Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


23
03.2009

Faqja ShkodraOnline.com permendet nga Gazeta Vllaznimi Sportiv dhe Sporti Shqiptar.

Edmond-Cela
Shkrimi i Gazetes Sportive ma te madhe ne Shqiperi Per ShkodraOnline. Artikujn mund ta gjeni ketu Sporti Shqiptar Nga RAMADAN BIGZA - Nëse ke dëshirë që të jetosh me qytetin tënd të lindjes, duhet medoemos të shohësh sajtin ”shkodraonline”. Nëse do të krenohesh me dikë për qytetin tënd, duhet medoemos të shohësh sajtin “shkodraonline”. Nëse e ndjen veten shkodran, duhet medoemos të shohësh këtë sajt. Jo vetëm ta shohësh, por të lexosh me vëmendje çdo material, që ky sajt të servirë. Të dëgjosh këngët brilante popullore të Shkodrës, të njihesh me historinë e saj, me pamjet fantastike të një qyteti, që ruan brenda saj arkivin e pasur të mbi njëshekullor të Marubit por edhe fotografitë e mrekullueshme të qytetit të transformuar.

Të dëgjosh humorin e pavdekshëm të njerëzve të një qyteti por edhe të njihesh me historinë e këtij qyteti, që i dha vendit sportin, një nga gjërat më të dashura. “Shkodraonline” është Shkodra e vetë e pasqyruar mjeshtërisht. Për ne që jetojmë jashtë atdheut, ajo është dritarja për të pare vendlindjen, është ekrani për të dëgjuar zërin e saj, është ndjesia që të bën për të jetuar Shkodrën, paçka se je në Amerikë, Itali, Angli, Gjermani, Francë, Greqi apo në ndonjë vend tjetër. “Unë jam vendlindja” më shkruan për gazetën “ALBANIA PRESS”, që drejtoj në Greqi, poeti ynë i madh, njeriu i shkëlqyer, që jeton në SHBA, një nga pedagogët e njohur të universiteteve amerikane dhe kryetari i lidhjes së shkrimtarëve shqiptaro-amerikan, Gjekë Marinaj. Fare mirë, Gjeka mund të rrinte i qetë në “tokën e shenjtë”, i mbyllur në “guackën” e tij, të rregulluar mjaft mirë dhe i “mbytur” në punët e shumta. Por jo, Gjeka edhe atje ku është, teksa shkruan apo teksa jep leksione në auditoret e universiteve amerikane, e ndjen se Shkodra, qyteti i tij, pra edhe qyteti ynë, është gjithçka: është burim frymëzimi, është burim krenarie. Fisnikëria e këtij njeriu të madh, qëndron tek formimi i tij. Ai e dashuron vendlindjen edhe pse ajo nuk i dha atij kënaqësinë e duhur, gjë që e detyroi të largohej për në SHBA. “Unë jam vendlindja”. Nuk besoj se ka gjë më të vyer për një njeri. Kjo është shprehja më domethënëse, që nuk ka nevojë për asnjë koment. Nuk di absolutisht kush është ai, që e ka ndërtuar mjeshtërisht këtë faqe në internet. Po, kushdo qoftë ai, është shkodran dhe bën një punë të shkëlqyer.

Personalitetet: Ato janë krenaria e qytetit. Ndaj janë pjesë e pandarë e tij. Të munguar prej kohësh, të mbushur me halle e derte, por edhe krenarë për vendlindjen, ata kanë zënë vendin e tyre të merituar. Më ka takuar ta njoh profesor Sami Repishtin, madje ta intervistoj atë.. Ai ishte për vite të tëra, fatkeqësisht, zëri i munguar i qytetit të tij. Ai ishte fisniku, që i mungoi Shkodrës, por që kurrsesi nuk i mungoi Shkodra. Ndaj prania e tij në faqet e Shkodrës në internet është domosdoshmëri. Ashtu siç është domosdoshmëri prania e profesor Arshi Pipës, të cilin gjithashtu kam pasur nderin ta intervistoj, kur ai zbriti për herë të parë, pas një emigrimi të gjatë në SHBA. Më kujtohet se në prag të rikthimit të profesor Pipës, ish kolegu im i paharruar Rifat Uruçi pat bërë një shkrim, ku shkruante midis të tjerave në kujtimet e tij se Arshi Pipa kishte qenë edhe një sportist. Profesor Pipa kur u njoh me këtë fakt, buzëqeshi, ndërsa unë dhe kolegu Pëllumb Sulo, që i kishim shkuar në shtëpinë e motrës në Tophanë për ta intervistuar, na tha me të qeshur: “Si thoni ju, unë me këtë trup jam marrë me sport?” Profesori ishte i dobët nga shëndeti por mjaft fisnik nga shpirti. Ai ishte i dashur me të gjithë e sidomos me ne gazetarët. Por në faqet e “Shkodra online” nuk mungon edhe Profesor Tomorr Osmani, pedagogu im i nderuar. Kudo që jam e punoj, pavarësisht se e kam larg profesorin tim, shembulli i tij, më frymëzon . Njerëz të tillë janë të rrallë. E Shkodrës pra nuk i mungojnë njerëzit e mëdhenj. Mjafton të rrish pak me Ahmet Osjen për të treguar se kush është Shkodra e vërtetë, kush janë njerëzie e saj. Në këtë faqe gjen Daut Boriçin, emrin e të cilit ka lagjja ime. Një personalitet i madh, një qytetar i vlerave të mëdha. Në faqet e Shkodrës në internet, gjen “lahutën e Malcisë”, veprën më brilante të Fishtës. A mund të bëhet më shumë?. Sigurisht. E mira nuk ka fund thotë populli. Për shembull mund të shkruhet më shumë për vëllezërit Koliqi, mund të shkruhet për profesor Jup Kastratin e Simon Pepën, për Fadil Krajen e Skënder Drinin, për historinë e gjmnazit të Shkodrës, për katedralen e qytetit e për xhaminë e plumbit, për artistët e mëdhenj Zef Jubani e Tano Banushi, Muharrem Nurja e Gjosho Vasija, për Pjerin Ashikun, Gjovalin Doden e Luan Boroven, për Prenk Jakoven, Zef Leken, Tish Dainë, Çesk Zadenë, Gjon Simonin e Simon Gjonin, për Bik Ndojen e Luçije Milotin, për Marije Krajen e Luk Kaçajn, Naile Hoxhen, e Xhevdet Hafizin, Shyqyri Alushin etj, për Fre derik Shiroken e Ali Spahinë, për Nard Kçiren e Ferit Hotin, për Ndoc Kaçulinin e Kel Naraçin, për Anton Mazrekun e Palok Niken, Dodë Tahirin e Dervish Hebovinë, për Muhamet Dibrën e Prek Gjeloshin, për Frederik Çapalikun e për Bahri Kavajen, për Ismail Ahmetin e Ahmet Osjen. Mund të shkruhet për Kolë Idromenon, Ismail Lulanin e Ferdinand Pacin, Danish Juknin e Franc Ashikun, Pjerin Bedenin etj. Por, teksa shkruaj këto radhë, nuk mund të të mos kujtohen emrat e mëdhenj si Marin Barleti, Frang Bardhi, Marin Beçikemi, Pashko Vasa, Ndre Mjeda, Filip Shiroka e deri tek më të rinjtë, fjala vjen tek Gjekë Marinaj, Kolec Traboini apo të tjerë. Nuk mund të harrohen figura të tilla të mëdha si Dedë Gjo Luli apo Oso Kuka apo të tjerë heronj që kanë dhënë jetën në kulin e rinisë për një të ardhme më të mirë, për një Shkodër e një Shqipëri ndryshe. Por krenaria e Shkodrës nuk mbaron këtu. Pak muaj më parë kam qenë në Milano. Dhe pikërisht në këtë qytet fantastik kemi gjetur rastin të flasim për Shkodrën, qytetin tonë të shtrenjtë për të cilin ndjejmë gjithnjë krenari. Në një nga mjediset e konsullatës sonë në këtë qytet, një emër i njohur i qytetit dhe i sportit tonë, Gjon Çoba, më ka dhuruar një album fotografik të Marubit. Ai nuk është thjeshtë një album. Ai album është historia e një qyteti, është historia e njerëzve të tij të njohur.

vllaznia-sakte-3

Vllaznimi Sportiv: Ndoshta është gjëja më e re, që “Shkodra online” ka publikuar në faqen e saj. Është padyshim një pasqyrim i një vlere, midis të tjerave që ka Shkodra. Dhe kjo sepse Shkodra dhe sporti kanë një lidhje të pazgjidhshme midis tyre. Shkodra ka lindur sportin dhe sporti ka ditur tu japë kënaqësi të veçantë shkodranëve. Ato nuk e kanë braktisur njëri-tjetrin as në ditët më të vështira. Ruajtjen e kësaj tradite ka marrë përsipër ta bëjë “Vllaznimi sportiv”. Gazeta, një prodhim i mendjes së ndritur të të apasionuarit Rifat Uruçi, është rritur e zbukuruar, është forcuar profesionalisht, duke i dhënë shkodranëve dhe jo vetëm atyre, modelin e ri të një gazete, që merr frymë lirshëm në një stad demokratik. Gazetarët, tashmë të njohur të sportit, që sigurisht janë edhe shokët e mi të mirë, Gaspër Marku, Gjergj Kola, Admir Uruçi e Mejdan Zhivani kanë marrë përsipër t’u japin lexuesve një gazetë të bukur e profesionale, që përfaqëson denjësisht Shkodrën sportive. Ata kanë ditur të mbajnë pranë pendat e arta, që nuk kanë reshtur asnjëherë së shkruari për sportin shkodran mësuesin tim të madh të gazetarisë sportive, zotin Besnik Dizdari apo edhe gazetarët mjaft të njohur si Ymer Striniqi e Namik Mehmeti. I kanë dhënë jetë Vllaznimit pendat e reja, që ajo ka në faqet e saj si Isuf Myrtaj, Gjin Palushi, Anton Zalli, Bashkim Ramekaj etj, ashtu siç dhe i bëjnë nder kësaj gazete me shkrimet e tyre Dëfrim Methasani e Tonin Frroku. “Shkodra online” me pasqyrimin e “Vllaznimit sportiv në internet ka bërë një veprim të domodoshëm . Dhe kjo sepse shkodranët sot nuk janë vetëm në Shkodër por në të gjithë Shqipërinë ndoshta edhe në çdo cep të botës, kur mendoj se shumë prej tyre banojnë në SHBA, Kanada, Australi etj. Kësisoj sporti ynë i dashur i qytetit tonë, nëpërmjet këtij emri sinjifikativ “Vllaznimi”, shpërndahet gjithandej, ashtu siç është: me krenarinë e tij, me historinë e tij, me gëzimet e dështimet por edhe me shpresën për të ardhmen. “Vllaznimi” nuk është thjeshtë një gazetë që jep rezultate, lajme, që gjithashtu janë të domosdoshme. “Vllaznimi” ka ngjyrat e një gazete të tipit të kohës në pasqyrimin e ngjarjeve nëpërmjet komenteve, intervistave, opinioneve. Kësisoj ajo nuk del jashtë vlerave të Shkodrës por është pjesë e vlerave të saj. A mund të shkruash ndryshe për Shkodrën? Sigurisht që zonja Shkodër ka gjithmonë për të thënë diçka të re, diçka të veçantë, që të lind këtu e të marrë jetë gjithandej.

Përgatiti: RAMADAN BIGZA

11 futbollistët më të mire të Vllaznisë në 90 vjet:

Anketë e gazetës “Vllaznimi sportiv”

11-sakte

Paulin Ndoja: Portier. Konsiderohet jo më kot legjenda e portës shkodrane. Pavarësisht se karriera e tij nuk zgjati aq sa duhej të zgjaste për arsye të tjera që nuk kanë të bëjnë me futbollin, sërish Ndoja mbetet figurë e pazëvendësueshme në ruajtjen e portës së Vllaznisë. Një ruajtës i rrallë i portës, pritës i mirë i 11-metërshave por edhe zotërues i mirë i lojës në ajër.



Hysen Zmijani: Mbrojës i djathtë. Ka marrë shumicën e votave që kanë marrë pjesë në këtë anketë dhe jo më kot. Karriera e tij gjatë viteve ’80 por edhe më pas jashtë Shqipërisë, ka qenë vërtetë mbresëlënëse. Pa harruar këtu edhe paraqitjet në ekipin kombëtar. Një lojtar anësor që rrallë i vjen futbollit shkodran dhe atij shqiptar.

Muhamet Dibra: Pjestar i një brezi që do niste sukseset e Vllaznisë në futboll. Kampion me këtë skuadër në vitet 1945 dhe 1946, pjestar i ekipit tonë kombëtar dhe një mbrojtës i pakalueshëm. Një figurë që ka marrë respektin dhe vlerësimin e të gjithë brezave të futbollit shkodran. Muhamet Dibra do të mbahet mend gjatë për klasin e lartë të treguar në fushat e futbollit.

Fatbardh Jera: Postobllok i vërtetë. Një lojtar që do mbahet gjatë në mend për duelet e tij me sulmuesit kryesor të ekipeve kundërshtare. Pjesë e rëndësishme e Vllaznisë së viteve ’80 dhe njëkohësisht edhe e ekipit kombëtar. Fatbardh Jera ka marrë vlerësimet e një pjese të konsiderueshme të votuesve, çka do të thotë se ka lënë gjurmë në historinë e këtij klubi.

Ramazan Rragami: Njihet ndoshta si njeriu i penalltive ngaqë më të saktë se ai nuk ka patur dhe nuk do ketë. Por jo vetëm për të. Ramazan Rragami ka qenë një lider i vërtetë i Vllaznisë dhe ekipit kombëtar për shumë vite me rradhë. Një lojtar që rrallë do t’i vijë futbollit tonë. Ka luajtur me sukses si në mesfushë ashtu edhe në mbrojtje duke qenë gjithnjë shembull për shpirtin e garës dhe sakrificën.

Sabah Bizi: Ka marrë më shumë vota nga të gjithë. Kjo do të thotë se Sabah Bizi është figura më e madhe e futbollit shkodran në këto 90 vjet. Një vlerësim i madh për atë çfarë ky njeri ka dhënë për Vllazninë. Futbollist i rrallë në llojin e tij që i ka bërë të gjithë funksionet në fushë me përjashtim të portierit. Ka qenë një nga elementët kryesore edhe të ekipit kombëtar.

Ferid Rragami: Vërtetë ka qenë pjesë e një grupi të shkëlqyer futbollistësh të viteve ’80 por Ferid Rragami ka qenë lider në atë grup. “Ujku” ka pasë meritën e madhe të drejtimit të tij në fushë. Një futbollist shumë punëtor dhe me një rendiment të lartë në çdo ndeshje të luajtur. Shembull frymëzimi për brezin e sotëm dhe shumë të tjerë që do vijnë pas tij. Pjesë e ekipit kombëtar për disa vjet me rradhë.

Luan Vukatana: Ashtu si Ferid Rragami, edhe Luan Vukatana ka qenë një nga idhujt tanë të një periudhe të shndritshme të Vllaznisë. I shpejtë, teknik por edhe golashënues, ai ka marrë gjithnjë vlerësimet maksimale për atë çfarë ka dhënë në fushën e lojës. Ka luajtur me sukses edhe në ekipin kombëtar.

Loro Boriçi: Shumëkush ka qenë në dilemë për ta votuar apo jo. Nisur nga fakti se karriera e tij më e gjatë tek Partizani, i vinte në dyshim për kontributin e tij tek Vllaznia. Megjithatë Loro Boriçi ka kontribuar për këtë skuadër për një periudhë 11-vjeçare, (1937-1949) për Shkodrën e tij. Kaq ka mjaftuar që ai të votohet. Nuk ka pasë nevojë për asnjë koment tjetër. Ai i meriton të gjitha. Një nga figurat më të mëdha jo vetëm të futbollit shkodran por edhe atij shqiptar.

Medin Zhega: Një sulmues i rrallë dhe njëkohësish modern i asaj kohe. “Gjahtar” i vërtetë golash por kanë spikatur ato të shënuar me kokë, një nga preferencat e tij të mëdha. Medin Zhega futet në listën e “kollosëve” të Vllaznisë dhe ky është vendimi i të gjithëve. E meriton plotësisht për atë që ka dhënë në fushën e lojës por edhe pas saj sepse ka drejtuar me shumë sukses jo vetëm skuadrën e qytetit të tij të lindjes por edhe ekipin kombëtar.

