Lexime te Tjera
05
12.2006

Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës

:::ShkoderZemer
05/12/2006 - 10:17
• Trëndafile Visha


Shkoder-Brenda pak ditëve do të përurohet në Shkodër busti i
komandantit të shquar turk, Hasan Riza Pasha, i cili në vitin 1913
mbrojti heroikisht qytetin verior nga ushtritë malazeze. Pas “OK”-it
të dhënë nga Këshilli Bashkiak i këtij qyteti, monumenti i
ushtarakut që bëri emër në Luftën Ballkanike e që kontribuoi në
bashkimin e banorëve të rajonit verior kundër pushtuesve
serbo-malazezë, po ngrihet tek lulishtja e shatërvanit, përballë
ndërtesës së Prefekturës së Shkodrës. Është qeveria turke ajo që ka
bërë të mundur financimin për ngritjen e bustit, nën të cilin do të
vendosen eshtrat e Hasan Riza Pashës, që aktualisht ndodhen në
varrezat e Komenajt. Burime zyrtare nga Bashkia e Shkodrës, bëjnë me
dije se lulishtes ku po ngrihet monumenti, do t’i vihet emri i Riza
Pashës. Ushtaraku i famshëm turk u vra me plumba pas shpine, më 30
janar të vitit 1913, teksa po dilte nga shtëpia e Esat Pashës. Ai
kishte shkuar për të diskutuar në lidhje me organizimin e
shqiptarëve në një kryengritje të armatosur kundër forcave armike.
BUSTI
Në fund të tetorit të këtij viti, Këshilli Bashkiak i Shkodrës
miratoi kërkesën e shoqatës “Miqësi Shqipëri-Turqi”, për ngritjen në
qendër të këtij qyteti të bustit të Hasan Riza Pashës. Vetëm pak
ditë më pas, me financimin e qeverisë turke nisën punimet për
ngritjen e monumentit të komandantit të famshëm turk. Aktualisht po
vazhdojnë punimet, të cilat pritet të përfundojnë brenda pak ditëve.
Sipas bashkiakëve, busti po ngrihet përballë ndërtesës së
Prefekturës së Shkodrës, dhe kjo në shenjë nderimi e mirënjohjeje
për kontributin e paçmuar që dha në Luftën Ballkanike Hasan Riza
Pasha.
HISTORIA
Pashai heroik osman, Hasan Riza Pasha ka lindur në vitin 1871 në
zonën e Tosya-s, në Prefekturën e Kostamonus. Më 11 korrik të vitit
1911, ai emërohet komandant i Divizionit të 24 të ushtrisë turke në
Shkodër dhe më pas, me largimin nga detyra të prefektit të Shkodrës,
Hajri Beut (më 1912), emërohet prefekt i Shkodrës. E ndërsa më 8
tetor të vitit 1912 popujt e Ballkanit i shpallën luftë Perandorisë
Osmane, ushtritë bullgare u hodhën në sulm në zonën e Trakia-së
Perëndimore, ndërsa ato malazeze filluan sulmin në tre fronte për
pushtimin e Shkodrës. Komandanti turk Hasan Riza Pasha, me
divizionin e tij ndali sulmet armike. Gjatë Luftës Ballkanike, ai
bëri të pamundurën për të tërhequr në anën e osmanllinjëve,
shqiptarët që jetonin në zonat përreth. Hasan Riza Pasha u vra më 30
janar të vitit 1913, në një atentat nga tre persona, teksa po dilte
nga shtëpia e Esat Pashës. Për shërbimin e bërë në mbrojtjen e
Shkodrës, me urdhër të sulltanit iu dha grada gjeneral brigade. Por
për fat të keq, ai nuk e mori dot kurrë njoftimin e emërimit.
mare nga balkanweb.com
Komenti 115printer friendly
Comments
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, fats 08 Dec : 09:15

Per nje hero i atdheut a mendoni se meriton gjendjen aktual vareza pashait? Besoj se bashkia duhet te marri nje vendim per kete ceshtje.
Faleminderis
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, Niko.RR 08 Dec : 20:09

Ke te drejt aj se ka venin ne hkoder por ne turqi.
Kurr nuk kena ,e ken te zot me ec perpara kur rrespetojm pushtsin ,i bajm bust evem ne mes te Shkodres ne nji koh qe nane Terezen se kan pranu ne kry te Shkodres (jo se nuk asht Turke) e ket ushtarin Turk te dona me i gjet edhe vorr tjeter .Marre t`ju vin
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, Anonymous 09 Dec : 22:24

Ne Shqiperi vazhdojme te grindemi se a eshte 28 apo 29 nentori dita e clirimit dhe nderkohe shiko se c'po ndosh...sikur te mos kete historia shqiptare heronje ne qender te Shkodres vendoset nje bust i nje turku...Turp...Popull shqiptar ndegjegjesohu, mos lejo kesi njollash mbi vete. Te kane njollosur trupin per 500 vjet turqit dhe 50 vjete komunistat, tani duhej te vinte je dore tjeter e zeze politikanesh te paskrupullt qe per interesa te ngushta te bejne veprime te tilla qe mbesin dhe nuk hiqen me.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, Anonymous 10 Dec : 17:35

jo nuk e meriton.. kjo nuk eshte ceshtje fetare por ceshtje e paster kombetare per vete faktin qe qeveria turke po paguan per ate bust. nuk duhet qe femijet Shqiptare te edukohen duke pare nje bust te tille tre her ne dyte.. marre per keshilin e bashkise.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, Anonymous 10 Dec : 22:11

une s'e marr vesh se ku asht marrja per keshillin e bashkise. marre keka simbas jush, me nderu personin qe ka mbrojt shkodren? marre asht simbas jush me nderu personin qe ka luftu me e pase shkodren mbrenda shqipnise? a kjo keka marrja a? marre t'keni ju qe flisni percart, edhe i shifni cdo gja bardh e zi, pse ka kene turk, sdon me thane, qe ska ba ma shume per shkodren se tan na ca jena itesh tu lexu kete faqe. kshuqe turp e marre , e faqja e zeze tan juve qe keni dale kundra respektimit te personit, qe ka dhane jeten qe shkodra me kene mbrenda shqipnise, e jo ne mal te zi.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, po 11 Dec : 06:41

ik e idiota.....veni edhe ndonje bust per Bin Laden apo per haxhi qamilin.jena ba me turq se turqit
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, Anonymous 11 Dec : 12:26

une s'i marr vesh , keta njerez, nder 3 fjale nje e kane shamje, sdin me than gja tjeter, vec me sha, e me thane turq. Ok jena dakort, keni inat turqit, ose muslimant ne pergjithesi, po sic thote nje fjale e urte. Ke inat, por jepi hakun. megjithese, persona te tille, qe sdine gja tjeter por vec me sha, nuk marrin vesh prej fjaleve te urta, bile smarrin vesh as prej fjales. e vetmja gja qe dine, asht me sha, me ba sherr, e me gjujt me pushke. Ishalla skam hy ne gjak me ndonjenin prej tyne, meqe thashe keto fjale.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, Denbabaden shkodran 11 Dec : 12:47

Historia eshte mesuese e jetes. Eshte detyre e rendesishme per ata qe nuk dijne historine e vendlindjes, qe ta mesojne.
Familja e shkolla jane pa dyshim ne radhe te pare per te bere te mundur qe brezi i ri te njihet me historine e qytetit te
Shkodres. Lufta ballkanike ne Shkoder ka shpalosur trimerine, heroizmin, sakrificen e pashembullt te shkodraneve dhe te rrethinave ne nje shkalle shume te larte. Nuk duhet te harrojme se ne kete kohe te veshtire solidariteti ne mes te qytetareve, fshtareve, te varferve e te pasurve ishte per t'u admiruar. Pavaresisht nga bindjet fetare apo kulturore, shkodranet manifestuan nje kompaktesi qe duhet te sherbeje si model i vlerave edukative edhe sot. Busti i Hasan Riza Pashes eshte shprehje e mirenjohjes e keshillit bashkiak ndaj vepres se tij,e me kete rast une i falenderoj ato per qytetarine e tyre.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, ne emer te mirenjohjes ne po demtojne ceshtjen tone kombetare 11 Dec : 17:38

a e dini nese ne turqi ka ndonje bust te ndonje Shqiptari si Shqiptar???? une jam musliman dhe kam jetu ne turqi. por ato qe jane atje u paraqiten popullit si turq e jo shqiptar.. ndersa ne ne emer te fese e mirenjohjes ngrejme nje bust te paguar nga shteti turk ne qender te qytetit! duhet ti therrisni dhe nje her mendjes se kjo nuk shkon.. mos bini pre e ndjenjave te castit, duhet te mendojme se feja nuk thote te mohosh veten e te mos kesh respekt per veten tende dhe vlerat tuaja, kur dihet shume mire se kemi shume dijetar e patriot qe e meritojne ate vend para tij, per me teper se ai ka pas nene shqiptare dhe ato po e vendosin si turk. tju tregoj dicka qe ndodh pak jave me pare kur nje shoqate shqiptare ne izmir te turqise perpiqet qe ne simbolet e saj te kete simbole shqiptare (thjesht neper letra) dhe menjehere shkruan gazetat atje me kritika te pafundme. ju gjykoni.. kjo ska te beje me fene. mos u beni haxhiqamila..
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, ShkodraN1 11 Dec : 19:39

Vendosja e bustit te Hasan Riza Pashes eshte shenje mirenjohje e respekti per cfare i dha ai Shkodres, dhe mendoj se ai i ka sherbyer ceshtjes kombetare shqiptare shume me teper se po i sherbeni ju ketu, nuk ka ndonje problem pse ka qene Turk, shikohet vepra e tij, ajo cfare ka bere per Shkodren, dhe jo se nga vjen apo besimi fetar.

Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, ShkodraN1 11 Dec : 19:58

Postuesit me lart doja ti them qe meqe eshte e vertete ajo qe po shkruan ti qe ne Turqi Shqiptaret paraqiten si Turq une po te them se e ke shume gabim se kam vete shoke atje, kjo eshte e pamundur, dhe nqs ka ndonje individ qe paska ba nji gja te tille, keta jane njerez te tipit qe ne Greqi vene emer Kristaqis e Janullatos, e ne Turqi Muharrem e Sulejman, pra e bejne nga injoranca e jo nga gje tjeter. Pse paska pas nanen shqiptare eshte nje + tjeter me e vendos bustin e tij por prap ai mbetet Turk nga babai, sepse kombesia merret nga babai dhe jo nga nena.
Perseri e quaj nje gje te mire qe figurat e shquara te Shkodres te nderohen, dhe te nderohet kushdo qe realisht ka dhene kontribut te cmuar per kete qytet.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, Anonymous 11 Dec : 20:02

Dikush beri krahasim me Nene Terezen, dihet se kush eshte Nene Tereza (figure e respektuar nga kushdo aneembane botes) por per Shkodren vendin e saj te lindjes pak beri madje as nuk e vizitoi fare mesa di une, qofte formalisht ndersa Hasan Riza Pasha (nje i huaj) dha jeten e tij per kete qytet.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, dritan 11 Dec : 20:53

une e rrespektoj kshillin bashkiak per venjen e monumenti pa marr parasysh aka qen turk. grek apo italian aj ka dhan jeten per shkoder edhe pse jan disa qe kishin me vendos monumentet e evgjitve esad pash toptani dhe marka gjonit lavdi deshmorve l
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, Anonymous 12 Dec : 04:31

duhet te vendoset busti i nane terezes ne qender,por nuk duhet mohuar as roli i hasan rizes ne mbrojtjen e qytetit,busti i tij duhet te vendoset ne ndonje udhekryq ne qytet por pa asosisme te gabueshme,sepse kur mbronte shkodren ai skishte lidhje me turqine pasi ata e kishin urdheruar qe te dorezohej,me nji fjale duhet vleresuar gjestin e tij,por jo nga dofare shoqatash por nga vete shqiptaret ,bustin duhet ta financojne shqiptaret mos perzihen turqit aty,
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, luan 12 Dec : 04:41

ore po di njeri te me thote se cka bere kjo Gonxhe bojaxhiu per shkodren more. Ajo as dhe nje fjale shqip nuk dinte per be. Ore trima vleresohet sakrifica e njeriut qe nuk dorezoi qytetin dhe dha jeten per te, c'rendesi ka qe eshte turk (ne fakt eshte arab dhe jo turk) apo c'rendesi ka pse e beri. E beri ngaqe i hyne ne zemer shkodranet, e beri per karriere apo ngaqe kishte zene dashnore ne shkoder. C'rendesi ka kjo. E rendesishme eshte vepra dhe sakrfica e njeriut per nje ceshtje te caktuar
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, ILIR KOKA 12 Dec : 09:07

ESHTE NDER PER NJE KOMB QE NDERON ATA QE DHANE JETEN PER TI MBROJTUR NGA ARMIKU DHE KETE E DESHMON HISTORIJA SE HASAN RIZA PASHA DHA JETEN PER SHKODREN.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, Anonymous 12 Dec : 16:07

Akoma nuke keni kuptu qe H.pashsa ka mbrojte turqine dhe jo shkodren. shkodra ka kene pjese e turqise dhe ai ka mbrojte trojet e veta.
eshte si e u cu Polonia e me i vu bust Stalinit se e ka mbrojte kundra nazizmit.
Po lexoni pak histori ju intelektualet islame dhe pastajmund te flasim me baza po deshet e jo me fyerje. Dhe ti miku im me lart qe pyet se mos hyn ne gjak e kuptoj se cdo te thuash dhe po te pergjigjem. E para jo te gjithe kristianet jane malesore. (ketu futem une)
E dyta malesoret jane me fisnike se ti dhe paraardhesit tuaj sepse ato e kane bere kete zgjedhje per mos ndryshu fene trysnite e paraardhesve te h.riza pashes qe tani behet dhe hero kombetar.
Shyqyr qe kam ike nga shkodra, se te jesh kristian ne shkoder po behet njelloj si te jesh kristian ne afganistan
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, vik 12 Dec : 21:42

Mos harroni me ia vu edhe nje mulli kafiet te kryet atij bustit
te pashes, (nima e pare dhe e funit si i ka dhane Shkodres)
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, Anonymous 13 Dec : 03:57

vik mullinin e kafes venja atyre qe e kane shite shqiperine per nje lek dhe mund te jesh edhe ti nje prej tyre. te fala
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, luan 13 Dec : 04:33

ore c'eshte ky kristian ne shkoder. je shkodran ti mor palle, se po te ishte shkodran do thoje katolik dhe jo kristian
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, luan 13 Dec : 04:48

Meqe po merresh me historine e luftes se dyte boterore, o kristiani nga shkodra duhet te kesh parasysh qe masakrat qe beri Stalini ne pjesen lindore te polonise me paktin e mos sulmit ishin te barabarta me ate te nazisteve. Dhe mos harro qe ne revolten e varshaves ne veren e 1944 polaket e shkrete liruan kryeqytetin per 4 dite, me trupat ruse tek portat, por ruset nuk nderhyne fare nderkohe qe vermachti u rikthye ne qytet dhe masakroi rreth 40 000 polake. Dhe ky ishte urdhri i stalinit per ti lene polaket qe te masakroheshin nga ushtria gjermane.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, vik 13 Dec : 08:36

vizitorit. a ske mujte me gjete pare borxh sa me ike edhe ti?
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, fatmir kopliku 13 Dec : 16:20

mendoj se eshte e vertete ajo qe thuhet se Shqiptaret ne Turqi jane perballur me nje asimilim te jashtezakonshem dhe eshte e vertete se shume Shqiptar atje paraqiten si turq te detyruar. dhe une kam qene vete atje dhe e di shume mire kete.busti duhet te vendoset ne ndonje permendore te perbashket me deshmoret e tjere dhe kaq. po deshmoret e tjere qe ishin te paster Shqiptar ku po i leni ju?????????? atyre u duhet vene busti para joshqiptareve.
kini respekt per vetveten tuaj, larg mendimeve anadollake!
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, beni 13 Dec : 16:43

Ne qofte se Hasan Pasha asht i pari qi ka ra per Shkoder jam shum dakord .Te japin pergjigje ata qi e kane dhane kete ide ju lutem.Se me siguri nuk jane nise nga asnji paragjykim (fetar) besoj.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, mica 13 Dec : 18:30

ne asnje menyre nuk duhet te vihet
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, Anonymous 13 Dec : 22:25

Ti mik i dashur qe me shpjegon Stalinin dhe Polonine, une i rashe shkurt, por historine e lutes se II Boterore e di me mire se ti. Po ky ishte edhe qellimi im te krahasoja Stalinin me ate Hasanin tuaj dhe meqe more mundimin te me shpjegosh luften e II Boterore me shpjego se cfare ka bere ky Hasani pervec se si pushtues i Shkodres ka shpetu Shkodren nga pushtimi malazez....sikur nuk ben sens qe nje pushtues te ndihmon qe te mos pushtohesh nga nje tjeter apo jo....
Kurse atij shkencetarit tjeter dua t'i shpjegoj se kristian nuk do te thote katolik, katoliket jane nje sekt kristian. Mesoni pak dhe pastaj m'u pergjigjuni. Nqs doni konsultohuni me nje liber qe shpjegonte historine e Shkodres sipas versionit te njefare A.Parruca....se e shpjegonte mire ate qe siaps tij quhet Shkoder...dhe sigurisht po sipas tij kufizohet me dudas, xhabiej, parruce apo perash. Mesa duket ai e ka fshire serreqin, arren e madhe apo dugajte e reja nga harta e Shkodres.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, ???? 14 Dec : 02:40

Eh vellezerit Turq sa vellezer i kemi.......
nuk e di a ju kujtohet:Vizita e erdogan....


Turqia :Rishikoni Rolin e SKENDERBEUT....
Sipas agjensise se lajmeve "Anadolu agency",ERDOGAN ka kerkur korrektesi historike...Kryeministri Taip Erdogan i kerkoi homologut te tij ,NANO rishikimin e teksteve historike ....
Kryeministri Turk Erdogan gjate visites se tij ne Tirane i ka kerkur homologut te tij ngritje e nje komisioniekspertesh dypalesh per rishikin e teksteve te historisE..Ky detaj i rendesishem nuk u botua nga pala Shqipatre ,e cila vendosi te heshte publikishte ndaj kerkeses se kryetarit te qeverise Turke.
Kerkesa qe mbrrin per ndrrimin e teksteve nuk eshte e para qe mbrrin ne qeverin SHqipatare.Gjithashtu ne emer te fqinjesise se mire kete kerkese e aartikuloi edhe qeveria Greke.Madje per kete u caktua edhe nje grup pune i cile do te hiqte nga teksti i historise Shqiptare ato paragrafe qe cenojne marredheniet.Kerkesa e ERDOGANIT ishte per rishikimin e historise gjate periudhes kur GJERGJ KASTRIOT SKENDERBEU ku perballoi permbi 25 vjet ushtrite turke te drejtuar nga sulltane turq....
Ne historine e boterore ,SKENDERBEU njihet edhe si mbrojtes i Krishterimit,pasi nul lejoi depertimin e ndikimt osman mbi Perendim....

Turqit kujtojne ala se jena nen perabdorine Osmane,po kane dhe te drejte perderisa ka qytetare Shkodrane qe i thone JO Nane terezes e JO restaurimit te kishes se Shen Stefanit ne Kalane Rozafa PO co gjaje turke.


Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, Luan 14 Dec : 02:55

o kristiani nga shkodra po s'mbushke fare ti. Ate po te them dhe une mor trap, qe nje katolik nga shkodra duhet te jete krenar per faktin qe eshte katolik. Ska trap qe nuk e di qe katolicizmi eshte sekt i kristianizmit, po te thashe qe nje shkodran katolik i thote vetes qe jam katolik dhe jo kristian, kete po te them. Shkodra duhet te jete krenare per ate cka katoliket (dhe ne pergjithesi vetem katoliket me ndonje perjashtim te vogel) i kane dhene kultures, artit, letersise dhe inteligjences se qytetit. Kuptohet qe ti si kristian ske per te bere ndonjehere pjese ne kete grup, dmth ske ca ti japesh shkodres.
Ti historine ne pergjithesi nuk e di mire, po te dije ndonje gje do te kuptoje pse u mendova te te sqaroja dicka per masakrat e stalinit ne Poloni (katolike jane polaket dhe ortodokse ruset, kristiane te dyja por kane rene cope me njeri tjetrin dhe per pune feje). Po ta tregoja pikerisht per te te thene qe nuk ezkiston asnje dokument historik qe te tregoje qe hasan riza pasha beri jo masaker, por asnje gje te keqe kunder shkodres. E kunderta eshte e vertete. Me poshte po ripostoj nje material qe e kam botuar ne nje vend tjeter, qe tregon per lidhjen e Riza Pashes me nje nga figurat kryesore katolike te qytetit tone, Gjergj Fishten
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, luan 14 Dec : 02:59

Propozimi i pashait qe Fishta te perpilonte ne gjuhen shqipe tekstin e nje marshi qe do ta kendonin ushtaret shqiptare gjate parakalimit
Rasti i pare ka te beje ne raportet qe kane ndertuar ne mes tyre dy autoritete te Shkodres: autorit te vepres monumentale "Lahuta e Malcise" dhe valiut e komandantit te Shkodres ne periudhen 1911-13, Hasan Riza Pashes. Hasan Riza Pasha ishte me origjine arabe, i lindur ne Bagdad, i shkolluar ne akademine ushtarake te Stambollit dhe i specializuar ne Gjermani. Pas shume vendsherbimeve, me 1911 vjen ne Shkoder si vali dhe komandant i ushtrise turke. Megjithate, Pasha ishte kundershtar i Levizjes xhonturke dhe i shoqerise "Bashkim e Perparim". Edhe vete si pjesetar i nje komuniteti jo turk, e simpatizonte mjaft levizjen kombetare shqiptare, bisedonte me anetaret e Komitetit shqiptar, apo me anetaret e klubit "Gjuha Shqipe" te Shkodres. I cmonte shume veprat letrare te letersise shqiptare, sidomos ato me fryme patriotike, sic ishte poema edhe per te shume e njohur dhe e vleresuar "Lahuta e Malcise". Duke e cmuar shume larte vepren "Lahuta e Malcise" ndikoi qe Ate Gjergj Fishtes, pas propozimit te Pashes, t'i akordohet medalja e Mbretit te Turqise, Mearif II qe gjithsesi eshte nje mirenjohje me shume vlere qe besoj se deri me sot nuk eshte permendur fare. Sipas asaj qe tregohet ne librin "At Gjergj Fishta, liber perkujtimor" Shkoder 1941, fq. 96, thuhet se Hasan Riza Pasha ka qene i ftuar dhe ka shkuar ne sallonin e shkolles franceskane ne shfaqjen e drames se Fishtes dhe ne dalje e ka pergezuar autorin per vepren e suksesshme, ndersa qeverise ne Stamboll i shkruan: "Asht nevoja me e shtie ne binare e jo ma me e ndrydhe nacionalizmin shqiptar". Hasan Riza Pasha, edhe vete pjesetar i nje nacionaliteti ne Turqi, ishte per ate qe shqiptaret t'i gezojne te gjitha te drejtat dhe lirite e nje kombi, madje i nxiste ata per keto ndjenja. Ne nje moment, i propozoi Fishtes qe te perpilonte ne gjuhen shqipe tekstin e nje marshi qe do ta kendonin ushtaret shqiptare gjate parakalimit. Fishta e perpiloi tekstin dhe Pasha, sic thuhet, "ia "shperbleu njeqind fish tue ia pague strofe e lire ari turke" (At Gj. Fishta, liber perkujtimor). Ja teksti i marshit:

Prej kah len e merr hana
M'u cue shekulli kundra nesh
Djelm kreshnike na ban nana
Vetem na iu dalim ndesh.
Te paret tane burra celikut
Bota mbare sot i nderon
Ata i binin ndesh armikut
Si rrufeja kur veton...

Vrasja e Hasan R. Pashes ne pabesi nga njerezit e Esat Pashes
Hasan Riza Pasha beri shume per mbrojtjen e Shkodres, ai planifikoi "nje kryengritjeje shqiptare nga rrethet e Shkodres kunder serbo-malazezeve", ai planifikoi te ngrihet flamuri shqiptar ne keshtjellen Rozafat, por nuk ia arriti qellimit. Hasan R. Pasha ishte "hale ne sy " per malazezte, prandaj arriten ta bindin Esat Pashen, komandantin e vullnetareve shqiptare, qe ta vrase per t'u bere vete, me ndihmen e tyre, kryesues i qeverise shqiptare, ne vend te Ismail Qemalit. Esat Pasha, ne mbremjen e 30 janarit 1913, e fton ne bisede Hasan Riza Pashen, dhe, duke u kthyer nga biseda, nxjerr njerezit e vet dhe e vret. Hasan Riza Pasha perfundon jeten duke thene: "Betohuni se do te qendroni per mbrojtjen e atdheut deri ne vdekje". U varros ne varret e Xhamise se Parruces, por me 1936,sipas propozimit te kryetarit te bashkise, Zenel Prodanit, eshtrat e tij u rivarrosen ne varrezat e Komaneve. Me kete rast, Gjergj Fishta tha: "Hasan Riza Pasha do te kujtohet si atdhetari me i mire per shpetimin tone nga kthetrat e malazezeve dhe qe u ba fli prej atyne qe nuk deshen shpetimin e atdheut tone, prandaj Hasan Riza Pasha meriton te kujtohet baraz me heronjte e kombit shqiptar".Fishta e shkruajti — edhe epitafin per Hasan Riza Pashen qe eshte i gdhendur ne gurin mbivarror:

Gazi Hasan Riza Pasha
Burre si motit
Ushtar trim, besnik
Komandant i ushtrive
Otomane ne Shkoder
Mik i Shqipnise e i shqiptareve
Ndersa Lufta Ballkanike
Bindte boten me mbrojtje fisnike
Te kalase se Rozafatit
Ne tridhjete kallnuer 1913 e vrau
Nje dore tradhtare mizore
Mban kete permendore
Prej Bashkise te Shkodres
Shembull burrnije e per kohen
T'ardhshme e kje varrose
TRIMI.

Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, ILIR KOKA 14 Dec : 04:25

HASAN RIZA PASHA KA THENE ``SHKODRA ESHTE FATI YNE OSE VARRI YNE POR JO TURPI YNE`` DHE PER TE SHKODRA U BE VARR POR PER SHQIPTARET U BE E ARDHMJA E TYRE PER TE GJITHE MYSLIMAN E KATOLIK. AI ISHTE KOMANDANTI I MBROJTJES SE SHKODRES KUR NDERON KOMANDANTIN NDERON DHE USHTARET.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, luan 14 Dec : 04:31

e drejte o Ilir e the si burrat kete fjalen
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, per kete Ilir Koka 14 Dec : 15:05

nuk ju njof por me treguan qe jeni anetar ne ate shoqaten e "miqesise" ne SHKODER.
une ju kuptoj se per tu paguar nga shoqata duhet me e mbrojte dhe mbeshtet politiken e shoqates e cila te paguan. por mos harroni se vlerat dhe dinjiteti nuk shiten me para. eshte e vertete se djali is nenes Shqiptare, Hasan Rizai ka luftuar per Shkoder por kjo nuk do te thote tia veme bustin ne qender te qytetit. jam i bindur se historia do ju gjykoje me se miri.. mos luani me ceshtjet kaq delikate te nje qyteti e nje kombi ne shkembim te te hollave qe merrni. me kete koklavitjet tuaja mund ta gjykojme si te drejte dhe sjelljen e atij grupi muzikor serb ne kryeqytetin Shqiptar nga Edi Rama(qe sot permend kombin Shqiptar me te madhe per te marre votat se kujton se populli harron), grup i cili kishte bere politiken gjakpirese milloshevicjane..

keto peshtirosje ska logjike qe ti pranoje. tradhtaret do te perbuzen perjete.. Turp per ate qe shesin kombin.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, ShkodraN1 14 Dec : 15:57

Une sic e kam thene edhe me lart, jam dakord per venien e bustit, persa i perket vendit, ndoshta mund te gjehej me i pershtatshem.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, kelmend 14 Dec : 16:38

Hasan Rizaj ,ashte e vertete qe mbrojti Shkodren,po sic eshte e vertete si nje shumice muslimane ne vitin 1911,u bashkuan me forcat Turke, ne emer te dinit dhe sulmuan malsine se ata e ndjeshin vetin si turq.Por duhet thene e verteta seedhe Hamdi Bushati e pranoj ne librin e tije shkodra dhe motet.Por ne si shqiptar,pse mos te veme Karamahmut bushatliun apo nene terezen.E mos thoni cfare beri per shkodren,se feja ashte dicka tjeter.por mendimi im eshte se shkodra ka si katolik si musliman qe ju takojne venet e nderit pa patur nevoj tju marrim borxh pushtuasve
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, luan 14 Dec : 16:40

Vendodhja e bustit ska pse te jete ne qender te qytetit ne fakt, tja leme kete vend ndonje figure tjeter qe shkodra i ka me shumice si Gjergj Fishta apo mikel koliqi psh qe eshte kardinali i vetem shqiptar, ne respekt te atyre prifterinjve katolike qe u pushkatuan nga diktatura
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, luan 14 Dec : 16:44

po flasim per rrethimin e shkodres o kelmend, dhe Hasan Rizai beri shume per te bashkuar klerin katolik, parine katolike te qytetit dhe malesoret katolike ne lufte kunder serbo/malazezve. Tani e beri se ishte ngushte, ai eshte tjeter problem. Po ne gjithe jeten e tij Riza pasha shquhet si shume i moderuar persa i perket bindjeve fetare. Kuptohet qe ka qene komandant turk dhe do ndiqte urdherat, aq me teper qe ne kete periudhe, sic eshte normale malesoret kishin ngrit me ne fund krye kunder turqve.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, luan 14 Dec : 16:52

mos u merr me hamdine o kelmend, se ai liber eshte me teper shit mend per familjen time se gjoja jam pasardhes i bushatllinjve dhe eklipso te tjeret. u be historian dhe hamdiu keshtu
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, kelmend 15 Dec : 07:19

Nje pyetje per te gjithe.Hasan Rizaj erdhi ne shkoder si shpetimtari i qytetit,apo erdhi si vazhdimsi e atyre shume e shume nenpunesve turq,per ti zgjatur jeten pushtimit?.Por mos te harrojme se po te ishte aqe i dashur per shkodren pse su mundua tja sjedhe lirin sapo erdhi ne detyre por u kujtua kur u sulmua nga malazezet.Per mua eshte nje hero,por jo ishkodres por i perendoris osmane se Shkodra ishte pjese e turqise.Edhe pse ai ne fund u tregua burre,nuk themi mos ta nderojme por po themi mos ta teprojme.Sa per ceshtje feja ska lidhje,por pushtuesi duhet pare gjithmone si pushtues.E sa per ate shkrimin qe permende Gjon Marka Gjonin,ma pare ato jane te bazuara ne shkrimet e ppsh,se kontributi i merdites ne rrethimin e shkodres ka qene shume i madh. E mos te harrojme se per nje perjudhe jo te vogel por 500 vjecare vetem mirdita nuk prenoj asnje funksjonar turk e menoj se nuk ashte pak.E ishte merdita ajo qe ju dorezua komunizmit me efundit.Pra nuk jam nga mirdita por jam nga kelmeni.Nuk flitet tu ofenduar figura te ndritura vetem se jane lexuar nga shkrimet komuniste.Sa per hasan rizan menoj se meriton respekt por joqe ti vihet busti.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, bushati 15 Dec : 07:48

Une mendoj se me e drejte do ishte te venosej busti i Hodo beg Sokolit.E Hasan Rizas i ka me hijeshi ti vihet te baba se te dajat se atje te baba ka ma shum ven,se ai pat ardhe si pushtues i dajave e ne funde e lau vetin
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, luan 15 Dec : 09:38

I nderuar Kelemend. Gjykimin e ke shume te ceket. Nje nga arsyet pse disa, e perseris disa zona te mirdites, nuk u pushtuan nga turku eshte e thjeshte. Turkut nuk ja ndjente palla te merreshe me ato zona, s'kishte asnje lloj interesi ekonomik te merreshe me to. Mos kalo duke folur budalleqe te tilla, qe smundi ta pushtonte turku mirditen, dukagjinin apo ndonje malesi tjeter nga trimeria e malesoreve. Asnje spo ve ne diskutim trimerine e malesoreve tane, qendresen e tyre. Por ushtria osmane nga shekulli i 15 deri nga 17 me numrin e forcave dhe egersine e trupave qe kishte ne dipsozicion ishte ne gjendje te pushtonte gjithe evropen. Sikurse e thone dhe te gjithe studiuesit europiane, ne kete periudhe e vetmja gje qe shpetoi europen nga pushtimi ishte mungesa e llogjistikes dhe shtrirja e madhe e perandorise, dhe asgje tjeter. Ti me flet per qendrese te mirditoreve dhe ku ta di une, kur gjithe mirdita nuk ishte sa nje repart jeniceresh i perandorise osmane.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, ILIR KOKA per kete Ilir Koka pergjıgje 15 Dec : 10:06

une nuk jam ne ate shoqate punoj punen tıme dhe fıtoj me djersen e ballıt por ju te pakten as nuk prezantohenı shqıptarı nuk e ka zakon te vrase mas shpıne mos u mernı me thacatheme se nuk ju ka hıje une cıtova vetem ate cfare kam lexuar dhe besoj se eshte e drejte. TE PAKTEN MOS PARAGJYKO MENDIMET E DIKUJT QE NUK E NJEH.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, Anonymous 15 Dec : 10:53

Zoti luan une nuke thashe se turku nuk mujti ta poshtonte mirditen.Por mirdita irezistoj per te mos prenuar funksjonaretturq.Se po mos te ishte e pushtuar ajo sdo te kishte pasha sic ishte preng pasha megjithese ne te paktit pasha katolik.E per se nuk i interesonte mirdita nuk duhet thene se as dibra e as kukesi nuk ishin me te begat.E sa per mundesite e turkut per te pushtuar Europen kjo eshte epavertete,se ju e dini se sa here u perpeq ta bente nje gje te tille por fatmiresishte deshtoj.psh rasti kure u thye tek portat e vjenes,etj .Por kjo metet thjesht nje deshir.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, kelmend 15 Dec : 11:46

Zoti Ilir koka,nuk dua te te kundervihem,se asnjeri nuk i mohon meritat e Hasan Pashes,por kure thua duhen nderuar ata qe mbrojten vendin nga armiku jame shume dakorte por ne kete raste Hasan Rizaj mbrojti token e vete nga armiqte e tije.per mua meriten kryesore e ka ne bashkimin katolik e Musliman qe edhe malesoret qe ishin ne krahun e malazezevete bashkohen ne nje .Por vete menoj se kurre Turku sdo tja venoste bustin nje shqiptari me shtetesi shqiptare.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, kelmend 15 Dec : 12:52

persa sa i perket dibres, duhet te kesh degjuar per kalane e valikardit qe u morr nga skenderbeu dhe pastaj nga turqit, dhe per te cilen u be nje lufte e madhe, ajo kala e dibres ka qene. Ca kishte mirdita o kelmend, vetem kulla ka pasur gjithe historine e vet, as rruge nuk kane kaluar neper mirdite. Nuk eshte marre njeri me to. Keto vjet cuditerisht na jane kthyer shumica dhe ne socialiste mirditoret.
Per turkun nuk thashe qe nuk donte ta pushtonte europen, te thashe qe logjistika dhe shtrirja e perandorise otamane, dhe jo ushtrite e europes ishin faktori kryesor qe i shpetoi. Sa per rrethimet e Vienes ato kane qene 3 brenda 1 shekulli, dhe vetem ne rrethimin e trete te 1860 turqit pesuan disfate te plote, qe shenoi dhe fillimin e rendjes se perandorise. Po te duash ndonje dite kur te jesh ngeshem ti shpjegoj me hollesi te tre rrethimet dhe se si rrodhen ngjarjet.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, per luanin 15 Dec : 13:55

Vetem nje gje duhet ta dishe se nuk jam aspak anti musliman e aq ma teper atyere shqiptar.Me beso se njerez qe flasin pa tendenca i kame ne qefe se njeriu duhet ta dije se jo te gjitha ngjariet jane sic i mendon vete.por jam igatshem te bashke bisedoj me ju ne qoftese kemi mundesi.Por deshira ime eshte qe mos ti nderojme te tjeret me shum se cna nderojne.
per Ilir Koken, Anonymous 15 Dec : 13:58

une nuk jam tu te vra pas shpine por shpreh mendimin tim. sic u shpreh me lart ne kemi Hafiz Sabri Kocin per ti bere bust. Ai eshte vlerresua si nje nder 100 dijetaret me te mire ne te gjith boten per shekullin qe lame pas.. Ai njeri i rritur e formur pikerisht ne qytetin tone.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, kelmeni 15 Dec : 14:02

Po besoni ju se ka fetyre ndonje katolik ta kundershtoje?
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, :::ShkoderZemer 15 Dec : 14:47

Ne rradhe te pare ju pershendes per kete diksutim te njerzishem qe po bahet ( ishallah nuk ju marre msyshe ).

Shkodra ka plot njerz ne historirne e saj qe meritojne me vu bust, duke perfshi edhe Hasan Riza Pashen, por buste ne Shkoder ka ball dhe shumica e tyne nuk mirembahen dhe nuk i sherbejne askujt, jo vetem kaq por as populli nuk ia din historine tama te tane ktyne busteve.
Populli nuk kujdeset per ta dhe as pushteti lokal. (psh. busti i Migjenit, i Prek Calit, i Isa Boletinit etj.)

Ne duhet ta pysim vedin cfare po i shperbejne bustet aktuale Shkoders, dhe popullit shkodran??? Do mbytet shkodra ne buste.

Me perjashtim te vogel, te figures se Migjenit e Gurakuqi, asnji nga "bustet", prezent ne Shkoder nuk bahen mesim ne shkolla. Historia e popullit shkodran duhet te jete shume ma e pranishme neper shkolla, neper programet e mesusve te ketij qyteti. Athere ato buste ndoshta do kene kuptim dhe do kene/fitojne respektin e popullit shkodran.



Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, luan 18 Dec : 08:18

Bustet (statujat) ndertohen per te perkujtuar nje ngjarje te rendesishme historike ose jeten e nje njeriu me influence. Ky eshte kuptimi i bustit tek ne dhe ne te gjithe boten. Mund te kete dhe kuptim artistik dmth ben nje skulpture veper arti dhe e vendos ne nje vend thjesht per kenaqesine e njerezve qe ta shikojne.
Pra i nderuar head admin nuk ka lidhje me behet apo jo ne shkolla historia e bustit, e kane mesuar femijet apo populli (fjale e madhe kjo populli) historine e bustit, apo fundja e di apo jo ti personalisht se cka bere "busti".
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, fats 18 Dec : 10:56

LUAN dhe ILIR, ju pershendes nga zemra per faktet qe keni tregu. Njerezit nuk duhet te gjykojme sipas nacionalitetin ose fejen e tyre por sipas kontributin qe kane ba per vendin. ulna shtremb flisna drejte, Hasan Riza Pasha asht nje nga figurat qe meritone respektin dhe neve na bie me kene krenar me te gjitha figurat qe kane kontribu. ska rrendesi se ishin muhamedan ose katolik.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, per Fastin 18 Dec : 15:54

shqipen e paske mesu tani vone..
Per adminin, fats 19 Dec : 09:28

s'kam mesu hala...
edhe pak ka ngelur.
A te hapim nje forum per ndryshimet ne gjuhe?
pershembull perdorimi nje fjale ose shprehje ne shkoder ndryshe nga rrethet e tjere
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, luan 19 Dec : 13:11

ky eshte teksti qe te sugjeroj une o fats duke ruajtur shkodranishten.
LUAN dhe ILIR, ju pershendes nga zemra per faktet qe keni tregu. Njerezit nuk duhet te gjykojne sipas nacionalitetit ose fejes se tyne por sipas kontributit qe kane ba per vendin.Te ulna shtremb por te flasim drejt, Hasan Riza Pasha asht nje nga figurat qe meritojn respektin dhe neve na bjen me kene krenar me te gjitha figurat qe kane kontribu. ska rendesi se ishin muhamedan ose katolik.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, Anonymous 19 Dec : 16:15

po mire hape .. besoj se ti mund te vleresohesh si drejtshkruesi me i mire i shqipes!


Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, Anonymous 19 Dec : 16:17

te lutem, mos e merr per te madhe se bej humor.

faleminderit.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, Anonymous 20 Dec : 01:14

[blocked by admin]
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, luan 20 Dec : 02:53

ka disa variante per emrin e qytetit tone:
1. njera eshte scodrinon (scodra), qe do te thote koder dhe eshte perdorur per here te pare nga Iliret. Mesa duket behet fjale per kodren ne te cilin u ndertua kalaja e rozafatit
2. Shko-drin qe ka te beje me lumin Drin qe afer kalase bashkohet me ate te bunes.
Fymjet nuk lejohen. Mesazhi u moderua nga admin
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, Anonymous 20 Dec : 11:13

[blocked by admin]
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, luan 20 Dec : 12:25

rrofsh o administrator qe se paske fshire te gjithe te pakten. nejse gjithsesi te kerkoj ndjese po me teper se per fyerje e perdora per pune rime.
pershendetje
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, luan 20 Dec : 12:27

Meqe i ra fjala si shkodran qe jam, si i behet te behem dhe une administrator i shkodraonline. po deshet ndonje cv jua coj
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, :::ShkoderZemer 20 Dec : 13:56

Puna pare rregjistroju i her
P.S mos delni jashte temes
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, Niko.RR 20 Dec : 19:13

u pershnes te tanve.isha qef me i than edhe un dy fjal per ket bustin e ketij zotnis.
Un jam nji Shkodran si ju,e me vjen shum keq kur nij e lexoj se nji Turkut i bahet bustin para prefektures.
Nuk kam asisan me fen por, ne rradh te par aj ka ardh si pushtues,e ka ken detyra e tij me mrojt venin e qytetin qe ushtria e tij ka pushtu(njashtu si kan ra ne luft shum romak ne Azi,Gjerman ne tan Europen etj etj) pra ka ardh si pushtus e jo me na peshtu prej Malazezve.
Fyrjet nuk lejohen. Mesazhi u modreua nga admin
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, Anonymous 21 Dec : 00:22

cohu skenderbe se na mbulune turqit
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, :::ShkoderZemer 21 Dec : 08:05

Injoranca e shqiptarit, si ajo e ketij ktu ma siper, dhe grindja midis tyne, vazhdon me e lane ket vend mbrapa...


Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, Anonymous 21 Dec : 13:06

une sjam i mendimit qe me e quajt injorance ,per mu ma injorance asht vumja e bustit ne mes te qytetit gjithashtu edhe poshtersi edhe rraciste se vehet busti i nje personit qe ka ardhe ne poziten e nje pushtuesit e mandej ai don me ruajt vedin ne rradhe te pare se asht majori i qytetit + turk, se ate do ta vritshin nder te paret(asht instikt i njeriut me ruajt bethen e vet) .N.q.s asht ndokush qe si pelqen lufta e skenderbeut e ka gabim .Per mendimin tem turqit e masiperm ktu jane busti ,jane ata qe e kane propuzu ,ata qe ekane miratu edhe ata qe e mbeshtesin kyt teori.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, gruda 21 Dec : 13:16

Jam dakort qe busti i pashes te vendoset por do te ishte mire qe te vendosej edhe nje permendore per te gjithe ata Qytetare,Fshatare e Malesore te thjeshte qe dhane jeten per shkodren e tyne kunder malazezeve.Risa Pashen duhet me kujtue se ka luajte nje rol te rendesishem ne ato momente por bashke me te duhet me kujtu te gjithe ata heroj te thjeshte qe dhane jeten e jane shqiptare.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, Anonymous 21 Dec : 13:20

Nuk e di kujt i sherbejn kjo shoqata turqi-turqi cfare qellimesh kane .Ma mire kishte ken me ato pare me pa shtru ndonje rruge se e kishte justifiku emrin turqi -shqipni edhe populli(pak qesharake kjo fjale) ja kishte pa hajrin.shume mire me e nderu kyt kazan karamahmut pallen po ta kishin mjedh ndoj peme per te se kena nevoje per gjelbrim,nmes qyteti tregon versionin eurotaliban qe kena na aty,mandej me hi neurope por as per afrike sjena.kto veprime jane te njajtat me ato te grekeve ne jug te shqipnis.Tnihmojne ato braziliant te kalaja se vet i kane pru .Jeni ti e shkatrru ate vend nuk shef ma simole shqiptare.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, Anonymous 21 Dec : 13:44

Ca asht kjo pune more burra me vu pusht usin para shqiptarit (arrnaut turqisht).Kjo nuk sherben per bashkim .Ka njerz qi ja kane pa hajrin komunistave por shume vet kane vujt ishtu ka ken edhe me turkun shume vete kane vujt ,tpakten per rrespekt tyne sduhej ba.Kjo asht si me vu nji gjeneral amerikan ne bagdat se i ka mrojt prej terrorristave .Skena nevoje per buste se si han kush.asht qytet ivogel ska vend per tan.Edhe ai presidenti amerika qi epshtoi shqipnin 1912 meveto pa u nda e don nji bust.shume keq kjo pune .me ithan mutit marshallah
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, :::ShkoderZemer 21 Dec : 20:24

Nuk jam shume ne favor te busteve, sic e kam shkru edhe ma siper. Nuk uli kush luften e Skenderbeut, dhe nuk jam pro pushtimit turk. Hasan Riza Pasha, mund te kishte kene cfare do kombsiet ne duhet ta shofim si mprojtes te Shkoders dhe si nje figure qe bashkoni Shkodrant e Malsort e fshataret per te luftu Malazezt.

Edhe une jam dakord me Gruden, qe nqs do vendoset nje bust, me mire te kthehet ne permendore ku te permenden edhe te tjeret qe humben jeten per mbrojtjen e Shkoders.

Ne zduhet te harrojme Historine dhe ngjarjet si kane ndodhe. Vete i madhi Fishta ka shkru per kete burre kaq te nderum qe mprojti Shkodren.

Ju lutem mos i ngaterroni gjanat dhe shifni ma larg njifije.
Fishta me fjalet e Vet

Gazi Hasan Riza Pasha
Burre si motit
Ushtar trim, besnik
Komandant i ushtrive
Otomane ne Shkoder
Mik i Shqipnise e i shqiptareve
Ndersa Lufta Ballkanike
Bindte boten me mbrojtje fisnike
Te kalase se Rozafatit
Ne tridhjete kallnuer 1913 e vrau
Nje dore tradhtare mizore
Mban kete permendore
Prej Bashkise te Shkodres
Shembull burrnije e per kohen
T'ardhshme e kje varrose
TRIMI.

Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, gruda 22 Dec : 08:13

Mendoj se flitet pak per historine e shkodres te kesaj periudhe qe ashte shume e rendesishme.pasi serbo-malazezet nuk ashte se banin dallim feje kur hynin ne kufijt tane, ku kapshin te ri e burra qe mund te perdornin arme i masakronin te gjithe edhe pse nuk ishin turq.Mendoj se ashte e kote me i dhane ngjyre fetare vumjes se bustit pasi ne baze te asaj çka kam lexu ashte ba nje kerkese ne keshillin bashkiak e ky i fundit e ka pranu,pra mendoj se duhet me respektu kete vendim,pasi bahet fjale per nje person qe organizoj rreziztenzen ndaj shkjeve,cilido qe te jete kene qellimi i tije ai ishte ne favor te shkodres.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, kelmend 22 Dec : 08:38

Po ate qe beri hasan rizaj,e kishin bere Venedikasit para 600 vjetesh.Por si njeri si tjetri mbrojten prendorin e vete.Hero do ishte sikur ne te mos ishim nen sundimin turk, e ai te vinte e te ndihmonte Shkodren.Poshkodra ishte e tyre,se si te tille e quanin ata.Por edhe Malazezt thone se ne nuk deshem te pushtonim shkodren por ta clironim nga turqit.Por ne si katolik si musliman,pa marre para syshe se na jane mbyllur syte te gjithe jemi viktima te atiji pushtuesi gjakatare.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, kelmen 22 Dec : 08:43

Por sa per ceshtje feje ska te bajne se malazeste kane bere shume masakra mbi katoliket.por kur bente se i donte kete e perdorte per percarje.Se dihet se shume kisha jane shkatrruar prej bombardimeve malazeze.ai bene dallime vetem me ata qe jane ortodoks.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, malesori per bosin 22 Dec : 09:26

Jam origjine ngakelmeni ne qofte se e keni degjuar ndonjehere.Desha tju pergjigjesha per sa shkruashit ne forumi muhabet.Fajin ja veni kanunareve fshatareve,e ne per5gjithsi malsoreve,padyshim kjo vjen nga padija dhe injoranca njekohesishte.Se pari nuk eshte kulture te perbuzish te tjeret,e ata qe nuk jane te perbuzur.Ateher duhet diture se i ardhuri me venaline nuk jane kurre njelloj,pshm nje gje qe njeriu e bene ne nje vend te huaj nuk e ben ne vendin tan,per malesoret apo katunaret shkodra ashte me e huaj se per ju,por pa dashur te te fyej se cdo dite punoj e jetoj me qytetar nga shkodra nga vjen fjala qen u basha e shkodran jo.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, luan 22 Dec : 09:56

Kelmend
Historine qe ke lexuar dhe kupton deri tani e ke nga librat e atij qoftelargut, enverit. Ku shiperia ka qene gjithmone nje keshtjelle e pamposhtur dhe me forcat e veta ka luftuar gjithmone, e vetme cdo armik dhe pushtues. Por historia, sikurse dhe jeta nuk eshte kaq bardhezi, gjithmone behen aleanca per periudha te caktuara qe palet per momentin ndoshta i konsiderojne te leverdishme.
Skenderbeu lidhi dhe prishi disa aleanca, luftoi me venedikasit kunder turqve, u ndihmua nga mbreti i serbise Brankovic per tju kundervene venedikasve, u pengua nga brankovic per ti vajtur ne ndihme huniadit kunder turqve, edhe me vete turqit lidhi nje marreveshje paqeje, kohe gjate te cilit i vajti ne ndihme Alfonsit te Napolit ne itali. Edhe vete brenda princave shqiptare ka pasur percarje dhe tradheti, vete dukagjini e luftoi skenderbeun deri sa papa i romes i dha nje ultimatum ketij te fundit per ckisherim.
Ajo qe po perpiqem te te mbush mendjen megjithese eshte e veshtire eshte qe fjala pushtues ka shume kuptime dhe turqit ne kete periudhe te rrethimit te Shkodres mund te konsideroheshin aleatet tane ashu sikurse austrohungarezet pavaresisht interesave qe kishim. Por larg ketyre, ketu po diskutojme per tjeter gje. Po flasim per nje gjeneral (arab) te ushtrise turke, ne nje moment te caktuar historik dhe per kontributin qe ai dha ne mbrojtje te shkodres karshi nje armiku qartazi te dukshem per periudhen qe ishin serbo-malazezet.
E di qe e ke te veshtire si shume te tjere te kuptosh historine, kur ato qe di i bazon mbi librat e historise te Xhaxhit te tetevjecares apo filmave qe ke pare.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, luan 22 Dec : 09:58

per malesori per bosin
Po ndoshta perndonje Shkodran qe ja ka futur keq ndonje prej keleendi ne biznes apo ku di gje une, i ka vajtur me gruan ndoshta. C'rendesi ka ?
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, luan 22 Dec : 10:16

per malesori per bosin
Dhe me duhet te ngul kembe se ka nje diference te madhe ndermjet malesorit dhe katundarit. Malesoret kane shume dhunti fisnike dhe fizike, personalisht mendoj qe sikur te ishin me te shkolluar do te ishin njelloj sikur ato serbet qe pavaresisht se i urrejme kur i shohim apo kemi pasur ndonjehere biznes me to themi: bah cfare race jane. Vetem se jane shkja.
Nderkohe qe tek katunari ndryshon puna. E ke degjuar besoj ate shprehjen ik o katunar. Pavaresisht se ndermjet katundarve ka ndonje dhe te sakte personalisht i qendroj mendimit qe 90% e katundareve jane katunar.
Sa per Shkodren pavaresisht marredhenieve personale qe ka secili ke mire parasysh qe eshte e vetmja ne keto shekujt e fundit qe perfaqeson denjesisht gjithe veriun e shqiperise, perfshi dhe kosoven. E perfaqeson me histori, me art, me kulture, me shkence. Ne lufte dhe ne paqe.

Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, Per luanin Kelmeni 22 Dec : 10:28

Z luan,une nuk mbeshtetem as ne librat e Everit as `ne thenjet e dikuj tjeter si ai.Une nuk e mohoj se serbet ishin me te rrezikshem sesa turqit,edhe Fishta shkrun per luften ruso turke ne mes te tjerash<se ma keq kje tu nodh se kje tu hi shkjau ne stomoll.Pra me kto thanie ai do me paraqit edhe rrezikun e ketij problemi se po te pushtoje shkjau stomollet ne ishim nje higja.Por ne ralle te pare nuk flitet me ate gjuhen fshatare malsore apo katunare.Edhe ti duhet ta dishe,edhe besoj se je i nergjegjshem se shume malsore qe ti nuk ke patur rastin me i taku nuk jane njesoj sic jane edhe qytetaret qe nuk jane te gjithe njesoj.Por pa dashur ti mbroj se po ta dish kurr nuk kam jetu ne malsi por as ne qytet,faji eshte te ligji,se ktu ku jetoj vete ka shume me te kqinje se<< malsort e katunaret>>por dicka tjeter eshte mbi ta.Por mos harro ate regjim te poshter qe i prishi te gjithe.Vet punoj me qytetar nga shkodra musliman,edhe kurre nuk me shkon menja te ha drek me nje katolik te nje rrace tjeter apo thjesht pse eshte nga fshati i nje zone tjeter.Por sa per malsore duhet te bash dallime se ka malsore ka dukagjinas e ka katunare e ndryshimi eshte shume i madhe.Por po te ishte qyteti aq i zhvidhuar edhe ne malsoret do ishim me te zhvilluar.Por kurre mos i merre gjanat per ofendim se ne po bashkbisedojme se edhe pse jemi prej fshatit gjithmon jena krenu me shkodren se cdo fshat e ka nje qytet ku te varet.Por ishalla shkodren e shohim kryeqytet sic ishte dikur e ju qytetareve tuj ardhe me ble toke ne katun se nuk jetohet ma ne qytet se ashte ba popull shume se kane fillu me ardhe edhe prej Tiranet
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, Nik Gashi 03 Jan : 04:48

Nuk kemi dëgjuar deri tash për këtë far Hasan Pashën që e paska mbrojt herikisht Shkodrën tonë. Vërtet kështu qenka puna? Hasan Pasha herikisht paska mbrojtur tokat tona prej pushtusve? Po ky far Hasan Pashë turku nuk ishte pushtues? Pushtuesit të gjitë njëlloji janë. Shqiptarët e dijnë mirë këtë. Prandaj edhe nuk bënë kurrë marrveshje me një pushtues kundër një pushtuesi tjeter, por luftuan për ta çliruar Shkodren dhe gjithë Shqipërin.
Mbasi që parat i paska siguruar qeveria turke atëherë le të ngritet përmendore këtij far Hasan Pashës përballë Bashkis. Se Bashkia vetem lekun ka problem, probleme tjera ajo nuk ka.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, Nik Gashi 03 Jan : 05:32

Nuk kemi dëgjuar deri tash për këtë far Hasan Pashën që e paska mbrojt herikisht Shkodrën tonë. Vërtet kështu qenka puna? Hasan Pasha herikisht paska mbrojtur tokat tona prej pushtusve? Po ky far Hasan Pashë turku nuk ishte pushtues? Pushtuesit të gjitë njëlloji janë. Shqiptarët e dijnë mirë këtë. Prandaj edhe nuk bënë kurrë marrveshje me një pushtues kundër një pushtuesi tjeter, por luftuan për ta çliruar Shkodren dhe gjithë Shqipërin.
Mbasi që parat i paska siguruar qeveria turke atëherë le ti ngritet përmendore këtij far Hasan Pashës mu përballë Prefekturës, se Prefektura vetem lekun ka problem, probleme tjera ajo nuk ka.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, Universi 03 Jan : 07:23

Ne cdo teme qe hapet fjala del te feja,po pse kshtu mar njerz?
Pse nuk flasim nje her ashtu sikur asht realiteti pro flasim ashtu si kena urrejtjen pa shkak.
Sic e kishte shkru edhe dikush ma siper Hasan Pasha ka dhan shum per Shkodern por mos te harrojm se ai ishte pushtus per vedi.
Po te kete ndonje medalje ose dekorim per nje pushtus qe ka ba per vendin qe ka pushtu ai them se e meriton nje gja te till,por jo me than se ka ken hero.
Dikush tjeter kishte than se Nene Tereza {Gangje Bojexhiu} nuk ka ba gja per Shkodren edhe nuk ka ken ne Shkoder hic,ajo ka ken ne Shkoder edhe ajo asht rrit ne Shkoder.
Ajo nuk ishte luftetare qe me dhan per Shkodren as nuk ishte politikane ajo ishte bamirse ndihmtare e popollit te varfen,ajo ka ba qe emri Shkoder te shkruhet ne librat qe shkruhen per te si qytet i rritjes dhe i edukimit.
Ajo ne 91shin u taku edhe me Ramiz Alin.

Ti luan me dukesh si me ken njeri i ram prej qiellit!
Diturija jote paska kalu kufijt edhe po don me shpik histori tjeter ne boten tande personale.
Po i ban tan njerzit e marr edhe malsor edhe katun"dar se ti na keke qytetar tesh 15 vjet ka mundsi,ose ndoshta ke harru me pyt se kur keni ra edhe prej ka keni ra?
Un nuk e di se si nuk ju vjen turp i her me ofendu ate tjetrin pa e njoft se kush asht.
Un njoh itu ku rri un ne Angli qytetar te Shkodres qe te vjen turp me ndejt me to se tan diten bigjoz lozin edhe rrin ti t"lyp nej £10 ose £20 borgj kur kalon rrugs.
Un mendoj se duhet me i lan te shamet mar njerz se nuk nxjerrim gja.
Me sa di un Gjergj Fishta nuk ishte qytetar i Shkodres por malsor i Shkodres,por ka ba shum per Shkodren.
Me sa di un edhe Ndre Mjeda nuk ishte qytetat i Shkodres,por ishte katun"dar i Shkodres por ka ba shum per Shkodren edhe ai e shum te tjere.
Pra tham un ma mir mos te shajm njani-tjetrin por te punojm bashk se asht ma mir edhe do ecim ma perpara.
Me respek edhe pa asnje ofendim por ne kuptimin e mir te fjals edhe te jetes.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, malsori 03 Jan : 12:22

z Nik Gashit,jam me origjine nga Kelmendi edhe jam krenare qe jame malsore.Dua te falnderoj per sa shkruashe,se te gjtha jane me se te verteta.Desha te theme nje dicka,ne kte vende ku jetoje si emigrante ne SHBA malesoret si te malesis se madhe apo te dukagjinit kane nje komunitet qe gjithkush ja u ka zili.Kane kishen e vet te pagzuar ne emer zoja e shkodres,ku me te vertet eshte ba nje pune e bukur e bravo ju qofte.Ku jane kta shkodrane ku e kane komunitetit e ture qe i bajne dasmat si jevgjit , nuk rritet vetti tu sha te tjeret,sa per hasan rizen e gzoshin .Por ceshtja nuk ashte te besimi,se edhe oso kuka ishte musliman por jo turk edhe asnje katolik nuk ishte kunder sic eshte z luan kunder nen terezes qe ska haberr kush ishte ajo,por po i dale kunder boll qe seshte muslimaneMe nene Terzen dhe Gjegj kastrijotin duhet te mburrena te gjithe.Se Ibrahim Rugova qe ishte me izgjuar se ne ja vuri bustin ne Prishtine,por jo ne Shkoder ne vendin e lindjes se po duhet me ja ruajtur nje pushtuasit.Turp,e shume turp per ata qe i dalin ne mbrojtje atije qe te mban nen zgjelle.Jo mor shkodrane nuk ju ka faj malsori,se malsori jetoj per 500 vjet neper gure e ne shkrepa por ruajte ato cka shqiptari do i kerkoj me vone.Po ku jane qytetaret conju delni zot vetit,mbasi jeni ma te zgjuar se malsoret,merrini frenat e shtetit shiptare por mbas ramjes se turkut ju kurr si moret,Sali berisha ashte malsore keq e mire e ka kallzua vetin.Ahmet zogu nuk ishte nga qyteti e shume e shume te tjere,por mendoj se nuk ja vlen ta besh mendjen me ju,se e keni nga pasioni,se kur ded gjo luli leftonte kunder turkut,muslimanet e shkodres luftonin kunder tije gjoja ne emer te dinit.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, helius 04 Jan : 10:25

I Nderuar zoti malsor. Organizata e drejtuar nga Gonxhe Bojaxhiu njihet qe ofronte ndihme mjekesore jashte cdo standarti dhe ishte kryesisht e interesuar te konvertonte ne katolike njerezit qe po vdisnin. Ne te njejten kohe ka marre fonde te medha nga financuesit dhe nuk dihet me saktesi se ku kane vajtur dhe si jane perdorur. Keto dhurata te dhena kryesisht per sherbime mjekesore zakonisht jane devijuar nga Gonxhja ne drejtime te shoqatave fetare katolike.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, helius 04 Jan : 11:20

Organizata e drejtuar nga Gonxhe eshte e vetmja ne bote qe nuk publikon asnje te dhene financiare. Njerezit e semure ne shtepite e motrave te saj zakonisht nuk kishin racione ushqimi te mjaftueshme per te ngrene dhe ato pak qe kishin "nena" i mesonte ti ndanin mes tyre. Sepse sikurse eshte shprehur dhe ajo vete: "Eshte shume e bukur kur nje i varfer e pranon racionin e tij dhe e ndan me te tjeret per pasionin qe ka per krishtin. Une besoj se bota po ndihmohet shume nga vuajtjet e te varferve". Dhe me kete filozofi katolike qe ajo perconte shume njerez vdisnin urie ne shtepite e saj te famshme. Per ta provuar kete i dashur zoti malesor kur te semuret ndonje njeri i shtepise, larg qofte, coje tek ndonje nga shtepite e motrave te "nenes" se ta rregullojne ato, ta sjellin ne jete. Domenthene me e pakta qe mund ti ndodhe eshte te te vdese urie perpara se te vdese nga semundja.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, patriot 04 Jan : 13:17

busti e H. R. Pashes ne shkoder? me kete veprim bashkia e shkodres e te gjithe ata qe mbrojne kete vendim jane duke hedhur pluhur mbi GJEGJ KASTRIOTI-n qe e mbrojti me burreri Shqiperine tone nga pushtuesit otoman
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, malsori 05 Jan : 07:44

Z helius,une nuke e di ku i ke marre keto te dhena se me kete qe thua ti jo qe Gonxhe bojaxhiun e nxjerre nje vrasese,por edhe papa gjon palin qe i dha shejnterimin.E nuk besoj se ky pape qe e nderoj gjith bota si katolik ashtu edhe muslimanet te beje te tilla gabime.Por nuk eshte faji i tije se po te ishte shqiperia e hapur ai do shpetonte se do vinte e te pueste se kush ishteb kjo grua e ju besoj se nuk do hezitonit ti jepeni shpjegimet perkatese.Po te pyes si arriti te mashtroj kur fitoj cmimin nobel?Si mashtroj kur u takua dhe u prit nga shume figura botnore,paska mashtruar?Ateher edhe ky mashtrim i ka meritat e veta per nga permasat.Jo o shqiptare bota nuk ashte nertua me rrena e me shpifje se nuk do ishte ku eshte.Vatikani ka institucionet me te vjetra ne bote e sikur te kishin mashtruar si <<gonxhja>>me kohe do i kishte humbur emni.Ne asnje vend nuk e ke pere nje gje te tille,por kto jane shpifje te klaneve anti shqiptare,e te atyre qe nuk dine se cka do te thote fjala komb.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, helius 05 Jan : 16:45

Vatikani ka institucionet me te vjetra ne bote, ka pasurine me te madhe ne bote dhe ka ndikim ne njerezit me me influence ne bote, perfshire dhe ato qe permend ti qe i kane dhene cmimin nobel. Nuk te thashe qe Gonxhja ka qene negative per Vatikanin apo per Papen, te thashe qe ka qene katastrofike per te varferit qe gjoja ndihmonte. Gjona Pali mbronte politiken e kishes se tij, por jo domosdoshmerisht te njerezimit apo te te varferve o z.Malsor.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, malsori 06 Jan : 06:49

z helius,une te them sinqerisht se nuk e kam degjuar me pare nje gje te tille.Po mire sikure kjo e ka bere nje gje te tille se pse se kam degjuar une sdo thote se nuk ka ndollur,por ku ishte arsya apo fitimi ikishes te mbyste kisha.mos ma merr per kunderpergjigje.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, Anonymous 06 Jan : 09:22

fali ozot se nuk dine c ka thone e kane nga injoranca gjinde pa shkolle njerez qe jam i bindur qe nuk dijne asgja nga historia e popullit te vet hasan riza pasha ka luftuar per trojat tona dhe ka dhane jeten per ato troje .keshtu sic e keni nisur ne turq ekatolik veshtire se keni me mesuar gje nga historia e popullit tuaj qe ju lindi n u k asht shkodrane kush ka le ne shkoder / shkodrane asht ai qe punon dhe sakrifikon per shkoder / prandaj mos i futni hundet aty ku nuk merrni ere fare c fare beri nene tereza per shkodren me sa di une e ka nje bust ne kalkuta se atje ka kontribuar une habitem edhe me faktin tjeter ju qe merreni me kaq zelle per patriotizem duke luftuar myslimanizmin ku doni me cuar ate popull jam mase i bindur se sikur nalt madhnia i tij ahmet zogu te ishte katolik nuk do ju binte nder per nane terzen por do te kerkonit nje bust sa te skenderbeut gja per te cilen une jam shume dakort por jam shume i bindur se ju e kundershtoni a e dini ne kosove sheshi me i madh e ka emrin b i ll klinton
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, malsori 06 Jan : 10:06

Z vizitor,po te pergjigjem me nershmenin ma te madhe per aq sa di.C do njeri qe niset pse ashte musliman ta kete per turp.Por kush niset se ashte kene turk,edhe pushtuas,ashte krejt dicka tjeter.Sa per Ahmet Zogun ne qofte se dini sadopak nga historia ai ishte i pari mas ramjes se turkut qe katoliket itrajtoj me nje respekt te vecanteSe pari ne bashkine e shkodres filluan te aktivizohen katoliket per here te pare.Dy nga xheneralat me te medhenje te shtatmadheris ishin katolik,si Spiro Moisiu E Preng Pervizi.Jam plotesishte dakoet me ju qe shume e trajtojne katolik e musliman,por kjo eshte sic thate nga pa zhvillimi.Por po te jete shqiptare ma merr mendja nuk jam i sigurte por nuk do haste kundershtime.Me sa di vete e me sa kam lexuar edhe Hodo beg Sokoli ishte funksionar ilarte turk,por ai harroi interesat personale dhe ka luftu bashk me katolik e musliman kundra turkut.Ceshtja shrtohet se Hazan riza luftoj per mbrojtjen e prendoris e jo te shkodres se turku ishte pushtuas te ne sic mendonte te ishte sllavi.Pse turku kur u dorzua ulqini luftoj kunder shqiptareve.e vetmja merit e xheneralit turk eshte bashkimi katolik musliman ,gje qe ishte ne interes te tij.Edhe ahmet zogu mori pjes ne ate lufte bashke me matjan,edhe preng mark kola me merditor,padashur mohuar heroizmi i pashoq i popullit te shkodres.por te krahasohet hasan riza me nene terezen ashte nje cmenuri e radhes qe ralle kush pervec popullit servil shqiptar do ta kaperdinte.Kurrkush nuk mundet te identifikohet tu thane jam nga ai vene ku vdiq hasan riza.Por munesh me than jam prej andej ku lindi,gjergj kastrioti,nane tereza ,apo edhe kadare.Por populli i shkodres duhet te jete i nder gjeshem se shume munumente qe i mbane ne gjirin e saj nuk kane kontribua per shkodren,por te gjithe heshtin.Pse kush ka ma shum vend gjer kastrioti apo hasan riza.por populli shqiptar neron gjithkan vec po eshte kushte qe te jete i huaj.Deri kur duhet te njihemi infrior,deri kur duhet te rrime si ushtari para oficerit te te tjeret,pra asnje nga keta herojne turq nuk e mori munimin te na mesoj shqip,por jane heronje se pasi vrane debune konvertuan popullin shqiptare,me ne fund nuk harrojne tja shpelajne edhe trunin sa tju ngrejne edhe permendore.Nje dite jo shume te larget do vije edhe xhaxhi,e don ju buzeqesh,ja ku me kini ketu perkrah atyre qe kurr sju deshen.Por eshte fjala,tjesh shkodran e te gjitha i ban.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, Niko.RR 06 Jan : 10:36

Ju pershnes te gjithve.
Jam nje Shkodran ,e e du fort Shkodren.Mas 7 vjetve ne Europ u ktheva ne Shkodren teme (tonen) e pash shum nrysheme pak per mure e shum per keq.Por qa me ra ne sy ishte se pash se ishin shtu shum xhamija e kolegje Turke e per aq ma teper qa me bani pershtypje ishte se pash femi e gra te vehsun me burka e me shami si ne 1700 e san e me ju than te drejten me erdhi shum keq e ne te njejten koh edhe habi.Sepse tuj ni televizorin e gazetat thoshin dona me hi ne Europ por me qa p ash un per nji vjet gadi qe neja ne Shkoder kishin shku ma teper ka Arabia se Europa e kjo me bani me menu se pse nuk ecim perpara si tan bota por shkojm gjithnji e ma mrapa.
Ket do t`ju a basha tetanve si pytje .Pse kur hini demokracia sic u hapen kishat e shkune njerzt ner kisha nuk pat kush shum interres per xhamija, por keto kohet e funit duket se aj Bin Lan me viziten e tij ne koh te Sales ne Tirane paska ba punen e vet.
Turku na nejti 500 vjet ,ju nrroj fen ju shtini ne sherr vlla me vlla (njeni katilik tjetri musliman) etj etj .Po pse mor popull i urt i Shkodres nuk i hape syt kurr me gjet rrugen qe duhet po shkoni mrapsht?
Sido te jet puna e ketij Hasanit aj ka luftu se e ka pas detyr me mrojt venin qe ushtria e tij ka pushtu e jo se pat ra dekun per Shkodren ,hapni syt e mos i shikjoni gjanat simas fes por si jan taman.Pushtusi asht gjithmon pushtus mos e harroni kurr.
E ju qe shkruni me vetbinje nuk di qa me ju than por veq Shkodran s`mun te jeni ,noshta as vet se dini por prejardhjen se keni prej Shkodret ,kushedi do te jeni meturina te perandoris Turke.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, Anonymous 06 Jan : 11:01

xhamijat u bane te reja por ti me duket se qenke i ri dhe nuk kujton asgja nga e kaluara sepse ne ate kohe ai qe drejtonte shkodren e ka pasur emrin pjeter kosta dhe ka ba shume mire qe ka ruajtur kishat dhe per kete duhet ta falenderoni ju edhe une ndersa xhamijat i zhduku me gjithe temele por te jesh i sigurte se kudo ku eshte ndertuar aty ka patur xhami me vjen turp qe sa poshte ka rene llogjika
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, ShkodraN1 06 Jan : 11:13

O Niko po pse kaq shume urrejtje o burre, une e respektoj besimin tand por ti nuk ke te drejt me sha besimin e tjetrit, Turqia do anetaresohet ne Europe gjithashtu, dhe kushti qe te pranohet nuk eshte te heqin turqit shamiat, me kete nuk dua te mbroj Turqine se nuk kam ndonje vleresim per pushtuesin pavaresisht se kemi te njejtin besim. Ne shkoder ka te mbuluar por keta jane vetem nje perqindje e vogel. Une sdi pse disa katolikeve ketu i del pune me xhamiat, jane me teper katoliket qe ja vret synin xhamia, myslimanet nuk ankohen per kisha, mu nuk me vjen mire qe bashkeqytetaret e mi merrem me pune fejet, mendoj se feja katolike ne shkoder eshte e perfaqesuar mjaft mire, si puna e kolegjit turk qe eshte laik, edhe ju keni Don Boskon, kisha dhe institucione te tjera mjaft, qe i ka investu vatikani, mjafton te shkosh nga rruga e gjykates. Pastaj mos harroni qe pjesa me e madhe e Shkodraneve jane te fese myslimane prandaj dhe xhamia do kete, megjithese disa nga ju nuk do kishit qef te shikonit asnje me sy, gja qe asht e pamundur, nuk e di pse disa katolike te respektuar marrin zjerm kaq shpejt kur eshte fjala per fene, pse kaq fanatike, pertej arsyes?
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, vizitor 06 Jan : 14:04

Ti Nikolle qi na keke merzit se mas 7 vjeteve ne Evrope si thu ti na paske gjet xhamija ne Shkoder a i ke numru sa kisha jane dhe ne raport me xhamijat qe ty te kane merzit kaq shume jane dyfish megjithse Shkodra si qytet asht me shumice myslimane.Per sa i perket atyre vajzave te mbulume qe ke pa jane jashtezakonisht pak dhe mua si mysliman nuk me merzisin hic ato murgeshat qe punojne dhe jetojne ne Shkoder.Por ne qofte se kushti per me hi ne Europe asht me u konvertu tan ne katolik dhe me i dhane bet... disa pseudo imprenditoreve italiane qe jane tuj i ba hallexhijte e Shkodres me punu per nje kashate dhe ne qofte se duhet me na komandu Vatikani ke me pas kryetar bashkije e deri kush bahet drejtor i pastrimit te plehnave ma pa rrim ishtu.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, Niko.RR 06 Jan : 14:13

flm ti vizitor per emnin e isha e niko po nejse isoj niko nikoll.
Mireboll se ju i bini mohit vedit e te parve tuj me vetdije.,os u kapni me muhabetye jo kisha jo murgeshat.Problemi asht se si e pranoni me ju vu bustin e pushtusit te te parve tuj qe ju kan ba me nrru fe e gjithcka stergjyshave tuj e ju doni me ma neru tuj mi vu bust.Ketu me rrini e leni muhabetet tjera
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, vizitor 06 Jan : 16:07

sa per bustin e Hasan Riza Pashes si e vunen o nuk e vunen mu asa nuk me xehet as nuk me ftohet.Une e kisha me ty se po te leshin xhamijat pa hy ne Europe kur na e dime shume mire se ne nuk napengojne as kishat as xhamijat por mentaliteti i njerzve dhe tu pas Shqipnia gati 70% katundar dhe malcor nuk kena me hy kurr.Se per sa ka ndodhur ne Shkoder qe me ardhjen e demokracis protagoniste kane kene dhe kane per te kene(ne te keq) te ardhurit ose te ramunit thirri si te duash dhe qytetaret e Shkodres jane viktima te atyne qe ne 97 i mbushen muret me te shkrumet asht e xanun prej filanit vet 10 vlla. Prandaj ti Niko mos me trego mu prralla patriotizmi e pushtuesash se familja jeme jeton tesh ma shume se 400 vjet ne Shkoder(mundesh edhe mos me e besu)dhe me sa kam ndi une kan pasur marrdhenje jashtzakonisht te mira me katolikt (e shkodres)Ti mundesh me kene ose jo dakort per vendosjen e bustit dhe kjo asht e drejta e jote pamvarsiht nga arsyet por nuk mundesh me akuzu te tjeret qe per ma teper nuk i njef personalisht.Simbas meje ti Niko ke paragjykime per myslimant e Shkodres dhe paragjykimet nuk ndihmojne llogjiken.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, ShkodraN1 06 Jan : 16:18

Vizitor si gjothmone dakord jam me fjalet e tuja, edhe une besoj se katoliket shkodran taman nuk i thojne keta fjale se jane njerez qe e kane do kulture po jane malsoret qe merren me pune fejet pak ma teper se duhet e fusin ngaterresa.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, shkodranja85 06 Jan : 17:51

desha ti thrm nikos se kur u themelu shkodra skishte ndonje kokerr katolikut,per arsyen se hala sekzistote katolicizmi dhe mbas pushtimit romak u detyrunen mu kthy ne katolik si na ndodhi ne myslimanve me turqte.kjo vlen edhe per "trimat" e pamposhtur malsor.se si e morren ata fene katolike nji zot e din.desha edhe te them se per mua eshte ma e drejte me vu bustin e nji njeriut qe ka dhane jeten per shkodren sesa per nje gru te quajtur gonxhe dhe gjithe bota e njef me emrin teresa e kalkutes e asnje ne bote se din se taman asht shqiptare,
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, helius 06 Jan : 17:58

Malesor
mendoj dhe besoj qe fitimi i kishes katolike ne kete rast ishin fondet e panumerta te donatoreve qe ne vend qe te shkonin ne shtepite e motrave te Terezes perfundonin tek Vatikani. Dhe per me teper kthimi ne kult i nje njeriu qe gjoja ndihmon te varferit dhe me pas shenjterimi ndihmon besimtaret katolike qe te shtrengojne me teper rradhet tek kisha e tyre. Keto jane kritika te shumta qe i jane bere Terezes, per mua jane per baze. Kesaj do ti shtoj dhe dicka personale, kur nena vendosi tufa me lule tek varri i atij qoftelargut Enverit. Qe ne fakt nuk la prifteri katolik ne shqiperi pa pushkatuar.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, malsor 06 Jan : 18:08

helius,besom nuk e kisha per kundervenje por nuk e kisha degjuar.Nuk themi se kisha nuk bane gabime,se pshm noshta ke nigju per skandalin e priftave ne amerike,edhe u denuan,edhe shume mire bane.Po ta thom jashte temet mos ma merr per keq nuk e di nga je,vete jetoj ne NY dhe kam takua shume musliman jashte kufijve teshqiperis kane shume ndryshim me muslimanet qe kane jetu mrena territorit shqiptare.Por ransi ka cfare njeriut eshte besimin secili e ka per veten e tije.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, kelmeni 06 Jan : 18:20

per shkodranja85.Sa per dijeni jo per mburrje katolicizmin ne shqiperi nuk e sollen romaket.Se feja katolike ne shqiperi eshte apostolike,qe do te thote erdhi nepermjet apostujve dhe kjo i takon ardhje se shen Palit ne durres.Nje nga dallimet e ardhjes se fese katolike me ate te asaj muslimane eshte se feja katolike erdhi ne kundershtim me pushtuasin, e feja muslimane erdhi me deshiren e pushtuasit.Sa per here te vertetes prendoria rromake njihet si kundershtarja kryesore e katolicizmit,kjo e verteton edhe kryqet e ekzekutimit qe jane ken vendosur ne rruget afer durresit.e shume vite me vone rroma e prenoje fene katolike.por populli shqiptare ne ate kohe ishte i pafe,zotnonte paganizmi.Edhe letra e shen palit drejtuar apostujve thote qe isha deri ne iliri dhe ne epir.Por kjo u takon Para ardhezve tane si katolik si muslimanet e mevonshem.Qe rromaket te kene p[ru fene katolike ne shqipni ska asnje baze dhe asnje fakt .por kjo sduhet te kete ransi se gjithkush beson ate qe i pelqen,edhe ashte nje e drejte e secilit.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, shkodranja85 06 Jan : 18:47

more kelmeni nqs s e din se qysh prej humbjes se luftes iliro romake ligjin ne shqipni e ka ba roma,dhe me pas venediku se nuk u hap feja e krishtere ne shqipni para se u perhap ne rome,jo.e nqs roma ishte armiku i fese katolike s'e kishte lane mu hap ne tokat e veta
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, kelmeni 06 Jan : 18:55

Sipas historis krishtin e kane ekzekutu romaket.se ponc pilati ka kene gjykates romak.por ma vone roma erdhi duke nryshua qendrim.Por edhe ne qofte se roma pruni krishterimin ,ai pruni nje fe,e ne ne ate kohe ishim te pa fe,se paganizmi nuk ishte fe sic jane fete e sotme.por kur hyni turku ne kishim nje fe te mire organizuar e kjo quhet tamam konvertim.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, kelmeni 06 Jan : 18:58

shkodranja85,porjo vetm roma e venediku sunduan se per nje perjudhe jo te vol sondoj prendoria e serbis por per cudi ajo edhe pse nuk kursej masakrat nuk arriti te konvertoje,popullin ne fene ortodokse.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, mark 06 Jan : 19:05

katoliku e ka kallzu vetin se nuk e urren muslimanin me rastin e luftes ne kosove.Ka patur edhe injoranta qe jane kene ne krahun e serbeve por shume pak
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, prripa 06 Jan : 19:36

oooooo bbbooll maaaaa! leni te vdekunit mos jau levizni eshtrat. jena vllazen te tane si katolik si musliman si turq si latin. leneni zotin mos emerni neper goje kot. bani gjynah leni fete te bajne punet e vete mos fyni besimtaret ai qe fyen nuk beson as krisht as muhamet mos fyni malcort e katunaret se aj qe i fyen qyshin malcore ose katunar eka .sa per bustin qe duhet me diskutu na jo per pune te tjera e para nuk pyesin ne kshtu mos u nxehet kerkush e dyta dikush eka votu ne ke.. bashkiak atje ka te dy besimet na i kena votu si perfaqesues nq s kane gabu kena gabu na me vote . e treta bustet jane mo zot ma keq ne shkoder m kapertona ne qafe e me shgarravina bashkia ma mire ma pare me i mirmajte bustet qe ka . une jam kundra vendosjes . boll qe na ngatrroj ne ktu si mos ma keq edhe nq s e vendosin nuk ka keq kush per nje bust ma teper por ta mirmajne ta respektojme si duhet .
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, helius 07 Jan : 04:27

Kelmend e ke pak lemsh historin ne koke. Si fillim nuk ka pasur per kohe te gjate perandori te Serbise por mbreteri te Serbise. Njihen ne fakt vetem 2 "perandore" te serbise, Stefan Dushan me te birin e tij. Gjate kesaj kohe Serbisa ka pas shtrihjen me te madhe territoriale, qe perfshinte dhe Shkodren me rrethinat.
Pas saj vete serbet u ndane ne principata si puna jone, ku nje pjese e prijesve ishin katolike. Principata e zetes, qe perfshinte dhe Shkodren deri ne marrjen e saj nga Venediku udhehiqej nga familja e Bashajve, qe ishin prijes katolike. Vete origjina e mbiemrit Balsha qe eshte emer Romak, te dhena historike qe tregojne se ishin me origjine nga Franca ose te tjera qe thojne qe ishin vllehe te sllavizuar e perforcojne kete gje. Pas tyre shkodra u fut nen Zoterimin e Dukagjinit qe ja shiti venedikasve. Pra ska pasur asnje baze historike i dashur Kelmend qe Shkodra te konvertoheshe ne ortodoks.
Cdo pushtues imponon kulturen dhe besimin e tij, perfshire romaket dhe turqit dhe keto nuk kane asnje diference me njeri tjetrin. Pershembull nje nga arsyet qe pjesa me e madhe shqiptareve u konvertuan ne muslimane ishte se me kete perfitonin te mira financiare (nuk pagonin taksat) ose zinin poste ne administrate. Pra nuk ishte muhabet burrerie, se turku nuk eshte se te kercenonte me koke po te ishe katolik, por ishte thjesht muhabet financiar apo karriere. Sikurse te jesh i bindur qe edhe muslimane te kishin qene perseri do konvertoheshin ne katolike dhe ortodokse (sikurse po ndodh sot) per te njejtat arsye. Ato qe su konvertuan ne muslimane ishin vetem malesoret dhe kjo jo se keto ishin trima por thjesht qe ato gjithsesi s'paguanin taksa dhe qe ishin teper injorante per te kerkuar vende ne administrate. Gjithashtu nuk duhet lene pa u permendur ndikimi shume i madh qe kisha katolike kishte ne keto zona, dhe marreveshjet e shumta qe kjo kishe beri me turqit per te mbrojtur pozicionet e veta.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, kelmend 07 Jan : 07:24

Z helius nuk me bezdis kur shani malsoret,se per dijeni nuk e kam per turp qe jam tille,por edhe pse as stergjysherit nuk me kane jetu atje.por per hire te vertetes edhe qytetaret ishin jo pak injorante,se deri sa asnje nuk shkruante gjuhen e vete.Injorante se je besnik i fese,injorante se je patriot.Te them nje gje fisi i Prek calit nga kelmendi pati dy fe deri para 150 vjetesh e kyte e bani nga zori.Se tokat e tyre ishin afermalit te zi ,dhe per te fitua ndime me arme e me materiale perdornin te gjithe emna muslimane.Por perendoria turke sundoj edhe ne mal te zi e serbi por ata nga pa zhvillimi nuk u konvertuan.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, muho 07 Jan : 10:25

Po me forcohet bindja qe krahas bukshkeljes qenke dhe injorant kryfort qe nuk ditke asgja nga historia o kelmen shqiptaret kane filluar te hyjne ne islam para se me ardhur turqit po ashtu kane hyre krahas shqiptarve dhe malazezet[podgoricanet e sotem] boshnjaket maqedonsit serbet biles dhe greger por nuk asht faji yt [dhe boll se na merzite me marrina]
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, helius 07 Jan : 11:28

Jo sigurisht qe arsyet pse serbet dhe malazezet nuk u konvertuan nuk ishin nga pazhvillimi. Ishin nga kisha ortodokse nacionaliste qe kishin, gje qe shqiptaret nuk e paten. Mos harro qe per nga pozita Patriarkane e Stambollit ka qene e dyta pas sulltanit ne perandorine Osmane. Ne nje kishe te tille ortodokse nacionale nuk e kemi pasur ndonjehere. Dhe per me teper shquhemi si popull qe per interes financiar apo karriere jemi gati te nderrojme cdo gje, dhe emrin e babait dhe te nenes. Keshtu qe do te lutem te mos falesh brockulla kur arsyeton, nuk ka ndonje baze krahasimi midis shqiptareve dhe serbo-malazezeve (qe per me teper perfaqesonin nja 100 000 milione sllave)
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, prripa 07 Jan : 11:39

shkodres i thojne shkoder se ka katolik e musliman se ka kisha e ka xhamia se kane festu tane bashke pashke e bajram kshnella e ramazan se ka zotni e fukaraj kane bashkejetu si vllazen .kane luftu se bashku italiant turqit e shkiet , kana dashte e respektu katunart e malcort. shkodra asht shkoder se ka kalane drinin bunen kirin liqenin maranaj-n cukalin rumine ka zadrimen malsine mirditen puken lezhen ulqinin tuzin adriatikun alpet pa kto nuk quhet shkoder .
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, kelmend 07 Jan : 14:29

muho po ta dishe se sa pak anti islam jam ndoshta thua do kesh prejeardhje muslimane.por nuk me pelqen kur shani malsoret.Nuk kam aspak respekt per sllavet se une nuk jam sllav,edhe e dyta nuk e kam per mburrje pse jam katolik,se merita apo fati u takon brezave qe shkuan.Nuk duhet te futen gjithe malsoret ne nje thes.Se edhe qytetaret shume jane me origjin malsore,e besoj se nuk ka ndonje ransi.por tu share malsorin krijohet vetvetiu nje urrejte e panevojshme.Normalishte se as kultura as niveli i jeteses nuk eshte i njejte e kjo ashte nje gja kalimtare.une per vete kurre skam jetu ne malsi as kam pse te jem bukshkale,se ska patur kush nevoje te me mbaje me buk se jetoj larg malsise po aq ndoshta sa jeton ti ne shkoder.per here te fundit eshte ky shkim se me te vertet do jem injorante te merrem me ata qe sdine tjeter gje vec te shajne te namin etj etj.
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, muho 07 Jan : 16:10

nuk duhet te jeni te njeanshem ne censurimin e shkrimeve per shkodraonline
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, :::ShkoderZemer 07 Jan : 16:50

Fymjet personale nuk do lejohen... ma mire asht me hap nji teme ne forum dhe te shaheni e te shiloheni aty se si ka shku puna tana temat po prishen
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, muho 07 Jan : 16:57

keni te drejte por te jeni te pa njeanshem ne kete drejtim ju pershendes
Hasan Pasha “kthehet” në qytet, busti para prefekturës, malsori 06 Apr : 19:33

jam krenar e s'duate jemqytetar si ju qe po flisni

You must be logged in to make comments on this site - please log in, or if you are not registered click here to signup

Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com

Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.4811 sec, 0.0464 of that for queries. DB queries: 38. Memory Usage: 2,476kB