:::ShkoderZemer
Peshkataret ne dajlanin e lumit
Buna jane larguar dje nga policia me nje urdher te bashkise
Bashkia ka privatizuar nje pjese te dajlanit, ndersa kishte refuzuar privatizimin nga peshkataret
Anila Dushi
Shkoder- Ndodh te punosh nje jete te tere ne nje veprimtari qe e ke pasion, dhe vjen nje dite dhe te perzene dhunshem. Keshtu ka ndodhur me peshkataret e dajlanit ne lumin
Buna, te cilet jane perzene nga policia me nje urdher te bashkise. Megjithese situata eshte per shqyrtim ne Gjykate, dhe peshkataret kane nje kontrate perdorimi deri ne 2014, ata jane detyruar te largohen nga puna, pasi bashkia e ka privatizuar dajlanin. Peshkataret, disa prej te cileve kane mbi 30 vjet qe punojne ketu, e kane vazhduar kete aktivitet duke patur licensen perkatese.
Administratori i firmes “Dajlani”, Musa Xhaka, thote se “ne vitin ’98 kerkuam qe keta peshkatare ta privatizonin, siç ishte bere me dy pjese te tjera te ish-ndermarrjes se peshkimit ne Shkoder, por nuk u pranua”. Ai thote se peshkataret jane kujdesur per mirembajtjen e dajlanit dhe kane kontrate shfrytezimi deri ne vitin 2014 dhe eshte e padrejte qe te flaken jashte tij. “Bashkia Shkoder ne vitin 2001 ka privatizuar duke i dhene personave te tjere 1000 meter katror ne veri e jug te ishullit. Kjo eshte krejtesisht e padrejte pasi ben qe te hidhen ne rruge 16 peshkatare”, -thote Xhaka.
Peshkatari Zija Pruja shton se ka mbi 30 vjet qe merret me peshkim. “Kur u privatizua ndermarrja, ishulli nuk u privatizua pasi nuk e lejon ligji nje gje te tille. Ndersa tani del se i ka dale pronari dhe bashkia ia ka dhene te drejten me e marre. Ne nuk duam te shkelim ligjet e shtetit, duam qe Dajlani te funksionoje, te sherbeje per te zene peshk brez pas brezi. Disa dalin ne pension, te tjere peshkatare futen ne pune, pa e trasheguar ne, pasi nuk jemi pronare te tij”. Ndersa peshkatari tjeter, Muhamet Plisi, shton se kjo qe po ndodh nuk ka logjike. “Ne e kemi hedhur ne gjyq bashkine, e cila me 2001 e ka privatizuar Dajlanin, ndersa ne qe kemi tere jeten ketu, kemi vazhduar te peshkojme e paguajme detyrimet prej 70.000 lekesh ne muaj. Ne nuk mundem ta privatizojme, te tjeret po. Sot vjen policia dhe na nxjerrin jashte nga vendi ku ne kemi punuar tere jeten, dhe pse kemi dokumente, harta, license etj. Ne gjyq nuk eshte paraqitur fare dhe gjyqi eshte anulluar, ndersa sot policia thote se ka urdher nga bashkia per te na nxjerre jashte”. Peshkataret e Dajlanit shprehen se kane investuar ketu dhe bashkia as qe ka dashur t’ja dije per kete. Ne kontraten per dhenien ne perdorim te aseteve te Dajlanit, peshkatareve, jane shenuar dhe kufijte qe pershijne pjesen para lumit
Buna, pergjate kanalit te ketij lumi deri tek ishulli ne liqenin e Shkodres me gjeresi 250- 300 meter, dhe pas lumit
Buna deri tek shkembi tek fabrika e çimentos. Policia nuk ka krijuar ndonje
konflikt, vetem se me varka ka shkuar ne ishull dhe i ka larguar peshkataret qe andej. Peshkataret kane shkuar ne bashkine e Shkodres ku jane takuar me kryetarin e bashkise, Artan Haxhi. Jane drejtuar tek prefekti Kolombi dhe pasi e kane njohur me te gjithe dokumentet qe disponojne, kane kerkuar nderhyrjen e tij per zgjidhjen e ketij problemi. Prefekti iu ka thene qe te bejne nje deklarate dhe me pas ai do te komunikoje me dikasterin qe u ka dhene lejen e shfrytezimit te ishullit si dhe me bashkine qe i ka larguar. Sipas policise, eshte nje urdher i dhene per ekzekutim dhe ne e zbatojme. Peshkataret shtojne se duan te kene afat moslargimi deri ne marrjen e nje vendimi nga gjykata.
07/10/2006
[
Submitted by ShkodraOnline]