:::ShkoderZemer
Shekulli
Lek Gjon Shyti, Shkoder
Derguar ne
-email-Jam 74 vjeç, banoj ne Itali per pushime vij ne atdhe per t’u ç’mall. Kam pyetur ne te gjitha librarite e Shkodres, por edhe ne Durres per veprat e Homerit te Shqiperise, Fishtes mendjendriturit Naim Frasherit, atdhetarit Pashko Vasa, mergimtarit Filip Shiroka, Ndre Mjeda etj. Me jane pergjigjur nuk kemi se nuk i boton askush. Ku gjenden sot ato libra qe botoni keto fjale te shenjta: “Gjuha shqipe ashte si kanga e bilbilit”, “Me punue nate e dite qe te shohim pakes drite”, “Mos shikoni kisha e xhamia se feja e shqiptarit eshte shqiptaria”. O sot, o kurre, ka nevoje brezi i sotem per veprat e tyre te shenjta. E dua shume atdhene. Edhe femijeve dhe nipit tim te vogel u kam folur per Shqiperine dhe ata e duan me shpirt Shqiperine.
Nipi im 10-vjeçar ka lindur ne Itali, por gjuhen shqipe e di me mire se italishten. Nje dite mesuesja i ka thene nuses se djalit tim, qe ai eshte i shkelqyer ne mesime, por kur e ngre ne mesim disa fjale nuk i kuptoj. Nusja i eshte pergjigjur se ato jane fjale ne gjuhen shqipe. Te nesermen, mesuesja i eshte drejtuar Gerardit (nipit tim ) dhe i ka thene: “Duhet t’i thuash te gjitha fjalet italisht. Ti ke lindur ne Vitoria, Itali dhe tani je italian”. Gerardi yne i eshte pergjigjur: “Mesuese, une jam shqiptar, nga Shkodra. Mesuesja e ka perkedhelur dhe ka qeshur. Ndoshta u zgjata shume. Nese e shihni te arsyeshme ma botoni kete leter ne gazeten tuaj.
15/09/2006
[
Submitted by ShkodraOnline]
You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup |