:::ShkoderZemer
Hapesirat e gjelbra ne qytetin e Shkodres po shkojne gjithnje e me shume drejt shkaterrimit
Shkoder, gjelberimi 10 here me i vogel se ne ‘97
A. Dushi
Siperfaqet e gjelberta te qytetit te Shkodres jane zvogeluar ndjeshem, duke ndikuar drejtperdrejt ne mjedisin e qytetit . Duke iu referuar shifrave, zvogelimi i siperfaqeve te gjelbra ka ardhur duke u rritur çdo vit dhe nga 440.000 m2 qe kane qene ne vitin 1990, tashme jane rreth 51 .000m2 siperfaqe e gjelbert. Lulishtja e pazarit ne hyrje te qytetit, pjesa e mbetur nga ndertimet me leje e lulishtes” Luigj Gurakuqi” e perfunduar se rikonstruktuari me 100.000 euro vetem pak dite me pare , ajo tek stacioni i trenit etj, jane shembuj konkrete te masakres qe eshte bere e po vazhdon te behet mbi siperfqet e gjelbra ne qytetin e Shkodres. Sipas anetarit te keshillit bashkiak te Shkodres, kryetar i komisionit te urbanistikes se ketij keshilli, arkitektit Zef Çuni , ndersa ne buxhetet e bashkise deklarohen çdo vit mbjellje druresh e shkurresh, keto jane te pranishme vetem ne letra, ose dhe aty ku jane mbjellur disa jane ne vende te papershtatshme dhe qe nuk i sherbejne pasurimit te mjedisit. Sipas Çunit, siperfaqja aktuale e gjelberuar prej 51m2 qe deklarohet zyrtarisht, realisht eshte me e vogel, pasi ketu llogariten edhe toka qe realisht nuk jane lulishte. “Deri ne 1997-ten, siperfaqja e gjelbert ishte 440 mije m2, ne vitin 1997 kjo siperfaqe u pergjysmua ne 221 mije m2 , ne vitin 98 shkoi ne 204 mije m 2 , ne vitin 99 shkoi ne 59 mije m2 ,nderkohe qe dy vitet e fundit kjo siperfaqe vazhdon te jete 51 m2”, thote Çuni. Megjithese siperfaqja e gjelbert eshte zvogeluar, fondi qe jep Bashkia e Shkodres qe nga viti 1997 eshte i njejte. Per gjelberimin sipas Zef Çunit, fondi eshte rreth 14 milion leke. Lidhur me kete, burime nga bashkia sqarojne se arsyet pse ky fond vazhdon te jete i njejte, jane se qe nga viti 97 eshte rritur kostoja, çmimi i naftes, pagat e punetoreve etj. Lulishtja tek sheshi “Isa Boletini “eshte nje shembull konkret i punes se dobet qe behet ne drejtim te gjelberimit ne Shkoder. Ne kete lulishte çdo gje eshte e shkaterruar, edhe bordurat prej betoni jane te prishura. Per lule as qe behet fjale, ndersa as bar nuk ka ne te gjithe siperfaqen.. Ky vend frekuentohet mjaft dhe nga turistet kosovare, qe kur vijne ne Shkoder, nuk e lene pa shkuar tek monumenti i Isa Boletinit.
27/06/2006
[
Submitted by ShkodraOnline]
You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup |