:::ShkoderZemer
9 Tetor 2006
Besi Bekteshi.
Banoret protestojne per themelet e nje ndertimi abuziv sipas tyre, ne lagjen “Kongresi Permetit” te Shkodres.Shkoder—Banoret e pallatit mbas stadiumit “Loro Boriçi” dhe me numur 28-te kane protestuar ashper per themelet e hapura per nje pallat teper afer ndertimit te tyre. Leja per fillimin e ndertimit te ketij ndertimi pallati sipas banoreve te lagjes “Kongresi Permetit” eshte abuzive, jashte rregullave dhe ligjit. Ate sebashku kerkojne me ngulm te rishqyrtohet leja e dhene nga Bashkia e Shkodres. Ky ndertim i cili tashme ka te hapura edhe themelet e tij eshte vetem 5 metra nga stadiumi “Loro Boriçi” dhe vetem 6-te metra nga pallati 7-te katesh i banoreve qe ju mbyllet keshtu çdo “rreze drite” dhe hapesire e nevojshme e cila eshte e parashikuar me ligj. Urbanistika e Bashkise se Shkodres ka dhene leje ne rrugen “Bujar Bishanaku” per kete pallat, por distancat as qe jane marre parasysh thone banoret e irrituar.
Banoret qe kane gati pese vite qe banojne deklarojne se ky vendim i “urbanistikes se Bashkise se Shkodres” ju ben te pa mundur kalimin duke i izoluar, por dhe te pamundur ardhjen e zjarrfikseve dhe autoambulancave ne kete afersi te jashtezakoshme betonesh.Ne fakt nga banoret merret vesh se themelet jane per nje pallat 8-te katesh pa kritere ndertimi dhe qe me vone do te shoqerohet nga nje tjeter po 8-te katesh dhe kjo atyre ju mbyll çdo hapesire te garantuar me ligj. Ne kerkojme distancen nga pallati ne pallat thone ato dhe per kete do te vazhdojme ta kerkojme kudo deri sa te zgjidhet çeshtja. Ky tete katesh po u ndertua thone banoret “hymjet tona kthehen ne burgje” dhe nuk ju bie drita, por bllokohet edhe kopeshti “1 Qershori” ku jane edhe femijet. Ne kerkojme nga kryetari i Bashkise Artan Haxhi dhe nga policia ndertimore te marrin masa sa me shpejt te jete e mundur per te pezulluar kete ndertim deklarojne banoret. Ata kane depozituar edhe nje peticion drejtuar policise ndertimore dhe ne zyren e mbrojtjes se qytetareve. Kesaj rradhe banoret kane lajmeruar çdo instance dhe keshtu Bashkia, por edhe policia ndertimore nuk ka si te terhiqet apo te bejne te “pa diturin” sepse çdo gje eshte e dokumentuar. Vazhdimisht ndertimet abuzive ne Shkoder kane mbyruar dhe kur jane denoncuar eshte thene se “kjo gje eshte bere me vonese” dhe kete gje e kane thene pikerisht organet qe duhet ta shikojne vete ndertimin abuziv dhe ne kundershtim me ligjet e shtetit.
[
Submitted by ShkodraOnline]
You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup |