Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 06:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 15:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 09:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 06:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 16:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 09:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 16:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 10:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 06:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 13:44



Facebook -






20
12.2009

Këshilli Kombëtar i PD, lista zyrtare e emrave të rinj

:IROLF:
Gazeta Panorama - Zyrtarizohet lista e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Pas votimit të ditës së hënë, vetëm në orët e para të së premtes janë plotësuar procesverbalet dhe është siguruar përfaqësimi i 30 për qind të grave në listë.


ShareNë 100 emrat që kanë siguruar pjesëmarrjen në Këshillin Kombëtar, bien në sy mungesat e kritikëve të kryeministrit Berisha, përkrahësit e Presidentit Bamir Topi, si dhe votimi i Çiljeta Xhilagës. Në krahasim me listën e katër viteve më parë, Këshilli ka 57 anëtarë të rinj.
Lista
Kryeministri Sali Berisha mban sërish kreun e listës, ku nga 1206 vota të vlefshme, ka marrë 1201 vota. Pas tij renditen dy nënkryetarët, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi dhe në vendin e katërt sekretari i përgjithshëm, njëherësh Ministër i Financave, Ridvan Bode. Në 10 emrat e parë, më të votuar janë gjithashtu edhe Sokol Olldashi, Edi Paloka, Bujar Nishani, Flamur Noka, Lulzim Basha dhe Majlinda Bregu. Në listë bie në sy pjesëmarrja e një pjese të madhe të deputetëve aktualë të Partisë Demokratike, si dhe stafi i kryeministrit Berisha në qeveri. Ndër më të votuarit pas zgjedhjeve të 14 dhjetorit janë edhe ministrat Ruli, Xhaferri e Tafaj, si dhe deputetët Doda, Rusmali, Bogdani, Strazimiri e Bulku. Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga, e cila ka shoqëruar Partinë Demokratike në fushatën e zgjedhjeve të 28 qershorit, është renditur në vendin e 55-të me 502 vota, një pozicion më i mirë ky sesa ai i dy ish-ministrave të kabinetit “Berisha 1”, Besnik Mustafaj dhe Bujar Leskaj. Megjithë kritikat ndaj lidershipit aktual, Mustafaj ka mundur të marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë anëtar i Këshillit Kombëtar. Në listën e publikuar dje nga kryetari i komisionit, Igli Cara, bie në sy mungesa e 14 deputetëve aktualë të PD-së, ndërkohë që është bërë kujdes për të siguruar përfaqësimin e 30 për qind të grave, pas ndryshimeve të fundit statutore. Në listën e deputetëve që nuk janë futur në listën prej 100 anëtarësh janë Viktor Gumi, deputet i Tiranës, Ylli Lama, deputet i Durrësit, Rahim Çota, Dashnor Sula e Sybi Hida të qarkut të Elbasanit, Ismail Hoxha i Korçës, Kreshnik Çipi deputet i Vlorës, Gëzim Dibra, Paulin Sterkaj e Ndue Paluca të Shkodrës, Vasillaq Ngresi i Fierit, Mehmet Xheka e Lefter Maliqi të Beratit, si dhe Sherefedin Shehu deputet i Dibrës.
Mungesat
Lista e Këshillit Kombëtar ka pësuar një ndryshim thuajse 50 për qind të anëtarëve. Plot 57 anëtarë nga 125 që kishte Këshilli i vjetër (së bashku me anëtarët e kouptuar) nuk do të zënë më vendet e tyre në këtë forum. Kështu kritikët e lidershipit të PD-së, Aleksandër Biberaj dhe Omer Stringa, të cilët ishin më parë edhe anëtarë të kryesisë, nuk kanë mundur të marrin votat e mjaftueshme për t’u përfaqësuar, ndërkohë që për shkak të pozicionit është larguar Maksim Cikuli (aktualisht këshilltar i Presidentit Topi). Nga lista janë hequr automatikisht edhe Preç Zogaj e Aleksandër Meksi, të cilët në zgjedhjet e fundit konkuruan me parti të tjera. Gjithashtu nuk janë edhe Pal Dajçi (prefekti i Lezhës), Sali Shehu, Engjëll Cara e Rexhep Uka ish-deputetë të Partisë Demokratike dhe mbështetës të Presidentit Bamir Topi.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar

Në përfundim të daljes së rezultateve të votimit të Kuvendit të 9 për anëtarët e Këshillit Kombëtar, ky forum pritet të mblidhet për të përcaktuar anëtarët e kryesisë. Mbi 40 kandidatura do të votohen në mbledhje për 25 vendet e forumit më të rëndësishëm të Partisë Demokratike. Gjithashtu këshilli do të votojë edhe sekretarët e rinj të PD-së.

Emrat që mungojnë

Agron Hazisllari
Agron Musaraj
Agron Sharra
Aleksandër Biberaj
Aleksandër Meksi
Antoneta Malaj
Arben Xhiku
Bardhyl Londo
Bexhet Çobani
Blerim Çela
Dotorea Konomi
Edmir Kapidani
Elsa Meksi
Engjëll Cara
Eris Hoxha
Ferdinand Murati
Flamur Shehu
Flutura Hasko
Genc Juka
Hasan Halili
Hekuran Hoxhalli
Ibsen Elezi
Ilda Lubonja
Justina Boriçi
Kolec Topalli
Kujtim Harshova
Liri Dibra
Luan Malltezi
Maksim Cikuli
Margarita Qirko
Mevlan Xhindoli
Migena Reçi
Milika Jaho
Mimoza Hasekiu
Mitro Çela
Mujë Buçpapaj
Natasha Shehu
Nermin Basha
Nestor Tereska
Omer Stringa
Pal Dajçi
Preç Zogaj
Rexhep Uka
Rahim Kaleci
Roland Bejko
Sali Shehu
Shkëlqim Hoxha
Shkëlqim Hysaj
Suzana Panariti
Teuta Kalemi
Uran Butka
Valbona Qehaja
Veli Rada
Voltana Ademi
Ylber Vata
Ylli Pango
Ylli Pirro


Anëtarët e Këshillit Kombëtar

1 Sali Berisha, Kryeministër 1201 vota
2 Jozefina Topalli, nënkryetare PD 1144 vota
3 Astrit Patozi, nënkryetar PD 1133 vota
4 Ridvan Bode, sekretar i përgjithshëm 1121 vota
5 Sokol Olldashi, Ministër i Punëve 1097 vota
6 Edi Paloka, deputet 1005 vota
7 Bujar Nishani, Ministër i Drejtësisë 970 vota
8 Flamur Noka, deputet 949 vota
9 Lulzim Basha, ministër i Brendshëm 944 vota
10 Majlinda Bregu, Ministre e Integrimit 917 vota
11 Mesila Doda, deputete 916 vota
12 Ilir Rusmali, deputet 830 vota
13 Jemin Gjana, deputet 809 vota
14 Gert Bogdani, deputet 801 vota
15 Genc Ruli, Ministër i Bujqësisë 800 vota
16 Gent Strazimiri, deputet 800 vota
17 Rajmonda Bulku, deputete 784 vota
18 Albana Vokshi, deputete 757 vota
19 Ferdinand Xhaferri, ministër i Kulturës 726 vota
20 Myqerem Tafaj, ministër i arsimit 725 vota
21 Edmond Spaho, deputet 723 vota
22 Fatos Beja, deputet 721 vota
23 Keltis Kruja, prefekt i Tiranës 704 vota
24 Ferdinand Poni, zv.ministër i Brendshëm 702 vota
25 Erla Mehilli, zëdhënëse e PD 676 vota
26 Florian Mima, deputet 666 vota
27 Genc Pollo, ministër i Shtetit 665 vota
28 Gazmend Oketa, deputet 659 vota
29 Armand Teliti, drejtor i gjendjes civile 652 vota
30 Sahit Dollapi, drejtor i ujësjellësit 641 vota
31 Arenca Trashani, deputete 640 vota
32 Halit Shamata, zv.ministër i arsimit 638 vota
33 Arben Imami, ministër i Mbrojtjes 596 vota
34 Albert Avduli, shef organizimi i PD 595 vota
35 Fatos Hoxha, deputet 585 vota
36 Fatbardh Kadilli, deputet 578 vota
37 Lajla Pernaska, deputete 573 vota
38 Ahmet Omi, nënkry. i Bashkisë Shkodër 565 vota
39 Bardh Spahia, zv.m. i Shëndetësisë 559 vota
40 Leonard Demi, deputet 554 vota
41 Aurel Bylykbashi, ish deputet 547 vota
42 Oerd Bylykbashi, shef kab. i kryeministrit 545 vota
43 Bislim Ahmetaj, drejtor te M. Bujqësisë 541 vota
44 Nesti Kiri, drejtor i rrugëve Shkodër 539 vota
45 Elvana Hana, Drejtoreshë e ISKSH 537 vota
46 Enkelejd Alibeaj, deputet 536 vota
47 Arqile Gorea, drejtor i postës 535 vota
48 Ardian Turku, nënkryetar i Kuvendit 532 vota
49 Tritan Shehu, deputet 526 vota
50 Eduart Halimi, deputet 522 vota
51 Alfred Rushaj, zv.ministër i Financave 513 vota
52 Eduard Ndreu, drejtor porti në Durrës 511 vota
53 Ilir Bano, deputet 507 vota
54 Gjergj Lezhja, sek. i përgjith. kryeministrisë 506 vota
55 Ciljeta Xhilaga, këngëtare 502 vota
56 Bardh Rica, kryetar i qarkut Lezhë 502 vota
57 Ledina Aliolli, deputete 482 vota
58 Shaban Memia, drejtor i ALUIZNI-t 481 vota
59 Ylli Asllani, këshilltar i kryeministrit 477 vota
60 Arben Qirjako, kryeregjistrues 470 vota
61 Sokol Lekaj, zv.drejtor i Doganave 468 vota
62 Alfred Olli, drejtor i emergjencave civile 466 vota
63 Gjergj Bojaxhiu, anëtar i kryesisë 466 vota
64 Nirvana Leka, drejtoreshë shkolle 457 vota
65 Juela Mecani, zëdhënëse e kryeministrit 455 vota
66 Besnik Mustafaj, ish deputet 454 vota
67 Gentiana Boksi, këshilltare e grupit PD 448 vota
68 Osman Metalla, deputet 447 vota
69 Suzana Guxholli, këshilltare e kryeministrit 444 vota
70 Bujar Leskaj, ish ministër i Kulturës 436 vota
71 Njazi Kosovrasti, këshilltar i kryeministrit 432 vota
72 Arta Sakja, anëtare e Këshillit Kombëtar 427 vota
73 Azgan Haklaj, ish deputet 424 vota
74 Ilir Kondi, Drej. i Qendrës së Publik. Zyrtare 424 vota
75 Spiro Ksera, Ministër i Punës 418 vota
76 Valdete Vorpsi, pedagoge 418 vota
77 Mirela Tabaku, këshilltare e kryeministrit 417 vota
78 Admirim Shehu, sek. i degës së PD Fier 416, vota
79 Shefqet Bruka, kryetar i qarkut Kukës 416 vota
80 Barie Isufi, Drejt. e Shërb. qeveritare, Vlorë 411 vota
81 Marjeta Zace, drejt. në M. Drejtësisë 408 vota
82 Besnik Jaku, Drejtor i QKB 407 vota
83 Selami Xhepa, deputet 407 vota
84 Dhori Kule, Rektor i UT 406 vota
85 Mark Marku, deputet i PD 406 vota
86 Mirgen Lata, drejtor në M. Transporteve 403 vota
87 Eduard Ypi, drejtor në M. Financave, 400 vota
88 Fahri Balliu, botues i gazetës “55” 400 vota
89 Gjoke Uldedaj, deputet 398 vota
90 Luan Skuqi, deputet 397 vota
91 Amantja Cullhaj, specialiste e organizimit PD 394 vota
92 Ardita Becolli, gazetare 384 vota
93 Edit Harxhi, zv.ministre e Jashtme 381 vota
94 Dhurata Cupi, drejt. në M. Brendshme 363 vota
95 Paulina Hoti, deputete 362 vota
96 Zana Turku, zv.ministre e Kulturës 359 vota
97 Gjorgjeta Hila, juriste, kryetare e FRPD 352 vota
98 Sonila Baka, drejt. në M. Transporteve 345 vota
99 Adriana Gjoni, deputete 331 vota
100 Jorida Tabaku, zv.ministre e Integrimit 331 vota

Vazhdo Leximin...
Komenti 6printer friendly
Comments
Këshilli Kombëtar i PD, lista zyrtare e emrave të rinj, scuteri 20 Dec : 13:56 Reply to this

BRAVO BERISHA PO SHKELE MBI IDEALET E TE DJATHTES . KY ESHTE MASHTRIMI QE I KA BERE BERISHA GJATE 19 VITEVE ELEKTORATIT SHQIPTARE ME PIKPAMJE DHE IDE TE QARTA TE DJATHTA .
KY ESHTE MASHTRIMI QE I KA BERE BERISHA ISH TE PERNDJEKURVE DHE ISH TE PERSEKUTUARVE DHE ISH PRONAREVE SEPSE KETO SHTRESA JANE REALISHT TE DJATHTA.
CILJETA XHILAGA U ZGJODH ANETARE E KESHILLIT DREJTUES TE PARTISE DEMOKRATIKE .
PER SHUME PAK VOTA KANE MBETUR JASHTE LISTE EDHE MARILDA DHE RITA E TAZES .
KONKRETISHT MARILDA VETEM PER 9 VOTA NDERSA RITA E TAZES VETEM PER 7 VOTA .
KAM PERSHTYPJE SE NE TE ARDHMEN P D (PARTIA DEMOKRATIKE )
KA PER TU QUAJTUR P D( PROSTITUCJONI DEMOKRATIK )
BRAVO BERISHA MIR IA BEN ATIJ POPULLI SE KESHTU I DON MUSHKA DRUTE . NUK KA METODE ME TE BUKUR SE ME E BA ATE POPULL QE ME SHKUAR MAJTAS SE TI PO E DISKRETITON TER DJATHTEN..........
PASKEMI QENE TAMAM POPULL MAJMUN......................
TE NA TREGOJE BERISHA DHE TOPALLI SE KURE KANE NDERMEND ME E HAPUR NE EMER TE P D NE çDO QYTET NGA NJE SHTEPI PUPLIKE SE ATEHER KA PER TI MARRE TE GJITHA VOTAT NEN PARULLEN
NJE VOTE NE SHKEMBIM TE NJE ORE SEX ..................
KESHTU I SHERBEHET POPULLIT PARTIA MENDON PER POPULLIN ..............
Këshilli Kombëtar i PD, lista zyrtare e emrave të rinj, scuteri 22 Dec : 10:18 Reply to this

BRAVO P D NUK KA SE SI BEHET ME MIRE PER TE REALIZUAR POROSITE E sh RAMIZ ALIJA NE FUNDIN E VITIT 1990 DHE FILLIMIN E VITIT 1991.
BESNIK I MADH KY sh SALI BERISHA .ESHTE BURRE QE E MBAN FJALEN .
NUK E DI SE PSE HANE MUT SOCIALISTAT A NUK ESHTE DUKE MENDUAR DHE VEPRUAR PRO ATYRE .
PO NE SAJE TE KUJT ATO U BENE MILJARDERA DHE KANE PRIVATIZUAR POTHUAJ TE GJITH SHQIPERINE DHE PO MENDON çDO DITE SE SI ME I A DHENE EDHE PUSHTETIN .
PASKEMI PARE ENDRA SE GJOJA PASKEMI PASUR 50 VJET DIKTATURE KOMUNISTE TE GJITHA PASKAN PA QENE GENJESHTRA .NEVE AS NUK JEMI PUSHKATUAR INTERNUAR BURGOSUR POSHTERUAR PERDHUNUAR MASAKRUAR POR KEMI QENE NJE KOPESHT I LULZUAR NE QENDER TE EUROPES.TE DYJA KETO PARTI DHE SHUME TE TJERA JANE PJELLE E KOMUNIZMIT QE MENDOJNE DITE DHE NATE VETEM PER TE MIREN E POPULLIT. ESHTE NJESOJ SI ME VOTUAR PER NJEREN PD SI ME VOTUAR PER TJETREN P S SIç KA THENE POPULLI ( HIQJA LENES DHE VENJA PRENDES) pershendetje nga SALI RAME KRISTAQI.....................
Këshilli Kombëtar i PD, lista zyrtare e emrave të rinj, :::ShkoderZemer 22 Dec : 10:36 Reply to this

Eshte fatkeqe por nuk te bejn fjale ne toke.

Këshilli Kombëtar i PD, lista zyrtare e emrave të rinj, scuteri 23 Dec : 05:28 Reply to this

FATKEQSINE E KEMI KERKUAR DHE PO E KERKOJME VETE NUK ESHTE SE NA E SOLLI KUSH .KESHTU QENKEMI BRUMOSUR .
NJE POPULL QE E KA HANGER GJITHMONE SAPUNIN PER DJATHE .
Këshilli Kombëtar i PD, lista zyrtare e emrave të rinj, scuteri 23 Dec : 05:34 Reply to this

DO TE KISHA PASE DESHIRE PER ME E DITE SE A KA QOFTE EDHE 1 NDER ATO 100 ANETARE TE KRYESISE QE I PERKET TE DJATHTES REALE TE PERSEKUTUAR TE çPRONSUAR APO ATO QE I PERKASIN PERNDJEKJES POLITIKE GJATE REGJIMIT KOMUNIST .
APO TALLET SALI BERISHA KURE THOTE SE KETE SHTRESE E PERFAQSON CILJETA XHILAGA .
Këshilli Kombëtar i PD, lista zyrtare e emrave të rinj, scuteri 23 Dec : 15:31 Reply to this

ME DUKET SE P D MENDON QE NE TE ARDHMEN ME INVESTUAR PER SHTEPI PUPLUKE QE TI SHERBEJE SA ME MIRE KRYESISE

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup

Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2790 sec, 0.0348 of that for queries. DB queries: 38. Memory Usage: 2,169kB