe i perngjanin dinamitit nuk ishin gje tjeter, vecse fishekzjarre. Dyshohet se kjo ka qene nje loje e nxenesve te shkolles me rastin e Karnavaleve, por hetohet edhe pista e nje akti te qellimshem per te krijuar frike dhe panik te femijet ne lagjen "Mark Lula". Deri ne mbremje nuk ka pasur asnje te ndaluar per ngjarjen.

"Sipas konkluzioneve te para, kallepet e dyshuar si eksploziv, jane te mbushur me nje lende te ngjashme me fishekzjarret, dhe jo te rrezikshme", tha nje zyrtar i Policise se Shkodres per gazeten "KJ". Caktivizimi i lendes eshte bere nga forcat speciale te xhenios, ndersa eshte degjuar edhe nje zhurme e fuqishme qe te linte pershtypjen se ishte pikerisht eksploziv. Shkolla ndodhet ne te njejten rrugice dhe jo shume larg shtepise se Topalleve, ku banon familja e kryeparlamentares. Diten e djeshme mesohet se Jozefina Topalli, ka qene ne qytetin e Shkodres, por ende nuk behet e ditur nese ka lidhje mes dy ngjarjeve, apo nese behet fjale per nje akt terrorist.

Me qindra prinder te alarmuar dhe po kaq femije te moshave nga 3-14 vjec, qe kane braktisur shkollen, jane shfaqur ne rrugice afer mesdites. "Sot do te bejme prova per festen e Karnavaleve, qe do te zhvillojme neser", ka qene justifikimi i mesuesve per nxjerrjen masive te nxenesve nga godina dhe keta te fundit ne rremuje e siper, nuk kane mesuar dot te verteten. Mesuesit i kane drejtuar femijet per tek qendra "Don Bosko", ku dhe i kane mbajtur te grumbulluar. I pari e ka pare pakon roja i shkolles, por nuk ka dyshuar, derisa pastruesja ka vene re "eksplozivin" duke lajmeruar drejtuesit e shkolles.

Policia tha se jane ende te panjohur autoret e dyshuar te vendosjes se lendes dhe nga menyra se si ishte pergatitur, mendohet se behet fjale per njerez profesioniste. Shkolla eshte mbajtur nen rrethim policor deri ne oret e mbremjes.

R.Llazari Kohajone.com

Vazhdo Leximin...
Komenti 37printer friendly
Comments
Eksplozivi" ne shkolle, panik te femijet, L - N 24 Feb : 02:14 Reply to this

Po un mrama ne lajme si te TVSH si neper stacionet tjera ne satelit pash se kta nuk ishin kallepe dinamiti po kallepe fishekzjarresh.
Re: Eksplozivi" ne shkolle, panik te femijet, mario84 24 Feb : 07:01 Reply to this

he pra...se ca kujtove se po te thote policia?!!!tritol a?me fute Shkodren ne lufte fetare...paskan thane lande fishekzjarresh...heh..edhe me telekomandim...s'kisha ndi nojhere...Tu ba dikush tane ate pune,e me perdore lande fishekzjarresh.Nejse,rrenen e paska gjete te bukur policia...Kjo asht prova se cfare shteti jena....
Eksplozivi" ne shkolle, panik te femijet, :::ShkoderZemer 24 Feb : 02:20 Reply to this

...vazhdo leximin...

"Sipas konkluzioneve te para, kallepet e dyshuar si eksploziv, jane te mbushur me nje lende te ngjashme me fishekzjarret, dhe jo te rrezikshme", tha nje zyrtar i Policise se Shkodres per gazeten "KJ". Caktivizimi i lendes "

Eksplozivi" ne shkolle, panik te femijet, mario84 24 Feb : 08:32 Reply to this

shkoder zemer,mos na i fshij komentet...mos e manipulo te vereteten...thjesht ca mendojme jena tu thane.ok?edhe fshije ate koment si e ke shkepute prej noj artikulli....na thuj pak ke je tu kerku me shfajsu me ate artikull?....
Re: Eksplozivi" ne shkolle, panik te femijet, shehrezade 24 Feb : 10:08 Reply to this

ca kan prit me e shperthy,policin prej Tr a?mas u ngutni me than "akt terrorist"...
Re: Eksplozivi" ne shkolle, panik te femijet, mario84 24 Feb : 11:00 Reply to this

nderro nick naqe...
Eksplozivi" ne shkolle, panik te femijet, :::ShkoderZemer 24 Feb : 10:06 Reply to this

Citimi eshte nga i njejti artikull lexo tek "Vazhdo Leximin" , artikulli eshte marre nga gaZeta kohajone Shko lexoje edhe atje, citimi i gazetares dhe gazetes jane ne fund te artikullit qe kam vendose .