Vioresin Sinani: Është historia aktuale e Vllaznisë. Sulmuesi modern, ai që më mirë se askush tjetër di ta çojë topin në rrjetë. Jo më kot është golashënuesi më i mirë në gjithë historinë e 90 viteve të këtij klubi. Një lojtar që është vlerësuar dhe vazhdon të vlerësohet maksimalisht nga specialistët dhe tifozët për kontributin e tij në fushën e blertë. Përfaqëson brezin e fundit në këtë 11-she si për të thënë se talentet e këtij qyteti nuk do mbarojnë kurrë.

Trajneri: Xhevdet Shaqiri: Është trajneri që ka fituar më shumë trofe se çdokush tjetër në futbollin shkodran. Përveç kësaj, është trajneri që ka “jetuar” më gjatë nga gjithë të tjerët në krye të Vllaznisë, plot 15 vjet. Ka kalur nëpër duart e tij me qindra sportistë dhe janë ato që e kanë vlerësuar pra si trajneri më i mirë në hitorinë e klubit Vllaznia.

vllaznia-sakte-4


ReNDITjA PëRFUNDIMTARe:
1.Sabah Bizi 41
2.Ramazan Rragami 40
3.Medin Zhega 39
4.Paulin Ndoja 36
5.Hysen Zmijani 35
6.Ferid Rragami 29
7.Muhamet Dibra 29
8.Vioresin Sinani 26
9.Luan Vukatana 25
10.Loro Boriçi 19
11.Fatbardh Jera 17
12.Astrit Hafizi 9
13.Suad Durraj 9
14.Frederik Çapaliku 7
15.Hysen Dedja 7
16.Sadetin Zmijani 6
17.Suad Lici 6
18.Seit Çanga 6
19.Menduh Dedja 6
20.Edi Martini 5
21.Selami Dani 5
22.Armir Grima 4
23.Rudi Vata 4
24.Prek Gjeloshi 4
25.Ismet Hoxha 3
26.Halil Puka 3
27.Xhelal Juka 3
28.Kol Gjoni 3
29.Esat Rakiqi 3
30.Lin Shllaku 3
31.Muc Koxhja 3
32.Xhevdet Shaqiri 3
33. Lutfi Basha 2
34.Millan Vaso 2
35.Pal Mirashi 2
36.Fatmir Paçrami 2
37.Kolec Kraja 1
38.Rifat Rusi 1
39.Roland Luçi 1
40.Fasli Fakja 1
41.Fatmir Axhani 1
42.Sheuki Boshnjaku 1
43.Buto Smaja 1
44.Qamil Medja 1
45.Zamir Shpuza 1
46.Luan Zmijani 1
47.Elvin Beqiri 1
48.Dodë Tahiri 1


Vazhdo Leximin...
Komenti 3printer friendly
Comments
SportiShqiptare ne Perkujtim Te 90 Vjetorit te Krijimit Shoqates Shum Sporteve Vllaznia, Rrefen Fjal, belgium 23 Mar : 20:45 Reply to this

Asht krenari qe shkodraoline, bahet qeshtje edites dhe jepet falenderim dhe mirenjohje per vlerat dhe sherbimin qe kjo faqeweb, jep per ne ne emigrim.per mua personalisht shkodraonline me zevencon bashkin shkoder, muzeumet ne shkoder cdo gja qe ka lidhje me shkodren i gjejm ktu..keto koht ef unit ka edhe tv rozafen ku kena arrit me pa edhe cdo gja te re ne jeten e perditshme dhe mendoj gjithe ket mund e djers qe kan dhan keto ideator te shkodraonline , sot ka ardh dita me ju dhan meriten e tyne me nderin e respektin q e meritojn me titull QYTETAR NDERI TE SHKODERS!
SportiShqiptare ne Perkujtim Te 90 Vjetorit te Krijimit Shoqates Shum Sporteve Vllaznia, Rrefen Fjal, jozefi_85 24 Mar : 03:25 Reply to this

ju lumte mar djemte e vllaznise forza vllaznia
Sporti Shqiptare ne Perkujtim Te 90 Vjetorit te Krijimit Shoqates Shum Sporteve Vllaznia, Rrefen Fja, nautilus 24 Mar : 21:38 Reply to this

jam shume dakort me 11-shen.nuk jam hiç dakort me anketimin qe asht ba me 48 emrat.nuk jan permend shume njerez qe dhane shume per vllaznine.ti vije turp...

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2737 sec, 0.0876 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,261kB