Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


26
09.2006

Shkodra, nje nder qytetet me te keqpastruara

:::ShkoderZemer
Qyteti i Shkodres mbetet nje nder vendet me pak te pastruara. CSDC nxjerr rezultatet e monitorimit

Shekulli 26/09/2006

Qyteti i Shkodres mbetet nje nder vendet me te keqpastruara. Menaxherja e Qendres per Zhvillim te Shoqerise Civile ne Shkoder, Zamira Poda, thote se rezultatet e nje monitorimi te sherbimit te pastrimit ne kete qytet tregojne keqpastrimin e Shkodres.
Sipas te dhenave te dala nga ky monitorim, 57% e kazaneve per hedhjen e mbeturinave jane brenda distances qe parashikojne standardet, 150- 200 m larg njeri- tjetrit, ndersa 43% jane jashte kesaj distance. “Kjo ka sjelle qe ne disa zona per nje gjatesi rruge te konsiderueshme te mos kete vende per hedhje mbeturinash. Vleresimi i gjendes ne te cilen ndodhen koshat per hedhjen e mbeturinave ka nxjerre si konkluzion se 12% e tyre jane jashte perdorimit, 21% jane te shkaterruar, 48% jane pa rrota, 4 % jane djegur, 81% jane pa kapake, dhe vetem 35% jane ne gjendje te mire.” Sipas rezultateve, kjo ndikon edhe ne ndotjen e qytetit. Lidhur me gjendjen e mbeturinave, nga monitorimi i bere ka rezultuar se 28% e tyre jane jashte koshave, 22% e koshave jane te mbushur plot, ndersa ne asnje rast nuk eshte konstatuar se ndermarrja qe mbulon kete sherbim, i cili eshte dhe me i paguari nga bashkia Shkoder, te kete bere dizinfektimin e vendit rreth koshave ku hidhen mbeturinat. Zamira Poda shprehet se i eshte kerkuar firmes qe kryen kete sherbim, nje demshperblim per se paku 3 dite, ku te ardhurat t’i kthehen pushtetit vendor dhe ky t’i perdore per financim projektesh mjedisore. Fshirja e vendit 2- 3 meter rreth kazaneve ku hidhen mbeturinat, ne 69% te tyre nuk behet, ndersa 67% e ketyre kazaneve nuk i kane shiritat dallues. Nder mbeturinat qe grumbullohen, 97% jane organike, 22% inerte dhe 15% metalike. Sipas Podes, ne nje ballafaqim me stafin e sherbimeve ne bashki, jane prezantuar dhe rezultatet e ketij monitorimi, i cili nuk do te jete i pari. I eshte kerkuar firmes sipermarrese te pastrimit te lahen rruget sipas kontrates qe ka me bashkine. Te nderrohen koshat e vjeter e te demtuar qe jane perdorur prej nje kohe te gjate dhe qe duhej te ishin nderruar. Te pastrohet vendi rreth koshave dhe te behet dezinfektimi me gelqere pluhur. Te vendosen kosha ne disa vende ku ato mungojne si tek rruga nga Zig-Zaku ne Zdrale, ne Kiras, Rus etj. Bashkise Shkoder i eshte kerkuar qe te behet transparenca e ndermarrjes se pastrimit dhe pushtetit vendor mbi shpenzimet e taksave te pastrimit dhe te ftohet shoqeria civile ne procesin e tenderimit te pastrimit.
Komenti 2printer friendly
Comments
Shkodra, nje nder qytetet me te keqpastruara, shkodran i ri 26 Sep : 12:51 Reply to this

Bukur, bukur, Florian Borshi quhet personi qe ka fituar tenderin per pastrimin e Shkodres. Eshte e dyta a e treta here qe e "fiton" tenderin.

Vetem me leket qe duhet te pastronte vendin rreth koshave ka blere kohet e fundit nje "JEEP" prodhim Limited, te ri akull, me ngjyre te zeze, me kilometrazh 0. Nuk po flasim per ortaket e tjere.... Xh. Sh (anetar i keshillit bashkiak) dhe G.K..........nje here tjeter
Shkodra, nje nder qytetet me te keqpastruara, Anonymous 30 Sep : 06:54 Reply to this

pastroni shkodren nga hajnat qe te shpresojme qe nje dite ajo se ajo ka me lulezu si te gjitha vendet e europes

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2426 sec, 0.0956 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,230kB