Lexime te Tjera
25
03.2009

“Andrra e Jetës”,një film për Ndre Mjedën

:::ShkoderZemer
Alma Mile Panorama - Kanë vendosur ta quajnë “Andrra e jetës”. Jo vetëm sepse kjo ishte kryevepra e tij, por sepse ëndrra për jetën është lajtmotivi i çdo njeriu. Prej do kohësh, kanë nisur xhirimet për realizimin e një filmi dokumentar, kushtuar poetit dhe gjuhëtarit, Dom Ndre Mjeda. “Dom Ndre Mjeda është një figurë e madhe e kulturës shqiptare, poet, përkthyes, poliglot, atdhetar, njeri me virtyte

dhe karakteristika shqiptare, por mbi të gjitha meshtar i vyer, teolog i spikatur dhe bari i përshpirtshëm. Mjeshtër i madh i vjershës dhe poemës. Ai me veprat e tij ka ofruar vargje të bukura, plotë ndjenjë”, - thotë Dom Nikë Ukgjini, producenti i këtij filmi. Sipas tij, edhe pse kanë kaluar shtatëdhjetë e dy vjet nga ndërrimi i jetës se tij, ai behët gjithnjë e më tepër figurë frymëzuese dhe intriguese për kulturën shqiptare. Kjo qe arsyeja që nxiti një grup studiuesish nga Shkodra, të cilët morën kurajën për të filluar realizimin e ekranizimit të jetës dhe veprës se tij.
Nga grupi xhirues mësohet se është duke u punuar në mënyre intensive në realizim e filmit dokumentar me titullin e kryeveprës së tij, “Andrra e Jetës”, me skenar të studiuesit të njohur të Mjedës, Mentor Qukut, regji të Gjovalin Gjonit dhe producent Dom Nikë Ukgjini, autor i pesë filmave dokumentarë. Filmi i cili do jetë prej 30 minutash përveç frymës dokumentare, ka edhe një linjë të rindërtuar me aktorë si, Tonin Gega në rolin e Mjedës dhe figurantë të ndryshëm. Për të risjellë edhe një herë në kohë, ngjarje të mëdha, jo vetëm në jetën e poetit, por mbarë vendit, është “sjellë në jetë” përmes aktorëve, jo vetëm Mjeda, por edhe At Gjergj Fishta, Mit’hat Frashëri, etj. Marina Jaku nga Ulqini është përpjekur t’i sjellë ata sa më të ngjashëm me figurat e vërteta. Përmes aktorëve do të inskenohen disa momente të rëndësishme si mbrojtja në Hamburg e çështjes së gjuhës shqipe, zgjedhja deputet në vitet 1920-1924, arrestimi nga ana e Zogut, përkushtimi si famullitar, por edhe jeta e poetit, i cili i ka lënë letërsisë shqipe vepra të rëndësishme, krahas “Andrrës së jetës” edhe vepra të fuqishme, si poema “Lirija”, “I tretuni”, elegjia “Vaji i bylbylit”, etj. Xhirimet e dokumentarit janë duke u bërë dhe jashtë vendit, ku Mjeda ka kryer studimet filozofike dhe teologjike si në Chatenau des Alleux, pranë Lavalit në Francë, ku ka studiuar për një kohë të shkurtër, për të vijuar në Kraljevicë të Dalmacisë, ku ka përfunduar studimet filozofike,(1887-1877), në Krakova të Polonisë, ku kreu studimet teologjike (1887-1895) etj. Ndërsa, brenda vendit xhirimet vazhdojnë të realizohen në Shkodër, ku ai ka lindur dhe është rritur, pastaj në Mjedë dhe fshatrat përreth Vaut të Dejës etj. Xhirimet e kulmore të filmit priten të behën në famullinë e Kuklit, në komunën e Bushatit, ku Mjeda kaloi pjesën më të madhe të jetës se tij klerikale dhe letrare (1906-1937) dhe ku la gjurmë të dukshme edhe materiale. Nuk bëhet fjalë vetëm për dhomën e tij, skrivaninë e sendet vetjake, por për ndërtesa që i projektoi vetë. Në këtë film, përveç përkushtimit të Mjedës si poet dhe njeri i kishës, ai na shpaloset edhe si arkitekt. Përveç Kishës dhe Qelës së famullisë të ndërtuar nga vet ai, dorën e Mjedës mbajnë edhe disa shtëpi të tjera të fshatit Kukël. Sipas realizuesve të filmit, edhe pse Mjeda, është një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë shqipe, ka qenë e vështirë të sigurohen fonde për realizimin e tij. Megjithatë, pavarësisht këtyre mungesave, mendohet që filmi të përfundojë gjatë muajit maj të këtij viti.

Vazhdo Leximin...
Komenti 19printer friendly
Comments
“Andrra e Jetës”,një film për Ndre Mjedën, diokletianvs 25 Mar : 18:12

KTE ARTIKULL UNE E QUAJ KULTURE.
Ja kto jane figurat e medhaja qe simbolizojne shkodren , e naltsojne kte qytet me nje burim te pashtershem kulture , nderojne shqiptaret duke i dhane nje identifikim origjinal te nje kombi evropian.
Jo vetem duhen ba filma e dokumentare, botime te veprave te tyne (jo te cungume si i kena mesu ne shkolle per arsye qe dihen tashma), POR EDHE PERMENDORE.
Te kujtohet edhe MIGJENI I MADH I SHKODRES DHE I TAN SHQIPNIS, e te mos lihet ne harrese, si At Gjergj Fishta ne kohe te komunizmit.
JU FALENDEROJ PER KTE LAJM.


[ edited 25 Mar : 19:31 ]
“Andrra e Jetës”,një film për Ndre Mjedën, jozefi_85 26 Mar : 03:49

jo ne rradhe te pare a dashte mi ba nji film at gjergj fishtes se at gjergj fishta e marin barletti jan krenaria e shqipnis masanej vjen nder mjeda bota jashte mi pa pas kta njerz si kena pas ne i kishte ba heroj kombetar mas qyrni kisha e gjamia po feja e shptarit ashte shiptaria
“Andrra e Jetës”,një film për Ndre Mjedën, gege toska 26 Mar : 14:23

NJE NGA FIGURAT KYQE TE RILINDJES TONE KOMBETARE,
EDHE KY JO RASTESISHT BIRE I GEGNIS,
EDHE PSE MESHTARE,SI SHUME TE TJERE JU KUSHTUAN PA LODHJE QESHTJES SONE KOMBETARE,SEPSE E KUPTUNE SE ME INFLUENCEN E TYNE,ME BAGAZHIN INTELEKTUAL,ME TALENTIN E FRYMEZUM NGA NGJARJET E KOHES,
MUND TI TREGOSHIN BOTES MBARE SE POPULLI SHQIPTARE EDHE PSE 500VJET NE ERRESIN,EDHE PSE I GJUNJEZUM,NGA URIA DHE LODHJA E PERPJEKJEVE TE SHKUME BOSH,KURR NUK U RREZU PER MOS U NGRITE MA...
SI PREMTU KISH PERENDIA,ZONJE NE VETE DUEL SHQIPNIA!
“Andrra e Jetës”,një film për Ndre Mjedën, gege toska 26 Mar : 15:45