Plus mario, ketu Mund te komentohet , por nuk eshte vend per agjenden tende.
Absurditete e gjeneralizime e polemizime nuk lejohen, mos harro se ne internet kudo, komentimi nuk eshte e DREJTA jote, por kjo mundesi eshte privilegje.

Re: Eksplozivi" ne shkolle, panik te femijet, mario84 24 Feb : 11:05 Reply to this

E di se ca komentohet ne web,e di se nuk asht axhenda e jeme,ne axhende nuk shkruhen kritika te ketij tipi....Kur lehet nji hapsine per komente do te pranohen tana tipet si rregull,perjashto banalitetet e ndonje gja tjeter,po mendimet mund te shprehen.E dyta,nuk pyta pse e ka shkru gazeta koha e jone,po pse e keni shkru ju?...po nejse pak rendesi ka...Nuk demtoni askend ma shume se vedin me kto gjana..Tapo vjen edhe momenti i juj...jo per gja po jeni tu kerku me cdo kusht me deviju prej Evropes.
Eksplozivi" ne shkolle, panik te femijet, shehrezade 24 Feb : 11:55 Reply to this

mario-nikun nuk e nderroj se me thot nji me nik "italian" apo mario a shqiptar.nejse ca ka randesi....e a ka mundesi me na shpjegu---"..Nuk demtoni askend ma shume se vedin me kto gjana..Tapo vjen edhe momenti i juj...jo per gja po jeni tu kerku me cdo kusht me deviju prej Evropes.---sidomos fjalin e 2 A KERCENIM A?se njashu tingellon,biles shprehimisht.
Eksplozivi" ne shkolle, panik te femijet, :::ShkoderZemer 24 Feb : 12:00 Reply to this

Mario , edhe nje here, komentet qe shkruan jane fymje gjeneralizime dhe imponime, nqs din me analizu , apo me dhane koment pa polemizu gjithcka qe shkruan athere deren e ke hape , ndryshe gjej e shkruaj ne nje hapesine tjeter.
Re: Eksplozivi" ne shkolle, panik te femijet, mario84 24 Feb : 14:27 Reply to this

Patjeter.m'vjen keq qe realiteti nuk ju pelqen...Bye bye
Re: Eksplozivi" ne shkolle, panik te femijet, :::ShkoderZemer 24 Feb : 15:03 Reply to this

pikerisht, realiteti ne mendjen tane nuk ashte realiteti ne Shkoder
Re: Eksplozivi" ne shkolle, panik te femijet, mario84 24 Feb : 15:17 Reply to this

faktet flasin....
Eksplozivi" ne shkolle, panik te femijet, shehrezade 24 Feb : 12:02 Reply to this

un nuk e disha se ka JU edhe Ne...po e kuptoj qi ne kontekst qi a than a than a than per Ju myslimant vec....nejse nese na vjen naj moment-,naqe e meqi ne kekena bari i that e ti i njomi duke pas parasysh raportet per mu te parandesishme(masi ne jena shtet laik ku respektohet e drejta fetare)A e din shprehjen shkan i njomi neper te that...e sa per Europen nuk a njaq interesant,a mod kalimtare.rrofshin shtet nacjonet.Rrofte shqypnia mes Orientit e Oksidentit,(pa rendesi te rradhes)
Re: Eksplozivi" ne shkolle, panik te femijet, mario84 24 Feb : 14:25 Reply to this

As une nuk e disha se ka NE edhe JU....po me the ti,se ndodhi ca ndodhi ne ate shkolle e nji here nuk e denut kyt gjest...te pakten nji here,kushdo si ta kete ba.Nuk kercnova askend.Vec paralajmerova se gjanat mund te degjenerojne per te keqen e te tanve.Jam nji person,nuk mund te baja te tilla kercnime.
Eksplozivi" ne shkolle, panik te femijet, belgium 24 Feb : 12:29 Reply to this

hahhahaahahha diikleciani bravo!

Me ket ngjarje mendoj s ekjo pako apo si pretendohet nga nji an dinamit, asht shum misterioze ky gjest???
n eket shkolle me sens laik ka shum pergjegjesi gjesti edhe po te jet thjesht loje??jo ma aq serioz ku hapen probleme dhe dilema te pa shpjegushme komplet............
duhet me ken jo pre einteligjences se pregatitun te disave ndoshat parti politike kunder qeverisjes, ose ndonji klan i jashtem me propagand dhe synim destabilizim te situates ne shkoder gja qe kjo asht ba si tradit kry 4-8vjetsh ........
ranci ka per momentin q eska pa shumbje jete te ketyne femijve dhe te krijohen muncit per siguri ma te nalt neper shkolla .....
Eksplozivi" ne shkolle, panik te femijet, diokletianvs 24 Feb : 12:43 Reply to this

.....a mundem thjesht me e dite pse u hoq komenti qe bana pak ma para ????
...ishte thjesht vec me e kthy pak situaten, pa dashte me fy kend. Apo nu ju pelqen Qazim Mulleti ????

NEJSE S`KA GJA .
FALEMNDERS KUR SPRANOHET AS HUMORI NE VENDIN E HUMORIT...
Eksplozivi" ne shkolle, panik te femijet, belgium 24 Feb : 12:50 Reply to this

Pranohet ma si nuk pranohet humori ?, une personalisht e pelqeva at pjesezen tande zotni diokleciani......
Eksplozivi" ne shkolle, panik te femijet, :::ShkoderZemer 24 Feb : 12:59 Reply to this

Pershendetje diokleciani , ketu mundohena me
Kene ma serioz dhe objektiv ne diskutim, eshte forumi vendi ku mund te shkruani si me thane ma gjane ,besoj se me kupton
Eksplozivi" ne shkolle, panik te femijet, diokletianvs 24 Feb : 13:03 Reply to this

.....atehere pse e hoqen mor vlla ???
....tuj qeshe rritet jeta (hahahahahahahahaahahah)
Une mandej as nuk e kishe me te keq ....apo ishte nje krahasim djeges me Bashkine kryetaren e situaten ne Shkoder ?????? He pra nuk ashte mire me i shij komentet kur nuk permbajne, akuza fyerje banalitete,
ISHTE THJESHT HUMOR. E NUK MUNDESH ME NAL NJEREZIT ME BA HUMOR.....PREFEKTI ASHT KENE NJERA NGA PERLAT E HUMORIT SHIPTAR, QE GODET E KRITIKON BUKUR KLASEN SUNDUESE SHFRYTEZUESE INJORANTE DHE VEGLAT E TUNE TE TE GJITHA KOHNAVE KUSHDO KJOSHIN .....
Eksplozivi" ne shkolle, panik te femijet, belgium 24 Feb : 13:19 Reply to this

hedhe edhe ti ma nji tritol ktu e fshe doren u pa puna hahahahahahahahahahahahhahahaha
vertet mas me dal prej ksaj teme vertet prekse e me arsye me u komentu sa ma paster them se ky akt duhet konsideru tragjik edhe se nuk ka pas viktima.........e konsideroj femijen tim ne at shkoll dhe nji dit te mos vije ma ne shpi prej nji bombe apo loje me zjarr, e vetem e vetem se ka dikush interes per qeshtje e marreveshje te tynen partiake apo me sens privat!
policia eshteti duhet me tregu dhembet vertet egersisht ndaj cfare do lloj ngjyre apo bindje ka ai projekt e personqe ka ba ket skenario ?
Eksplozivi" ne shkolle, panik te femijet, diokletianvs 24 Feb : 13:31 Reply to this

hahahahha Hedh doren fsheh gurin hahahaha
OK Seriozisht tash .....
Ne fillim lajmin e lexova ne kete sit sikur Tritoli ishte vu ne shpi te (Qazim Mulletit) me fal Jozefines, mandej doli se ishte vu ne shkollen e femijeve e mandej prap doli se nuk ishte tritol por fishekzjarre...
Gjesti patjeter asht i shemtuem, provokues mbi tana, Jam dakord me belgium ajo ashte shkolle fetare pse duhet ba nje gja e tille edhe me kene tuj lujte, me ba lojna. Jo mor vella se une ba me kene ti nap njati gjesti nje provokim, nje kuptim tjeter . He pra prandaj anetare ti ketij forumi mos bini ne lojen e Qazim Mulletava te qeverise te ndyte ne fuqi se vec njata e dine te verteten e nuk jena tu e gjet na vec po hym ngrindje kot. Vellezer prej shkodret jena tane e mos na dalloni. Nji zot e kena te perbashket si kena te perbashket nje gja qe po vazhdon me na lane mrapa qeverisja
Berisha - Jozefina = me QAZIM MULLETI.
A ka ma Arturo Ui se Berisha ma Qazim Mullete se J. Topalli
He pra une jo ma kot e ban krahasimin ne komentin qe ju fshite...asaj dhe qeverise nuk i intereson me e gjet shkakun e Tritolit ne ate shkolle, dhe per ata ska randesi te madh asgja....tamam ne sa kane kundrat e Mulletit qe e kane shkele popullin e ja kane marr frymen.....

Te lutem mos ma shij Qazimin se osht kene "demokrate" dreqi na ka shpjegu se ca osht facizmi.

[ edited 24 Feb : 13:44 ]
Eksplozivi" ne shkolle, panik te femijet, belgium 24 Feb : 13:41 Reply to this

Kjo prezenca jote zotni asht domethanse ketu me ket Qazim Mulletin dhe te kuptoj shume mire!
Qate them ma hapun ma diokleciani?, me dhan at qe mendoj seriozisht kam frig se po moderohem dhe une ekeshtu podel dikush ndoshta e kundervehet.......une thjesht jam ne rol te prindit ne ket aspekt s ekam nji djal te vogele direkt me preku gjesti qe kan ba kto kamikaz me ikonsideru ne shkolle femijsh , eti lejm nji an qa shkolle asht fetare kristjane apo medrasa neser?????
Eksplozivi" ne shkolle, panik te femijet, diokletianvs 24 Feb : 13:53 Reply to this

.... te kuptoj dhe respektoj cdo mendim te dhanun brenda normave te cdo anetari ne kete sit , te mos keqkuptohena ketu....nuk ishte mungese respekti, por "nje shigjete" kunder klases sunduese qe mendon se e ka situaten nen kontroll por ashte ba per te qeshe e per tu kja.
Njikohesisht e parashikoje edhe gjendjen qe mund te jete kriju aty ne ate shkolle. Une personalisht kam ala njerezit e mij ma te dashur ne shkoder me femijet e tyne keshtu qe e mendoj qe mund te ishte ba nje kasaphane..
Faleminders QE I SHKEMBYEM DO MENDIME,
SHENDET E SIGURI TE JU E PER CDO SHKODRAN E SHQIPTAR
SINCERISHT - DIOKLECIANI
Eksplozivi" ne shkolle, panik te femijet, belgium 24 Feb : 14:03 Reply to this

Kjosh me nder e zoti te rujt ty e familjen tande..e thuj mas pashim e mas nigioshim kshti gjestesh ne shkoder....ma seasht epa perballushme tragjedia kudo!
Eksplozivi" ne shkolle, panik te femijet, shkodrani ne mergim 24 Feb : 15:30 Reply to this

Nje dicka me ben pershtypje,pse ndodhi pikerisht tash me ardhjen e saj ne shkoder,me inagurimin e piaces qe simbas saj i ngjan venecias,ne diten e karnavaleve,????
Ajo ka qene edhe here te tjera ne shkoder apo jo????
Gjithashtu mos te harojme se jemi ne prag te fushates se zgjedhjeve dhe keto skenare kane ndodhur dhe po vazhdojne te ndodhin prape.
Po ashtu me shkollen nuk ma merr mendja se ka pune kush aty,sepse aty mesojne femije shkodranesh si dhe ka edhe muslimane qe mesojne aty apo edhe tek ish 11 janari.dhe nuk duhet ta lidhim me aspektin fetar sepse ajo shkolle nuk u hap tash ajo shkolle ka vite qe eshte hapur dhe nuk i prish kujt pune kjo shkolle.
Keshtu nese "ndokush" do te kishte inate atehere kjo do te kishte ndodhur qe me perpara.
Prandaj per mua kjo eshte nje skenar e pergaditur nga vehte jozi me veglat e saj qe kerkojne destabilizim ne shkoder ne kete prag zgjedhjesh dhe shpresoj qe populli mos te bjere viktime e saj e cila mendon vetem keq dhe kerkon te fuse sherr.
Eksplozivi" ne shkolle, panik te femijet, ALBERTSA 24 Feb : 15:56 Reply to this

Edhe kyt kena mangut me u da katolik e musliman dhe jena ne regull, jena te dam demokrat e komunist, jena te dam malsor e qytetar,e dona me shku ne europ per si jena itesh e per zhvillim e mirkuptim qe kena mun krahasohna vetem me palestinen.E di se jam pesimist por nuk shoh te ardhme ne shkoder e ne shqipni.
Eksplozivi" ne shkolle, panik te femijet, heri 24 Feb : 17:07 Reply to this

Fjale e vjeter po me vend,,skan ca me i ba gamarit i bin samarit, keshtu po ndodh edhe ne keto komente,,,nuk egsiston shteti,paska ardh jozefina ne shkoder,,pse ka ardh jozefina ne shkoder ,,kur ta po shkon jozefina,,nuk asht dinamit ,,asht fishekzjarr,,etj,etje me te vertet cdo njeri ka te drejten te komentoj at qe mendon,,por (komenti im)ket ngjarje un e shoh si problem edhe te madh fort edhe ne qofte se ka ken fishekzjarr mendoj se nuk esht vendi qe te bahen te tilla lojna,,se si i thone ca te mjellesh do korresh,,,mendoj se fryma qe ka hi kohet e fundit ka fillu me i ardh pak si shum era ,,sikur me rastin e prerjes kryqit ne bushat,,,e kja na ban me ken ma vigjilent per njerez te tille qe dikush mburret se cka po bajne,,manej kur ndodh ah sa te ndershem e te penum jena manej na shqiptaret,,,,apo rastin e bustit te nan Terezes qe u desh nje jet me e vu, qe konsiderohet nana e te gjithe shqiptareve, qe bota jane krenare me te.uroj qe keto te jen te kaluara uroj qe prerja e kryqit te jet ken nji rast,uroj qe edhe kjo ngjarje te jet (asgje) thjesht fishekzjarre,,,,uroj qe mendjet tona te rrijne te qeta ,,,,
Eksplozivi" ne shkolle, panik te femijet, L - N 25 Feb : 04:31 Reply to this

I lexova me vemenje tana komentet dhe e kuptoj se njiri rrevoltohet kur perballet me krimin por nuk kuptoj sepse egzagjerohet jasht maset ky fenomen deri ne fajsim, pergjithsim e urrejtje pa fut ktu konflikt e kunerveprim hakmarrs, se kuptoj se ca fitojm na si Shkodran prej rreagimit te egzagjerum te ktij fenomeni.

Edhe me pa ken kallep dinamitit e ca!

Si thoni ju a duhet me lujt mensh edhe na si ata qe i kan hell a'', po edhe me pa kene kallep dinamitit supozojm, tash asht koha mu permajt e mos me i lan kushdo kjoft ai kriminel qi e ka ba at pune me kriju panik e urrejtje sepse masanej edhe ne qi lajm vedin me na kap paniku e urrejtja nuk jena ma nrysh se kriminelat qe arrijn me ba kyt pune, se jena tu lan vedin mu kariku me te njajtat ideale si krimineli vet.

E keni shum gabim kur egzagjeroni e un kisha me sygjeru qi me i pa gjanat me kthjedhsi ja me rrevoltim sepse te marrt e te cmenunit njat pun kane por jeta vazhdon nuk besoj se asht logjike mu cmen me kunerveprim e me urrejtje karshi 1 te cmenunit kriminel.

Ne kohe te shtira duhet me kene te fort intelektualisht, ja me lan dobsite e nji krimi me dobsu personalitetet tona me te njajtat dobsi.

Gjithsesi gjithkush e din ma mire po mu nuk me duket e logjikshme me leju nji krim e nji kriminel me u ba shkak urrejtjesh, paragjykimesh e percamjet, iky muhabet mu me duket kot e i pa logjike, ne qoft se kta jan kallep dinamitit atij qi e ka ba kyt pune ju thaft dora se vec ai ka faj, s'ka faj tan bota se egzistojn edhe te marre e psikopata ne mes shoqnis tone qe disa mezi presin me fajsu e pergjithsu.

[ edited 25 Feb : 04:33 ]
Eksplozivi" ne shkolle, panik te femijet, shehrezade 25 Feb : 09:16 Reply to this

keke "inteligjent"...1)"Tapo vjen edhe momenti i juj..."----me fal a e ke than ti apo un i pari
2)A ke sy me pa Kush nuk pa e denon aktin? tan po e denojm thjesht nuk mund ta klasifikosh akt terrorist i Ben Ladenit vec nese ke marr pjes ti aty edhe i njef se un nuk e di prej ktu kush e pse e vuni....
Eksplozivi" ne shkolle, panik te femijet, diokletianvs 25 Feb : 13:18 Reply to this

Z Lec Neli, dakord shume qe nuk duhet me hy me u ndaterru njani me tjetrin, duhet me ndal nervozimin e komentet
akuzat e fjalet percarse, shkurt me kene ma te kujdesshem ne te ketilla provokime, por nuk flitet njashtu :
"Edhe me pa ken kallep dinamitit e ca!"
Jo more. Ju jeni tuj thane se edhe me pa kene femija e jem PUNE E MADHE FORT. MENDO NJIHERE ZOTNI SIKUR TE KETE KENE FEMIJE JOTI !!!!!!ATEHERE SI KISHE ME KOMENTU ?????
TE MOS NGATERROHET SI PROBLEM FETAR DAKORD POR JO ME E HEDH FJALEN NJASHTU SI ME PA KENE ATO FEMIJE SI "LULEKUQE MBI MURE" QEVERIA DHE BASHKIA DUHET ME E GJET KRIMINELIN SESBAN
PATJETER SE NESER NDODH PRAP.
Eksplozivi" ne shkolle, panik te femijet, heri 25 Feb : 15:24 Reply to this

zoti lec njat deshta me than edhe njat qe tha zotnia i mesiperm,,poo edhe me e hedh at kallep dinamiti ne nji oborr xhamijet e ca u ba,,,ne nji fare menyret duhet te kthehet dhurata apo jo zoti Lec manej kujt ti djegin le ta mbaj byths,
Eksplozivi" ne shkolle, panik te femijet, paulini01 25 Feb : 23:25 Reply to this

Turp shum i mall per pushtetin lokal te shkodres qe ndollin keta gjana ne nje shkoll fetare. Nuk e kuptoj kur populli shkodran dojn mu ba njerez apo,deshiroj anadollakshe ta shijojn jeten me pa turpesin ma te madhe duke vendosur dina mit ne shkollat e zotit. KU zoti po mundohet ti sjell dijenin shkodres qe i humbi per 50 vjet, disa flliqesira po doj me persukutuar.

ZOTI VONON POR KUUR NUK HARRON
Eksplozivi" ne shkolle, panik te femijet, :::ShkoderZemer 25 Feb : 23:54 Reply to this

Sa shpejt kcejne njerzit.

1) Nuk eshte dinamit
2) Nuk ka qene lend plasese
3) Ka qene pakete e mbeshtejllur ne form dinmitit
4) Ka pase amblazh fishekzjaresh
5) Shperthimi qe eshte deguar eshte bere nga expertat qe erdhen nga Tirana qe te jene te sigurt qe s'ka lend plasese.


Keto jane informacionet. Pse kerceni kaq shpejt?
Aty eshte edhe shtepia e Parlamentares Jozefia Topalli

Ju lutem mos kerceni dhe kaloni ne paragjykime absurde.
Kushdo mund te kete vendosur kete pakete dhe per arsye te ndryshme.

Kjo eshte provokim patejter dhe mund te jete nga kushdo. Shkodrant kane durim dhe nuk kercejne si ju ktu siper.

P.s a harruat kryqat ne Bushat? Akuzat te pa faktume jane shkak per prishjen e qetesis dhe distabilizimit te vendit. Vetem armiqte e Shkoders e dojne kete, por jo ato qe e dojne shkodren.

Ju lutem shkruani me pergjegjesi rralles tjeter
6)
Eksplozivi" ne shkolle, panik te femijet, L - N 26 Feb : 02:56 Reply to this

Po mire mor zotni te nerum diokleciani e heri ca duhet me thane un supozojm (ishalla s'nodh kurr e) kur dikush lun mensh e hell dinamit ne shkolle ku jane edhe fmit e mi tu shku per dite.

A duhet un me lujt mensh gjithashtu me urrejtje si ai psikopati qe munet me ba kyt pun a''.

A duhet edhe un me fajsu komplet farefisin, lagjen, binjet, fene e gjithken tjeter te kti psikopatit qi ka lujt mensh a.

A duhet edhe un me kariku vedin me hakmarrje per mu hakmarre a''.

A duhet edhe un si ky psikopati mu qerru me urrejtje, paragjykime, injoranc e hakmarrje.

Ju e keni gabim shum (ne qofte se ) mezi pritni me paragjyku nji pjes te shoqnis Shqyptare per nji psikopat sepse mu nuk me duket se ka logjike kjo pune, kastan edhe thash e ca ?

Sepse supozojm ka nodhe edhe te shkolla fmis tem, asht ba, ka kry kjo pune, na a jena te zot me paranalu, ja me mjell te njajten fare te keqe si ajo e injoranc, urrejtjes qe ushqen krimin qe na bjen kshu dhimjesh.

Ju mor zotni te nerum a jeni te zot me ju hap dritaret e logjiks njerzve ne tru e jo mezi me prit me mjell paragjykime, urrejtje, percamje e hakmarrje se ita vetem na bajn edhe ne ma psikopata e ma te cmenun se te cmenunit qe kryjn nji krim te ksaj natyre.

Mu nuk me duket as e logjikshme e as e drejt me pergjithsu veprimet e nji psikopati, por asht mire me i pa gjanat njashtu si jane, njerzit vlersohen vetem prej personalitetit, e vertet se na Shqiptart kena problem me personalitetet tona teper komplekse te trashgume, por sot nuk munena ma me fajsu te kalumen per problemet qe kena vet.

Shkurt a jena te zot me i paranalu krimet e psikopatat qe kena ne shoqnin tone se me paragjykime, urrejtje, hakmarrje e percamje nuk arrihet kurrgja.

Edhe me pa nodh ky rast me taman duhet me ju permajt logjiks e me pa vetem si rast te vecant sepse edhe psikopatat e kriminelat jane raste te vecanta se asht marre me menu jo ma me akuzu tane shoqnin tone se jena tane barbar vetem se jena nrysh prej njani tjetrit me binje apo me naj gja tjeter.

Ky asht problem i policis e tja lajm policis, mos te bahna edhe na tane polic e tane gjygjtare ne te njajten kohe se masanej po kthehna padashje edhe na ne psikopate si vet kriminelat







[ edited 26 Feb : 05:03 ]
Eksplozivi" ne shkolle, panik te femijet, utter 26 Feb : 15:23 Reply to this

pa pase pula me ba ysh une nuk e marr vesh!
Eksplozivi" ne shkolle, panik te femijet, diokletianvs 26 Feb : 19:23 Reply to this

ShkoderZemer falemners per informacionin e sakte.......
[ edited 26 Feb : 20:43 ]

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup

Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2232 sec, 0.0382 of that for queries. DB queries: 38. Memory Usage: 2,225kB