Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 06:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 15:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 09:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 06:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 16:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 09:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 16:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 10:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 06:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 13:44



Facebook -






18
03.2010

Përmbytjet, lista e dëmshpërblimit

:IROLF:
Qeveria miraton vendimin për dëmshpërblimin e banorëve në Shkodër dhe Lezhë që u përmbytën në muajin janar. Rreth 4360 familje në 16 njësi vendore do të përfitojnë në total shumën prej 512 milionë lekësh, në varësi të dëmeve që u janë shkaktuar.

Share-FB
Duke folur në mbledhjen e Kabinetit qeveritar, Kryeministri Berisha u shpreh se "dëmet e krijuara do t'i riparojmë të gjitha. Familjet do të shpërblehen një për një për dëmin e krijuar, i llogaritur së bashku me të zotët e shtëpive, autoritetet e qarkut". Në të njëjtën kohë, ai la detyra konkrete për Ministrinë e Mjedisit, Ministrinë e Bujqësisë dhe atë të Punëve Publike lidhur me investimet në zonat e prekura në veri dhe në jug të vendit gjatë reshjeve të fillim vitit. Kreu i Qeverisë vlerësoi gjatë mbledhjes së djeshme edhe performancën e KESH-it, i cili sipas Berishës ka eksportuar çdo ditë mbi 14 milionë kw/orë energji. "Dje, në 24 orët që kaluan, kaskada ka prodhuar 29.2 milionë kw/orë energji, një prodhim ky i jashtëzakonshëm. Eksporti shkon në 14 milionë kw/orë, edhe ky një zhvillim shumë pozitiv. Shqipëria, më parë se çmendoja, po bëhet një faktor i fuqishëm eksporti i energjisë. Askujt nuk ia priste mendja se mund të eksportoheshin 14 milionë kw/orë energji në ditë. Mund t'ju informoj se nga data 1 mars e gjer më sot, çdo ditë janë eksportuar mbi 14 milionë kilovat/orë dhe me këto ritme që po ecën, pritet që eksporti i energjisë të kapë vlerat të paktën 1.2 miliardë kilovat/orë në tërësinë e vet", tha kreu i Ekzekutivit. Sipas tabelave të miratuara në mbledhjen e Qeverisë, një lavatriçe është vlerësuar në shumën 28 mijë lekë të rinj, një pompë në vlerën 4900 lekë dhe një gjenerator për 12.960 lekë. Ndërkohë që vlerësimet për dëmet në banesa ndryshojnë në varësi të prekjes nga përmbytjet. Në mbledhjen e Qeverisë u miratua gjithashtu një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Austrisë për ndihmën e ndërsjellët, në rast të katastrofave ose të fatkeqësive të mëdha. Sipas Kryeministrit ishte e rëndësishme që gjatë periudhës kur ndodhën përmbytjet nuk u shënua asnjë humbje jete.

Vlerësimet

Pompë 4900 lekë

Gjenerator 12960 lekë

Lavatriçe 28000 lekë

Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup

Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3009 sec, 0.0584 of that for queries. DB queries: 42. Memory Usage: 2,203kB