ME FAL NDRE MJEDA,

PER QESHTJEN KOMBETARE,
PO MARR PAK HAPSIN AFER KETIJ PATRIOTI,PER TE SHPREH INDINJIMIN E THELLE PER ARTIKULLIN,E BUSTIN QE U PRITKA
ME U VENDOS NE PARRUCE TE KARA MAHMUT PASHES,
I ATI I TIJ MEHMET PASHA DHE I VELLAI I TIJ ME I MADH MUSTAFA PASHA VRITEN NGA SULLTANI NJERI PAS TJETRIT KUR ISHIN NE KRY TE PASHALLEKUT,PASTAJ I VJEN RRADHA KARA MAHMUT PASHES TE DREJTOJ PASHALLEKUN.
SI ASHT E MUJTUN QE NJI BIRE I POPULLIT TONE AQ TE VORFEN POR KRENAR,I RRITUN MES DOKEVE TE ASHPRA POR TE RESPEKTUME DERI NE IMTESI,VRET MIQTE,E FTUME AUSTIAK DHE MALAZEZ ME TE CILET KISHTE RA DAKORT PER TE LUFTU SULLTANIN DHE KOKAT E TYNE IA DERGON PIKERISHT ATI,SULLTANIT,ATIJ QE BRENDA VITIT I KISHTE VRA BABEN DHE VELLAN E MADH.
DHE PIKERISHT PER KETE MERR TITULLIN VEZIR,DUKE FITU TE DREJTA TE TJERA NGA ANA E SULLTANIT,NE DISFAVOR TE ATYNE PASHALLAREVE QE KUFIZOHEJ ME TO.
E MERITON NJE BUST "NJE SHQIPTARE" I TYILLE???!!!
PASTAJ LUFTON SULLTANIN PER INTERESA TE PRISHUNA DHE JO PER SHQIPNI,JO ME FLAMURIN E GJERGJ KASTRIOTIT TE VALVITUN NE KRY TE USHTRIS DHE NE KALA TE SHKODRES.
E MERITON NJI BUST NJI PATRIOT I TILLE???!!!
KAQ SHUME VENDE PER BUSTE KENA NA,KAQ PAK PATRIOT QE LUFTUNE DIREKT PER QESHTJEN TONE KOMBETARE KENA NA?!
KU JANE BUSTET E KTYNE PATRIOTEVE TE VERTET,PARA SE ME E ZGJERU RRETHIN KAQ SHUME...
KAQ SHUME
“Andrra e Jetës”,një film për Ndre Mjedën, diokletianvs 26 Mar : 17:22

Te pershendes i dashtun gegetoska,sincerisht.
Jam dakord mor burre i forte, dhe jam i kenaqun NJEHERE qe dikush si ju e dika mjafte mire historine njashtu sic kam lexu per kte surrat. Pra ai qe don me dite GJEN literature te drejte, me nxjerr te verteten ne drite.
E kam dite se verteta sic shkruen Zotni Bekteshi simpatizanti karamahmutit nuk ashte njashtu. AI PERSONAZH NUK ASHTE AS MAJA E KEPUCEVE TE FIGURAVE TONA ATDHETARE. NA PASKA LUFTU PERKRAH NAPOLONIT (hahahahahaha) CILIT NAPOLON ( KA KCY NAPOLONIN ASHTU PA)....POR NDIGJO TA LAME KETE KOMENTIN E TIJ SE ME DUKET SE PO I NAPIM RANDESI PA KENE. NUK MUNDENA ME JA IMPONU KUJT. E THASHE EDHE MA NALTE AI QE DON ME DITE TE VERTETEN E GJEN RRUGEN SE SI. KETU JENA TUJ FOLE PER NDRE MJEDEN DHE MOS TJA ZAM VENDIN ME KOMENTE JASHTE TEME.
KURSE PERSA I PERKET KARAMAMUTIT DO TE KISHE DASHTE ME JU DREJTU NJATI "PROFESORIT TE FAMSHEM BESI BEKTESHI" ME FAKTE DATA DHE NGJARJE. KOMENTET KETU JANE TE BLLOKUME ASHTE MARRE NJE VENDIM DHE PO E RESPEKTOJ ATE.

“Andrra e Jetës”,një film për Ndre Mjedën, :::ShkoderZemer 26 Mar : 18:27

Gege Toske, te lutem shkruaj me germa te vogla, kjo esht edukate ne shkrime.

Diokleciani. te lutem para se me dhane mendime dhe me shpreh bindjet tuaja shif faktet per sa i perket asaj temes per te cilin po shkuran.

Une nje sugjerim dua te bej dhe te lutem me kthe pergjigje mbasi ta marresh sugjerimin tim.

Ne Tetor te vitit te kaluar Top-Channel, Top-Show bani nji program per Shkodren qe e gjene ketu ne faqe ne anen e majte, "Shkodra Dje sot dhe Neser" shife ate i her dhe masanejna pergjigju.

Eshte detyra juaj te sjellni fakte e histori persa i perket shkrimit per Karamamut Pashe Bushatin, sepse shkruesi ka studiu dhe e ka ba ne baze te historise kete artikull. Pra te lutem lexoni historine tone para se te komentoni ne teme thjeshte sepse nuk ju pelqen.

Flm
“Andrra e Jetës”,një film për Ndre Mjedën, diokletianvs 26 Mar : 19:10

ShkoderZemer pikerisht tashti te kam nise nje artikull te perkthyer ne shqip nga anglishtja. Ne kjofte se e pranon me e nxjerre faleminders gjithsesi.

Tuj ba kte shtese deshta me vazhdu pak mandej...
Videon e pashe dhe faleminderit per sygjerimin. Prezantuesi i Bushatllinjeve u shpreh vete qysh prej fillimit se asht ba per interes te familjes ne rradhe te pare....dhe jo pra per shkodren po nejse se si interpretohet tash
Mandej faktet se kane pase nji prone nje pashallek te madh (fale sherbimit ndaj Turqise) kte dihet dhe nuk mund ta mohoj por "pika" e jemja asht se njaj Karamamut pasha nuk duhet konsideru hic sepse ka kene ne sherbim te sulltanit vedel e tij dhe interesave turke.
FAKTET ME DATAT TI KAM NISE NE SHQIP DHE ANGLISHT.
E MANDEJ DO TE PERPIQEM TE "UPLOAD" DHE HISTORINE TONE SHQIPTARE NE SHQIP QYSH NGA KOHA E ILIREVE.
ASHTE NE DOREN TANDE ME I XJERR NE KETE FAQE.
EDHE NJEHERE TE FALEMINDERIT GJITHSESI.
[ edited 26 Mar : 20:45 ]
“Andrra e Jetës”,një film për Ndre Mjedën, gege toska 27 Mar : 06:11

Te pershendes gjithashtu Diokleciani,
ty e cdo shqiptare,gege e toske,jashte e brenda trojeve tona,
cdo shqiptare jo qe e qune veten te tille por qe e tregon te tille,me aq sa ka mundesi.
Sepse ketu ne emigrim,qe jena jo pa arsy,na rinia,qe nji dite do rikthehna me dicka ma shume per ti dhane Shkodres,dona qe Shkodra,epiqendra e gegnis te njihet per ate qe asht dhe jo per ate qe dojne nje grup i semure,e invadus ta bajne ne dukje Shkoder locen,e GJERGJ FISHTES,NDRE MJEDES,PASHKO VASES,NANE TEREZES,LUIGJ GURAKUQIT,ANTON ZAKO QAJUPIT,DEDE GJO LULIT...,SA SHUM JANE PO BUSTET E TYNE KU JANE???!!!!
APO PRESIM QE DJEMT E GEGNIS TE VENDOSEN NE QENDER TE VLORES...AE DESHIROJME NA KYT???!!!
Sepse Shkodra egziston me vargje,me vepra si udherrefys i identitetit tone kombetare,ne saje te figurave tona kombetara
dhe jo i pseudofigurave bustet e te cileve po mbijne ne heshtje ne Shkoder!

SHQIPTARE ATEHERE,SHQIPTARE EDHE SOT,
MOS VALLE U MPOSHTET NGA PADREJTESIT???!!!
“Andrra e Jetës”,një film për Ndre Mjedën, Miri74 28 Mar : 07:52

Thashe interesante me lexu komentet per Ndre Mjeden.

Duket se po mu doka me prit hala...


“Andrra e Jetës”,një film për Ndre Mjedën, gege toska 28 Mar : 09:31

NDRE MJEDA NJE NGA FIGURAT KYQE TE RILINDJES TONE KOMBETARE!

Ky fakt,nuk asht gja e re asht e vjeter,por thjeshte perseritet ne kohe reale per disa njerez qe harrojne shpejt,e nqs ti kyt e din,normal se nuk ka me tu duke interesante.


“Andrra e Jetës”,një film për Ndre Mjedën, gege toska 28 Mar : 14:25

Ke ngaterru stacion,je te njerzit e humbun!
Gjithsesi ishalla e gjen,e keshtu te tretet edhe stresi!


NDRE MJEDA shkroi,poemat romantike"Vaji i bylbylit","Andrra e jetes",vellimin me vjersha "Juvenilja",vjersha "Shtegetari","Malli per atedhe","gjuha shqipe","Bashkoniu".
Sonetat si "Scodra" dhe "Lisus"
Hymnin e liris "Lirija"

I PERJETSHEM QOFTE KUJTIMI I TIJ!
“Andrra e Jetës”,një film për Ndre Mjedën, gege toska 29 Mar : 08:41



Pjesen e dyte e ndjej per detyre me e shkru,per hire te atyne qe shqipen e flasin,jo se ja imponune,por se e mesune ne vatren familjare!

NDRE MJEDA DHE GJUHA SHQIPE
SINONIM I RILINDJES SE NJE KOMBI!
“Andrra e Jetës”,një film për Ndre Mjedën, ALBERTSA 30 Mar : 16:24

O GEGE me fal po sa vjeç je ce flet per gjana te vjetra qe nuk i interesojn kerkuj,njerzit dojn me hanger, me pas drita,me pas pun ktu ne shqipni dhe jo ma ik me kerku neper bot si ti,kur te jen kto gjana elementare qe sot nuk ikena mandej mund te ulna te diskotojm kush ka ba poezi te bukura kush ka kndu ma bukur.faleminders.
“Andrra e Jetës”,një film për Ndre Mjedën, gege toska 31 Mar : 08:44

Per ju qe mirmbani kete faqe,
nuk kam qefe qe komenti im te coptohet,
sepse asht thjesht pergjigje e kulturume e nji fymjet te masiperme!


Pjesen e dyte e ndjej per detyre me e shkru,per hire te atyne qe shqipen e flasin jo se ja imponune,por se e mesune ne vatren familjare!

NDRE MJEDA DHE GJUHA SHQIPE
SINONIM I RILINDJES SE NJE KOMBI!
(ky asht shkrimi i plote i dt:29 mars 13:43)
“Andrra e Jetës”,një film për Ndre Mjedën, gege toska 31 Mar : 09:05

Voglushe ALBERTSA,
ma shum se gjysma e kombit tone ndodhet jashta trojeve tona!
Arsyja vjen si rrjedhoj e asaj qe ty nuk te pelqen,pra historise!
Moshen 23vjec nuk di si e perkufizon ti,te re apo te vjeter, se varet nga sa poshte e shef,por le te themi se e kam shfrytezu kohen e lire!
Per uje,per drita e per buke ke shume te drejte,por ke parku makinen tek stacioni i autobusit,pra ketu flitet per tjeter gja.
SHQIPNIA,ASHT E SHQIPETAREVE
NE SAJE TE ATDHETAREVE SI NDRE MJEDA!
“Andrra e Jetës”,një film për Ndre Mjedën, :::ShkoderZemer 31 Mar : 09:56

Gege toske,

Komenti nuk qeshte pune qefit, fjalet pa kuptim, pa shije edhe qe nuk i sherbejen argumentit konstruktiv nuk lejohen.

Po ashtu nuk lejohen fymjet dhe komentet personale.
“Andrra e Jetës”,një film për Ndre Mjedën, gege toska 31 Mar : 10:21

Ishte thjesht pergjigje e arsyshme e nje komentit te bame nga Miri74!

Me vjen keq per ato qe nuk do munden me e lexu,per me e pa vete sa pergjigje e moderume ishte!

Me vjen keq per ty,per ate qe shkrun ma siper!

SHKODRA DO KUJTOHET GJITHMONE PER PATRIOTET E VERTET,
SEPSE JANE ATO QE I DHANE EMRIN QE KA NE HISTORI!
Doni apo sdoni ju...



You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup

Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com

Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2087 sec, 0.0443 of that for queries. DB queries: 38. Memory Usage: 2,270kB