Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


28
09.2006

Dy vjet xhaz ne Shkoder

:::ShkoderZemer
Festivali mban emrin e instrumentistit te talentuar Rrok Jakaj qe u nda tragjikisht nga jeta

Alma Mile

Festivali i xhazit rikthehet per te dytin vit ne Shkoder. Per te krijuar nje tradite dhe per t’i kthyer emrin e dikurshem Shkodres se kultures, shoqata “Rrok Jakaj” dhe “Mandarina Project” organizojne edicionin e dyte te “Shkodra jazz festival”. Mesohet se kete vit ofrohet nje formule e re qe do te thote me shume hapesira dhe me shume spektatore rreth tij. Gjate kater diteve te festivalit qe nis sot e mbyllet ne daten 1 tetor, kushdo mund te ndjeke falas interpretimet e instrumentisteve dhe grupeve pjesemarrese. Programi fillon ne oren 17.00 ne nje skene te ngritur ne Rrugen “13 dhjetori”, nje nga me te vjetrat te qytetit, per te vazhduar ne 19.30 ne skenen e Teatrit “Migjeni”, ku çdo nate do interpretojne live dy grupe jazz. Dhe dita mbyllet me takimin “Round midnight” ne oren 22.00 ne disa lokale te Shkodres. Gjate diteve te festivalit performojne grupe te ardhur nga SHBA-ja, Gjermania, Italia e Shqiperia. Keshtu nder ta mund te permendim grupin “Manomanouche” qe ekzekuton ne vegla akustike, Korin “Preng Jakova”, te cilet paraqiten ne festival me nje repertor xhaz klasik. Nje tjeter pjesemarrres eshte Genti Rrushi Quartet, qe sjell muzike origjinale shqiptare, kompozime te reja dhe variante te perpunuara te hiteve me te mira shqiptare. “Michael Rosen Group” drejtuar nga nje saksofonist dhe kompozitor i talentuar, ndiqet nga “Alboran” nje grup qe gersheton muziken dhe kulturen afrikane me ate spanjolle. Muzika e tij eshte nje perzierje mesdhetare, veshtire per t’u perkufizuar. “Quintetto Alkord” sjell ne skenen shkodrane improvizime te çastit pa dashur te futet brenda asnje “etikete”. Trompetisti Johannes Faber dhe grupit te tij i le vendin Hektor DJ, nje artisti me origjine shkodrane, qe ka luajtur ne shume skena te huaja dhe per here te pare luan edhe ne skenen e Shkodres. Rryma dhe eksperienca te ndryshme ne kete festival qe mundesohen fale sponsorizimit te kompanise celulare AMC.

28/09/2006

Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2093 sec, 0.0930 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,228kB