|
|
Lexime te Tjera
[news] Veshje telenovelash, muzikë furgonësh dhe shkrim sms!!Posted by vllazemrajon on 08 Sep : 09:45 [news] Miratohet plani rregullues i qytetitPosted by belgium on 08 Sep : 03:41 [news] Vritet polici, 5 mln për informacionePosted by Ultra-Shkodrane on 05 Sep : 14:53 [news] Jup Kazazi dhe Lufta Antifashiste e RecitPosted by Ultra-Shkodrane on 05 Sep : 14:51 [news] Pika kufitare ujore e Urës së Bunës, inekzistente Kalimi për në Mal të ZiPosted by Ultra-Shkodrane on 05 Sep : 14:49 [news] Miratohet plani rregullues i qytetitPosted by Ultra-Shkodrane on 05 Sep : 14:46 [news] Miratohet plani rregullues i qytetitPosted by ::bud:: on 05 Sep : 06:57 [news] Miratohet plani rregullues i qytetitPosted by Miri74 on 04 Sep : 12:13 [news] Pika kufitare ujore e Urës së Bunës, inekzistente Kalimi për në Mal të ZiPosted by Lec Neli on 04 Sep : 11:57 [news] Miratohet plani rregullues i qytetitPosted by ::bud:: on 03 Sep : 06:07 |
Korrupsioni në gjyqësor, i lartë::bud::Ministria e Drejtësisë pranon se në gjyqësor niveli i korrupsionit është i lartë, se në gjykata mungon transparenca dhe se publiku nuk ka besim për dhënien e drejtësisë. “Gjyqësori karakterizohet nga niveli i lartë i korrupsionit, volumi i madh i çështjeve dhe zvarritjet e gjykimeve. Gjithashtu problem janë edhe statusi i gjyqtarëve, transparenca e ulët dhe mungesa e dukshme e besimit të publikut”, ka deklaruar zëvendësministrja e Drejtësisë, Brikena Kasmi. Gjatë prezantimit të strategjise për reformën në drejtësi, zëvendësministrja Kasmi radhiti si probleme edhe pamundësinë e KLD në funksion të ushtrimit sa me të mirë të kompetencave të tij, sa kohë që ata njëherazi ushtrojnë edhe detyrën e gjyqtarit si dhe kontradiktat në ligj për procedurën e emërimit të gjyqtarëve. Ndërkohë, ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani kërkoi përmirësimin e sistemit të drejtësisë. “Me anë të këtij dokumenti strategjik synohet përsosja më tej e sistemit të drejtësisë në Republikën e Shqipërisë, rritja e aksesit në drejtësi, rritja e besimit të publikut në drejtësinë shqiptare duke e forcuar dhe rritur më tej kontributin e këtij sektori në zhvillimin e shoqërisë shqiptare dhe duke nxitur e përshpejtuar integrimin evropian”, ka deklaruar Nishani. Aktorët që kanë kontribuar në hartimin e kësaj strategjie janë Gjykata e Lartë, gjykatat e shkallëve të para dhe Apelit, KLD, prokuroria, Përmbarimi, avokatura e shtetit, mjekësia ligjore, shërbimi i provës, e të tjera. Share-FB Vazhdo Leximin...
You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup | |
|
|
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1371 sec, 0.0436 of that for queries. DB queries: 33. Memory Usage: 2,066kB







