Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


28
09.2006

“Kemi futur ne skemen e sigurimeve te gjithe rojet si dhe futbollistet”

:::ShkoderZemer
27 Shtator Drejtori rajonal i Inspektoriatit Shteteror te Punes ne Shkoder, Faruk Halluni, ben bilancin

Drejtuesit e Drejtorise Rajonale te Inspektoriatit Shteteror te Punes ne Shkoder, kane bere publik dje bilancin e punes per 9-mujorin e ketij viti. Gjate ketij bilanci verehet se eshte arritur regjistrimi ne skemen e kontributeve te sigurimeve shoqerore 91.5 per qind e te punesuarve, midis te cileve edhe rojet private, si dhe i futbollisteve te ekipit Vllaznia. Nderkohe, sipas kreut te Inspektoriatit te Punes ne Shkoder, Faruk Halluni, mesohet se nuk kane munguar edhe masat ndeshkimore.

Kontribuesit

Ne lidhje me identifikimet e te punesuarve ilegale, bilanci i Drejtorise Rajonale te Inspektoriatit Shteteror te Punes ne Shkoder, flet per identifikimin e 1291 te punesuar ilegale te identifikuar ne Qarkun e Shkodres. Drejtori Halluni informoi se pas identifikimit, ne saje te presionit ligjor, duke vendosur afatin 5-ditor, u arrit qe te futen ne skemen e kontributeve shoqerore 1182 punonjes, e barabarte kjo me 91.5 per qind te tyre.

Drejtori i Drejtorise Rajonale te Inspektoriatit Shteteror te Punes per Shkodren, Faruk Halluni, sqaron se ne saje te inspektimit te imtesishem, u arrit ne identifikimin e 61 rojeve private te paregjistruara. Perveç identifikimit, kjo drejtori arriti te beje dhe regjistrimin e te gjithe ketyre rojeve.

Nga ana tjeter, ne baze te kontrolleve, Drejtoria Rajonale e Inspektoriatit Shteteror te Punesimit, mesohet se futbollistet nuk ishin te regjistruar ne skeme. Per zgjidhjen e ketij problemi, drejtori Halluni sqaron se ka kontaktuar me sekretarin e klubit te futbollit Vllaznia, si dhe me kryetarin e Bashkise se Shkodres, prej se ciles varet ende klubi. Pas diskutimeve, te dyja palet kane rene dakord parimisht, nderkohe qe pritet realizimi konkret i regjistrimit ne skemen e kontributeve.

Masat

Gjate bilancit, drejtori Halluni nenvizoi bashkepunimin e mire me zyren e tatimeve ne Shkoder. Ne baze te nje marreveshje mes tyre, kur kontrolli i Inspektoriatit Shteteror te Punes identifikonte subjekte te palicencuara, vinte ne dijeni zyren e tatimeve. Konkretisht, gjate kontrolleve te ushtruar nga Inspektoriati Shteteror i Punes ishin evidentuar 11 subjekte ndertimi te palicencuar dhe 144 kafe, motele, hotele e restorante. Pas ketyre identifikimeve ishin bere dhe njoftimet perkatese per te gjithe keto subjekte, prane zyres se tatimeve ne Shkoder. Perveç tyre, Halluni sqaron se zyra e tatimeve ishte njoftuar dhe per veprimtarine e disa subjekteve te tjera pa licence, ku benin pjese avokate, mesues, dentiste, baxho, furre buke etj.

Po per here te pare, bashkepunimi i Drejtorise Rajonale te Inspektoriatit Shteteror te Punes ne Shkoder me zyren e tatimeve solli si rezultat identifikimin e aktiviteteve ne plazhin e Velipojes. Ne saje te kesaj pune u arrit ne hapjen e 80 licencave te reja.

Per sa i perket masave te marra deri tani ndaj subjekteve qe kane respektuar kushtet e punes, drejtori Halluni theksoi se deri tani jane vene 8 gjoba per subjekte te ndryshme, me nje vlere totale prej 500 mije leke te reja.

Te dhena

1182 punonjes

kontribues

91.5 per qind

kontribues

8 gjoba

te vendosura



500 mije leke

vlera e nje gjobe

[Submitted by ShkodraOnline]
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.4728 sec, 0.0838 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,232kB