Lexime te Tjera
24
03.2009

"Pse nuk e shfrytezova zerin sa duhej"

:::ShkoderZemer
Kohajone.com - Ajo duket te pakten 10 vjet me e vogel, me floket deri mbi supe, ne ngjyre te kuqe. "Eh, ishte koha per nje ndryshim", thote Myfarete Laze, duke komentuar kete levizje me vend, ne pamjen e saj te jashtme. Kengetarja, njekohesisht edhe mesuese Gjuhe-Letersie, kete vit mbush plot 50 vjece, e ka ndermend qe ne kete jubile te organizoje nje feste te vertete. "Veshtiresite tona kane qene te panumerta, por kapercehen, sidomos kur me mbarevajtje ne familje. Keta te rinjte e sotem e kane me veshtire ama per te ruajtur suksesin", keshillon Myfarete Laze, ne nje interviste per "KJ".

Per te kengetaret qe "bejne striptize" me mikrofon ne dore, jane kalimtare, publiku i seleksionon vete ata qe kane apo nuk kane vlera. Ne nje rrefim special per jeten dhe profesionin, nena e dy vajzave, qe karakterizohet nga nje dialekt dhe humor tipik shkodran, tregon se nuk ka hequr kurre dore nga kenga, pasi eshte ftuar shpeshhere per bashkepunime apo ne aktivitete te ndryshme. Jeten e ka marre me spontanitet dhe pa shume kokecarje, sepse ne te kundert, nuk ia vlen. "Shkodranet kane nje karakteristike te vecante, ate qe e marrin jeten si t'u vije dhe te bejne me te miren per te arritur me te miren. Mendoj se kjo nuk eshte pak", shton Myfaretja.

Ju keni kenduar per here te pare ne moshen 10-vjecare ne festivalin e Yllkave dhe te Fatosave, ne vitin 1969. Ne festivalin e te rriturve keni marre pjese ne vitin 1979. na tregoni dicka per eksperiencat e para? Mesa dime, muzika nuk eshte tradite familjare?

Sic e kam thene edhe me pare, kam qene nje vajze e re qe del per here te pare ne skene, pa kokecarje, pa e ditur mire se cfare po ben. Dola te kendoja se dija te kendoja. Si femije, une kam kenduar perhere verdalle neper shtepi dhe im ate me regjistroi ne shtepine e Pionierit, ne rrethin e kenges. Atje organizoheshin festivalet e femijeve dhe mesuesit e rrethit me vune re. Duke u rritur ne moshe, eshte rritur edhe pjesemarrja ime ne aktivitete te ndryshme.

Keni fituar 13 cmime neper festivale, ndersa prej kohesh nuk ju shohim me ne kompeticione te tilla. Perse?

Ne fakt nuk jane 13 cmime, megjithese atehere jepeshin nga 2 cmime ne festival. Megjithate, nuk ka rendesi sesa cmime fiton, ajo qe ka rendesi eshte pjesemarrja ne festival, ajo qe ka rendesi eshte qe kenget te mbesin ne vite. Perderisa kenget kane mbetur qe ne '79 e deri ne vitin 2009, e ne baze te tyre ndertohen aktivitete te tjera, mua me vjen mire. Ne cdo pub me karaoke kendohen kenget e atyre viteve, kjo defton qe ato kane pasur melodi, e pavaresisht nga kushtet e atehershme, kane pasur edhe tekst e shpirt, e ky i fundit eshte ai qe mbijeton.

Shume prej kengetareve te brezit tuaj, nuk shihen me tani te kendojne, e per kete te vjen keq. Ua keni lene vendin me te rinjve, apo si?

E para e punes, une nuk e kam perdorur fytin si biznes te familjes. Nuk i kam ndjekur aktivitetet, por u jam falenderuese qe me kane thirrur ne aktivitete te tilla. Une kam qene mesuese, kengen e kam pasur hobi dhe hobi e kam mbajtur gjithe jeten. Ndoshta kam bere gabim, nuk e di, ndoshta duhet te kisha kenduar shume me teper, sepse kengetari e ka vendin aty ku kendohet, gjithkund ku kendohet.

Po thoni qe nese do te ktheheshit vite me pare, do ta menaxhonit ndryshe situaten dhe do te investonit me shume per kengen?

Do investoja shume me teper dhe do te isha shume me e kujdesshme per jeten time artistike.

Cfare ju ka mbetur peng?

Me ka mbetur peng qe ate dhunti qe ma dha Zoti, nuk e shfrytezova sa duhet. Kjo do te thote shume, por nuk po i themi te tera.

Megjithate, ka modele te muzikes ne bote, qe jane shume te famshme edhe ne moshen 50-vjecare.

Ne festivalin e Sanremos, per cdo vit, pervec kengetareve te rinj, ka kengetare Big, ikona te muzikes italiane, madje ftojne edhe kengetare si Ornela Vanoni, 80-vjecare, e Patti Pravon, qe ndoshta edhe mund te stonojne, por i japin vlera skenes.

Po ne Shqiperi, ju mendoni se nuk vleresohen sa duhet kengetaret Big?

Duhen pyetur organizatoret e aktiviteteve se perse nuk vleresohen ata artiste qe kane bagazh, pasi sa me shume rriten, aq me shume piqen dhe mundohen te japin. Une pyes se a ka politika kulturore nga Ministria jone e Kultures, per te promovuar vlerat ne cdo fushe te artit. Ku gjenden artistet, ku jane te punesuar ata, e njejta gje me sportistet etj. Pavaresisht se kendojne neper dasma apo klube, te kesh nje aktivitet 25-vjecar muzikor, kjo do te thote qe ty te duan.

Nje kengetar i njohur i muzikes shqiptare, ka deklaruar me heret se u ka bere "dalje" njehere e pergjithmone konkurseve muzikore dhe festivaleve. Ju do ta thonit kete?

Nuk mund ta them kete "dalje", nuk mundem ta bej dot. Neve nuk na e ka ndaluar kush qe te marrim pjese ne festival dhe per me teper kontributi ne skene nuk te jepet duke ikur, perkundrazi, ai fitohet duke ndenjur ne skene. Ne po tregojme qe vokalisht jemi mire, ka rendesi qe jemi te pershtatur me kohen. Nuk mundet kush te na thote qe me kenget qe kemi kenduar ne vitet '70-'80, '80-'90 dhe '90-2000, kemi mbetur prapa. Sa here ndodh qe njerezit qe na takojne ne rruge na thone : "Sa e mire jeni bere, me e mire tani se atehere". Kjo do te thote qe ne dime te pershtatemi. Keto vite une personalisht e kam treguar me punen time dhe me bashkepunimet qe kam realizuar, qe kenga ime dhe zeri im qendron ne kohe, ama une kam mbetur Myfaretja, nuk mund te dal jashte vetvetes, jashte natyres sime vokale.

Tani do te thote qe degjoni muzike me bashkekohore?

Shume, kur kemi ditur te pershtateshim atehere, qe degjonim kenge tinezish, po tani? Degjimi muzikor eshte vertet nje shkolle me vete.

A ju takojne rruges njerez qe ju komplimentojne? Me cilen prej kengeve tuaja ju identifikojne me shume ata?

Po, njerezit gjejne menyra nga me te ndryshmet per te te pergezuar dhe duhet thene qe eshte kenaqesi me vete. Ata me takojne ne rruge e me pergezojne. Sa u perket kengeve, varet, disa pelqejne kenget e vjetra, disa te tjere keto te viteve te fundit, e keshtu me radhe. Eshte nostalgji, qe secili brez ka nostalgji per kenget e veta.

Ju jeni e mendimit qe muzika evoluon dhe vjen duke u permiresuar teksa u pershtatet shijeve te publikut, apo shpeshhere humbet edhe vlerat?

Muzika ecen bashke me kohen, se bashku me kompozitoret, kjo eshte e pranueshme. Te mos harrojme qe ne cdo aktivitet muzikor, kenget qe perfaqesojne me te vertete vlerat shqiptare, jane kenget qe po vleresohen me shume. I referohem ketu kenges magjike, ku pame se 10 kenget me te mira ishin nga kengetaret qe jane me te vertete me te mire.

