:::ShkoderZemer
GAZETA E SHKODRES
Shtator 28, 2006
Shpallen monument kulture: Shtepia e Marubeve, Teatri "Migjeni", Kinema "Millenium" e ish-Gjimnazi i Shtetit
Shteti merr ne mbrojtje 6 objekte
Brikena Shllaku
-email-SHKODER
Nder shekuj, qyteti i Shkodres ka trasheguar objekte me vlera te rralla arkitekturore e historike dhe stile te ndryshme. Kjo, mbi bazen e prejardhjes se vendeve nga kane ardhur apo studiuar arkitektet qe i kane projektuar ato. Nisur nga vjetersia dhe rolit te tyre social-ekonomik dhe kulturor, Drejtoria e Monumenteve te Kultures ka rritur numrin e ndertesave qe jane marre ne mbrojtje nga shteti. Numri nje i kesaj drejtorie, Ervin Gjini, dje ka deklaruar se gjate 9 muajve te ketij viti, listes se Monumenteve te Kultures i jane shtuar edhe 6 objekte te reja. Behet fjale per godinen e Keshillit te Qarkut (Prefektures), Teatri "Migjeni", Kinema "Millenium", shtepia e dinastise se fotografeve "Marubi", godina e gjimnazit "28 Nentori", si dhe shtepia e Dan Hasanit. Nderkohe, Gjini sqaron se keto objekte qe jane projektuar nga arkitekte te njohur dhe ne kohe te ndryshme, fatmiresisht jane ne gjendje te mire dhe te mirembajtura. Shtimi i numrit te objekteve te shpallura si monument kulture, eshte realizuar nga Drejtoria Rajonale e Monumenteve ne Shkoder, ne bashkepunim me Institutin e Monumenteve ne Tirane. "Keto objekte kane gjurme te ndryshme, stile te ndryshme dhe tendenca te ndryshme arkitekturore. Duke marre shkas nga vlerat e tyre te rralla ne trashegim ine e qytetit, ne kerkuam shpalljen e tyre monument kulture", - shprehet Ervin Gjini. Ai sqaron se godina e Keshillit te Qarkut eshte ndertuar ne fund te shekullit te 19-te dhe eshte unikale ne llojin e saj, me arkitekture austriake. Godina e gjimnazit "28 Nentori", i njohur si Gjimnazi i Shtetit, fillimisht ka sherbyer si kazerme e ushtrive turke dhe eshte ndertuar ne fund te shekullit te 19-te. Dy ndertesat e tjera, si Teatri "Migjeni" dhe Kinema "Millenium", jane ndertuar nga fundi i viteve 50-te, me nje arkitekture te mirefillte ruse, ne kohen e marredhenieve te mira Shqiperi-Bashkimi Sovjetik. Nderkaq, shtepia e Marubeve eshte ndertuar ne fund te shekullit te 19-te. Ka vlera te veçanta historike. Ështe shtepia ku kane jetuar koloset e fotografise shqiptare; dinastia e Marubeve. Pikerisht kjo e kaluar historike ka bere qe kjo shtepi te merret nen mbrojtje. Edhe banesa e Dan Hasanit, e ndertuar ne fillim te shekullit te XX-te dhe nje nder shtepite e para me stil modern, eshte perfshire ne kete liste.
You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup |