Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


02
10.2006

Shkoder, pak mundesi strehimi per studentet e rinj

:::ShkoderZemer
Konviktet e universitetit “Luigj Gurakuqi” nuk mund te perballojne fluksin e kerkesave

A.Dushi

SHKODËR-Konviktet e universitetit “Luigj Gurakuqi” ne Shkoder nuk mund te perballojne fluksin e madh te kerkesave per strehim ne ambientet e tyre te studenteve qe vijne nga rrethet e tjera te vendit. Kete vit do te kete rreth 2000 studente te rinj ne kete universitet , nje pjese e madhe e te cileve jane nga rrethet veriore dhe konviktin e shohin si mundesine me te mire per strehimin e tyre. Para konviktit te vajzave te universitetit te Shkodres , prinder e studente te rinj qendrojne me ore te tera , ne pritje te radhes per te hyre ne oborrin e ketij konvikti ku dhe komunikojne me drejtuesit e tij per te gjetur mundesi strehimi. Por i vetmi konvikt per vajza, i cili ndodhet prane fakultetit juridik dhe atij te shkencave shoqerore te ketij universiteti, nuk ka kapicitetet e nevojshme per te strehuar studentet. Ky konvikt ka 820 vende , ndersa vitin qe shkoi jane liruar rreth 150 vende nga ato qe kane perfunduar studimet ketu. Kete vit pritet qe te jene se paku 600 kerkesa per strehim ne kete konvikt , i cili e ka te pamundur t’i plotesoje te gjitha. Ne bashkepunim me njesite vendore nga vijne studentet, eshte menduar te evidentohen ata me veshtiresi ekonomike dhe qe trajtohen me burse, ne menyre qe te strehohen ne konvikt, ndersa te tjeret duhet te gjejne mundesi strehimi ne menyre private. Duke e ditur se universiteti i Shkodres ka mjaft studente te rinj qe duan te gjejne strehim, biznesmene te ndryshem afrojne mundesi strehimi per ta duke shfrytezuar hotele apo ambiente te tjera qe i japin me qera. Por çmimet e kesaj qeraje variojne nga 5000 deri 10.000 leke te reja ne muaj per person , ne varesi te kushteve qe ofrojne dhe largesise nga universiteti, dhe jo te gjithe ata studente kane mundesi ta perballojne financiarisht. Ndersa çmimi i apartamenteve me qera ne qytetin e Shkodres shkon nga 8000 deri 13000 leke. Ende i pazgjidhur eshte problemi i lirimit te konviktit te djemve te ketij universiteti , i cili ndodhet ne lagjen “Ahmet Haxhija “ dhe prej 11 vitesh eshte zene nga familjet e pastreha.



02/10/2006

[Submitted by ShkodraOnline]
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2266 sec, 0.0871 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,228kB