Per kengetaret e rinj, cfare komenti do te kishit?

Ata qe jane kengetare te vertete e kane provuar veten e tyre. Shqiperia ka zera shume te mire. Mire qe ka ardhur kjo kohe qe kengetaret behen te famshem kaq shpejt, pse me prit 10 vjet qe te behesh i njohur, si ne kohen tone? Kjo ka qene mangesia e kohes sone. Megjithate, veshtiresia e te rinjve eshte qe te mbajne veten e tyre aty ku ngjiten me shpejtesi. I ndajne male e male nga ata qe jane me shumice, kengetare surrogato, me vjen keq qe bejne striptizem me mikrofon ne dore. Megjithate, ne kemi zera te mrekullueshem, qofte vajza e qofte djem, lum ata qe po dine ne kete kohe, te mbajne vlerat e vetvetes si artiste, qe nuk thyen para ketyre bizneseve qe behen ne kurriz te artit. Keta e kane ne fakt shume me te veshtire se ne, sepse CD-te e tyre po kopjohen gjithandej, ata paguajne me gjak per CD-te e tyre e videot e tyre, e kur vjen puna, ato i shohim gjithkund.

Cfare kane trasheguar ata nga ju, ose edhe skena shqiptare ne pergjithesi?

Ju nuk mund ta kuptoni, por une kam dale ne skene si kengetare ne vitet '75 me te rriturit. Do te thoja qe emancipimi i femrave shqiptare ka ndodhur per shkakun tone, ua kemi shtruar neve rrugen, qe kemi dale mbi paragjykimet. Brezi im jo shume, por te mendojme se artiste si Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Vace Zela, Ema Qazimi etj., kane dale mbi mentalitetin e kohes, se bashku me shume sportiste, qe dilnin qe ate kohe me kilota per te luajtur volejboll etj. Ne kemi qene te paragjykuara, per shkak se kemi qene ne vemendje te njerezve.

Eshte interesante qe ju sa vini e rinoheni. Cili eshte sekreti, mesa duket e keni vene ne vije me familjen, e keni me shume kohe per veten tani?

Vitet bejne punen e vet, por sigurisht qe ka ndikuar qe edhe ne familje jam me e lire tani per t'iu kushtuar vetes. Eshte proces biologjik qe i nenshtrohen te gjithe, por gjendja shpirterore eshte ajo qe i percakton te tera.

Mos ndikon edhe natyra juaj shkodrane, qe spikat per humorin e holle?

(Qesh). Nuk eshte thjesht te humori, se humor mund te beje kushdo, por shkodranet kane nje karakteristike te vecante, ate qe e marrin jeten si t'u vije dhe te bejne me te miren per te arritur me te miren. Mendoj se kjo nuk eshte pak.

Keni qene mesuese Gjuhe-Letersie per shume vite. Perse keni hequr dore nga ky profesion?

As une vete nuk e di. Por vete profesioni qe kam pasur, se bashku me jeten artistike gjithnje ne levizje, eshte e veshtire pershtatja e qendrimit per 45 minuta ne klase. Ndoshta dhe u lodha pasi kam qene per 30 vjet mesuese, ka ardhur koha te merrem me dicka tjeter dhe une e di qe mund te jap shume me teper se kaq.

Na tregoni dicka per bashkepunimet tuaja muzikore gjate ketyre viteve te fundit?

Kam gjetur mundesi te Miss Globe, te Kenga Magjike, kenget e Shekullit, po pergatitem per 50-vjetorin tim tani, kam plane, te shohim c'do bejme. Normalisht eshte koha qe te provoj dashamiresit dhe koleget e mi. Madje, kjo ka qene me shume nxitje nga admiruesit e mi.

Ke keni pasur idhull ne muzike?

Ne Shqiperi Vace Zelen, Tonin Tershanen, kurse jashte vendit kam ndjekur shume radiot italiane.

Intervistoi: Fjoralba Shahaj

Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup

Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com

Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1807 sec, 0.0437 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,209kB