Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


11
10.2010

Rosela Gjylbegu: “Pse vendosa t’i kthehem muzikës popullore”

:::ShkoderZemer
Panorana - Pas klipit “Rruga e zemrës”, me të cilin Rosela Gjylbegu fitoi çmimin e parë te “Kënga Magjike 2009” në duet me Eliza Hoxhën, tashmë ka vendosur të bëjë pauzë në festivale. Arsyeja pasi më 16 tetor, bashkë me nëntë këngëtarë


të njohur do të nisë aventurën televizive në “ Tv Klan” në spektaklin e të shtunave “Këngët popullore të shekullit”. Show që prezantohet nga Pandi Laço, një vazhdim i formatit “Këngët e Shekullit” do të ketë protagonistë këngëtëtarë të kësaj muzike, ndër më të pëlqyerit në këtë treg. Rosela tregon se si u përfshi në këtë projekt së bashku me Merita Halilin, Ramadan Krasniqin, Frederik Ndocin, vëllezërit korçarë Stefi dhe Endri Prifti, Eranda Libohovën, Irini Qirjakon, Selami Kolonjën, Mayën dhe Bujar Qamilin:
Rosela, je këngëtarja më e re në këtë spektakël me këngët popullore. Si ndodhi që u bëre pjesë, kush ta bëri ftesën?
Po është e vërtetë unë jam më e reja në moshë. Parë nga dy këndvështrime jam e priviligjuar, por dhe kam një përgjegjësi të madhe, sepse janë artistë të mëdhenj dhe unë kam fatin të këndoj dhe të ndaj këtë eksperiencë të mrekullueshme bashkë me ta. Ftesa më erdhi nga Promotorët, Pandi, Adi, Bledi dhe sigurisht që e pranova pa hezituar.
Si është marrëdhënia jote me këngën popullore, është pasion i yti?
Unë kam lindur në një qytet me tradita muzikore të lashta si Shkodra dhe sigurisht që jam rritur duke dëgjuar perlat e këngës popullore shkodrane dhe e kam në gen melodicitetin e tyre. Unë bëj pjesë tek këngëtarët e muzikës “pop”, por besoj t’i përshtatem më së miri dhe zhanrit popullor, pse jo një Roselë ndryshe.
Fakti që je një këngëtare “pop-i” të bëri ta mendoje dy herë ftesën e promotorëve?
Jo aspak, sepse unë do këndoj ato këngë që i përshtaten natyrës sime vokale. Shkodra ka plot këngë të bukura sa dhe vështirë të zgjedhësh në mes tyre. Mbi të gjitha më vjen mirë pasi po realizoj ëndrrën e tim eti, që prej kohësh me thoshte: “Rosela bëj një kolazh me këngë popullore”, dhe kam kënduar disa këngë, pra kam bërë një parapërgatitje. Eshtë bukur të këndosh këngë shkodrane, ato janë shumë të ëmbla.
Kjo aventurë televizive do të bëje të shkëputesh nga pjesëmarrja në festivale?
Jo, këtë vit besoj se do i përkushtohem këtij spektakli, pasi ka shumë impenjim. Do jemi “live” për 12 javë dhe besoj se është e mjaftueshme tre muaj në ekran për një këngëtar.
Me këngëtarët e tjerë të ka ndodhur të këndosh në ndonjë koncert, si i ke marrëdhëniet me ta?
Po, me disa nga këngëtarët kam pasur rastin të takohem në koncerte dhe të kem njohje, për shembull me Frederikun, Erandën dhe Bujar Qamilin.

Vazhdo Leximin...
Komenti 0printer friendly

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1534 sec, 0.0355 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,229kB