Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


30
09.2006

“Vanila Skaj ” i marton vajzat e Shqiperise me maqedonasit e Tetoves; Nuset maqedonase kryesisht vijne nga Shkodra

:::ShkoderZemer
Ne Tetove legalizohet puna e agjencise qe ndermjeteson martesat maqedonaso-shqiptare

Selia e agjencise “Vanila Skaj” gjendet ne qendren tregtare mbi tregun e gjelber te Tetoves, ne nje vend te fshehte i rrethuar me lokale afariste qe kane pronare maqedonas. Ekipi i “Koha Ditore” arriti qe te zbuloje zyren e kesaj agjencie, por ne deren hyrese nuk shkruante emri i firmes “Vanila Skaj”, nderkaq e njejta funksiononte vetem si zyre avokati. Boshko R. Rafajlovski mendohet te jete shefi i kesaj agjencie, pasi qe emri i tij gjendej ne deren hyrese te se njejtes


Vedat Memedaliu
Shkup, shtator 2006

Agjencia qe ndermjeteson martesat mes maqedonasve nga Tetova dhe vajzave shqiptare nga Shqiperia Veriore pas disa viteve ilegalitet ka vendosur te zyrtarizoje veprimtarine, duke e hapur nje zyre ne pjesen qendrore te qytetit.
“Vanila Skaj” eshte emri i kesaj agjencie per “zemra te vetmuara”, qe tanime ka bere edhe shpalljen zyrtare ne televizionin lokal maqedonas “Kiss”, ku klienteve u ofrohet ndermjetesim per martesat me vajzat nga Shqiperia.
Ne kete shpallje qe per disa dite po emitohet ne televizionin e siperpermendur nuk precizohet shuma e parave qe duhet klientet te paguajne per t’u bere dhender Shqiperie, por thuhet se çmimi eshte sipas marreveshjes.

Avokati Boshko Rafajlovski pronar i agjencise

Selia e kesaj agjencie gjendet ne qendren tregtare mbi tregun e gjelber te Tetoves, ne nje vend te fshehte i rrethuar me lokale afariste qe kane pronare maqedonas.
Ekipi i gazetes “Koha Ditore” ne Shkup arriti qe te zbuloje zyren e kesaj agjencie, por ne deren hyrese nuk shkruante emri i firmes “Vanila Skaj”, por e njejta funksiononte vetem si zyre avokati. Boshko R. Rafajlovski mendohet te jete shefi i kesaj agjencie, pasi qe emri i tij gjendej ne deren hyrese te se njejtes. Ai kishte vendosur ne dere dy numra telefoni per te interesuarit edhe ate njeri fiks dhe njeri numer ishte i celularit te tij. Por, ai te henen nuk ishte ne vendin e tij te punes.
“Boshkoja nuk eshte ne zyre, ai punon vetem me termine dhe nese nuk caktoni ndonje takim, nuk mund edhe te takoheni me Boshkon”, tha nje afarist maqedonas, i cili punonte si frizer afer agjencise “Vanila Skaj”. Gazeta tentoi qe nepermjet telefonit te kontaktoje me Boshko Rafajlovskin, i cili nuk ishte i pakapshem per deklarate. Me vet faktin se Rafajlovski shpalljen per ndermjetesim per martesa me vajza nga Shqiperia e ka derguar vetem ne televizionin maqedonas “Kiss”, ai ka bere te ditur se kryen sherbime vetem per qytetare te etnitetit maqedonas. Shqiptaret jane te padeshirueshem ne zyren e Rafajlobvskit, dhe kjo u vertetua kur fqinjet e tij kuptuan se ekipi i gazetes “Koha Ditore” investigon punen e tij.

500 euro per nje nuse nga Shqiperia

Sipas te dhenave te sigurta te gazetes, çmimi per sherbimin e kryer, “Vanila Skaj” kerkon 500 euro, te cilen ne te shumten e rasteve i paguan dhendri.
Drejtuesit e kesaj agjencie sipas burimeve te gazetes kane lidhje me agjenci te ngjashme ne Shqiperi, kurse ne zyren e Tetoves punojne edhe shqiptare te cilet mbajne kontakte te drejtperdrejta me koleget e tyre ne Shqiperi.
“Koha Ditore” kohe me pare informoi se gjate dhjete viteve te fundit, mbi 300 vajza nga Shqiperia jane martuar me maqedonas nga Tetova. Sipas Qendres per Pune Sociale ne Tetove, mesohet se kjo tendence ka vazhduar edhe gjate ketij viti, madje vihet re nje shtim i numrit te maqedonasve qe martohen me vajza shqiptare.
Martesa e pare shqiptaro-maqedonase, zyrtarisht eshte regjistruar ne vitin 1995 kur nje vajze nga Shqiperia veriore ka hyre ne lidhje bashkeshortore me nje maqedonas, qe ne ate kohe ka qene nje befasi e madhe duke pasur parasysh perkatesine nacionale te ketij çifti. Numri i martesave te ketilla, deri ne vitin 2000 ka qene teper simbolik, kurse numri i tyre eshte shtuar me shpejtesi pas vitit 2001, kohe kur eshte shenuar edhe numri me i madh i martesave te tilla. Nada Bllazhevska, sociologe ne Qendren per Pune Sociale ne Tetove, ka pohuar per nje rritje te vazhdueshme te martesave te tilla.
“Ende nuk dihet se cilat jane shkaqet qe lidhjet bashkeshortore mes shqiptareve dhe djemve maqedonas shenojne rritje vazhdimisht, por sigurisht perkatesia katolike e te dyja paleve dhe karakteri shume i urte i vajzave nga Shqiperia ben qe ato te jene shume te kerkuara ne Tetove”, ka thene Vllazhevska.

Nuset maqedonase kryesisht vijne nga Shkodra

Vajzat qe martohen me burra maqedonas vijne nga Shqiperia e veriut, kryesisht nga fshatrat e Shkodres, kurse mbi 90 per qind e tyre jane katolike. Ato jane martuar me banore te fshatrave te Tetoves, qe jane me shumice maqedonase si Brevenice, Dobrosht, Rataje, Tearce, Dobrosht, Zhillce, Vratnice dhe Jegunovc. Mosha mesatare e ketyre vajzave eshte 24 - 35 vjeç. Per sociologet eshte interesant fakti se asnjeri prej ketyre çifteve te martuara me ndermjetesine e agjencive ilegale nuk ka parashtruar kerkese per ndarje ne institucionet perkatese ne Tetove. Zyrtaret thone se vajzat shqiptare qe jane martuar me djem maqedonas kane pohuar se nje hap te tille e kane marre me deshiren e tyre, ndersa kane shtuar se problemet ne keto lidhje jane mosnjohja e gjuhes dhe e partnerit.
“Ne bisedat qe kemi zhvilluar me keto vajza, asnjera prej tyre nuk ka deklaruar se ka hyre ne bashkeshortesi si pasoje e frikes apo presionit, por perkundrazi te gjitha na kane deklaruar se me vete deshire dhe me lejen e familjes se tyre kurorezohen me qytetare maqedonas”, ka deklaruar sociologia Nada Vllazhevska.

U dergua nga Vedat Memedaliu
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2271 sec, 0.0848 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,237kB