Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


22
09.2006

Familja Marubi e Festina, grinden per pallatin ne pronen e familjes Topalli

:::ShkoderZemer

22 Shtator Ështe miratuar edhe nga KRRTRSH-ja, kundershtohet nga “fqinjet”

Mbledhja e radhes e KRRT-se se Bashkise se Shkodres, eshte shoqeruar mbremjen e se merkures me nje sere debatesh te ashpra ndermjet nje grupi qytetaresh, perfaqesues te familjeve Marubi e Fistani dhe prezantuesve te projektit te qendres se qytetit, konkretisht per nje objekt te parashikuar te ngrihet ne nje prone te njohur si e familjes Topalli.

Mbledhja

Nderkohe qe projektuesi Gjon Radovani ka qene duke bere prezantimin e projektit te qendres se qytetit, nje grup qytetaresh, perfaqesues te familjeve Marubi e Fistani, kane debatuar ashper duke e kundershtuar projektin, pasi cenonte rende interesat e tyre. Debatuesit ishin pjesetare te familjeve qe i kane pronat ngjitur me truallin e familjes Topalli, paralel me rrugen e Pjaces, rruge muze ne qender te qytetit te Shkodres.

Banoret

Sipas banoreve, projekti parashikon ndertimin e nje pallati shumekatesh, vetem nje meter larg banesave te tyre, ne nje kohe qe ligji parashikon nje largesi jo me te vogel se 5 meter nga ndertesat e tjera.

Shkelja e ketij ligji, u shprehen banoret pjesemarres ne mbledhje, demton anen funksionale te banesave, si dhe sjell bllokimin e tyre.

Banoret kane dale te irrituar nga mbledhja, pasi askush nuk i eshte pergjigjur per distancen e pallatit ne projekt nga banesat e tyre. Te ndodhur para nje fakti te kryer, banoret shprehen te vendosur se ne rast te fillimit te punimeve ne baze te nje projekti qe shkel ligjet ne dem te tyre, do ta shpien çeshtjen ne gjykate.

Projektuesit

Projekti i ndertimit te pallatit shumekatesh eshte pjese e projektit te miratuar rreth nje vit e gjysme me pare nga KRRTRSH-ja. Nderkohe qe banoret protestojne ndaj ketij projketi, projektuesi Gjon Radovani, shprehet se per shtepine e Marubeve nuk krijohet asnje problem, ndersa per pronen e Fistaneve ekziston dokumenti noterial, ku qe ne vitin 1999 kjo familje i lejon Topallet te shfrytezojne pronen deri ne kufijte ndermjet tyre.

Sipas qytetareve te interesuar

“Shtepia e Marubeve kercenohet nga projekti”

Njera prej ketyre banesave qe, sipas banoreve te prekur demtohet, eshte dhe ajo e Marubeve, pikerisht ne vendin ku u zhvillua aktiviteti kryesor i ketyre koloseve te fotografise shqiptare. Nje tjeter banese qe bllokohet eshte nje ndertese e re dhe e kushtueshme, me te gjitha lejet perkatese, te ciles perveç pamjes i mbyllet dhe rruga lidhese me rrugen kryesore.

Banoret peticion krereve te shtetit

“Te zbatohet ligji,

te respektohen distancat”

Paraprakisht, qytetaret e interesuar te familjeve Marubi e Fistani, kane perpiluar nje peticion, te cilin do t’ia dergojne Presidentit te Republikes, Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, njekohesisht, sipas tyre edhe bashkepronare ne truallin e parashikuar per ngritjen e nje pallati, Kryeministrit Sali Berisha, Komitetit te Helsinkit, ambasades amerikane dhe te gjitha institucioneve te tjera shteterore, qe kane ne dore ndryshimin apo pezullimin e ketij projekti.

Ne kete peticion, banoret kerkojne vetem zbatimin e ligjit per distancen ndermjet pallatit ne projekt dhe banesave te tyre.

[Submitted by ShkodraOnline]
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2911 sec, 0.0954 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,232kB