:::ShkoderZemer
24 Shtator Historia e lumit me prurje me te bollshme, jo vetem per Shqiperine
Vleresimi bashkekohor i specialisteve te huaj per ligatinat qe rrethojne Shkodren, ka nxitur edhe me tej homologet e tyre shkodrane per studimin ne detaje te vlerave te tyre.
Nderkohe qe per liqenin e Shkodres jane kryer mjaft studime dhe jane nxjerre mjaft te dhena shkencore ne libra studimore, por edhe ne media, nje tjeter ligatine me vlera hidrografike dhe demografike eshte dhe lumi
Buna.
Vlerat
Ne lidhje me vlerat e ketij lumi, specialisti i mjedisit, Vitor Jubani, shprehet se zhvillimet ekonomiko-shoqerore te fushes se nen Shkodres dhe asaj te Ulqinit, qe ne lashtesi e deri ne ditet tona, nuk mund te kuptohen te shkeputura nga roli i jashtezakonshem qe ka luajtur lumi
Buna.
Nga ana tjeter, te dhenat arkeologjike deshmojne se jeta bujqesore ne zone perreth lumit
Buna ka vazhdimesi mbi 4700-vjeçare, veprimtari kjo qe shkon paralel me ate te popujve te tjere te perparuar te Mesdheut evropian.
Kodrat qe kufizojne fushat e Bunes kane qene vendbanime 2000- vjeçare. Sipas dokumenteve, vendbanimet pergjate lumit njihen qe ne shekullin e XV. Veçanerisht proceset demografike jane zhvilluar vrullshem ne dy shekujt e fundit.
Sot pergjate brigjeve te Bunes ndodhen 20 fshatra me popullsi te pergjithshme, mbi l5 mije banore. Pergjithsisht popullsia eshte e arsimuar dhe e civilizuar per shkak te komunikimit me qytetin e Shkodres dhe Ulqinit.
Nga mesi i shekullit XIX, deri ne fillim te shekullit XX, ne Bune ka qene i zhvilluar lundrimi dhe ka pasur nje komunikim te vazhdueshem me veriun e Italise.
Nepermjet Bunes eshte transportuar sasi e madhe gruri, misri, bagetish, lekure, mjalti, vere, vaj ulliri, peshku, mendafshi, etj. Zhvillimi
Kjo zone e rajonit te Shkodres, ngjitur brigjeve te Bunes, njohu nje zhvillim aq te vrullshem te bujqesise, saqe mundesoi jetesen ne rritje te popullsise dhe njekohesisht siguroi barazpesha ekonomike e shoqerore te pavarura, tregon me tej Jubani.
Ky zhvillim u mundesua jo vetem nga kushtet klimatike, te cilat ofrojne 2520 ore ndriçim dhe l797 milimeter reshje ne vit, por kryesisht nga kushtet tokesore qe krijon lumi
Buna.
Keto kushte bene te mundur, pergjate brigjeve te Bunes, ne nje hapesire prej rreth l5.000 ha toke, e shumta me vlera te larta agronomike, rritjen dhe kultivimin e mese l40 kulturave bujqesore, nje pjese e te cilave kultivohen 2 deri 3 here gjate vitit dhe pothuajse e plotesojne ciklin bimor 30-45 dite me pare se ne pjesen e brendshme te komunitetit.
Mundesia qe ofron
Buna me 80 per qind te gjatesise se saj, te jete e lundrueshme, si dhe mundesia qe 30 km plazhe me cilesi teper te veçante, kerkon nderhyrjen e menjehershme nepermjet projekteve dhe investimeve, te cilat shpien ne realizimin e shume kapaciteteve me efekt ekonomik, qe ndikojne shume ne ndryshimin e gjendjes se sotme. Vetem ne kete menyre behet e mundur qe e gjithe kjo pasuri natyrore e paperseritshme, te konservohet per t’u ruajtur e pademtuar.
Uji
Lumi
Buna eshte nje lum nderkufitar mes Shqiperise dhe Malit te Zi, me rendesi rajonale. Ai lidh rrjetin hidrologjik te Ballkanit Jugperendimor me detin Adriatik.
Buna njihet per prurje ujore nga me te medhate ne bote, dhe si strehues i nje bote te gjalle mjaft te pasur.
Sipas specialstit Vitor Jubani, te gjitha keto e bejne lumin
Buna dhe brigjet e tij nje zone me vlere te rendesishme, kjo kryesisht per biodiversitetin qe mbart, por edhe per studiuesit e kesaj fushe.
Buna eshte nder lumenjte e rralle te Adriatikut me delte te veten natyrore. Nga Liqeni i Shkodres, ku
Buna fillon shtratin, e deri ne grykederdhjen e tij ne det, ky lum perbehet nga tre ishuj aluvionale, Ada, ishulli i Franc Jozefit dhe ishulli i Reres, te krijuar ne vitet l882-l952.
Lumi
Buna ka nje siperfaqe ujore rreth l2.6 km katrore. Ështe i gjate 44 km, mesatarisht 21.6 m i gjere dhe nga grykderdhja e deri ne Skelen e Abotit eshte 8.6 m i thelle dhe me nje vakuum uji rreth 600 meter kub ne sekond.
Prurjet mesatare vjetore te Bunes ne dalje nga liqeni i Shkodres, jane 320 meter kub ne sekonde. Se bashku me Drinin, prurjet mesatare vjetore arrijne ne 680 m kub ne sekonde, ose gjate nje viti
Buna derdh ne det rreth 22 miliarde meter kube, flet permes shifrave specialisti i mjedisit, Vitor Jubani.
Flora
Ne regjimin ujor te lumit
Buna kane lidhje dhe disa laguna, si ajo e Vilunit, Murtepizes, liqeni i Shasit, Keneta e Damnit etj. Po keshtu jane per t’u permendur edhe disa objekte kulti, si kishat e Shen Kollit, Shen Gjergjit, Shen Baftit, e Premtes se Shenjte etj.
Ne kete veshtrim duhet pare edhe perspektiva e zhvillimit ne brigjet e Bunes dhe Deltes se saj.
Ne lumin
Buna jetojne mbi 30 lloje peshku, si krapi (cyporinus carpio), gjuhcat (alburnus alburnus), ngjala (anguilla anguilla), blini (acipenser sturio), kubla (alosafallax nilotoca) etj.
Nje nga veprat me jetegjate ne praktiken e gjuajtjes se peshkut ne lumin
Buna, jane Dajlanet e Shkodres, te cilat jane nje pasuri kulturore dhe me shume vlere.
Po keshtu, lumi
Buna eshte i pasur edhe me shpend nga me te ndryshmit dhe me te larmishmit, si karabullaku i vogel (phalacrocrax pygmeus), pulebardha e zakonshme (larus ridbundus), pulebardha e vogel (larus minutus), dallendyshja e detit (sterna sandricensis etj.
Ndersa ne brigjet e Bunes gjenden edhe mjaft lloje bimesh. Nder me kryesoret jane plepi (populus), shegat (salix), frasheri (fraxinus), rrenje (quer cus) etj.
Gjithashtu ketu rriten edhe shume kafshe, ku lunderza (lundra) eshte nga me te njohurat.
Rruget per shnderrimin e Bunes ne pasuri me vlera te medha
24 Shtator Rritja e investimeve dhe ruajtja nga kercenimet
Per te realizuar eficensen e pasurive te lumit
Buna, shprehet specialisti Jubani, eshte e nevojshme mbeshtetja ne infrastrukturen e nevojshme, jo vetem rrugore apo ujore me Malin e Zi, por edhe ngritja e disa qendrave ne lumin
Buna, si Pulaj, Shen Koll, Luarzi Sutieli, Shengjergji, Pentari, Frashanjeli, Belaj, Rrushkulli, Samrishi, Gorica, Recet e te dy aneve, deri ne Sukobine.
Lidhjet me investitore vendas dhe te huaj, shprehen specialistet e Shkodres, do te ndikojne ne rritjen e investimeve dhe realizimin e projekteve te pershpejtuara e bashkekohore, brenda te gjitha normave te parashikuara ne konventa e marreveshjet mes dy vendeve fqinje. Vetem ne kete menyre, kjo pasuri me vlera te medha do te behet e njohur dhe do t’i sherbente komunitetit dhe veprimtarive e aktiviteteve jo vetem turistike, por edhe atyre shkencore.
Aktualisht, lumi
Buna kercenohet nga ndryshimet e regjimit ujor, shpyllezimi, ndertimet pa kriter, peshkimi dhe gjuetia e jashteligjshme, derdhja e lendeve ndotese etj
[
Submitted by ShkodraOnline]