Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


20
06.2009

Vila firmos për Dinamon e Zagrebit

:IROLF:
Dervish Haxhiosmanoviç lëshon vrer ndaj Vllaznisë. Më së shumti inati i tij është shryrë ndaj emrave më të njohur të kësaj skuadre gjatë sezonit të kaluar si Elvin Beqiri, Xhevair Sukaj, Mirko Plantiç, Xhejms Boadu, etj. Sipas tij dështimi i kuqebluve erdhi pikërisht nga këta të fundit.

Më vjen keq që publikut të mrekullueshëm shkodran dhe presidentit Valter Fushaj, nuk i sollëm titullin kampion. Mund të jenë disa arsye. Por të jeni të bindur Vllaznia e sivjetme nuk e kishte stofin e duhur për të dalë kampion. Objektivi fillestar siç e dini ka qenë sigurimi i pjesëmarrjes në Ligën Evropiane. Duke shprehur konsideratën time për punën e paraardhësit tim Agim Canajt, kuqeblutë u shkëputën 7 pikë nga tiranasit, thotë trajneri malazez në një intervistë për të përjavshmen “Vllaznimi shkodran”.
Akuzat
Sipas “Dedës” disa futbollistë nuk dhanë maksimumin e tyre në fushën e lojës, ndërsa disa të tjerë nuk ishin sikundër ai i mendonte ose i kishin thënë. “U blenë lojtarë apo u rikthye ndonjëri si Sukaj. Po ç’ndodhi? U prishën ekuilibrat. Kroati Plantiç rezultoi një dështim i plotë. Sukaj spostoi në stol Dhëmbin dhe luajti për hesap të vet duke harruar se futbolli është një lojë kolektive. Më kishin thënë fjalët më të mira për ganezin Boadu por edhe ai humbi në apatinë e lojtarëve të tjerë. Mbrojtja s’mori shumë përsipër kurse në fazën e tretë, thuajse me “grafik” pësoheshin golat për gabimet e papranueshme të Beqirit dhe Bashiç. Kapiteni Sinani për shkak dëmtimi, s’ishte më ai i pari. Thuajse gjithçka pritej nga rendimenti i Nallbanit dhe Shtubinës. Pa harruar këtu edhe dëmtimi i Doçit dhe Osjes. Në 11 javët që kam drejtuar Vllazninë, natyrisht kam pasur edhe unë gabimet e mia”, ka pohuar Haxhiosmanoviç.
LiCenca
Më pas “Deda” e kap edhe me specialistët e futbollit në Shqipëri dhe me ata shkodranë në veçanti, të cilët i konsideron si denigrues. “E vetmja gjë që s’më ka pëlqyer ka qenë qëndrimi aspak dashamirës i specialistëve të futbollit shkodran por edhe më gjerë. Xhelozia, mesa duket, dhe qëndrimi shumë nihilist, u kishte errësuar jo pak logjikën. Sulmet denigruese të disa prej tyre qoftë në shtypin sportive apo kanalet televizive, sidomos ato lokale, qenë pa etikë profesionale dhe pa doganë. Mungesa e liçensës ishte thjesht një “gjethe fiku” për të justifikuar largimin tim. Dhe e kërkonin derisa ia arritën qëllimit me një dashakeqësi tipike dhe pa as më të voglin bonsens”, ka pohuar ish-trajneri i Vllaznisë. Ndërkohë pyetjes se përse kurdoherë i përgjigjet pozitivisht thirrjes për të drejtuar ekipin e Vllaznisë “Deda” i është referuar afërsisë me Shkodrën dhe dëshirës për të drejtuar një skuadër si Vllaznia.

Vllaznia, në pritje 2 brazilianë
Me përjashtim të kosovarit Fetim Kapasit dhe të malazezit Zheiko Mrvaleviç, por edhe të futbollistit të ri nga Ada e Velipojës Ansi Nika, asnjë prurje tjetër nuk ka në radhët e kuqebluve. Megjithatë drejtuesit e klubit janë në pritje të afrimit të dy lojtarëve nga Brazili. Njëri nga drejtuesit e klubit të futbollit shkodran po vazhdon punën për gjetjen e elementit të duhur për tek ekipi.

Thirret me U-21, jo me Vllazninë
Një nga lojtarët e rinj, Erion Vucaj, pjesë e ekipit tonë Shpresa nuk është marrë në minifazën përgatitore të ekipit kuqeblu nga drejtuesit e klubit shkodranë. Sipas njërëzve pranë lojtarit mësohet se gjithçka ka lidhje me kërkesën e drejtuesve të klubit për të rinovuar kontratën përsëri me këtë lojtarë me një afat 3 vjeçar pikërisht kur kjo kontratë lojtarit i skadon me 30 gusht 2010.



Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1708 sec, 0.0341 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,230kB