Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


10
10.2006

Shkoder: 1800 studentet e ri, te ardhur sipas Matures Shteterore

:::ShkoderZemer

Ne Universitetin "Luigj Gurakuqi" te Shkodres ka nisur si ne te gjithe vendin viti i ri akademik ku kete vit per here te pare jane regjistruar 1800 studente te cilet jane sjelle pas perfundimit te Matures Shteterore. Ne kete universitet vijojne procesin mesimor rreth 7 mije studente, ndersa ne sistemin me kohe te pjesshme rreth 4 mije.


Per here te pare, ne auditoret e universitetit do te ulen rreth 1800 studente, ndersa, mesimi ne tre fakultetet do te zhvillohet me turne. "Pjese e Universitetit 'Luigj Gurakuqi' te Shkodres kete vit jane edhe 1800 studente, te ardhur sipas modelit te perdorur te Matures Shteterore, ndersa per here te pare jane çelur dy dege te reja, Gazetari-Komunikim dhe Edukim Fizik e Sporte", tha ne diten e pare te fillimit te vitit te ri akademik, rektori i ketij universiteti, prof. dr. Mahir Hoti. Ne ceremonine e mireseardhjes se studenteve, ai u shpreh se "ardhja e nje numri te tille eshte 1000 me shume nga ato qe mbaruan vitin e kaluar, çka do te thote se numri i studenteve te dites kete vit arrin ne 7000".

Ndersa, ne sistemin me kohe te pjesshme vijojne studimet rreth 4000 studente, Rektori Hoti duke folur per nivelin e stafit pedagogjik, nenvizoi faktin se "gjate vitit te kaluar 26 pedagoge te rinj te ketij universiteti perfunduan 'Master' dhe 'Doktorature'. Edhe kete vit do te vazhdojne aplikimet e pedagogeve dhe studenteve ne programe te ndryshme, si dhe vizita kualifikuese jashte vendit, ku mund te veçojme faktin qe 12 asistent/pedagoge jane ne procesin e fundit drejt doktoratures ne Universitetin e Gracit (Austri)". Sipas tij, ne sherbim te procesit mesimor, jane krijuar edhe dy laboratore te rinj, si dhe jane shtuar pajisjet ne disa te tjere, nga te ardhurat e vete universitetit. Ndersa, ngritja e kompleksit sportiv te mbyllur, si dhe e biblotekes moderne, qe u inagurua ditet e fundit, konsiderohet e rendesishme per universitetin.

"Marreveshjet e bashkepunimit dy paleshe me Universitetin e Pescit te Hungarise, te Sarajeves dhe te Pizes me afat te gjate, si dhe me Universitetin e Malit te Zi per nje afat nje vjeçar, jane disa nga arritjet e ketij universiteti, nderkohe qe gjate ketij viti, prioritete do te jene forcimi i bashkepunimit me universitetet e tjera europiane, duke filluar qe kete muaj me firmosjen e protokollit te detajuar me Universitetin e Parmes", vijoi me tej prof. dr. Hoti.



[Submitted by ShkodraOnline]
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2315 sec, 0.0922 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,228kB